Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshimi i madh me të voglin!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Ndryshimi i madh me të voglin!
Analizaopinion

Ndryshimi i madh me të voglin!

Published: 10 Maj, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Artan XH. DUKA 

E reja përtej BeRamës

Falja e gjobave nga Rama është arsyeja më e freskët pse me Ramën e Berishën nuk kemi gjë në vijë. I bie kush pagon është budalla (mbase Rama u kthen lekët!), i bie o burra shkelni ligjin prapë, i bie ky vend ka “zot” e jo ligj e shtet etj ndjesira që vetëm siguri nuk mbjell në jetë.

- Publicitet -

Qytetari kërkon ndryshim dhe ai është përtej BeRamës. Ndaj dhe prania e opozitёs sё re nё Kuvёnd apo mё mirё akoma rrotacioni politik me ta fitues do tё ishte fillimi i rikthimit tё besimit tek e ardhmja sepse e reja dhe shpresa vijnё zakonisht si paketë.

BeRama trukoi votёn nё 2008 pёr t’i shёrbyer vijimёsisё sё tranzicionit e po e shtyjnё me dekada me lloj-lloi stuhira gotash qё sajojnё tensione e pёrplasje “polli mali njё mi” ndёrkohё qё bёjnё ligjin nё opozitё e qeveri.

Ndonse pas 2008 partitё e vogla duhet t’i hyjnё detit me kёmbё pёr tё hyrё nё Kuvёnd (herёsi, financimet, media etj), prapё nuk ёshtё e pamundur tё thyhet “akulli” zgjedhor, nё mos fitues, faktor nё rritje apo parёsor opozitar. Boll tё shfaqen si tё rritura kёto pak ditё nga 11 maji qё tё mos i shohin si tё vogla nё numra e sjellje bashkё. Humbёn shansin e bashkimit por ende kanё atё tё bashkёpunimit pёr votё taktike duke shndёrruar 11 majin nё referendum shprese ndaj fatalitetit.

Fati nga duart!

Partitё e vogla lanё nё baltё qytetarin dhe veten kur shpёrdoruan mundёsinё e bashkimit pёr votёn e 11 majit. Ndonëse nё kohёn e vёndin e “duhur”, atyre u iku fati nga dora kur nuk premtuan njёzёri radikalizёm politik qё do i shquantep rej vijimёsisё BeRama. Mungesё nuhatjeje e pёrvoje politike, ngutje apo pёshtjellim “i riu si veriu”, pёrҫarje apo xixash prej politikёs sё vjetёr, massmedia e kapur, ego, tёrheqje krrabe nga vetja, snobizёm si “virus” tranzicioni edhe pa dalё nga “veza” etj, koha do e tregojё.

Faktori politik qё trumbeton ndryshim sot mbetet i ndarё pёrballё BeRamёs qё ёshtё njё, ogur ky jo i mirё pёr ndryshimin si pritshmёri dhe fatin e partive tё reja qё humbёn kohё tё vyer ndёrkohё qё rrotacioni e ndryshimi janё tё stёrvonuar. Qytetari nuk ka sot luksin e betejёs pёr “bishta” ideologjikë teksa vuan degradimin e rregullave tё lojёs nё demokraci. Nga vota, referendumi, prona, drejtёsia, barazia para ligjit, polarizimi klasor, vetingu politik, buxheti mall plaku etj.

Duke mos u bashkuar e mos folur njёzёri pёr reforma radikale pёr kauza themelore si prona, vota, vetingu politik etj, ato po lёnё pёrshtypjen se nuk janё aq ndryshe nga BeRama e vjetёr qё ka bёrё ditёt e saj.

Pensionet e rrogat minimale kanё rёndёsi por demi ziret nga brirёt. Pёrjashto Bashёn, askush nuk ngre punёn e vetingut politik qё ul politikanin me kёmbё nё tokё. Mos vallё se nuk duan t’u shohin xhepat njё ditё?

