Policia ka zbardhur ngjarjen tronditëse të ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut në Mat, ku u gjet i vrarë 23-vjeçari Renis Dobra.
Petrit Çakri, është njëri nga personat e arrestuar për vrasjen dhe mbytjen e Renis Dobrës pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit. Çakri u arrestua sot në Lekbibaj të Tropojës, ndërsa për këtë ngjarje u prangos edhe Fatjon Bushgjoka në Tiranë.
Por ky i fundit rezulton të jetë dhe një nga dëshmitarët kryesorë të vrasjes së ish-deputetit të PD Azem Hajdari, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, jashtë selisë së PD.
Por çfarë dëshmonte ai për vrasjen e Azem Hajdarit 27 vite më parë?
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ai ka treguar me detaje gjithë çfarë ka parë përgjatë asaj ditë, si dhe në momentin e ekzekutimit, duke përmendur me emër dhe mbiemër të gjithë personat e pranishëm.
Sipas tij “në kohën që Azem Hjadari ndodhej në mesin e rrugës afër makinës Tipo, ka zbritur nga dera e pasme nga krahu i shoferit vëllai i Ismet Haxhisë, i quajtur Izet Haxhia i cili ka shkëmbyer fjale me zë të lartë me Azemin.
Pas ngritjes së zërit ata dhe janë shtyrë me njëri tjetrin dhe pas kësaj kam parë se aty janë afruar të gjitha makinat që përmenda.
Nga makina Fiat Tipo Policia BC203 ka zbritur nga sedilja e parë e pasagjerit, Fatmir Haklaj me automatik në dorë dhe i veshur me rroba laramane ushtarake.
Nga makina tip Nisan Terana ka zbritur Jaho Mulosmani me automatik në dorë i veshur me kostum dhe një djalë i shëndoshë me mustaqe që me sa di unë është nga Nikla e Fushë- Krujës.
Ai kishte mitraloz të lehtë në dore. Këtij personi nuk ja di emrin por di që sa herë vinte në Tropojë dilnin dhe e prisnin shumë makina te trageti. Nga makinat kanë zbritur thuajse të gjithë personat që kam përmendur më lart me përjashtim të Sejdi Demës dhe atij me mbiemrin Bashuka.
Gjithashtu kujtoj se dhe Fatmir Daka nuk ka zbritur nga makina. Të gjithë personat u afruan të vendi ku ndodhej Azemi dhe Izeti.
Për rreth 2 minuta janë shkëmbyer debate me zë të lartë. Fillimisht pas kësaj kam dëgjuar disa të shtëna pistolete sipas meje dhe pas tyre breshëri të gjatë automatiku”.
Pjesë nga dëshmia 27 vite më parë:
I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit, Petrit Çakri, ka deklaruar:
Kujtoj se ditën që u vra Azem Hajdari po zbrisja me makinën time tip “Foer Siera” nga Pallati i Brigadave për në drejtim të Tiranës.
Duhet të ketë qenë pas orë 14:00, kur pashë se në lavazhin që ndodhet në krahun e poshtëm të hotel …, pronë e shtetasit Ndue Gjeloshi, po laheshin makinat e mëposhtme makinë Mitsubisht Pajero me targë … që i përkiste shefit të komisariatit të Tropojës Fatmir Meta, dy makina Mercedes njëri ishte e tipit 190 me ngjyrë të zezë tip sportiv, që dikur ishte pronë e Ndue Gjeloshit.
Nuk mund të them se kujt i përkiste në atë kohe dhe Mercedesi tjetër ishte tip 240 i vjetër me targe …. me ngjyrë bari që ishte pronë e një djali me mbiemrin Selimi dhe që ishte kunati i Isa Kernaja. Pasi pashë këto makina e kuptova se cubat nga Tropoja vërtetë kishin ardhë në Tiranë.
Unë ika duke parë punët e mia në drejtim të Tiranës andej nga e kisha rrugën. Nuk kujtoj se më ke kam qenë në makinë në këtë kohe. Nuk mund të kujtoj saktë por rreth orës 17.30-18.00 kam qenë duke kaluar po me makinën time që e përmenda me lart në afërsi të selisë së PD.
