Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nëse Ukraina shpërbëhet, rrezikohen 10 mln refugjatë! Shumica e tyre do të shkonin në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nëse Ukraina shpërbëhet, rrezikohen 10 mln refugjatë! Shumica e tyre do të shkonin në Europë
AktualitetBote

Nëse Ukraina shpërbëhet, rrezikohen 10 mln refugjatë! Shumica e tyre do të shkonin në Europë

Published: February 12, 2024
Shpërndaje

Në një skenar potencial në rast të shpërbërjes të Ukrainës, 10 milionë vetë do ta braktisnin vendin, sipas disa qarqeve të sigurisë në Gjermani. Shumica e refugjatëve do të vinin në Europë.

Rreth 10 milionë ukrainas do ta braktisnin vendin në rast të shpërbërjes potenciale të Ukrainës, shumica e refugjatëve do të vinin në Europë. Gjermania do të ishte një destinacion kryesor. Kjo është një prognozë e qeverisë gjermane, sipas gazetës “Welt am Sonntag”, e cila i referohet si qarqeve gjermane të sigurisë, ashtu edhe disa parlamentarëve. Por Ministria e Punëve të Brendshme në Berlin dhe Policia Federale të pyetur për këtë janë përgjigjur, se nuk duan të japin prognoza për zhvillimet e migracionit, shkruan agjencia e lajmeve AFP.

Politikani i CDU, Roderich Kiesewetter e shikon sot Europën më shumë se kurrë më parë para përgjegjësisë që duhet të marrë për Ukrainën. Vendet mbështetëse të Ukrainës duhet të rrisin ndjeshëm ndihmën ushtarake për Ukrainën sidomos para hezitimit amerikan. “Nëse ne nuk e ndryshojmë strategjinë tonë të mbështetjes për Ukrainën, skenari “worst case i një eksodi masiv nga Ukraina dhe një zgjerim i luftës drejt vendeve të tjera të NATO-s bëhet më realist. Atëherë 10 milionë refugjatë janë supozimi më i vogël”, ka thënë Kieseweter për “Welt am Sonntag.

Edhe studiuesi i migracionit, Gerald Knaus e ndan këtë qëndrim. “Nëse Ukraina e humbet luftën, mundet që të vijnë në BE më shumë se 10 milionë refugjatë. Që tani kjo është lëvizja më e madhe e refugjatëve në Europë që nga vitet 1940-të.”

Borxhe të reja në BE për Ukrainën?

Kurse Michael Roth (SPD), kryetar i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut paralajmëron, në rast se mbështetja e deritanishme nuk do të mund të mjaftonte. Nëse SHBA edhe më tej nuk do të jenë përkrahëse të Ukrainës, duhet që Europa të rrisë mbështetjen.

“BE duhet në këtë rast të mendojë për marrjen e borxheve të reja, e para për të financuar në plan afatgjatë buxhetin ukrainas dhe rindërtimin, e dyta të rrisë sa më shpejt prodhimin europian të armatimit dhe e treta të blejë prodhime luftarake, sidomos municion jo vetëm në Europë, por edhe në tregjet botërore.”

Ndërkohë Bundeswehri do t’ia ofrojë disa kompetenca ushtarake NATO-s, sipas inspektorit të përgjithshëm të ushtrisë, Carsten Breuer, më vonë se ishte planifikuar. “Duhet të jemi të sinqertë në të gjitha nivelet”, tha Breuer për “Welt am Sonntag”. Disa gjëra ushtria gjermane mund t’i ofrojë tani, të tjera “vetëm pas tre ose katër vjetësh”, citon agjencia AFP funksionarin e Bundeswehrit.

Megjithë problemet aktuale, qeveria gjermane është e mendimit, se Ukraina i ka mjetet ushtarake dhe financiare për të ruajtur mbrojtjen dhe stabilitetin deri në fund të vitit 2024. Por si shërbimet e inteligjencës në Gjermani edhe analistët perëndimore nuk presin më këtë vit suksese të mëdha në front.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shkencëtarët paralajmërojnë për një “Super El Nino” në fillim të dimrit
  • Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, publikohet foto e dy prej viktimave
  • Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?
  • Zjarret në vend: 25 vatra në 24 orë, 4 ende aktive, vijon beteja në Dajt, Priskë, Mirditë eTërbun
  • “Në shënjestër bazat amerikane në Bullgari dhe Qipro”, FT: Irani kërcënon zgjerimin e luftës në Evropë

Komentet e Fundit

  1. Analiza on Anatomi e një rendi të rënë
  2. ? on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. demo on Sa duhet t’i qëndrojë besnik filmi një kryevepre letrare?
  4. Dashi on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  5. xxx on Turisti 20-vjeçar gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?