Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nënkryetari Sulaj dëgjesë në Baldushk, ftesë fermerëve: “Bëhuni pjesë e projekteve dhe eksportoni produktet tuaja”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Nënkryetari Sulaj dëgjesë në Baldushk, ftesë fermerëve: “Bëhuni pjesë e projekteve dhe eksportoni produktet tuaja”
Komunitet

Nënkryetari Sulaj dëgjesë në Baldushk, ftesë fermerëve: “Bëhuni pjesë e projekteve dhe eksportoni produktet tuaja”

Published: September 6, 2025
Shpërndaje

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Blendi Sulaj zhvilloi një dëgjesë publike në Baldushk, ku theksoi rëndësinë e zhvillimit rural dhe mbështetjen për fermerët dhe blegtorët e zonës.

“Baldushkun e njoh mirë. Është një nga fshatrat më të bukur që ka sot jo vetëm Tirana, por edhe gjithë Shqipëria”, tha Sulaj

Ai nënvizoi se fokusi i bashkisë është që të gjithë produktet e zonës të jenë konkurruese dhe të promovohen në tregjet në vend dhe më gjerë.

- Publicitet -

“Produktet e zonës duhet të jenë konkurruese, të shiten dhe të konkurrojnë edhe me produktet e importit. Vetëm duke u bërë pjesë e projekteve që kemi krijuar, mund të arrijmë këtë”, tha Sulaj.

Më tej ai theksoi mbështetjen konkrete nga bashkia dhe partnerët për fermerët, ndërsa u bëri apel që të aplikojnë.

“Bashkia e Tiranës ka grante për biznesin e vogël në zonat rurale dhe mbështet çdo iniciativë. Përmes partnerëve mund të merrni makineri bujqësore; fondet janë të hapura për t’u përfituar. Nuk është vetëm ndihmë që japim ne, por ndihmojmë njëri-tjetrin. Vetëm kështu produktet që dalin nga zonat rurale të Tiranës mund të jenë konkurruese jo vetëm në Shqipëri, por edhe për eksport. Regjistrohuni si fermer, aplikoni, bëhuni pjesë e projekteve dhe do të përfitoni shumë nga ndihmat që ju vijnë. Nuk është diçka që po jua jep shteti për t’u ndihmuar, ju e meritoni sepse shumicën e punës e bëni vetë”, sqaroi nënkryetari.

Në përfundim, Sulaj shtoi se të gjitha problematikat, nga ato më të voglat tek më të vështirat, do të zgjidhen nëse punohet me bashkëpunim: “Fokusi ynë është zhvillimi rural dhe mbështetja maksimale për fermerët dhe bujqësinë.”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 27 tetor 2026
  • Fatos Tarifa: Autoritarizmi nuk vjen gjithnjë me çizme
  • ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  • Botën e ndryshojnë idetë, jo paratë: Çfarë i mëson Beogradi Tiranës
  • Kremlini pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhje: Shpresojmë të ruajmë akoma marrëdhëniet me Serbinë

Komentet e Fundit

  1. per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  2. Katiu on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Vili on Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
  4. As shahist, as poet... on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  5. Fjalë me vend on Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?