Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në vend që të vinin vetullat, nxorën sytë! Çfarë do ndodhë me ta pas humbjes?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Në vend që të vinin vetullat, nxorën sytë! Çfarë do ndodhë me ta pas humbjes?
KomunitetKryesore

Në vend që të vinin vetullat, nxorën sytë! Çfarë do ndodhë me ta pas humbjes?

Published: April 17, 2023
Shpërndaje

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

- Publicitet -

Një gjë do të jetë shumë shpejt më e qartë sesa tani: Mitingu i hapjes së fushatës zgjedhore të opozitës, në vend që të vinte vetullat, i nxori sytë organizatorëve. E keqja nuk qëndron në vendin që kishin zgjedhur dhe që dikur e kishin mallkuar, duke premtuar shembjen e tij; nuk qëndron as në njerëzit që kishin vajtur nga i gjithë vendi për të parë diçka ndryshe, gjithnjë me mendimin se një ditë, edhe këto mund të ndryshojnë; as në fjalët që u thanë, të cilat ishin të njohura dhe dihej se nuk do të flitej ndryshe.

E keqja qëndroi në mungesën e ideve dhe të vizionit. Në mungesën e guximit dhe të shpalljes së një doktrine të besueshme, që mund të kishte një frymë ndryshe dhe të ngjallte besimin që mungon.

Nuk më bëri përshtypje që kryekomisioneri Çelibashi vendosi të lërë pa emër drejtuesi koalicionin opozitar. Dihej se emri i Ilir Metaj nuk ngjall më as shpresë dhe as besim. Nuk frymëzon, përkundrazi tremb çdo njeri që ka të drejtën të mendojë; nuk është as lider dhe as prijës; emri i tij është bërë prej kohe sinonim i grabitjes, lëkundjeve dhe përdredhjeve politike, i njeriut të punëve të errëta, i cili fshihet edhe nga vetja, jo më nga një dendësi opozitarësh, të cilët prej kohe, të keqen e kanë parë në lidhjen politike nga zori, mes shefit të tyre, të cilit ende i besojnë dhe drejtuesit të një grupacioni familjar, ndaj të cilit nuk kanë pasur kurrë besim.

Nuk më trazoi as fakti se në kohën kur mbahej ajo që mendohej si fjala kryesore e mitingut, shkallët e stadiumit ishin thuajse bosh.

Njerëzit e lodhur nuk e pritën dot fjalën e themeluesit të Foltores, që edhe pse mund të ishte në të drejtën e tij për t’u quajtur shumicë opozitare, përsëri gjeti strehë në sqetullën e mikut të tij të tanishëm, me të cilin më shumë janë puthur kur kanë qenë në hall, sesa kur kanë qenë në pushtet. Largimi nuk është vetëm shenjë e lodhjes, por e mungesës së ideve që pritën, e rrugës që do të ndiqej, ndryshe kësaj here, e frymëzimit që nuk mund të vijë as nga autobusë butaforie, e aq më pak nga kandidatë që nuk thoshin asgjë ndryshe nga sa i kishin thënë.

Është e vështirë të gjesh qoftë edhe një ide frymëzuese në gjithë atë çfarë ndodhi në mitingun e opozitës. Rutinë dhe mungesë frymëmarrje. Nerv i shkuar dëm dhe fjalë që nuk thonë asgjë. Kërcënime të përsëritura dhe thirrje që vinin nga fjalori i vitit 1991. Askush nuk u largua që andej, duke e ndjerë veten më të aftë për të bërë diçka ndryshe apo më i guximshëm. Asnjëri nuk ndjeu besimin në vete se gjërat po ndryshojnë.

Përse ndodhi e gjithë kjo? Ka disa shkaqe.

1.Megjithëse u bënë më shumë se tri dekada dhe në këto dekada janë shembur kufijtë mes së majtës dhe të djathtës, idetë e opozitës kanë mbetur të njëjta dhe të përsëritura deri në mërzitje. Nuk mund të ngjallësh shpresë me kambanat e vjetra të të njëjtit fjalor politik, e për më tepër, edhe pas kaq kohe, përmes të njëjtëve njerëz dhe figura politike.

Prapështia e qeverisjes së tashme mund të duket e pranueshme, kur përballë saj vendoset një tabor, i provuar disa herë dhe i rënë nga vakti, po ashtu, disa herë. PD e Berishës, apo Foltorja e Rithemelimit e quan veten të djathtë dhe mundohet të mbushë mendjen se përfaqëson idetë e së djathtës europiane.

Në të gjithë mitingun, edhe nga 61 dishepujt, edhe nga “i majti” Metaj, edhe nga i djathti Berisha, askush nuk dëgjoi një ide të së djathtës që lidhet me pushtin lokal, qeverisjen vendore. Nuk mund të thërrasësh njerëzit për shefat e bashkive dhe të mbash stekën vetëm te pushteti qendror.

2.Koalicioni ka problemin e tij të madh: Në të është përzier në një fuqi edhe vera, edhe uthulla.  Pra, edhe figura të devotshme të ardhura nga shoqëria civile apo pjesë e natyrshme e opozitës, por edhe mitingashë që presin të marrin pjesën e vet sapo të marrin një fillim pushteti. Të parët, edhe pse mund të jenë të gabuar në idetë e tyre, janë pjesa më e mirë e një fushate. Ajo beson me forcën e njeriut që kërkon të ndryshojë diçka, edhe pse e di se ky ndryshim kërkon më shumë mend, sesa forcë e dhunë.

