Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reforma Territoriale, forcim i centralizimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Reforma Territoriale, forcim i centralizimit
Kryesoreopinion

Reforma Territoriale, forcim i centralizimit

Published: July 31, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Deklaratat dhe draft-idetë e reja për një riorganizim të radhës territorial në Shqipëri – këtë herë nëpërmjet shkrirjes së mëtejshme të një sërë bashkive të vogla – po shiten publikisht me të njëjtën retorikë si në vitin 2014: “eficiencë financiare, ulje e kostove administrative dhe përmirësim shërbimesh”.

Në pamje të parë, logjika teknokratike duket bindëse. Shumë bashki sot shpenzojnë pjesën dërrmuese të buxhetit vetëm për rroga të një aparati të fryrë zyrtarësh, ndërsa investimet në infrastrukture apo shërbime bazë janë thuajse zero. Por pas kësaj faqeje arsyetimi financiar, fshihet një prirje e kahershme politike: përqendrimi i mëtejshëm i pushtetit në një dorë të vetme.

- Publicitet -

​Nëse reforma e parë e uli numrin e njësive në 61 bashki, ajo nuk e rriti vetëqeverisjen vendore, por e ngushtoi atë. Në vend të decentralizimit të vërtetë, ku pushteti dhe buxhetet i afrohen qytetarit, Reforma e vitit 2014 e shndërroi bashkinë në një zgjatim ekzekutiv të kryeministrisë.

​Shkrirja e mëtejshme e bashkive sot nuk është gjë tjetër veçse vazhdimësi e këtij modeli.

Largimi i qytetarit nga vendimmarrja

Sa më e madhe të jetë harta e një bashkie dhe sa më larg të jetë qendra administrative nga fshatrat e periferitë, aq më shumë zbehet zëri i qytetarit. Komunitetet e vogla e humbasin edhe më tej përfaqësimin real dhe mbeten në mëshirë të prioriteteve të “qendrës”.

Varësia totale financiare

Në vend që t’u jepet bashkive autonomi e vërtetë fiskale, modeli i ofruar nga Rama i mban ato plotësisht të varura nga grantet e pushtetit qendror. Zvogëlimi i numrit të njësive thjesht e bën më të lehtë kontrollin e kontrollorëve nga Tirana.

Administratorët në vend të kryetarëve

Kur një bashki shtrihet në dhjetëra kilometra pa burime financiare autonome, kryetari i bashkisë pushon së qeni një udhëheqës lokal i zgjedhur dhe kthehet në një prefekt të ri, detyra kryesore e të cilit është zbatimi i urdhrave të qeverisë qendrore. ​Logjika e eficiencës apo e digjitalizimit nuk mund të përdoret si alibi për të reduktuar demokracinë lokale.

Nëse një bashki nuk funksionon, zgjidhja nuk është domosdoshmërisht fshirja e saj nga harta, por reformimi i dështuar i skemës së financimit dhe prerja e fijeve të varësisë politike nga Tirana.

Modeli që ofron PS e Ramës nuk e fuqizon pushtetin lokal. Ai e zëvendëson atë me një strukturë burokratike hiper-qendrore. Në vend të decentralizimit që kërkon standardi evropian, zgjidhja e propozuar është hapi i radhës drejt kontrollit absolut administrative.

Ajo që e bën këtë tablo mëse mjerane dhe thellësisht katundareske është se fati i të gjithë vendit, i çdo komuniteti e krahine, u dashka të varet nga humori, teke-tekstet dhe fiksimet e një njeriu të vetëm. Edhe sikur të kishim të bënim me ndonjë gjeni të papërsëritshëm, përsëri gabimi dhe abuzimi do ishin të pashmangshëm.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    July 31, 2026 at 7:15 am

