Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në çfarë moshe janë njerëzit më të lumtur?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Në çfarë moshe janë njerëzit më të lumtur?
Lifestyle

Në çfarë moshe janë njerëzit më të lumtur?

Published: September 19, 2022
Shpërndaje

Zbuloni përgjigjen e ‘pakontestueshme’ të kësaj pyetje – sipas shkencës!

Contents
  • ‘Ne kemi më shumë përvoja komplekse në të 20-at dhe 30-at tona’
  • ‘Duhet të punosh për të qenë i lumtur’

Sipas një fenomeni të njohur si Teoria e ‘Kurbës së lumturisë në formë U-je’, koha më e palumtur e jetës janë të dyzetat.

Sipas kësaj teorie lumturia bie rreth të dyzetave, për t’u ngritur sërish pas tyre.

- Publicitet -

Praktikisht, teksa i afrohemi të 40-ve lumturia pëson një ‘bark’ në forme U-je, i ilustruar në grafikun e mëposhtëm.

Grafik ilustrues i teorisë së ‘Kurbës në fomrë U-je të lumturisë’

Por, jo të gjithë bien dakord me këtë.

Ky zbulim u rishfaq në media kohët e fundit në një artikull të postuar në The Guardian ku autorja, Sophie Brickman, pretendoi se teksa i afrohej të 40-tave ajo ishte më e palumtur se kurrë ndonjëherë.

Sigurisht, si teoria ashtu edhe artikulli janë ndeshur me reagime të shumta opozitare.

Daniel Selling, një psikoterapist në Williamsburg Therapy Group, tregon se në realitet, e kundërta mund të jetë e vërtetë pasi: “Njerëzit në të dyzetat në përgjithësi kanë arritur një ritëm që është shumë më i kënaqshëm se vitet e mëparshme”.

Një argument mjaft i arsyeshëm, pasi duhet pranuar, se jo të gjithë e kanë arritur rehatinë dhe përmbushjen shpirtërore apo edhe atë financiare në të 30-tat, e aq më pak në të 20-tat!

Por, Selling thotë se arritja e kësaj moshe mund të ketë një ndikim të ndryshëm jo vetëm varësisht e personave por edhe gjinive.

Në fakt sipas tij, janë pikërisht vitet që zonja Brickman po lë pas, ato që i krijojnë asaj më shumë ankth.

‘Ne kemi më shumë përvoja komplekse në të 20-at dhe 30-at tona’

“Kur je në të njëzetat dhe të tridhjetat, patjetër që ke përvoja më komplekse sesa një individ mesatar në të dyzetat”, thotë Selling.

Marrëdhëniet romantike dhe presionet profesionale ushtrojnë ndikimin e tyre të fortë mbi gjendjet tona emocionale gjatë kësaj moshe.

Plus ka edhe diçka.

Sipas Selling, shumë prej atyre që po i afrohen të dyzetave në ditët e sotme, ka të ngjarë të përjetojnë përvojën fatkeqe të krahasimit të arritjeve të tyre me më të rinjtë nëpër rrjete sociale. Kjo mund t’i krijojë atyre dyshimin se për të rinjtë e ditëve të sotme, gjërat mund të jenë më të lehta.

Por nga ana tjetër, “Unë mendoj se njerëzit [në të 20-ta dhe të 30-tat] shpesh qëllon që të mendojnë se jeta është shumë më e lehtë nga se ajo është në të vërtetë”, shtoi psikoterapisti.

Dhe me sa duket kjo krijon tek ata një lloj shtangieje kur ata arrijnë të 40-tat.

Edhe pse duhet pranuar se totalisht e kundërta ndodh në rastet e atyre ish-20 dhe 30-vjeçarëve të cilët janë përgatitur më së miri për të ardhmen dhe të 40-tat e tyre i gjejnë ata më të suksesshëm dhe më të kompletuar se kurrë ndonjëherë.

Kjo i lejon ata të kenë më pak stres, më shumë para, mbase një familje, një partner, fëmijë dhe sigurisht që të gjitha këto kanë provuar të rezultojnë në nivele të ulëta ankthi dhe nivele të larta lumturie, kënaqësie dhe vetëvlerësimi.

‘Duhet të punosh për të qenë i lumtur’

Selling, i cili është 47 vjeç, e kupton mirë natyrën e komplikuar të plakjes, “Askush nuk është i entuziazmuar të mbushë 40 vjeç. Nuk është një moshë emocionuese.” – thotë ai.

Dhe nëse pyetjet që ju kanë konsumuar shpirtërisht gjatë dekadave të mëparshme janë ende të pazgjidhura, ai mund ta kuptojë pse të dyzetat tuaja mund të jenë të palumtura.

“Nëse jeni në të dyzetat dhe nuk e keni gjetur veten dhe karrierën tuaj ose nuk keni gjetur aspekte të jetës që janë vërtet imponuese, atëherë e imagjinoj se këto janë gjërat që mund t’i vënë njerëzit në të dyzetat në shumë stres. ” thotë ai.

Por, nëse jeni duke punuar drejt qëllimeve tuaja në të njëzetat dhe të tridhjetat, ka më shumë gjasa të gjeni ngushëllim në të dyzetat.

Dhe jo vetëm ngushëllim, por edhe një lloj qetësie shpirtërore e cila për shumë njerëz mund të jetë gjëja më e afërt me lumturinë që njeriu mund të përjetojë gjatë jetës së tij.

Në të dyzetat, shton Selling, ju gjithashtu kujdeseni më pak për atë se çfarë mendojnë të tjerët për ju, gjë që është vërtetuar shkencërisht se e rrit lumturinë e dikujt!

Së fundmi, duke marrë gjithçka në konsideratë, psikologu amerikan i cili ia ka dedikuar jetën e tij punës me njerëzit thotë se “Nëse ju, punoni vërtetë për të, jeta duhet të jetë gjithmonë duke u përmirësuar”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?