Aty janë përzier përfaqësues nga familjet e të përndjekurve politikë, klasë që gjithnjë e më shumë nuk gjen veten në opozitën e tashme dhe militantë të dikurshëm të monizmit. Ka të dënuar dhe denoncues. Të vuajtur që kërkojnë ëndrrën e tyre dhe lakmitarë që duan të rritin pasurinë e tyre. Një pjesë mendon për ringritjen e shtetit, pjesa tjetër për rrjepjen e mëtejshme të shtetit. Në shkallët e stadiumit kishte të uritur që kërkojnë të kenë dinjitetin e tyre njerëzor, ashtu si kishte edhe një klasë të re oligarkësh politikë, të cilët nuk e dinë mirë pasurinë e tyre. Ata që folën ishin në shumicën e tyre nga të dytët, të parët ishin të heshtur dhe askush nuk u kujtua për to.

3.Koalicioni, në dukje, ka dy drejtues. Berisha dhe Metaj. Në fakt është vetëm një. Berisha. I dyti nuk kishte as guximin të vendoste emrin e tij në një fletë votimi, pasi e dinte se humbja do të ishte më e madhe nga sa mendohej. Do të ishte e vështirë të detyroje një fis të për ndjekur politikisht për vite të tëra të besonte në një njeri, i cili ende dyshohet se ka qenë pjesë e fshehtë e shërbimit të sigurimit të shtetit.

Në mos kaq larg, ka qenë pjesë e besimit të sistemit, për derisa ishte vendosur në rolin e drejtuesit të rinisë së fakultetit.

Berisha nuk mund të vendosë emrin e tij. Jo thjeshtë se është ‘de jure’ pa strukturë politike, kur në fakt këtë strukturë e ka qindra herë më të madhe sesa struktura e Lirisë së familjes Metaj, e dhjetëra herë më të ndjeshme sesa ajo çfarë ka mbetur nga Basha, por sepse është njeriu i parë, i nomenklaturës së lartë pluraliste, i damkosur i padëshiruar dhe i ndaluar nga dy shtetet e mëdha anglo-saksone.

Shpresa e tij, apo propaganda e bërë në dhjetëra mitingje se, pas fitores gjithçka do të jetë ndryshe dhe se Departamenti Amerikan i Shtetit do të bjerë në gjunjë para tij, u shuan pak ditë para mitingut, nga i dërguari i posaçëm Eskobar. Çuditërisht për opozitën, edhe funksionari i lartë amerikan foli në të njëjtën gjuhë dhe mbajti të njëjtin qëndrim si ambasadorja e shtetit të tij, ç’ka përbën vijë dhe jo mendim vetjak.

Koalicioni me drejtues Berishën, duan apo nuk duan opozitarët, është poli i kundërt i asaj që ndodhte 30 vite më parë. Asokohe ambasadori amerikan vendosej në krah të Berishës, sot është përballë tij. Dhe, do të rrijë kështu deri në fund.

Një opozitë e tillë, që shpall kredon e saj luftën, tashmë të hapur ndaj dy shteteve demokratike, thelbësorë në rendin e gjërave, duhet të kishte, të paktën, një vizion tjetër, të përshtatshëm me atë çfarë ndodh.

Lufta e dyshes opozitare, megjithëse duket se është kundër qeverisë ‘Rama’, në miting kishte tjetër frymë: ajo ishte shfaqja e hapur e ndjenjës antiamerikane, dhe më tej, mëri dhe zemërim ndaj fraksionit Basha, që krejt mirë, nëse do i përmbahej mitingut të dhjetorit, kur premtohej lejimi i fraksioneve, mund të ishte një pjesë brenda të njëjtit grupim.

Të jesh kundër lëvizjes Basha apo Alibeaj është e kuptueshme për opozitën e tanishme. Ka qenë e tillë që në krijimin e saj. Asnjë forcë tjetër politike, në 32 vite, nuk ka pasur kaq shumë ndarje, mallkime, poshtërime, rrahje, përsëri përqafime, pastaj ndarje të tjera. Lufta brenda llojit ka qenë me akuza dërmuese dhe puthje marramendëse. Asgjë e re nuk ka ndodhur nga këto ndarje dhe asnjë mendësi e re nuk është krijuar. Nuk është përfituar nga ndarja, e aq më pak nga bashkimi.

Të jesh motori i lëvizjes kundër Shteteve të Bashkuara është antihistorike, e dëmshme dhe vetë vrasëse. Halli i një njeriu apo i një a dy familjeve nuk është halli i opozitës. Të synosh të ngresh një dallgë kundër SHBA, për të krijuar liqenin tënd mbrojtës, nuk është vlerë. Në 32 vite asnjëherë nuk ka pasur një rrymë të tillë kundër dhe nuk do të ketë. Krijimi i kësaj rryme nuk ka qenë pa pasoja në vetë mendësinë e një pjese të opozitës, ç’ka mund të ndiqet shumë lehtë në rrjetet sociale.

Për një pjesë të opozitës, pikërisht nga mllefi i krijuar në familjen Berisha apo në familjen Metaj, Amerika nuk është më vendi i lirisë, tempull i demokracisë; përkundrazi, për to, e keqja po vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nga presidenti i demokratëve dhe duam apo nuk duam, rikthimi i Berishës lidhet me rikthimin e ish-presidentit amerikan Trump. Naiviteti politik, i shoqëruar me turin e mllefit dhe të zemërimit, ka qenë shkaku i asaj që po ndodh.

