Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: New York Times për Kadarenë: Shkrimtari që futi vendin e vogël ballkanik në hartën e letërsisë botërore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > New York Times për Kadarenë: Shkrimtari që futi vendin e vogël ballkanik në hartën e letërsisë botërore
KultureLajmi i fundit

New York Times për Kadarenë: Shkrimtari që futi vendin e vogël ballkanik në hartën e letërsisë botërore

Published: July 1, 2024
Shpërndaje

Ismail Kadare, novelist e poeti shqiptar që futi vendin e vogël ballkanik në hartën e letërsisë botërore, ka vdekur sot në Tiranë në moshën 88- vjeçare.

Vdekja u konfirmua nga kreu i shtëpisë së tij botuese Onufri, Bujar Hudhri, i cili tha se ai pësoi arrest kardiak dhe vdiq në spitalin ku u dërgua në Tiranë.

Në karrierën e tij letrare prej më shumë se gjysmë shekulli, Kadare shkroi dhjetëra libra, koleksione poemash dhe tregime të shkurtra.

- Publicitet -

Ai u bë i famshëm me romanin e tij të parë në 1970, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, i cili u përkthye fillimisht në Frëngjisht dhe kritikët e quajtën ‘kryevepër’.

Kadare ka qenë disa herë i nominuar për çmimin Nobel por pa arritur ta marrë atë, duke konkuruar me emra të letërsisë si Gabriel García Márquez e Philip Roth.

New York Times shkruan se Kadare është krahasuar shpesh me Kafka, Kundera e Orwell. Në tre dekadat e para të karrierës së tij ai jetoi e shkroi në Shqipëri, kur vendi ishte nën diktaturën e ashpër të liderit komunist Enver Hoxha.

Për t’i shpëtuar persekutimit në vendin me rreth 6,000 disidentë politikë të ekzekutuar dhe 160 000 të dërguar në kampe përqendrimi, Kadare duhet të bënte kujdes në madh në shkrimet e tij.

Ai ishte anëtar i sindikatës së shkrimtarëve. Romani i tij “Dimri i Madh” konsiderohet si një nga portretizimet më të favorshme të diktatorit Hoxha dhe më vonë Kadare ka thënë se e shkroi të ta zbutur atë që ta shihte më sy të mirë.

Ndërsa në romane të tjera si “Pallati i Ëndrrave” (1981), shkrimtari në mënyrë subversive sulmonte diktaturën me anë të alegorise, satirës, legjendës e mitologjisë.

Kadare “është një interpretues i madh i psikologjisë dhe fizionomisë së shtypjes shtetërore”, shkruante Richard Eder në rrjetin The New York Times në 2002.

Pas studimeve në universitetin e Tiranës, Kadare fitoi një bursë për në universitetin Gorky në Moskë, të cilin më vonë e përshkruante si “një fabrikë dogmash në shkollën e realizimit socialist”. Romani i tij Gjenerali i Ushtrisë së vdekur e bëri atë të njohur në botë dhe në vitin 1965, autoritetet ndaluan tregimin e tij të dytë “Përbindëshi,” menjëherë pas publikimit në një revistë.

Fama e papritur e Kadaresë tërhoqi vëmendjen e diktatorit dhe për të zbutur mbikëqyrjen e regjimit, Kadare thotë se shkroi “Dimrin e madh” në 1977), ku lavdërohej ndarja e ‘guximshme e Hoxhës me Bashkimin Sovjetik në 1961.

Kadare thotë se kishte tre mundësi zgjedhjeje: “Të mbronte besimet e tij, që do të thoshte vdekje, heshtje totale, apo t’i bënte një homazh regjimit në formë rryshfeti për ta lënë të qetë”.

Për të mbrojtur punën e tij nga manipulimi i regjimit në rast vdekjeje, Kadare thuhet se ka nxjerrë fshehurazi jashtë Shqipërisë dorëshkrimet e tij, duke ia dërguar publikuesit francez Claude Durand, i cili ka udhëtuar disa herë në Tiranë.

Duke shkruar për të në 1997 në artikujt e New York Review of Books, historiani i Oxford, Noel Malcolm, vlerësonte intensitetin e atmosferës së Kadaresë, por kritikonte refuzimin e kritikave.

Malcolm paralajmëronte Kadarenë se “Autori proteston shumë dhe redaktimet e volumeve të tij vetëpromovuese, mund të dëmtojnë reputacionin e tij me kritikët”. Ai shtonte se punimet më të mira të Kadare ishin shkruar “në një tjetër kontekst, më njerëzor e më mitik nga çdo tip arti ideologjik”.

Ndërsa në një përgjigje të vrazhdë Kadare akuzonte Malcolm për ‘arrogancë kulturore’ ndaj autorit të një vendi të vogël.

“Të flasësh kështu me një shkrimtar të vendi të vogël është mentalitet kolonialist”, ishte përgjigjur Kadare në ‘New York Review of Books’.

Pas rënies së komunizmit Kadare vijoi të shkruante për terrorin komunist, duke i përshkruar shqiptarët që jetonin në Evropën e shekullit të 21, si të ndjekur nga makthet e gjakmarrjes , legjendat e mitologjia.

Opinionisti Charles McGrath shkruante në ‘The Times’ në 2010 se Kadare nuk shkruan dot “asgjë që të mos jetë interesante.”/New York Times/

i.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?
  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim

Komentet e Fundit

  1. E on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  2. Fjala on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Abdiel Pollard on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. golda mayer on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?