Kam qëndruar në një lokal që ishte në lulishten në vendin ku më pas u vra Azem Hajdari, lokal i cili quhej “Hanover”. Më bëri përshtypje se një pjesë e makinave që i kisha parë lart te lavazhi, i pashë përsëri të parkuara në afërsi të selisë.
Në këtë situate mendova se do të ishte mirë që ti mbaja nën kontroll në largësi me shikim të lirë. Nga një kafe ku unë qëndroja zakonisht dhe që quhej “Hanover” dhe që ishte në krahë të djathtë të selisë së PD kur je përballë saj në një lulishte nga ana e ushtarit të panjohur, u ula në verandën e katit të parë dhe përballë kisha lulishten dhe isha tamam përballë lokalit të Guxim Biberit. Aty i pashë me vemendje të gjitha makinat e parkuara sipas skicës që po ju paraqes dhe që po i shpjegoj më poshtë;
Në afërsi të trotuarit përballe lokalit të Guxim Biberit në krahun tjetër të rrugës ishte e ndaluar makina Fiat Tipo me targa Policia BC 203. Ajo kishte ndaluar me drejtim për nga hotel Drini. Në timon ndodhej shefi i policisë rrugore Ismet Haxhia në sediljen e parë të pasagjerit Fatmir Haklaj, ndërsa mbrapa nuk dalloja se makina ishte me perde. Rreth 10-15 m pas saj po në të njëjtin krah kishte qëndruar me drejtim të kundërt foristrada e Fatmir Metes, ku kam njohur që në timon ka qenë Jaho Mulosmani dhe njeriun tjetër i ri me flokë të gjata.
Këtë person e kam parë dhe herë të tjera me mbrapa që ngiste këtë makine Faqja 7 nga 29 gjatë kohës që shoqërohej me Fatmir Metën kur ky i fundit, ishte larguar nga Tropoja. Në krah të kundërt të këtyre makinave rreth 10 m mbi lokalin e Guxim Biberit ka qenë e parkuar një foristradë e tipit Nisan Terana me ngjyrë blu me drejtim për nga kafe “Aroma”.
Në këtë moment nuk kam parë se kush ka qenë brenda. Në trotuarin ku sot ndodhet kafe Dibra që është ngjitur me selinë e një partie të djathtë por që nuk e di se cila është ka qenë një Kamioncinë tip Tojota ngjyrë vishnje me karoceri me dy vende me targa Tiranë dhe që ishte pronë e shtetasit Sejdi Dema.
Në këtë makinë ishte vetë pronari i makinës në timon bashkë me një person tjetër nga Tropoja që e ka mbiemrin Bashuka.
Kjo ishte me drejtim për nga kafe Aroma. Rreth 10- m poshtë saj, pra nga krahu i Drejtorisë së Burgjeve, ndodhej e ndaluar me drejtim nga krahu i Drejtorisë, një Mercedes i zi për të cilin ju shpjegova se e kisha parë të lavazhi.
Në ketë Mercedes kam dalluar në timon Fatmir Daka e ndërsa në vend të parë Halil Haklaj, ndërsa mbrapa shtetasi Astrit Muldaka. Kujtoj se gjatë kohës që unë po sillesha rreth selisë së PD, diku përball restorant Bulica në trotuarin që ndodhej pranë tij , ndodhej i ndaluar Mercedesi me targë BC 0180 B që shpjegova më lart.
Këto makina nuk kanë mbajtur këtë renditje gjatë gjithë kohës por kanë bërë lëvizje të ndryshme. Unë vetë pasi kam pirë kafe kam dalë me makinën time dhe jam kthyer po në të njëjtin vend rreth një orë ose një ore e gjysëm më pas , pra rreth orës 19.30, por kujtoj se nuk ishte errësuar kur unë jam kthyer përsëri tek i njëjti bar.
