Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
AnalizaKosovë

Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave

Published: August 30, 2026
Shpërndaje

Zyrtarë të lartë të Kosovës i kanë përsëritur thirrjet për trysni ndërkombëtare ndaj fqinjit të saj, Serbisë, për t’i hapur arkivat shtetërore dhe ushtarake që do të ndihmonin në zbulimin e vendndodhjes së mbi 1.500 njerëzve ende të zhdukur nga lufta e viteve 1998-’99.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe zyrtarë të tjerë, bënë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur në Prishtinë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, të dielën, nga ku kërkuan bashkëpunim nga Serbia.

“Ne kërkojmë nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë, posaçërisht nga Bashkimi Evropian, ku Serbia po synon të anëtarësohet dhe nga e cila Serbia merr fonde qindra e qindra milionëshe, që të bëjnë trysni për hapjen e këtyre dosjeve”, tha Kurti.

Ai theksoi se Kosovës po i “kushton shumë të bëjë gërmime e gjurmime, të humbë shumë kohë” në mungesë të të dhënave të plota dhe të sakta për vendndodhjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

- Publicitet -

“Është shumë frustruese t’i bëjmë gjithë këto gërmime e të gjejmë megjithatë jo shumë trupa. Këto gërmime nuk do të kishim nevojë që t’i bëjmë këtu rrotull sikur ta kishim hapjen e dosjeve në Beograd”, theksoi ai.

Haxhiu, në anën tjetër, tha se mungesa e bashkëpunimit nga Serbia e ka bërë shumë sfiduese punën e autoriteteve kosovare për zbulimin e vendndodhjes së njerëzve të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

“Prandaj, në këtë rast edhe një herë bëj thirrje që Serbia t’i hapë arkivat. Dhe, në këtë rast presim që partnerët tanë ndërkombëtarë të bëjnë presion mbi Serbinë që e njëjta t’i hapë arkivat”, tha Haxhiu.

Thirrjet e tyre vijnë në një kohë kur autoritetet zbuluan mbetje njerëzore të së paku 23 njerëzve, të cilët dyshohet të jenë viktima të zhdukjes me dhunë gjatë luftës, gjatë gërmimeve në tri zona në veri të vendit.

Mbetjet njerëzore të gjetura në tri fshatra të Zubin Potokut janë dërguar në Hagë për identifikim përmes ADN-së.

As 27 vjet pas luftës së saj, e cila shkaktoi 12.230 viktima, qindra mijëra të dëbuar dhe rrënim gjithandej në Kosovë, shteti serb nuk e pranon përgjegjësinë dhe vazhdon të ofrojë pak në zgjidhjen e çështjeve të luftës, përfshirë të të zhdukurve me dhunë.

Kosova kërkon tani në veçanti hapjen e arkivit të Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, i cili më 2014 u shpall sekret për një periudhë 30-vjeçare, me vendim të Ministrisë së Brendshme serbe.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd kishte kërkuar po atë vit qasje në arkivin e kësaj brigade, dhe më 2015 e kishte paditur ministrin serb të Mbrojtjes, Bratislav Gashiq, për atë vendim që e cilësoi të paligjshëm.

Kurti tha të dielën se Kosova nuk mund të presë edhe 18 vjet të tjera deri në vitin 2044 për hapjen e këtij arkivi.

“Hapja e dosjeve të fqinjit tonë verior është jetike për zbardhjen e së vërtetës, për varrimet dinjitoze të më të dashurve tanë e sidomos të familjeve të tyre që presin në ankth, dhe gjithashtu edhe për kontributin në paqen e përgjithshme në rajonin tonë”, theksoi Kurti.

Ekspertë të dokumentimit të krimeve të luftës dhe të të zhdukurve thanë më herët për Radion Evropa e Lirë (REL) se qasja e plotë në arkiva do të mund të ndihmonte në zbardhjen e lokacioneve të varreve, zinxhirit të përgjegjësisë dhe fatit të njerëzve që ende nuk janë gjetur.

