Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndodh për herë të parë\ Si do të bëhet rivlerësimi i testeve të maturës për të pakënaqurit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Ndodh për herë të parë\ Si do të bëhet rivlerësimi i testeve të maturës për të pakënaqurit
KryesoreShoqëri

Ndodh për herë të parë\ Si do të bëhet rivlerësimi i testeve të maturës për të pakënaqurit

Published: June 29, 2023
Shpërndaje

 

 

Maturantët në të gjithë vendin janë njohur tashmë me rezultatet e të katër provimeve të Maturës Shtetërore 2023 (tre provimet e detyruara në lëndën e gjuhës së huaj, matematikës dhe letërsisë, si dhe provimin me zgjedhje). Me shpalljen edhe të rezultateve të marra në provimin me zgjedhje, i hapet udhë zyrtarisht procesit të rivlerësimit.

- Publicitet -

Ndryshe nga sa ka ndodhur ne maturat e shkuara, për provimet e 2023, të gjithë maturantët që pretendojnë se nuk kanë marrë vlerësimin e duhur gjatë procesit të korrigjimit, do të mund të kërkojnë rivlerësim të testit. Në rregulloren e miratuar më herët nga Ministria e Arsimit dhe Sportit është detajuar edhe procedura që do të duhet të ndiqet nga momenti i plotësimit të kërkesës për kopjen e testit të maturës, si dhe rivlerësimin e tij në rast se kanë pakënaqësi me notën e marrë.

Kërkesa për rivlerësimin e testit

Sipas rregullores, maturanti dhe çdo kandidat tjetër, ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit, 1 ditë pas shpalljes së rezultateve paraprake të të gjitha provimeve. Aplikimet për kopjen e testeve të korrigjuara janë zhvilluar gjatë ditës së djeshme në portalin “e-albania”.

Pasi të jetë pajisur me fotokopjen e testit, maturanti ka të drejtë të vijojë me procedurat për rivlerësim testi nëse konstaton parregullsi në pikët e marra.

Sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara, e gjithë procedura nis me plotësimin e kërkesës për rivlerësim, e cila do të depozitohet pranë Komisionit Shkollor të Maturës Shtetërore të shkollës që maturanti ka ndjekur deri në datën 3 korrik.

Do të jenë 2 mësues të shkollës të lëndëve përkatëse të provimit, që do të bëjnë vlerësimin fillestar të fotokopjeve të testeve të paraqitura nga maturantët e pakënaqur.

Mësuesit e përcaktuar, shqyrtojnë kërkesat e paraqitura nga maturantët vetëm për pyetjet e ankimuara dhe vendosin nëse këto teste do t’i kalojnë për rivlerësim QSHA. Vendimi për t’i kaluar testet për rivlerësim nga mësuesit do të merret vetëm në rast se do të konstatohen parregullsi në vlerësimin e dhënë për pyetjen përkatëse që maturanti ka pretendime se nuk është korrigjuar siç duhet.

Kërkesat për rivlerësim të miratuara nga mësuesit lëndor më pas do të dërgohen në Zyrën vendore të arsimit parauniversitar përkatës në format elektronik, brenda datës 3 korrik, si dhe në format shkresor brenda datës 4 korrik, të cilat më pas do të depozitohen në QSHA ku do të bëhet edhe rivlerë8ismi. “Qendra e Shërbimeve të Arsimit kryen procesin e rivlerësimit të testeve, me të njëjtat rregulla e procedura si vlerësimi i testeve, duke i sekretuar me barkode testet që rivlerësohen.

QSHA-ja kryen rivlerësimin e të gjithë testit”, përcaktohet në rregullore.

 

A do të mund të ndryshojë nota?

Autoritetet e arsimit kanë bërë me dije se nga procesi i rivlerësimit do të bëhet i mundur edhe ndryshimi i rezultatit të marrë në provim. Sipas tyre, pas rivlerësimit, vlerësimi përfundimtar i maturantit mund të jetë me të njëjtin rezultat, duke iu ndryshuar rezultati me rritje pikësh, si dhe duke iu ndryshuar rezultati me ulje pikësh. Rezultatet përfundimtare të provimeve të maturës pas procesit të rivlerësimit shpallen jo më vonë se data 7 korrik.

Shpallja e rezultateve të të gjitha provimeve të detyruara dhe lëndës me zgjedhje do t’i hapë udhë vijimit të konkurrimit për studimet e larta në të gjitha universitetet publike dhe ato private të vendit për vitin e ri akademik 2023-2024.

Autoritetet e arsimit bëjnë me dije se të drejtën për të konkurruar për studimet e larta për këtë vit e kanë të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë përfunduar me sukses studimet e arsimit të mesëm të lartë dhe që plotësojnë këto katër kushte: “Janë pajisur me dokumentacionin përkatës ligjor të përfundimit të studimeve të shkollës së mesme, plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, plotësojnë kriteret shtesë të përcaktuara nga universitetet për programet në të cilat konkurrojnë, si dhe nuk rezultojnë të regjistruar në asnjë program tjetër studimi, duke përjashtuar këtu nxënësit dhe studentët e shkëlqyer”.

Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë për vitin e ri akademik do të përllogaritet si mesatare e thjeshtë e këtyre treguesve,: “mesatares aritmetike të thjeshtë të notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, si dhe mesatares aritmetike të thjeshtë të notave të provimeve të Maturës Shtetërore”.

Institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, janë përgjegjëse për përllogaritjen e notës mesatare dhe dërgimin e këtyre të dhënave në Qendrën e Shërbimeve Arsimore. Përjashtohen nga detyrimi i plotësimit të kriterit të notës mesatare kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesional.

Strukturat e arsimit të lartë në vend, qofshin këto publike apo private kanë detajuar tashmë kriteret që do të aplikojnë për përzgjedhjen fituesve të rinj  sipas kuotave të mundeshe të pranimit të aprovuara për çdo program studimi që ato ofrojnë.

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?