    Kjo Migena,Sikurse SPAK(SaliSKAP),dëgjojnë vetëm Salisërbin 67 nga ZYRA:
    -Fakti që shkurtimi në 61 bashki më 2014,nuk e vlejti,do të thot se shkurtimi bashkive duhej bër më tepër.
    -Tanimë Rama i shkurton në 46 dhe Saliu i shton në 100,Zonja nuk e përmënd,Pasi ka ngrën 1 lugë çorbë të prishur nga ARGITA SALI.!
    -Ps po shfaq e vetme konturin e pushtetit lokak për operim më tej,ndlrsa BANDA E PD,nuk shkon në komisione dhe Kuvënd për të dhën opinionin e saj..
    .. Dhe,kjo jo pa qëllim: Ne këtej nga Mallakatra TRIME THEMI “. TJA LËM NË DERË DOBIÇIN E DËSHTIMIT.”!
    ..Ky nuk është rasti vetëm e opozitës mjerane dhe militantve odiot të saj nga 1992 në 9 zgjedhje humbje.!
    -Ky variant i PS,përafrohet me KOMITERET EKZEKUTIVE TË DIKURSHME.
    -Migenën e KO,e shqetson pse EDI RAMA ËSHTË AKOMA KM I VËBDIT,PASI AI DO TË MBAJË NËN TUTELË EDHE BASHKIT E VËNDIT.Sipas saj Bashkit 100 % duhet ti drejtoi OPOZITA,QË ME LIGJIN 24/1 TË DEGJENEROI PO 100 % ADMINISTRATËN SHTETRIRE.
    ● Ndaj,Qeveria që zgjidhet nga populli të drejtoi vëndin të hartoi ligje ml të mira në intres të Qytetarve dhe jo pushtetarve makutër,ku Kryetar,Magjistrat e deputet..kanë vjedhur nga 1992 mbi 500 mild.$ pa ju sekuestruar nga DRJTËSIA E TIPIT GJIN GJONI,Duke e lënë vëndin më të varfrin në Europë e botë…
    …Dhe,Kjo nuk ndodhi nga 2013,por nga 1992,sipas udhëzimeve të EVROPIT(PPE të djathtë ekstremiste mike e Saliut),KU TERRORISTI FREDI BELERI BËN LIGJIN KUNDËR SHQIPËRISË NË BE,PE.!
    EL NEWS ALBANIA
    FLM DITA

    Reply
    • ¿? says:
      July 31, 2026 at 10:11 pm

      Papapa, sa koqe gomari jeni ju nga Mallakastra trime.

      Reply
  • 1thundrak says:
    July 31, 2026 at 10:23 am

    Pd dhe ps qihen ne bythe me njeri tjetrin, bashkohu dhe ti niko peleshbythe.

    Reply
  • info analitike says:
    July 31, 2026 at 2:04 pm

    Kriekaqoli po përjeton fazën e fundit të diktatorëve me të gjitha paranoja e frikërat për humbjen e pushtetit ndaj dhe po përpiqet të përqendrojë gjithcka nën kontrollin e tij duke eliminuar hallkat e shumta qe kalojnë nga kontrolli lokal tek ai qendror. Pastaj janë llogaritjet që bashki e zona i fluence të disa oligarkëve miq të kontrollohen nëpërmjet tyre. Të japësh koncesione 99 vjeçare kur pushtetin e ke 4 vjeçar apo qoftë edhe 16 vjeçar është skandaloze. Ku është kolonel Mazllami? Pse nuk reagojnë më “atdhetarët” ?

    Reply
  • genta says:
    July 31, 2026 at 10:33 pm

    kot qenkan munduar ata te komisionit, ja Migena e zgjidhi per 5 minuta,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • EMRI: Ndërron jetë një i dënuar në burgun e Fierit, çfarë dyshohet
  • Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  • Shuhet ikona e muzikës ‘country’, Dolly Parton. Zbulohet shkaku
  • Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  • Rama pas takimeve në Pogradec njofton mbledhje me drejtuesit politikë dhe ministrat të premten

Komentet e Fundit

  1. Turi qe sta nxuri on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  2. Krimi lindi më 1992. on Krimi i organizuar në turizëm
  3. I.Troplini on Del LETRA: Demokratët kërkojnë hetimin e Jared Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun
  4. Lidhje Rusi - Iran on Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
  5. TemO on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?