Institucionet kryesore që besohet se mbajnë të dhënat më të rëndësishme janë arkivat shtetërore dhe institucionet kyç të ushtrisë së Serbisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, sipas kryetares së Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Ndërkaq, arkivat e shërbimeve të sigurisë shtetërore përmbajnë raporte të inteligjencës nga operacionet në Kosovë, të cilat përshkruajnë ndalimet dhe bashkërendimin mes Ministrisë së Brendshme dhe ushtrisë, tha Biserko për REL-in në fillim të gushtit.

Vite më parë, Kosova dhe Serbia arritën pajtueshmëri për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut të Brukselit, duke u zotuar për qasje të plotë në informacione të besueshme, përfshirë ato të klasifikuara, për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur.

Në fillim të 2026-tës, dy shtetet mbajtën takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, i cili nuk dha fryt.

Pala serbe ia ka dorëzuar Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë një numër të konsiderueshëm dokumentesh mbi ngjarjet e luftës në Kosovë.

Por, kjo nuk ka mjaftuar për zbardhjen e fatit të 1.577 njerëzve që janë të zhdukur nga ajo luftë.

—-

Në foto: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, vendosin lule te Memoriali për Personat e Zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999 në Kosovë, në Prishtinë, më 30 gusht 2026.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    August 30, 2026 at 5:48 pm

    Kush e do Kosoven te tane,,nga Hani Elezit ne Trepce bashkon votat ne Parlament me Albin Kurtin,.Ky e beri SHTET Kosoven cep me cep,pa zajednica.Ky i tregoi vendin hasmit te Beogradit dhe hasmit te Tiranes.

    Reply
    • Dashi says:
      August 30, 2026 at 9:02 pm

      Kosova shtet ?! Po a ka shtet në botë , që për më shumë se dy vjet me rradhë të mos ketë as parlament , as president , as kryeministër , por të jenë të gjithë “në detyrë” ?! Parlamenti i pa krijuar , pa kryetar , presidenti i pa zgjedhur , kryeministri me program të pa votuar , i pa betuar në parlament dhe i pa dekretuar nga presidenti . Këtë hajvan , që po shkatërron shtetin e pjerdhur kosovar , demo e quan krijues të shtetit kosovar . Po ku e ke shtetin more plak mëndje fyçkë ? Ashtu siç e ka katandisur ky bylmez surrat ballcamosur , Kosova është një shëmbull i vetëm në botë për në Guinness .

      Reply
  • nastradini says:
    August 31, 2026 at 4:44 am

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, Albin Kurti dhe Parlamenti i Kosoves t’i kerkojne enveristit Edi Rama dhe Parlamentit te Shqypnise perpara se te votoje genocidin e KASAPIT komunist te Srebrenices Ratko Mladic, qe te mos beje BEDELIN e te tjereve, por te hapi dosjet e Partise Komuniste te Enverit dhe te publikoje se kush urdheroi LANC kriminal te ekzekutoje mbi 4 mije e kusur djem kosovare ne Tivar duke bashkepunuar me KASAPIN e Titos Alexander Rankoviq, per keta 4 mije kosovare te vrare me pabesi skuthi ne Tivar sot nuk e di se ku i kane vorret, ASKUSH as nga Kosova dhe nga Shqypnia nuk i permend keto viktima te pabesise antishqyptare, ASKUSH ne Bote nuk kujtohet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, per mbi 4 mije djem kosovare te ekzekutuar, te masakruar dhe te groposur pa vorr me pabesi antishqyptare

    dhe:

    pastaj Albin Kurti le t’i kerkoje sa te doje Serbise qe te hape DOSJET e Millosheviqit per te imituar aktivitet patriotik.