Berisha dhe Metaj, në rrugëtimin e tyre të gjatë politik, kanë qenë gjithnjë të pa parashikueshëm. Kanë qenë armiq për kokë dhe miq besnikë, kanë synuar të përjashtojnë njëri-tjetrin nga Parlamenti apo e kanë burgosur; janë puthur dhe janë sharë deri në dhjetë breza; kanë akuzuar njëri-tjetrin për vrasje, vjedhje, grabitje, e pastaj, kanë fshehur vjedhjet që ka bërë njëri apo familja e tjetrit. Janë bashkë tani nga halli, jo nga malli, përbetohen duke parë me vëmendje se ku do të shkasë këmba e tjetrit. Metaj ka lidhur fatin me Berishën, edhe pse e di se është ‘non grata’, jo se nuk e di rrezikun, por pa Berishën ai është hiç. Asgjë. Do të kthehej në një forcë minore, si ajo e Dules. Shtojcë. Tani pret që “plaku” të ikë dhe të jetë i vetëm. Njëshi. Edhe pse e di se shumica e demokratëve do të jenë kundër. I humbur se i humbur, ia vlen ta provojë.

Për të gjitha këto, mitingu nuk lindi shpresën. Lindi pikëpyetjen e madhe: Çfarë do të ndodhë pas humbjes?

——–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
38 Comments
  • SPAK says:
    April 17, 2023 at 12:31 pm

    Lerini te zvarriten si krimbat pas shiut! Lereni te vdesin ngadale por me siguri! Mjere edhe ata qe u shkojne pas! besoj ne Zot se nje dite drejtesia do te behet!

    Reply
  • ¿? says:
    April 17, 2023 at 1:25 pm

    Ashtu eshte o Bedri, ti je shembell tipik i asaj shprehjes qe konfirmon: “Nje here legen, gjithmone legen.”

    Reply
  • demo says:
    April 17, 2023 at 1:31 pm

    Mire jane maskarenj,por jane edhe budallenj.
    Cfare votash do marre Kellici me logon:Urbani pa pagese.Autobuzi shkon kudo,Mirela me Kellicin po vrapon.Kujt po i rruhet per urbanin e ketij,qe leviz si karroca Dylit,kur bllokohen rruget ne Tirane. Pse nuk kopjon Logon e Shpetim Idrizit:Nuk kemi as Toke dhe as Det per te dhene.
    Sepse populli eshte shume i acaruar per pazarlleqet qe po ben Rama me kufijte kombetare.

    Reply
  • Marku says:
    April 17, 2023 at 1:49 pm

    I nderuari gaztari Berdi Islami, me sa po kuptojme nga ky shkrim analitik, vizion ju quani fyerjet, perqeshjet, fjalorin rrugaceror te Edi rames dhe Erjon velise dhe jo shpalosje programesh qe bejne ata te PD!!! Interesante! Nuk e kam pritur te jeni kaq militant i Edi Rames. Na shpjego arritjet e 10 vjecare te edi rames pervec pastrimit te parave te kontrabandisteve dhe shpopullimit te Shqiperise, se ne nuk po e kemi marre vesh ketu e 10 vite.Cfare dreqnish u lidh, kete nuk po e kuptojme

    Reply
  • Arben Tashko says:
    April 17, 2023 at 2:55 pm

    Nje analize serioze me llogjike te forte, pa impulse e shperthime te pa dobishme.

    Reply
  • saliu duhet te shpallet terrorist says:
    April 17, 2023 at 3:04 pm

    cfare do te ndodh pas humbjes?ajo qe ka ndodh ne keto 30 vjet krimineli komunist do filloj rremujat,djegiet shkatrrimet sic e ka zakon,dhe do akuzoj se ja vodhen votat(do akuzoj edhe hajdutin ilir,)votat u blene u shiten,administrata etj etj,dhe ne fund do sic e kane zakon do mburren se ne fituam.Ky lloj vampiri komunist nuk ndryshon sado qe i kane rene dhembet dhe ecen si germuq,ai prap do gjak,shikojani fytyren qe e ka si te ujkut i rritur ne shpelle,shikoni koken e ilirit qe eshte rrudhosur si breshkat e galapados…….

    Reply
  • Pilo Lala says:
    April 17, 2023 at 4:33 pm

    Ky me syze poshte Ilir Metes, eshte ai profesori i famshem, qe e rrahen tek dogana Malit Zi.
    Tani po e kuptoj qe skenarin e rrahjes e paska thurur Edi Rama.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    April 17, 2023 at 5:22 pm