U ula tek i njëjti vend tek bari që isha më parë dhe përsëri në verandë. Në këtë kohë kam vënë re që makinat që shpjegova me sipër ruanin pak a shumë të njëjtin vendndodhje. Rreth 20-25 minuta para se të vritej deputet Hajdari nga makina tip Pajero me targa BC 0500B ka zbritur Jaho Mulosmani dhe ka shkuar dhe ka hipur në automjetin Nisan Terano pa targa që ndodhej në krahun tjetër të rrugës.
Foristrada Pajero BC 0500B u largua duke marrë drejtimin nga xhamia e Tiranës. Është momenti të them se foristradën Nisan Terana e kam parë shpesh në Tropojë dhe ka qenë pronë e shtetasit Jaho Mulosmani. Në vendin ku më parë ishte parkuar makina Pajero BC 0500B, e cila u largua , u afrua dhe u parkua më pas Mercedesi ngjyrë bari 240 me targë BC 0180 B. Për më shumë se një orë asnjë nga këto makina nuk ka lëvizur nga pozicioni i vet.
Vetëm se kujtoj që herë pas herë nga xhamat e dritareve pak të hapura hidheshin bishta cigaresh. Gjatë kohës që po përshkruaj, lokali i Guxim Biberit ka qenë i mbyllur. Nuk di se sa ishte ora por në një moment kam parë se nga drejtimi i selisë së PD për në drejtim të vendqendrimt të makinës Tipo, po vinte Azem Hajdari i shoqëruar nga dy persona të tjerë.
Në kohën që Azemi ndodhej në mesin e rrugës afër makinës Tipo, ka zbritur nga dera e pasme nga krahu i shoferit vëllai i Ismet Haxhisë, i quajtur Izet Haxhia i cili ka shkëmbyer fjale me zë të lartë me Azemin.
Pas ngritjes së zërit ata dhe janë shtyrë me njëri tjetrin dhe pas kësaj kam parë se aty janë afruar të gjitha makinat që përmenda. Nga makina Fiat Tipo Policia BC203 ka zbritur nga sedilja e parë e pasagjerit, Fatmir Haklaj me automatik në dorë dhe i veshur me rroba laramane ushtarake.
Nga makina tip Nisan Terana ka zbritur Jaho Mulosmani me automatik në dorë i veshur me kostum dhe një djalë i shëndoshë me mustaqe që me sa di unë është nga Nikla e Fushë- Krujës.
Ai kishte mitraloz të lehtë në dore. Këtij personi nuk ja di emrin por di që sa herë vinte në Tropojë dilnin dhe e prisnin shumë makina të trageti. Nga makinat kanë zbritur thuajse të gjithë personat që kam permendur më lart me perjashtim të Sejdi Demës dhe atij me mbiemrin Bashuka.
Gjithashtu kujtoj se dhe Fatmir Daka nuk ka zbritur nga makina. Të gjithë personat u afruan të vendi ku ndodhej Azemi dhe Izeti.
Për rreth 2 minuta janë shkëmbyer debate me zë të lartë. Fillimisht pas kësaj kam dëgjuar disa të shtëna pistolete sipas meje dhe pas tyre breshëri të gjatë automatiku. Personat u shpërndanë duke hipur nëpër makinat nga kishin zbritur dhe kujtoj që Jaho Mulosmani dhe një djalë i ri që nuk e kam njohur dhe që ishte rreth 20 vjeç, kanë hapur deren e pasme të Nisan Terana ( pasi siç thashë më lart ku Nisan ishte me dy dyer) kanë marrë nga toka personin me mustaqe që kishte mitrolozin të cilin nuk e di pse kishte rënë në tokë, e kanë futur brenda në makinën Nisan dhe më pas janë larguar me shpejtësi për nga kafe Aroma.
Gjithashtu pas saj ka shkuar makina e Sejdi Demës me xhirim gomash po ashtu dhe Mercedesi ngjyrë bari. Fiati Tipo dhe Mercedesi 190 janë larguar në drejtim të hotel Drinit.
Me largimin e këtyre mjeteve dola nga lokali dhe shkova drejt e të vendi ku ndodhi përleshja. Ndalova makinën afërsisht në vendin ku më parë kishte qenë Mercedesi ngyrë bari, ndalova makinën për të parë se ç’kishte ndodhur. Unë në atë kohë pashë se ishin grumbulluar rreth 10-15 persona afër personave të shtrirë, të cilët po mundoheshin t’i ndihmonin.