Nuk flitet pёr referendumin si e drejtё e mbetur nё letёr apo ndryshimin e ligjit zgjedhor me kthim tё mazhoritarit qё respekton votuesin. Mos vallё se u lezeton po njёlloj sistemi i listave partiake qё shpёrfytyron Kuvёndin e shpёrfill votuesin?

Nuk thekson kush se prioritet ekonomik nuk duhet tё jetё turizmi me betonizimim pa fre delikat ndaj tё papriturave natyrore e njerёzore por industria e bujqёsia qё garantojnё vijimёsi.

Nuk zotohet kush se pa kompensim nuk ka legalizim, pa sistemuar tё pastrehёt nuk ka kredi e grante pёr shtёpira tё dyta etj problematika e padrejtёsi ligjore “mullar” qё shpёrfytyruan shtetin e sё drejtёs e shtyjnё qytetarёt drejt mbijetesёs apo emigrimit dhe qё duhet tё ishin apeli njёzёrazi i partive tё vogla sot.

Hyrje-dalje apo EXIT masiv drejt BE

Retorika e integrimit nё BE nuk entuziazmon aq saҫ’pandehin tellallёt e saj kur mendon se mund tё manipulohet si“dekoratё” pёr vijimёsinё e autokracisё e abuzimit nё vёnd. Aq mё tepёr kur mendon pasojat gjeopolitike ku sipas parimit të “enёve komunikuese” dera e BE rrezikon tё jetё thjesht Dalje (EXIT) urgjencash ashtu si e ka katandisur vёndin BeRama sot.

Njё ikje njёkahёshe pa kthim sa kohё shteti ligjor e demokracia e tranzicionit vijon ku rinia do tё joshet nga e ardhmja gjetiu, prindi do emigrojё pёr hir tё fёmijёve, pleqtё do shkojnё tek fёmijёt (me kёtё rast qeveria ul ca edhe numrin e pensionistёve e gjelave tё detit) etj. Do tё mbeten tё ndershmit qё vuajnё padrejtёsinё e nuk ikin dot, nuk ua bёn zёmra tё lёnё vёndin e tё parёve apo nuk ndjehen rehat tek i huaji qё nuk u ka borxh mirёqёnie, do rrinё palo-politikanёt me pasurira me emra fantazёm, strategjikёt me copa natyre andej-kёndej, ata qё bёjnё lek nё rrёmujra e “organizata”, ca qё u shesin sapunin pёr djathё etj, pa harruar turistёt lumё e aziatikёt kamarierë!

Rikthimi i shpresёs e besimit sot ёshtё interes kombёtar. Emigrimi masiv po cёnon barazpeshat gjeopolitike nё rajon ndaj dhe barra pёr tё shndёrruar integrimin nё BE nё fat dhe jo mallkim kombёtar, mbetet tek opozita e re.

Dalja nga shtrati e “lumit” turistik

Ndonëse bota u bё pishman pёr turizmin masiv, BeRama e shpёrfilli kёtё mёsim e tahmaja e pasurimit nёn petkun e “lirisё” po bёn tё vetёn me “lumin” turistik qё ka marrё pёrpara natyrё e qytetar bashkё. Nga shtёpitё, qeratё e ushqimet e shtrёnjta, betonizimi marrёfrymёs qytetas e turistik qё do na mbetet nё derё si piramidat e Egjiptit me tё cilin politika po “mobilon” mjedisin me ngut sikur nuk ka tё nesёrme pёr fitime sa kohё janё nё pushtet, plazhet mollё tё ndaluara pёr qytetarin me bukё me vete e ombrellё nё dorё etj.

Ky turizёm e urbanizim marramёndёs po bёn qё “guri” tё mos peshojё nё vёndin e tij, qё qytetarin tё ndjehet i huaj atje ku ka lerё, po pasuron kasta qё i nisin paratё jashtё, po varfёron e pёrjashton masivisht qytetarin nga dhuratat e natyrёs, po shndёrron vёndin nё kartolinё pёr botёn e geto pёr qytetarin etj, nuk ia vlen!