    Bedri IslamiThote: “Koalicioni me drejtues Berishën, duan apo nuk duan opozitarët, është poli i kundërt i asaj që ndodhte 30 vite më parë. Asokohe ambasadori amerikan vendosej në krah të Berishës, sot është përballë tij. Dhe, do të rrijë kështu deri në fund
    ”
    Berisha i pergdheluri i Amerikes , mendoi se kjo pergdhelje do te zgjase gjithmon ! Por Berisha i doli zote Ides Ballisto Zogiste te cilet asnjehe ne jeten e tyre nuk ben ferk vetem ecen kunder rrjedhjes se tyre.
    Berisha duke u qendruar Besnik Ballisto zogisteve luiftuan bazen themelore te Shteti Shqiptar qe vjen nga lufta per liri. Por me qe Ballisto Zogistet ishin kunder luftes Nacional Clirimtare , e cilsuan luften heroike si lufte “velle vrasese”. Keta dite zi duke dalur edhe kunder luftes nacional Clirimtare dolen edhe kunder kualicionit antifashiste Botror.
    Pra keta shkelen e ndyne heroizmin e luftes kunder boshtit antifashist Botrore !
    Pra keta qe refuzuan luften Nacional Clirimtare tani ne demokraci me gjith mbeshtetjen e Amerikes dhe te Evropes (ku nje pjes e tyre u mbajten pesdhjetvjet ne perendim duke menduar se nje dite keta do te kthehen ne shqiperi dhe do te ndertojen Demokracine)
    Pore ndodhi e kunderta. Keta qe nuk e ben dje luften bashke me ate mbeshtetje qe u dha Amerike dhe Evropa nuk e ben ase Demokracin. Pr ata erdhen me URRA ne pushtet dhe perveshen krahet duke shkatrruar, vjedhur dhe rrenuar Shqiperin me ate mllefin Balliste te baballarve te tyre te cilet urrejtjen ndaj clirimtarve e kthyen ne rrenimin e shtetit qe Shqiperin e ktheyen nje shekull prapa.
    Duke martre urrejtjen e Shqiptarve keta nuk u votuan me ,por kete munges votimi ata e kombesuan ku munden me rrembim votash, me vjedhje votash, deri edhe me presione te llahtarshme. !
    Tani keto rruge jen mbyllure dhe perfundimi i ketij komenti vjet tek konkluzioni. Keta qe nuk ju pergjigjen dje luftes heroike ata nuk ju pergjigjen ase berjes se Demokracis ne shqiperi por e sabotuan ate” Ne keto kushta ketyre nuk u ka mbetu ase nder , ase Bes Ase Fe> Keta jen Kriminel dhe te till do te vdesin beshke me Berishen qe do ti martre me vete edhe ne varre !

    Reply
  • VATANI says:
    April 17, 2023 at 5:34 pm

    EMRIN TUAJ KA MALLKIMI
    NE BYTHE SI PRAS
    TRIDHJETEVJET ME RRADHE
    QE PO NA NDJEK PAS

    CIRRENI SI TE TERBUAR
    SHANI E MALLKONI
    FAJTORET E VERTETE
    SJUA MBA TI DENONI

    NDONESE E LIGA E KETIJ VENDI
    NUK JANE ATA
    JEMI NE QE BEJME SEHIR
    PIKA QE SNA RA

    PO PRITEM TE NA SHPETOJ
    NJE KOKE PA QIME
    KOPEJA E ANALISTEVE
    KY VEND SHKOI XHERIME

    KUR E DIME SHKAKUN
    PSE PELLASIM SI GOMERE
    ME MIRE MBYLLENI SQEPIN
    SA TE VIJNE BURRA TE TJERE

    Reply
  • demo says:
    April 17, 2023 at 6:13 pm

    Po te jete tjetri budalle i trashe,sikur ka jetuar ne Hene,.Po pse mor Ali,kush ballist erdhi nga Amerika dhe te shkaterroi ty koprativen e selenices? ata qe pashe une me thase ne krah e me pishtare ne dore ishin te gjithe komunista dhe klushe komunistash te terbuar.Ku shkonte Azem Hajdari nuk mbinte bari,.Digjeshin magazina,mbylleshin fabrika,ngujoheshin qorrat e zgafellave,.Drejtuesit e Sindikatave qe shkaterruan Industrine dhe minjerat ishin Avenir Kalaja me ca birbo inxhinjere te Bashkimeve Profesionale te Rita Markos.Inxhinjer ballist nga shkollat e enverit nuk kishte. Saliu qe urdheronte djegjet dhe vjedhjet ishte ballist i oxhakut te dhomes pritjes te Enverit,kurse ti je nje tutkun,qe ke pare balliste ne pushtet,,se une s`kam pare.Edhe ay i mjeri Pjeter Toma,qe u be 4 vjet drejtues parlamenti,,nuk ishte ballist,po socialdemokrat.
    Ballist i vertete ne Shqiperi ka qene vetem Abas Ermenji ,qe ndejti nja dy dite ne zgjedhjet e 96,qe vodhi Berisha,dhe hiku prape ne Paris,qe ti tregoje Botes se ne Shqipri nuk eshte permbysur komunizmi.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    April 17, 2023 at 7:24 pm

    Berisha ishte Ballist i kamufluar ne Komuniste. Edhe dje ne Tropoje therriti me te madhe. Veriun e Shqiperise nuk munde ta drejtoi Jugu i Shqiperise.!
    Fabrikat e uzinat keta i prishen .
    Pra Ballistet nuk dolen kete radhe ne sken pore nxoren Ballistin e kamufluar si Komuniste dhe e rrenuan Shqiperine !
    Komunistet ndertuan mijra vepra e ata nuk shkatrruan, asgje pervese kjoskat e Berish Ballistit qe e beri Kryeqyutetin Hale !

    Reply
  • ¿? says:
    April 17, 2023 at 7:33 pm

    Lio, mos na dhit gazit tashti, Berisha ballist??? Forca Lio nuk e besoja qe ishe kaq budalle. Mblidh mendjen, te kam thene qe per ty me vjen keq, po me ket punen e Berishes ballist ke tejkaluar cdo kufi meshire.

    Reply
  • Tani says:
    April 17, 2023 at 8:07 pm

    Pipietje
    Merr vesh ti na ballistelleqet
    Ti je tutkun

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    April 17, 2023 at 9:08 pm

    Ja edhe Demo, që ia fut shqutit kot më kot.

    Sipas Demos, uzinat e fabrikat i shkatërruan komunistët. Dhe aty na fut edhe Azem kriminelin, ish i dënuar si hajdut në Shkollën e Riedukimit në kohën e komunizmit, por Hero i Demokracisë në kohën e maskarenjve.

