Autoritetet shqiptare kanë nisur një hetim për korrupsion ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ka marrë shërbimet e konsulentëve amerikanë për të luftuar në Uashington.
Prism Group, një kompani e njohur lobimi në Shtetet e Bashkuara do të lobojë për llogari të Ahmetajt në Uashington.
“Prism Group, në emër të klientit, Arben Ahmetaj dhe Erjola Flamur Hoxha, synon të angazhohet në aktivitetet politike për të edukuar politikëbërësit mbi akuzat e rreme kriminale të drejtuara ndaj klientit nga Qeveria e Shqipërisë”, thuhet në marrëveshjen e nënshkruar mes Ahmetajt dhe Prism.

Sipas dokumentave të depozituara në departamentin e Drejtësisë në SHBA, marrëveshja do të ketë një afat prej 6 muajsh nga 15 Janari deri në 15 Korrik të këtij viti.
Në këmbim, Ahmetaj së bashku me familjarët e tij do të paguajnë në total 150 mijë dollarë për shërbimet e kompanisë amerikane të lobimit, nga të cilat 50 mijë menjehërë, ndërsa pjesa tjetër me këstë mujore.
Shërbimet
Sipas tekstit, kompania amerikane do të kryejë shërbimet e mëposhtme për llogari të Ahmetajt:
Këshilla për të drejtat ligjore, politike dhe njerëzore të Klientit dhe shkeljet e këtyre të drejtave nga qeveria dhe aktorët politikë në Shqipëri;
Lobim drejtpërdrejt në Qeverinë e SHBA-së (departamentet dhe agjencitë e degës ekzekutive federale dhe Kongresin) për çështjet në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri, përfshirë programet e ndihmës së huaj, korrupsionin zyrtar, mbështetje ekonomike dhe tregtare, ndihmë ligjore dhe drejtësie, dhe partneritete të ndryshme rajonale;
Do të zhvillojë marrëdhënie me aktorë të tjerë të interesuar për të mbështetur qëllimet e këtij projekti.
Do të kryejë takime të rregullta javore (dhe përditësime me shkrim) me Klientët për t’i informuar ata për aktivitetet e Kompanisë në lidhje me to.
“Grupi Prism parashikon kontaktimin e elementëve të degës ekzekutive dhe legjislative të qeverisë së SHBA-së në zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, thuhet në dokumentin e depozituar në FARA.
j.l./ dita

“Koha është e Ben Ahmetajve, por Atdheu i Shqiptarëve.”
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!
Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!
Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!
Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!
Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!
A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!
Ne Shqiperi nuk kemi mundesi te paguajme nje avokat nga Lushnja. Bosi Ahmetaj puneson nje studio te tere me avokate lobiste amerikane dhe vegjeton “nderkohe” ne lluksin e Zvicres.
zv keywminister i ramazonit, me thoni nje qeveritar qe nuk vjedh? Spaku bashke me kuvendin duhen futur ne gomone dhe ti shtyjme ne afrike.
Nga xhepi i kujt do i pagojë tufën me dollaro? Sa para ka deklaruar në gjendje? Sa e ka pasur rrogen, sa vite ka punuar, hiq shpenzimet, hesapi i qërruar, punë e mbaruar. Me që e kërkoi vetë gjatë inskenimit me palo intervistën, SPAK-u të vihet urgjentisht në kërkim të parasë, pa qënë nevoja të presë urdhra nga lart, Le një herë që ai atje lart e ka mendjen për dekore dhe inovacione.
NQS je shqiptar i vertete mos presso SPAK-un qe perballet me shume veshtiresi,dhe qe eshte shpresa e te ardhmes sone!
150 000 dollar! Pagesa per te ruajtur milionat e grabitura nga buxheti I shtetit!
Shqiperia eshte shume e pasur po vidhet vidhet nga bandita..nga 3 Tava te medha te partive politike PD-PS-LSI
Te 3 keto tava jane te mbushura plot me para te vjedhura qe Shteti Drejtesia SPAK nuk I kap dot !
–
Te gjithe hajdutet politikane ministra ish ministra jane bere bashke ! Ne nje front !
