Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Në qeli jetojmë 8 persona”, Davide Pecorelli flet nga burgu i Tiranës: Kam humbur 6 kg nga greva e urisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Në qeli jetojmë 8 persona”, Davide Pecorelli flet nga burgu i Tiranës: Kam humbur 6 kg nga greva e urisë
KronikeLajmi i fundit

“Në qeli jetojmë 8 persona”, Davide Pecorelli flet nga burgu i Tiranës: Kam humbur 6 kg nga greva e urisë

Published: August 3, 2025
Shpërndaje

Davide Pecorelli, ish-arbitri dhe biznesmeni italian, i cili ndodhet i burgosur në burgun 313 në Tiranë që nga 8 maji i vitit të kaluar, ka vendosur të ndërpresë grevën e urisë që kishte nisur më 16 korrik.

Gjatë kësaj kohe ai thotë ka humbur 6 kilogramë, ndërsa arsyeja kryesore e grevës ishte mungesa e mundësisë për të paraqitur ankesë për shkak të vonesës së dorëzimit të motivimit të vendimit të Gjykatës së Apelit.

Situata e Pecorellit u përmirësua më 31 korrik, kur Gjykata e Apelit në Shqipëri publikoi motivet e vendimit të dënimit, duke i mundësuar atij dhe avokatëve të tij të paraqesin ankim.

- Publicitet -

“Deri më tani, unë, së bashku me avokatët e mi italianë dhe shqiptarë, nuk kemi mundur të apelojmë për shkak të mungesës së arsyeve për dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkodrës”, thotë Pecorelli.

Pecorelli është dënuar me 4 vjet burg për akuza si mashtrim, zjarrvënie me dashje dhe kalim ilegal të kufirit shtetëror.

Gjatë kohës në burg, ish-arbitri ka denoncuar kushtet e rënda të qëndrimit në qeli, ku ndan një hapësirë prej vetëm 16 metrash katrorë me tetë persona të tjerë, mungesën e ujit të rrjedhshëm dhe praninë e minjve.

Në një bisedë telefonike për mediat italiane, Pecorelli tha se po mban “marrëdhënie të mira me të burgosurit e tjerë, madje gatuan për ta çdo mbrëmje”.

Ai shprehet i shpresëplotë për të ardhmen, ndërsa pret seanca e radhës gjyqësore që është caktuar më 18 shtator.

Historia e Pecorellit ka marrë vëmendje të madhe pasi në janar të vitit 2021 ai inskenoi vdekjen e tij duke djegur një makinë me qira në një fshat shqiptar dhe u zhduk, derisa u gjet në një gomone pranë ishullit të Montekristos në shtator të atij viti, në një aventurë që sipas tij kishte për qëllim gjetjen e një thesari.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Lala i Myzeqesë, pa Myzeqe says:
    August 3, 2025 at 3:58 pm

    Nuk njoh ndonjë të burgosur që ti pëlqej burgu.

    Reply
    • ¿? says:
      August 3, 2025 at 4:10 pm

      Ashtu eshte o Lale, burgu nuk te pelqen edhe pa minj, le pastaj kur e ke kopene neper kembe….

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?