    Pastaj, na përmend edhe ndonjë emër që i shiti prapanicën UDB-së kur erdhi Saliu.

    Po mirë, uzinat e fabrikat i shkatërruan komunistët. Po për t’i ndërtuar, kush i pati ndërtuar, ballistët???

    Por ia fut edhe kot e më kot, kur përmend Pjetër Tomën (Arbnorin), si socialdemokrat.
    Pjetri u arrestua për abuzim me një nxënëse minorene të tij. Dhe në raste të tilla, Sigurimi nuk i bënte publike emrat e viktimave të abuzuar seksualisht, me qëllim ruajtjen nga opinioni i keq. Gjithashtu edhe arsyet e vërteta të arrestimit të abuzuesit, nuk i tregonte, sepse ndryshe do kuptohej kush ishte abuzuar.
    Dhe abuzuesit i hypnin mbi kurriz akuza të rreme politike, me qëllim mbajtjen e tyre në burg për aq kohë sa e parashikonte ligji se duhej të qëndronin në burg si abuzues seksual.
    Dhe pastaj i përpunonin e i përdornin për të zbuluar çfarë bëhej në burg, duke qenë se këta tipa me dënime të larta politike nuk dyshoheshin prej të burgosurve të vërtetë politikë. Madje, Pjetri kishte edhe një plus, sepse ishte i biri i një fashisti të dënuar, kështu që ishte më i besueshëm.
    Ka spiunuar Pjetri në burg sa i donte qejfi Sigurimit. Ka dosje me medalje të artë.
    E na paska qenë munduar të krijojë parti socialdemokrate Pjetri.

    Hahaha, u bë një jetë që ka rënë komunizmi dhe disa akoma nuk kanë kuptuar si funksiononte Sigurimi i Shtetit. Shkoni t’jua mësojë Kurt Kola.

    Reply
  • ¿? says:
    April 17, 2023 at 11:39 pm

    KarTano perseri ti mo vërrë shpuar. Nuk qeke ngop me sufllaqe sot mo? E kuptoj, tutkun, tutkun po te shkerdhej ne sum.

    Reply
  • demo says:
    April 18, 2023 at 4:35 am

    Balliste ishin shtrese me e perparuar e popullsise shqiptare,qe organizuan Kuvendin e Pavarsise,Kongresin e Lushnjes,Luften e Vlores,.por edhe qendresen e mohuar kunder pushtimit fashist.
    I perkrahen komunistet ne fillimet e tyre,duke i konsideruar shqiptare qe luftojne per te njejtim qellim.
    Ky naivitet,ky qorrllek ju kushtoi rende atyre dhe popullit shqiptar.Ngrohen vezet e gjarperit Serb.
    Nuk mund te krahasohet nje bushter rrugesh me nje intelektual te shkolluar ne garen e sharjeve fyerjeve,baltosjeve,vrasjeve pas shpine dhe hedhjes se kopilit ne dere,.Kete gare pa dyshim do ta fitonte harbuti komunist.
    Ballistet ne Shqiperi perfaqesonin Forcat kombetare Demokratike,si De Gasperi ne Itali,De Goli ne France,Adenaueri ne Germani..Forca qe ngriten Europen Demokratike ne rrenojat e Fashizmit.
    Ballistet fisnike dhe intelektuale nuk mesuan nga precedenti i Bolshevikeve ne Rusine Sovjetike,,por te pakten te kishin mesuar nga Experienca e princ Kastriotit?Princ Kastrioti i thirrur Skenderbe kishte ne Pronat e te jatit ne Mat nje klysh bujku shume te shkathet per te zene egersira ne cark.Kete e quanin Ballaban Badheri.Kur Skenderbeu ishte Sanxhakbej ne Kruje,,Ballabanin e vuri Kocibash,,si bicim qehajai ne Kruje.E mbante pas vetes si zagar per te ruajtur dhente,kur shkonte ne Fushata lufte per Sulltanin.ama 6 marifete ja tregoi,,TE SHTATEN NUK JA TREGOI harbutit.Ky Ballaban Badheri ishte ushtari i pare turk,qe hipi ne muret e Kostandinopojes.Sulltani e gradoi Gjeneral pasha dhe i besoi Ushtrite me te medha kunder Skenderbeut.I ngreforur Pasha Ballabani i dergoi dhurata te medha ish zotit te dikurshem Skenderbeut.
    Ky ja ktheu:Nje plug,nje lese dhe nje shate.Dmth,,me mire te ishe bere bujk si yt ate.
    I dha adjutantit te vet,Gjergj Aleksit,nje Mushqete napolitane,dhe e porositi:Mos ja ndaj shenjestren Ballaban Badherit,zagarit tim!E ka huq,kur uleret ujku me hene,ngrihet naten per te vene carqe.
    EDhe ashtu ndodhi.Kur kendoi ujku me hene,Ballaban pasha doli nga cadra dhe Gjergj Aleksi ja pat me Mushqete,nje plumb mu ne gjoks.E varrosen ne Mullet,atje ku kendoi ujku,.Deri vone eshte aty tyrbja harbutit.Sepse Skenderbeu 6 marifete ja tregoi,por te shtaten,nuk ja kishte treguar Ballabanit.
    Ja kete nuk bene ballistet.Nuk i vune nje mushqete kopilit te Gjylos enver hoxha,zagarit qe rriti Bahri Omari,qe ja kishte treguar edhe qilarin nen dhe te shtepise se Qazim Mulletit,ku mblidheshin Miladini me Dushanin.

