Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ende nuk ka nisur vetingu i kandidatëve: Nga e hëna që vjen “FBI-ja shqiptare” do jetë pa një drejtues zyrtar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ende nuk ka nisur vetingu i kandidatëve: Nga e hëna që vjen “FBI-ja shqiptare” do jetë pa një drejtues zyrtar
KronikeLajmi i fundit

Ende nuk ka nisur vetingu i kandidatëve: Nga e hëna që vjen “FBI-ja shqiptare” do jetë pa një drejtues zyrtar

Published: August 26, 2025
Shpërndaje

Byroja Kombëtare e Hetimit, duke filluar nga e hëna e javës që vjen, do të jetë pa një drejtues zyrtar.

Aida Hajnaj të dielën mbyll mandatin 5-vjeçar në krye të “FBI-së shqiptare”. Por për shkak të vonesave, drejtuesi i ri i BKH-së nuk është zgjedhur ende.

Më 28 korrik u mbyll faza e fundit e testeve për 7 kandidatët: Gledis Nano, Gentian Ndoj, Elton Kërluku, Andi Pogace, Gentian Shehu, Artur Beu, Joni Keta.

- Publicitet -

Vetë SPAK njoftoi se ata tani do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të pasurisë dhe të figurës. Pra një lloj vetingu.

Gazetarja Anila Hoxha afër këtyre zhvillimeve thotë se akoma nuk janë dërguar shkresat nëpër institucione për të marrë të dhënat mbi pasurinë dhe figurën.

Gjë që do të thotë se brenda kësaj jave nuk ka asnjë mundësi kohore që komisioni i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra të zgjedhë drejtuesin e ri.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Spiuni says:
    August 26, 2025 at 5:27 am

    Sinjalet janë se prej afro një viti po luhet një lojë e pistë në prapaskenë. Që në fund të vitit që lamë pas, Hajnaj kishte dorëzuar një kërkesë në KLP, ku kërkonte riemërim në postin që mban, të drejtë që sipas saj ia jep ligji. “Komisioni i përbërë nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe dy prokurorë të posaçëm me më shumë vite eksperiencë pune si prokuror, pas një procesi rekrutimi të hapur dhe transparent, rekomandojnë një kandidat për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili emërohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Drejtori emërohet për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë”, thuhet në nenin 30.

    Por SPAK e interpretoi ndryshe këtë nen. Fillimisht hapi garën për riemërim, duke i kërkuar Hajnajt të aplikonte dhe të hynte në fazë verifikimi. Hajnaj e refuzoi këtë tallje, duke deklaruar se ligji i jep të drejtë të qëndrojë në detyrë edhe 5 vite të tjera. Në fund të majit, SPAK hapi garë të re për këdo që kishte interes dhe pati shumë aplikime, por 7 mbetën në garë.

    Gojët e liga flasin se Altin Dumani është kujdesur gjithë këto kohë të vendosë një njeri besnik në atë post; kjo për faktin se ai në dhjetor nuk do të jetë më drejtues dhe si duket ka menduar të lërë një person të vetin në krye të organit të dytë më të rëndësishëm.

    Aida Hajnaj ka pasur përplasje me të dy drejtuesit; si me Arben Krajën, ashtu edhe me Altin Dumanin. Ata kanë dashur ta trajtojnë si organ të tyre, por BKH është organ më vete dhe Hajnaj në shumë raste u ka dalë kundër. Fillimisht ata u bënë bashkë për ta larguar, por rrugës nisën edhe përplasjet.

    Kraja thuhet se ia ‘drodhi’ Dumanit për emrin e ri dhe në qershor, Dumani e shkarkoi Arben Krajën nga kreu i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë. Burime nga SPAK flisnin në atë kohë për një sherr të madh mes tyre.

    Flitet se Dumani e ka piketuar prej kohësh atë që do të emërohet në krye të BKH-së; ai është mes 7 kandidatëve dhe njihet për afrinë me kreun e SPAK. Por sinjalet janë se Dumanit nuk i kanë ecur mirë planet rrugës dhe me gjasë kjo punë do të zgjasë ca

    Reply
  • Fjala says:
    August 26, 2025 at 10:22 am

    More kam komentuar disa here per kete probleme dhe shikoj qe jam i vetem ne kete diskutim ! Mos valle e kam une gabim ?! Si ka mundesi qe eshte hartuar nje ligj ne parlamentin shqiptar qe: kryetarin e gjykate e zgjedh kryeprokurori ?! Altin Dumani kryetar i komisionit per zgjedhjen e kryetarit te gjykates . Po kjo eshte thjeshte dhe hapet: ti gjykates do vendosesh çfare shkruan prokurori! Kush qendron me larte ne marrjen e vendimit gjyqesor, prokurori apo gjykatesi? Mua me duket se e shkaterruat fare Shqiperine dhe te pandehurit jane skllever me ligj te prokurorit. Fajtorin e vendos prokurori qe te shkoje ne burg apo gjykatesi ? Aty e keni vdekur drejtesine shoku Hulusi Manja me gjithe ate vlonjatin, Xhafen.

    Reply
  • OOPS says:
    August 26, 2025 at 7:32 pm

    ENDE SE KUPTONI
    SE NE KETE VEND
    DUAN TE JETOJNE
    VEC HAJDUT E QENTE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Kosovë, Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional
  • Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën në Spitalin e Traumës i plagosuri
  • Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  • Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Komentet e Fundit

  1. Nje hallexhi qe vete e di... on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  2. TRENI on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  3. demo on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. Buronjat e Kucit te Laberise on “Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës
  5. Yp Xhixhi on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?