    Reply
  • demo says:
    August 31, 2026 at 12:35 pm

    Ah mor Dashi,sa dhimbje,sa gjak ka kushtuar ajo Kosove! Nqs qeverriun e Tiranes dhe qeverriun e Tropojes me cfare zagare kane prapa une i trajtoj si zarbo rrugesh,,Ato Partizeza te Kosoves ju lutem ne gjunje:Aaaman mos mos i vini kazmen Kosoves!Mbeshtetni Albin Kurtin,se Ky tregoi qe di te beje shtet Kosoven.20 vjet PDK dhe LDK nuk e kaluan dot Uren e Ibrit.
    Firmosen ate Mallkimin e Kosoves,Associacionet,qe Albin Kurtit i ka mbetur barre e rende ne kurriz si guri Sizifit.,

    Reply
  • Arratisur says:
    September 1, 2026 at 1:50 am

    krahasojne ballistat Albanine turistike shtet i fendur, disfunksionale koke e kembe, me institucionet e ngritura sa per ne letra, me President fantazme, me Parlament te listave te mbyllura te drogmenit Edvin;
    Kane goje krahasohen me Kosoven e Vetvendosjes ne pushtet, djemuria levenda, qe ngriten shtet parimor me kembe betonarme ne themele saqe edhe pa burokracite formale drejtuese cdo fushe e jetes vazhdon punon si sahat i kurdisur.

    Reply
    • Dashi says:
      September 1, 2026 at 10:13 am

      Je i arratisur dhe nuk ke dijeni të sakta . Po si more krahëson Shqipërinë me Kosovën ? Kosova është shtet i shpallur nga kosovarët , por i pa njohur nga bota . Nuk është antar i OKB-së , nuk bën pjesë në asnjë organizëm evropian e botëror , është vetëm antar i FIFA-s në futboll dhe më e keqia , janë 5 vënde të BE-së që nuk e njofin fare . Shqipëria është antare e OKB-së , që në kohën e Fan Nolit , kur OKB-ja quhej Lidhja e Kombeve . Eshtë antare e të gjitha organizmave ndërkombëtare pa përjashtim , është në Këshillin e Evropës , është në UNESKO dhe në të gjitha degët e OKB-së . Shqipëria është në NATO dhe kandidate e parë për anëtarësim në Bashkimin Evropian . Që Kosova të kapë këto arritje të Shqipërisë , me atë mënyrë qeverisje e me ata qeveritarë , do i duhet të paktën edhe një shekull . Pasi të kthehesh nga arratia në Shqipëri , do t’i mësosh këto gjëra o i arratisur- syrgjynosuri .

      Reply
  • Dashi says:
    September 1, 2026 at 10:15 am

    Je i arratisur dhe nuk ke dijeni të sakta . Po si more krahëson Shqipërinë me Kosovën ? Kosova është shtet i shpallur nga kosovarët , por i pa njohur nga bota . Nuk është antar i OKB-së , nuk bën pjesë në asnjë organizëm evropian e botëror , është vetëm antar i FIFA-s në futboll dhe më e keqia , janë 5 vënde të BE-së që nuk e njofin fare . Shqipëria është antare e OKB-së , që në kohën e Fan Nolit , kur OKB-ja quhej Lidhja e Kombeve . Eshtë antare e të gjitha organizmave ndërkombëtare pa përjashtim , është në Këshillin e Evropës , është në UNESKO dhe në të gjitha degët e OKB-së . Shqipëria është në NATO dhe kandidate e parë për anëtarësim në Bashkimin Evropian . Që Kosova të kapë këto arritje të Shqipërisë , me atë mënyrë qeverisje e me ata qeveritarë , do i duhet të paktën edhe një shekull . Pasi të kthehesh nga arratia në Shqipëri , do t’i mësosh këto gjëra o i arratisur- syrgjynosuri .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 24 shtator 2026
  • Filip Çakuli: Urgjenca e SPAK-ut për ta bërë publik arrestimin e kreut të SHISH fsheh një hall të madh
  • SHBA-ja dhe Kina negociojnë, fuqitë e mesme pozicionohen
  • VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  • Hosteni.com, rikthimi i një legjende! Satira e mprehtë e shkollës Çakuli sfidon kohën

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  2. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  3. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?