    Reply
  • edi says:
    April 18, 2023 at 6:30 am

    Rendesi ka o “Moisi Golemi” qe ti e ditke mire se ç’ishte dhe si funksiononte sigurimi i shtetit,paske goxha eksperience.

    Reply
  • opozitari i opozites gjithmone eshte rrogetari i qeverise says:
    April 18, 2023 at 6:47 am

    Opozita na paska mungese idesh e vizioni ndonese ka sjelle kandidate te rinj per bashkite ku vetem Bardh Spahia ka 1 vit qe drejton bashkine Shkoder.
    Kurse ky Pushteti Rames qe i sjell per ti votuar shqiptareve po ato Galloshe te grisura qe jane brenda Bashkive prej 8 vitesh e me shume (rasti i njefare Topciu ne Maliq qe synon mandatin e 7-te ne keto zgjedhje eshte vertet qesharak) na paska tere vizionet e idete!
    Tani ajo pyetja : C’fare do ndodhe sikur ky Pushteti akoma te zvarritet brenda zyrave edhe pertej zgjedhjeve ka vetem nje pergjigje – Akoma me shume do ti shtohen Shqiperise te ikurit qe kerkojne Azil neper Europe duke sjelle si motiv varferine dhe mungesen e nje shteti normal. E per keto fajin o Bedri me kot e kerkon nga opozita, sepse ajo parrulla aq e dashur per Ramen “Fajin e ka Saliu” tani pas 10 vitesh te Rames ne majen e gjithe pushteteve, nuk funksionon fare.

    Reply
  • Elda says:
    April 18, 2023 at 7:00 am

    Të gjithë tek ajo foto, janë të lagur, ku kundërmojnë erë mbytëse, aktorë me të njëjtin karakter. Ata nuk janë shpresë, janë gangrenë e cila po shuhet.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    April 18, 2023 at 8:06 am

    Ah, sa e ditke historinë, o Demo!

    Ballabani fillimisht nuk ishte qehaja, por doganier për portin e Durrësit, në Krujë. Pastaj u bë dizdar (komandant garnizoni) i Krujës.
    Në Prill 1467, u godit nga Gjergj Aleksi në qafë dhe jo në gjoks. U plagos rëndë dhe vdiq rrugës për në Petrelë, ku edhe u varros, jo në Mullet. Varri ishte aty, në një tyrbe, derisa ia gjetën e ia shkatërruan komunistët.

    De Goli ishte djathtist me koqe, ishte burrë me B të madhe. Ishte antikomunist i betuar, por përpara bashkëpunoi me ta për çlirimin e atdheut të vet, ashtu si amerikanët e britanikët bashkëpunuan me kryekomunistin Stalin, kundër nazizmit.
    Por si gjatë Luftës, ashtu edhe pas saj, De Goli ishte ai që i çoi në hell bashkëpunëtorët e fashizmit. Nuk ka degolist sot që të flasë mirë për ish-bashkëpunetorët. Vetëm pordhacët e Shqipërisë e bëjnë këtë. Na flasin edhe për “qëndresë të mohuar”, pale. Si iu mohoka qëndresa dikujt që ka pushkë në dorë?? Se populli ynë thotë “Armën, kur e nxjerr nga brezi, o përdore, o fute në b¥thë” o Demo. Dhe kështu, ballistët e tu zgjodhën të dytën.

    Sot, në histori merr 4, notë jo-kaluese. Përpiqu dhe lexo më shumë për herën tjetër.

    Reply
  • edhe uji qelbet duke ndenjur says:
    April 18, 2023 at 8:17 am

    8 jane mjaft per kedo pushtetar ne detyre, aq me shume per keta kryetaret e bashkive. Me tej ato nuk kane c’japin me. Te vijne te tjere ne detyre e te tjere pas tyre pa pritur te behen balte neper zyra.
    Keshtu vepron Europa ku duhet te anetaresohemi e nuk i mba deri kur qelben zyrave.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    April 19, 2023 at 3:35 am

    Turrma qe i ka shkuar nga prapa per 30 vjet,
    Jo per idete e tyre per “Perparimin e Shqiperise”,
    Por per te patur “Perfitime Personale”,
    Eshte faktori kryesor qe krijoj:
    “Mikro_Kultin e Individit” te ketyre Individeve, te ashtuquajtur VIP.al

    Nje pjese e kesaj turrme shpreson akoma te kete avantazhe,
    Apo te kete mbrojtjen e tyre. Disa nga mbeshtetesit jane bere,
    Kulte te vogla ne zonat ku zhvillojne aktivitetet e tyre,
    Dhe tremben se me ndryshimin e situates do humbasin,
    “Respektin Fallco”, qe kane gezuar per nje kohe te gjate.