Ju afrova një gruaje të gjatë që po dridhej nga frika të cilën po ta shoh e njoh dhënë pyete se çfarë ndodhi. Ajo më tha se kishin vrarë Azemin dhe dy të tjerë ndërsa një të katërt e kishin marrë peng të gjakosur.
Mora makinën time u ktheva mbrapsht. Në kohën që isha në vendin e ngjarjes në një dritare të katit të dytë të selisë së PD kam parë Sali Lushën.
Më pas jam larguar nga vend ngjarja në drejtim të pallateve 9- katshe.
Gjatë gjithë kohës ka qenë errësirë e plotë. Pik së pari një pjesë e personave sikurse i përmenda kanë dalë në mbështetje të Fatmir Haklajt, Jaho Mulosmanit, Izet Haxhisë dhe personit nga Nikla. Të tjerët kanë mbështetur personat e mësipërm pasi të gjithë janë larguar në të njëjtën kohë me nxitim nga vendi i ngjarjes dhe sëbashu nga sa di unë kanë marrë pjesë në shumë veprime të tjera të kundraligjshme. Unë nuk e di se cili ka qenë motivi i kësaj vrasjeje.
j.l./ dita

Cojeni ne te njejtin burg me Izetin se do kene ngel ca gjera pa u sqaruar.
Aitori shpjegon një ngjarje që dihet tashmë nga 90 % e popullit:
1.Azemi doli nga selia e PD me ndikim të shefit..”..Merru me Ata,ndryshe je bashkëpunues.”.!
2.Këtë ultimatum e ka dëgjuar sekretarja e shefit..Linda Iksani që u eleminua.
3.Dihet që Azemin e vrau FATMIR HAKLAJ(edhe
sipas motrës së tij AISHE),pasi nga kupola e PD i kishin vrar vëllain- SHKËLQIMI..!
4.Dihet gjithashtu se Azemi nuk ishte VRASËSI SHKËLQIMIT.!
5.Vrasja e 4 vëllezërve HAKLAj,nuk u bë se u vra Azemi,Por Ata ishin me PS,ME UÇK,ME KOSËVËN,DHE NUK ISHIN PËR LUTËN CIVILE VERIU KUNDËR JUGUT.!
6.DËMTIMI VOTREZAVE TË HAKLAJVE U BË PAS VDEKJES SË AZEMIT..
7.VRASJA E AZEMIT JU NGARKUA QEVERISË NANO..DHE JO PA QËLLIM: AZEMI NUK KËRKONTE TË BËHEJ K.MINISTËR POR KTYETAR I PD..!
8.PD NUK PO LËSHOET AS SOT PAS 34 VITESH,JO PA QËLLIM..!
9.Në Tropojë u vran mbi 200 djem për hakmarrje dhe HAKMARRSI,KANUNORI,HAJDUTI,VRASËSI.. DIHET TASHMË NGA TË GJITHË PËRVEÇ SPAK+GJKKO,QË NUK PO HETON AS HIROSHIMËN E GËRDECIT,21 JANARIN,KL.PARTIZANI ME 70 BANESA NË GJITHË RUROPËN,ÇEZ-DIA,etj.
KUSH DHE KUR DO I DALI ZOT VËNDIT.?
Asnje rendesi nuk kane rrenat e 27 viteve me pare te nje vrasesi ne korrik 2025.
Vrasja e Azem Hajdarit ishte nje vrasje e paralajmeruar politike dhe e tentuar disa here nga Partia Socialiste ne pushtet atehere.
Ndaj Hajdarit u kryen disa tentativa vrasjesh : U shti ndaj tij disa here me arme ne salle te parlamentit (e paprecedent ne asnje parlament te quajtur pluralist) nga deputeti i Partise Socialiste ku ai mbeti i plagosur.
Ndaj Azem Hajdarit u shti me arme ne ardhje te tij nga Shkodra e me pas ne Tropoje.
