Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga bizneset te bizhuteritë e makinat luksoze, SPAK sekuestron 25 pasuri të grupit kriminal në Belgjikë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Nga bizneset te bizhuteritë e makinat luksoze, SPAK sekuestron 25 pasuri të grupit kriminal në Belgjikë
KronikeLajmi i fundit

Nga bizneset te bizhuteritë e makinat luksoze, SPAK sekuestron 25 pasuri të grupit kriminal në Belgjikë

Published: August 1, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 25 pasuri që i përkasin një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë për vjedhje në bashkëpunim. Pasuritë e sekuestruara të cilët dyshohet se vijnë nga veprimtaritë e jashtëligjshme janë në pronësi të shtetasit me iniciale D.D dhe pesë familjarëve të tij.

SPAK bën me dije se ka sekuestruar: subjektin tregtar “Guard Security”, 3 makina dhe 3 motorë, para cash (77,360 €; 2,055,000 lekë; 1,150 £), 52 ora të markave të ndryshme, mbi 35 bizhuteri, 32 monedha ari, 2 laptopë, 5 iPad dhe 8 aparate fotografike.

Në njoftimin e mëposhtëm theksohet se sendet me vlerë, si ora, bizhuteri, monedha ari, automjete dhe mjete motorike janë sekuestruar më parë në kuader të ekzekutimit të kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve për llogari të kërkesave për ndihmë juridike të autoriteteve belge.

- Publicitet -

Njoftimi i plotë: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 11, datë 16.06.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj D.D dhe familjarët e tij, D.S., B. A., A. H, L.V., dhe D. H.

Këta shtetas janë subjekte të hetimit pasuror sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar (ligji nr. 10192, datë 03.12.2009) pasi rezultojnë të dënuar në Mbretërinë e Belgjikës  për veprat penale të “Vjedhjes”, në bashkëpunim në formën “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar në legjslacionit tonë penale sipas neneve 134, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Bazuar në dispozitat e ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 janë identifikuar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të personave nën hetim pasuror dhe të personave të lidhur me ta, të cilat sipas hetimeve të deritanishme rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohen se janë rezultat i veprimtarisë kriminale së tyre.

Pasuri të sekuestruara:

Pasuri të paluajtshme: 9

Subjekte tregtare: 1 (“GUARD SECURITY”)

Automjete dhe mjete motorike: 6 (3 automjete + 3 motorë)

Shuma monetare: Euro: 77,360 €

Lekë: 2,055,000 lekë

Paund britanik: 1,150 £

Orë dore të markave të ndryshme: 52

Bizhuteri: mbi 35 copë

Monedha ari: 32

Pajisje elektronike: 15 Laptopë: 2
iPad: 5

Kamera/aparate fotografike: 8

Theksojmë se sendet me vlerë, si ora, bizhuteri, monedha ari, automjete dhe mjete motorike janë sekuestruar më parë në kuader të ekzekutimit të kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve për llogari të kerkesave për ndihme juridike të autoriteteve belge.

Për ekzekutimin e sekuestros u kryen veprimet nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, së bashku me Administratorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Tiranë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Vk says:
    August 1, 2025 at 8:16 am

    E Karin karin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet
  • Kthimi i vendimeve të KPA nga Strasburgu, kush do ta paguajë faturën e paaftësisë?
  • Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
  • Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
  • Kryebashkiakët e rretheve “punojnë” nga Tirana, Rama: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë

Komentet e Fundit

  1. Detari on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. labi on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. Protes Protestuesi qe nuk heq dore nga protestarotesta on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. @labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  5. demo on Mosbesimi dhe teoritë e komplotit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?