Nuk ia vlen kur ёshtё nё kurriz tё natyrёs, barazisё e tё drejtave tё qytetarёve, zhvillimit tё industrisё e bujqёsisё qё ndryshe nga turizmi, nuk preken aq nga “kataklizmat” njerёzore apo natyrore qofshin ato, duke garantuar punёsimin  e mbijetesёs pavarёsisht ҫfarё ndodh nё botё. “Mobilimi” nuk vlen me “frigoriferin” bosh ndaj dhe mesazhi i zhvillimit tё barazpeshuar ekonomik duhet tё artikulohet fort nga opozita e re.

Gjesti i madh i të voglit

BeRama pati disa dhjetёvjeҫarё kohё tё fuste demokracinё e ekonominё nё hulli dhe emigrimi masiv tregon se nuk ditёn apo nuk duan tё krijojnё shpresё. E dinё ndaj dhe pёr tё mos rёnё nga “fiku” bёnё 2008 qё hap “gropa” pёr tё tretё nё politikё po ku mund tё bien vetё nёse partitё e vogla bёhen bashkё nё 11 maj.

Ato vёrtet humbёn mundёsinё e bashkimit strategjik por kanё ende mundёsinё e bashkёpunimit taktik pёr maksimizim tё votёs kundra-BeRama. Nisur nga sondazhet partiake, prirjet lokale etj, ato duhet tё dakordёsohen pёr hapje krahu, mbёshtetje pa rezerva ndaj shoqi-shoqit pёr ata qё kanё njё mundёsi mё shumё pёr tё hyrё Kuvёnd.

Tё gjithё mund e duhet tё lёshojnё aty-kёtu pёr tё fituar mё pas tё gjithё pa pёrjashtim. Si partitё e reja qё u duhet prania nё Kuvёnd pёr treguar veten ashtu edhe qytetari qёpikas “vela” nё horizont.

Qytetari qё do ndryshim do e mirёkuptonte kёtё qasje taktike prej partive tё vogla. Ai vetё do tё votonte taktikisht pёr partitё e reja qё ndonëse tё vogla, me gjestin e madh pёr tё lёshuar pe pёr tё maksimizuar votёn pёr ndryshim, do tё fitonin pikё te votuesi. Tё fituar janё tё gjithё, pёrfshi edhe tё vjetrёn qё ka nevojё tё rilindё e lёnё BeRamёn pas sepse sado deputet me integritet, sa kohё nёn BeRamёn nё ato parti, pёrflitesh e nuk ke gjё nё vijё. Asnjё ego e sedёr partiake nuk vlen sa interesi qytetar pёr tё ndjerё e prekur ndryshimin dhe votuar kё premton atё.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Komente
  • epo kjo pune thotë:
    10 Maj, 2025 te 10:04 pm

    Sala 35 vjet ne televizor, Rama edhe ai po ashtu gjate ne televizor, kushedi sa pape, presidenta kryeministra ka nderruar bota, bile edhe Kina e Rusia e prape kjo dyshe tek ne… keta jane bere si ato diciturat “Pa Koment”. Mire keta se jane per vete po ne pse u shkojme pas… dicka stonon me vete ne! Ka dhe gjelle te tjera sot ne menu…

    Përgjigjiuni
  • chp thotë:
    10 Maj, 2025 te 10:28 pm

    Edhe diten e fundit A.XH.D tregon semundjen e tij me “Sindromin Arvizu” qe barazoi shkopat dhe hunjte e PS me plumbat e PD…Ajo qe ky analist ben zhurme me kanoҫet e tij eshte marreveshja e zeze e 2008 qe ishte nje detyrim nga paneli nderkombetar qe ti kishte 2 bosat e politikes nen hyqmin e tyre..Kush mund te me thote pse Amerika dhe BE kurre nuk e kritikoi kete marreveshje qofte dhe per sy e faqe…Mbasi eshte dita e fundit i sugjeroj votuesve qe eshte detyrim kombetar te votojne kunder Sali Belerit kesaj bishe nazi-komuniste qe erdhi nga Beogradi ne 1992 dhe po vjen per here te trete me sektin antishqiptar te Vorio-Epirit..Vota per Edi Ramen ose partite e vogla eshte atdhetarizem…
    Shenim: Dakord me AXHD-ene per pranimin ne BE sipas Rames qe nuk pjerdh kush ne ate vend..
    Mos harroni se Rama tregoi veten e tij per Pandemine,Termetin,Urbanistiken,Turizmin por nese tregohet garip me Enverin e vdekur…rri si i trembur ndaj Ujkut Berishe sepse Usaliu realisht u pru ne pushtet nga Bushet..u mbrojt kur kreu krime nga Obamat dhe tani po mbrohet ne menyre inteligjente nga Biden-Trampat qe ne kembim te nje mos prangosja tallen me shqiptaret me non gratat..Votoni Ramen qe neser mund ta hiqni si lepur sepse nese fiton Usaliu i Marikes do te varroset si Janullatos, te dy kolonele sherbimesh inteligjente