    Ndersa “Interesat nuk zhduken” ato fillojne te riorentohen,
    Ne drejtime te tjera qe te ndjehen me te mbrojtur, apo te kene edhe te perfitime.
    Kur ta kuptojne se askush nuk i degjon “Cicerimat apo Dardallisjet” e tyre,
    Do fillojne te “Ndjehen Inferiore”, pas nje peridhe te gjate te nje “Lavdie Fallco”
    Por nje pjese e tyre do te thone: Halla i bejme te tera, Shyqyr qa Shpetoj Ve…rr…a”

    Reply
  • demo says:
    April 19, 2023 at 5:40 am

    De Goli paska qene djathtist nuk paska qene komunist ?
    Ballabani qenka plagosur ne qafe,jo ne bythe?
    Paska qene Doganjer porti ne Durres,nuk paska qene qehaja timarli?
    Po Durresin e kishin Venecianet,Apo e kishin turqit?.Venecianet e bene doganjer te pakorruptum Ballabanin?
    Thote gje ajo Wikipedia jote?
    Paska ra Ballabani nga kati tret/,nga Petrela ne Mullet/.o Moisi te rruac vete.
    Aaaaa Wikipedia,wikipediaaa

    Reply
  • intelektuali says:
    April 19, 2023 at 7:00 am

    DACIBAOT E BEDRI ISLAMIT JANE SI FLETE RRUFETE E ENVER HOXHES

    Qellimin e kane vetem per te ngritur emulacionin socialist me propagande enveriste dhe me thene te drejten ne nje fare mase ja arrin qellimit, sepse shqyptaret jane Sanco Panca qe shikojne mullinj me ere dhe i besojne Don Kishoteve te tyre qe te gjithe jane pinjolle te nomenklatures komuniste ose spiuna te Sigurimit qe genjeshtren dhe mashtrimin e kane te implementuar qe ne barkun e nenes dhe kjo i dallon shqyptaret nga popujt e tjere. Ne kete pike duhet te bie dakord me komentuesin demo, qe Belind Kellici nuk mund te vije ne pushtet me parrulla komuniste per transport urban falas, sepse askush nuk ja ka deleguar bedelit te radhes te Saliut kete pushtet per te perdorur fondet e Bashkise si t’ja thote truni i tij komunist. Degjojme ne debate debile publike se transporti falas kushton sa nje kafe ne dite, ky eshte populizem majtist nga njerez alifmatrake dhe injorante qe nuk e kuptojne se askush nuk u ka dhene te drejten atyre per te vendosur se cfare duhet te behet me fondet e nje Bashkie kur kryeqyteti eshte ibret: Pa metro, pa tramvaj, pa trolejbus, pa unaze te mirefillte, pa rruge dhe bulevarde, pa gjelberim, pa rregulla qarkullimi dhe plot me plehra e pluhur, i mbytur me gaze makinash, nje kryeqytet i shemtuar qe sapo hyn nga rruga e Elbasanit, Kamza apo Zogu i Zi te kall daten

    KUJT I PLAS TRANSPORTI FALAS I BELINDIT TE SALIUT NE FERRIN E ERION VELIAJT DHE EDI RAMES QE ESHTE BERE I MUNDUR EDHE NGA KESHILLTARI SHKRELI, QE ESHTE VJEHRI I BELINDIT TE SALIUT?

    Reply
  • Tironci says:
    April 19, 2023 at 10:13 am

    Lexoni :

    Sa turp !

    Top Channeli eshte televizion tradhetar se ka bere te gjithe emisionin me kenge greke. Ne Greqi kurre nuk jepen kenge Shqiptare ne televizionet greke.

    Shikoni keto 5 video :

    top-channel.tv/video/arvi-mene-elektrizon-te-ftuarit-me-potpuri-kengesh-greke-e-diell-16-04-2023/

    top-channel.tv/video/mikki-cmend-publikun-ne-studio-me-hitet-me-te-njohura-greke-e-diell-16-04-2023/

    top-channel.tv/video/arvi-mene-ngre-ne-kembe-publikun-me-kolazh-kengesh-greke-e-diell-16-04-2023/

    top-channel.tv/video/mikki-hap-programin-me-kengen-e-famshme-greke-e-diell-16-04-2023/

    top-channel.tv/video/cfare-vokali-denisa-gjezo-surprizon-live-ne-studio-me-kengen-e-anna-vissit-e-diell-16-04-2023/

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    April 19, 2023 at 10:25 am

    De Goli ishte djathtist me k0qe, jo djathtuc i tredhur si ballistët.
    Ballabani u plagos në qafë e jo në gjoks, sepse gjeneralët mbanin parzmore metalike, ooooo Demir, nuk i shponte asgjë në gjoks. Prandaj ja ke futur kot më lart.
    Nuk ka qenë timarli Ballabani në 1438, por doganier për Durrësin, nga ishte edhe porta hyrëse e Krujës për furnizimet nga deti. Sepse asokohe kishin marrëveshje tregtare me Venecian, o Demir. E ke në dokumentet osmane, Demir. Më vonë, Hizir Beu e bëri dizdar. E kur u rikthye Skënderbeu në 1443, e largoi e shkoi u bë timarli në Maqedoni.
    Varrin që pati për shekuj me radhë në Petrelë, nuk ia prekën as zogistët e as ballistët gjatë shek. XX. Por në 500 vjetorin e vrasjes, ia shkatërruan komunistët me dinamit, o Demir.

    Dëgjo Demir. Në 1998-1999, disa ushtarakë të lartë serbë qëndronin në shtëpitë e disa “intelektualëve” kosovarë në Prishtinë. Këta intelektualë ishin të shkollës së Titos dhe e mbanin veten për të paanshëm dhe flisnin për zgjidhjen e konfliktit me mjete paqësore, sado që konflikti tashmë ishte në kulmin e vet.
    Këta i mbajtën ushtarakët serbë për shumë muaj në shtëpitë e tyre dhe serbët nga ana e tyre i trajtonin këta mirë, i privilegjonin e i mbronin.
    Kur NATO i detyroi të largohen nga Kosova, këta ushtarakë serbë, para se të largohen ua përdhunuan të gjitha gratë e vajzat brenda në shtëpira këtyre intelektualëve që i patën mbajtur. Madje morën edhe ushtarë të tjerë e ua përdhunuan në grup. Për t’u dhënë mësim që kur bashkohesh me pushtuesin, ha hellin.