Duhen jo vetem ahmetaj por duhen edhe koka edhe tahira dhe xhafa por keta tjetet duhet te flasin si ahmetaj vetem keshtu del surrati i vertete i atyre qe qeverisin kur flasin ata te perjashtuarit nga mbrenda
Po te fladin te gjithe ska makineri baltosje qe i mbulon
Sa per te qeshur , do loboje ne SHBA , o qelbesire qe te vjen era bajge si dhe po e kunderbon me kete ere te qelbur edhe qytetin e bankiereve ne Zvicer, kujton ti se SHBA do te te mbroje ty , duke iu kundervene SPAKU-t te cilet e ndertuan, financojne dhe e mbeshtesin , prandaj o plehre mos i harxho kot leket e vjedhura ketij vendi
Arben KRYE KUSAR Ahmetaj éshté PIDH ROBSH 24 KARAT , DOBIÇ Ferrash , KRYE GRABITQAR , KRYE BANDIT , KRYE HAJDUT , KRYE PIDH MOTÈR , KRYE FUNDÉRRINÉ , KRYE HORR , KRYE BATAKÇI , KRYE MASKARA , GJAK PIRÈS Fémijésh SHQIPTARÈ , GJAK PRISHUR i PÉSHTIRÉ !!!
JU béj thirrje gjithè HAJDUTÉVE tè GLOBIT tè gjejnè sa mé SHPEJT vend banimin e Arben Ahmetaj , dhe ta GRABISIN PA MÉSHIRÈ !!! TÉ DASHUR HAJDUTÈ GRABITENI dhe PLAÇKITENI Banesén e KRYE HAJDUTIT Arben Ahmetaj , sepse poshtè DYSHEKÉVE do gjeni mbi 10 MILION €URO , DOLLARE $ dhe FRANGA ZVICERANE !!!!!!
Gjithashtu né Shtépiné e KRYE KUSARIT Arben Ahmetaj do gjeni me Qindra LINGOTA FLORIRI 24 KARAT
o ti Pekmezi, ta them une ku e ka shtepine Ahmetaj.
Shtepine e pare e ka ne godinen e Qeverise ne Kerministri
Shtepine e dyte e ka ne Parlament
dhe Shtepine e trete e ka ne Surrel
More, po mire ky hajduti Ahmetaj, qe pasi ka vjedhur shqiptaret mbare e prape, me paret e vjedhura paguan lart e poshte per ti shpetuar denimit, por problemi shtrohet, a jane ne gjendje shqiptaret te nxjerrin nga gjiri i tyre njerez te afte, te ndershem, trasparente, te moralshem, korrekt per te qeverisur ? Se edhe pararendesit e ketij krimineli te siper permendur kane bere te njejten gje. Shikojeni ate kriminelin tjeter nga ballkoni, qe ben thirrje per revolucion!!! Cfare revolucioni don te beje ky shkarravine ? A e ka idene ky analfabet i politikes, se c’eshte revolucioni ? Revolucioni politik behet nga njerez qe kane ide politike te ndryshme nga ato ekzistentet, kane nje program politik te detajuar, jane njerez qe s’kane qene kurre ne pushtet dhe qe aspirojne te vijne ne pushtet per te aplikuar metoda te reja qeverisjeje, per te miren e komunitetit. Ne rastin e Saliut, ky ka qene ne pushtet ne funksionet me te larta disa here, me rezultate, eshte pak te thuash disaster. Dihet se cfare mund te beje Saliu si politikan, te mbledhe te dhena per pjestaret e tjere te partise, dhe ne rast mendimi kunder ti dhunoje, ti shantazhoje me difektet e tyre te se kaluares, ti keqtrajtoje ata dhe pjestaret e familjeve te tyre. Kjo eshte politikeberja e Saliut, as me shume e as me pak se sa ajo qe i kishin mesuar “ustallaret” e dikurshem kur ishte sekretar partie, “puna me njerezit”.
Sot qe i ka ardhur veza ne …. i ben thirrje njerezve te ngrihen kunder drejtesise se re SPAK, sepse keta te fundit po e inkriminojne ate dhe pjestaret e familjes, per krimet dhe vjedhjet e bera njerezve, popullit.