    Përgjigjiuni
  • Largoni Berishën me votë! thotë:
    11 Maj, 2025 te 8:01 am

    Më kujtohet viti 2005 që media përdori shprehjen « Berisha ka ndryshuar » dhe e pamë se si kishte ndryshuar Berisha. Të njëjtën gjë po bëni sot me politikanët e rinj të PD-së, të cilët janë pjellë e Berishës. Mos mbani iluzione tek grupet e PD-së të ndarë në katër pjesë, gjoja ata janë më të mirë se sa Berisha. Ata janë ndarë për tu bashkuar pas zgjedhjeve, pra është veprim taktik për të mashtruar votuesit. Rama ka të meta, por nuk është koha që Rama të largohet para Berishës dhe ky postulat është i qartë për çdo njeri që ka mëntë në kokë. Të rinjtë e PD-së duhej të largonin në fillim Berishën, paskësaj të përballeshin me Ramën dhe jo në këtë mënyrë më forma gënjeshtare!

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    11 Maj, 2025 te 8:11 am

    E duam malokun
    Artan mor gazep
    Hajde dru me pre
    rrugeve kur therret.

    Dimrit te acarte
    hipur mbi gomar
    me dy turra dru
    Ah dhe dushk i thare.

    Per doktorr e mbante
    Blloku i Enverit
    Se nuk i kish bese
    djemve te qytetit

    Mbret e permbi mbret
    e donin rrugacet,
    Turmat pa tru
    Edhe Halabaket

    Une dua ta shoh
    Ne zgerbonje te shpelles
    Atje ku e polli
    Verra e Sheqeres.

    Përgjigjiuni
  • kur hiqen Maskat thotë:
    12 Maj, 2025 te 9:46 am

    Feqe e nis me ate – falja e gjobave, ajo ka nje autor, Edi Ramen!
    Amnisti fiskale e penale bejne vetem Regjimet por kurrsesi Demokracite. Aq me teper pastaj qe shkelja e ligjit hapur kur ajo Falje-amnisti per gjoba te pa paguara behet 2 dite para zgjedhjeve, gje qe ligji nuk e jejon.
    Dhe kur e shkel Ligjin ai qe qeveris, c’dokush e kupton se sa Shtet ligjor ka ne republike bananesh.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • 10 dyqane Jumbo në Shqipëri. Tashmë edhe në Qendrën Emerald
  • Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij
  • Mesazh “post mortum” drejtuar Akademikut Prof. Dr. Bardhyl Golemi
  • Mbahet Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë
  • Vendimi i GJKKO, reagojnë avokatët e Veliajt: Pasuria e sekuestruar nuk është e tyre

Komentet e Fundit

  1. ¿? në Projeksionet në çdo qark: Kolapsi total i Berishës, ‘Rama i Katërt’ shkon drejt Parlamentit me mbi 80 mandate
  2. ¿? në Erdogan dhe Macron në Tiranë, eksperti analizon “gjuhën e trupit”
  3. ¿? në Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën
  4. TRENI në Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën
  5. TRENI në Projeksionet në çdo qark: Kolapsi total i Berishës, ‘Rama i Katërt’ shkon drejt Parlamentit me mbi 80 mandate
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?