    Ashtu edhe me shumë “intelektualë” e ballistë në Tiranë. Kur gjermanët filluan të tërhiqen, disa i mblodhën nëpër bodrume e i vranë si qen, disa i vranë nëpër oborre shtëpish, përpara se t’ua digjnin shtëpitë ku qëndruan.

    Hajt, Demir, një jetë të tërë humbësa. E keni ngrënë nga të katër anët. Dhe ku jeni akoma.

    Reply
  • Moisi K@ri says:
    April 19, 2023 at 12:12 pm

    Moisi K@ri, nje gje nuk mund te mohohet, qe ti je nje mbeturine toksike e regjimit te Enver Hoxhes dhe tipik i te shkerdhyerve prej komandantit Enver Bastardi, po qe te shkerdhyeren e merrnin per lezet e jo per ibret. Sa per ballistet ke te drejte. Tere jeren humbesa. Ja nje liste e humbesave BALLISTE me te njohur:
    1 Mehmet Shehu
    2 Beqir Balluku
    3 Kadri Hazbiu
    4 Feçor Shehu
    5 Abdyl Kellezi
    6 Koço Theodhosi
    7 Petrit Dume
    8 Fadil Pacrami
    9 Todi Lubonja

    dhe nja 25 mije 30 mije te tjere qe nuk u dihen emrat se nuk ishin kaq te njohur sa keta. Pra ti Moisi K@ri ke shume te drejte kur thua qe Ballistat ishin humbesa.

    Reply
  • Tironci says:
    April 19, 2023 at 12:23 pm

    Moisi Golemi, keto qe ke shkruajtur ti per Ballistet ne fund te luftes edhe per Intelektualet e Prishtines jane sajesat e tua qe ti i sajon kunder demos. Keto jane vetem idiotesirat e tua. Ballistet iken ne fund te luftes edhe madje u ndihmuan qe te iknin qe te mos i kapnin komunistet.

    Reply
  • Tironci says:
    April 19, 2023 at 12:24 pm

    Ballistet iken jashte shtetit ne fund te luftes or budalli Moisi Golemi.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    April 19, 2023 at 12:41 pm

    Tironci dhe ti K@ri i Moisiut. Bëni alamet çifti bashkë. Keni histori të gjatë. Qëndroni bashkë se shkoni me njëri-tjetrin, keni të njëjtin lloj tallazhi në tru.

    Po s’ju vjen keq, mos më çani k@rin duke ndërhyrë kot më kot. Unë po i përgjigjesha Demos, i cili, sado me bindje balliste, ka të paktën ca brumë në kokë.

    Reply
  • Tironci says:
    April 19, 2023 at 12:42 pm

    Moisi Golemi, ti je maskara,
    ty te shkerdhen derri badjava.

    Reply
  • Tironci says:
    April 19, 2023 at 12:43 pm

    demo, ky Moisi Golemi eshte me maskara se nga ty.

    Reply
  • Tironci says:
    April 19, 2023 at 12:44 pm

    U kenaqet me kenget greke ju Komunistet e Top Channelit :

    Sa turp !

    Top Channeli eshte televizion tradhetar se ka bere te gjithe emisionin me kenge greke. Ne Greqi kurre nuk jepen kenge Shqiptare ne televizionet greke.

    Shikoni keto 5 video :

    top-channel.tv/video/arvi-mene-elektrizon-te-ftuarit-me-potpuri-kengesh-greke-e-diell-16-04-2023/

    top-channel.tv/video/mikki-cmend-publikun-ne-studio-me-hitet-me-te-njohura-greke-e-diell-16-04-2023/

    top-channel.tv/video/arvi-mene-ngre-ne-kembe-publikun-me-kolazh-kengesh-greke-e-diell-16-04-2023/

    top-channel.tv/video/mikki-hap-programin-me-kengen-e-famshme-greke-e-diell-16-04-2023/

    top-channel.tv/video/cfare-vokali-denisa-gjezo-surprizon-live-ne-studio-me-kengen-e-anna-vissit-e-diell-16-04-2023/

    Reply
  • Tironci says:
    April 19, 2023 at 12:45 pm

    1 pyetje ka ngelur tani vetem:

    Kur do japi Top Channeli nje emision me kenge serbe?

    Reply
  • Tironci says:
    April 19, 2023 at 12:46 pm

    Marin Mema, ku ke gabuar ti ne edukimin e shkokeve dhe shoqeve te tua te Top Channelit?

    Reply
  • Tironci says:
    April 19, 2023 at 12:47 pm

    demo, ti je shume me inteligjent se sa ky debili Moisi Golemi.

    Reply
  • Moisi K@ri says:
    April 19, 2023 at 1:09 pm

    Shoku Moisi K@ri, na komento pak ate listen e ballistave hunbesa, apo nuk te vjen zeri, Hap vrimen e bythes se kushedi e kupton me mire. Fosile e nje kohe muti qe shyqyr zotit nuk kthehet me.

    Reply
  • mali says:
    April 19, 2023 at 1:23 pm

    Moisi ke kopjuar “Kocubej” nje kozak trim qe ne shpaten e tij ishte gdhendur:Kot mos e nxirr,pa lavdi mos e fut”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE
  • Sot seancë plenare, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend

Komentet e Fundit

  1. qesh e ngjesh on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  2. prehistoriku on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Gani USA on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  4. Protestusi on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  5. Z on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?