Ne 12 shtator 1998 Shefa Policie te POLICISE SHTETIT me Makina Policie te POLICISE SHTETIT erdhen nga Komisariati Tropojes dhe vrane Azem Hajdarin mu para selise PD ne mes Tiranes e u larguan pa u ndaluar nga askush per gjithe naten per ne Tropoje.
Edhe pse qeveria Socialiste kishte vene nje shperblim per informatorin per vrasjen, deklarimi i Sali Berishes ne darken e 12 shtatorit se vrasesit ishin Shefa te Policise Tropoje nuk u mor parasysh e ata Shefa Policie ndenjen neper poste derisa gjakmarrja e fiseve tjera atje i kositi te gjithe. Jaho Salihi (Mulosmani) i deklaruar si vrases i Azemit qe ne 12 shtator u arrestua e burgos vetem kur tere bashkepunetoret e tjeret u vrane per ta ruajtur nga hakmarrjet atje.
Vrasja Azem Hajdarit eshte vrasje Shteterore ku ishte Pushteti qe tentoi e pastaj e ekzekutoi nje deputet opozitar. E per turpin e atij Pushteti, vrasja u krye nga oficere te POLICISE SHTETIT mu ne mes kryeqytetit.
Bravo Teme, je me te vertete kapterr i zgjuar ! Na e sqarove me 5 fjale te gjithe ngjarjen ! Nuk na the se po Izet Haxhia çfar donte aty dhe pse debatonte me Azemin ? Ti duhet ti dijshe mire keto gjera.
SQARIM:
-Azemin e vrau FATMIR HAKLAJ,pasi ju vra vëllai-Shkëlqimi pas sherrit me malokun e trash në metingun e Tropojës.Aishe Haklaj tregon se Azemi u vra nga vëllai i Saj-Fatmiri dhe se Ai me shokë nuk erdhën nga Tropoja për Azemin.!!
-Izet Haxhia nuk ka dorë në vrasjen e Azemit,por mbaet në burg nga frika për hakmarrje,pasi nxori 38 krime të shefit të tij.
-Pjesëmarrja e Izetit në sherr me Azemin është bërë..ÇDO AI ATY..(siç ka treguar vetë Izeti).
-Edhe Jaho Mulpsmani nuk qëlloi mbi Azemin por u dënua me JETË si pjesëmarrës në ngjarje dhe fshehje të krimit.
-Përse Izet Haxhia & S.Betisha nuk thirren si dëshmitar në gjyq sipas kërkesës së Izetit.?
-Izeti ka shumë gjynae të thera,Siç ka deklaruar edhe VETË POR JO PËR KËTË NGJARJE KRIMINALE të orkestruar si VIDIO BABALE NGA I NJËJTI PERSONAZH I ÇUDITSHËM QË JU BË PESHQESH VËNDIT NË 35 VITE.
Që nga okupimi dhe formimi i kufinjëve në Ballkan shqiptarët e mbetur jashtë kufirt janë luftua në Shqipëri ish kryeministri serb Nikolla Pashiq kishte zhvillua këtë tezë ndër rrethet që i nxirrnin ma së shumti probleme serbëve ishte Gjakova ku jugosllavët kishin zgjedhë Tropojën për likuidimin.e figurave historikeqë nga S.Vokshi B.Curri H.Dushi e deri te I.Konushefci… andaj edhe e kanë vuajtur ata tropojanë atëdhetarë dhe ato familje si këto të fundit që u likuiduan si familja Jashari – Prekazë
Tafma e madhe te le pa gje.
I drejtohem Adriatik Lapajt,meqenese nuk kane lene tabele per komente.
Sa shume hesape te ngaterruara ke bere per zgjedhjet o Llogaritar!?Vure 12 dallkauke perpara,qe surrati jot IHAPUR te merrte 60 mije vota qe te vlejten per ASGJE.Edhe Ate Mandat qe fitove do ta marre dallkauku.
Ha mut nashi!
Ti MallaKASTRIOTI qe ne te vertete je Ethem BYtheqire Lalaj je nje lecke e djegur ne forumet shqiptare.