Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga emrat e rinj te rikthimi i Brojës, Sylvinho komenton listën: Ja pse nuk u thirrën Seferi e Mehmeti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nga emrat e rinj te rikthimi i Brojës, Sylvinho komenton listën: Ja pse nuk u thirrën Seferi e Mehmeti
AktualitetSport

Nga emrat e rinj te rikthimi i Brojës, Sylvinho komenton listën: Ja pse nuk u thirrën Seferi e Mehmeti

Published: March 21, 2025
Shpërndaje

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur në një konferencë për mediat ku ka komentuar 26 lojtarët e zgjedhur për sfidën me Anglinë mbrëmjen e sotme dhe me Andorrën.

Ai u ndal te zgjedhjet e bëra, duke shpjeguar mungesat e Seferit dhe Mehmetit, teksa tregoi dhe gjendjen e Ardian Ismajlit dhe Armando Brojës, të cilët sapo janë rikthyer nga dëmtimet që kanë kaluar.

“Kemi dëmtime, por edhe nga kampi tjetër, edhe ata vuajnë. Janë dy ndeshje shumë të ndryshme. Anglia është një nga skuadrat më të mira në botë. Kanë një nga trajnerët me nivelin më të lartë. Unë shqetësohem për të dyja sfidat. Të dyja ndeshjet do i përgatisim mirë, si nga ana fizike, ashtu edhe futbollistike. Edhe lojtarët do të përgatiten mirë.

Në aspektin strategjik të dy ndeshjet e radhës, mendoj se kemi më tepër lojtarë në krahun e majtë. Seferi ka një rrugëtim të mirë me kombëtaren, jep gjithçka në fushë. Por ne nisim një vit shumë të rëndësishëm, kemi një ëndërr për të shkuar në Botëror. Dua të jap një përgjigje për lojtarët e tjerë, si Seferi, Mehemti, mund të mos jenë ftuar, por mund të jenë pjesë e Kombëtares në sfidat e radhës.

- Publicitet -

Jam dakord, në dy vite arrin t’i njohësh lojtarët. Më tepër se të përmirësojmë aspektet teknike, fokusohemi te përqendrimi. Për këtë arsye, ne kemi humbur disa ndeshje. Ne jemi një kombëtare e vogël, por që jemi vazhdimisht në rritje.

Broja dhe Ismajli? Kemi punuar për më shumë se 10 ditësh me të dy lojtarët. Ismajli ka një përsëritje të problematikës që ka pasur, ndërsa Broja është rikthyer pas një dëmtimi të gjatë. Të dy janë kthyer me ekipet e tyre këtë fundjavë dhe janë në gjendje për të luajtur. Do të kemi stërvitje të ndryshme. Ne kemi tre muaj e gjysmë pa i parë lojtarët. Jemi vazhdimisht duke punuar dhe duke i vizituar lojtarët, por fusha është ajo që të mungon.

Brruti? Dua të shpjegoj pak punën tonë si staf teknik. Ne jemi një grup që merret me vlerësimin e lojtarëve. Ne jemi një trupo që bëjmë vlerësimet e lojtarëve shqiptarë. Brruti është një lojtar që na mungon ne. Muçolli ishte një lojtar që i kishte këto karakteristika, por fatkeqësisht ka qenë i dëmtuar. Kemi shumë emra në të majtë, por në të djathtë nuk kemi shumë opsione. Rikthehet Pajaziti, sepse bën shumë role. Brruti është një lojtar mëngjarash dhe jam shumë i lumtur që është këtu. Sa i përket polemikave dhe debateve, është lojtari që e jep përgjigjen. Ne jetojmë vazhdimisht me presionin. Të luash në Wembley është sigurisht presion, por ne si staf duhet t’i mbështesim.

Janë kompeticione të ndryshme, por dhe kundërshtarë të ndryshëm. Është një ëndërr e bukur për të shkuar në Botëror. Kërkon kohë që të arrihet. Ne duhet të marrim pikë nga këto ndeshjet, sepse rregulli këtu është më i vështirë. Është një grup i vështirë, sepse për të gjithë nis nga zero numërimi. Mund të ndodhë që të fitosh, të humbasësh, por në fushë duhet të hysh gjithmonë është që të përfaqësosh vendin.

Është e vërtet që Shehu po bën mirë. Është një lojtar që jep centimetra. Nuk është shumë i ri, ka eksperiencë. Dua të jap një spunto në lidhje me lojtarët që kemi marrë nga U-21. Janë 17 lojtarë që kanë pasur një proces te U-21 deri te Kombëtarja A. Në futboll mund të bësh çdo gjë, por e rëndësishmja është mos të humbësh ekuilibrin. E keqja me Kombëtaren është që nuk ke shumë kohë të provosh shumë gjëra. Ne sigurisht që kemi një plan B dhe një plan C, por duhet të vijojmë me planin A. Do të shohim lojtarët në fundjavë. Jemi të lumtur për Gjimshitin, por nga e hëna do të nisim punën.

E gjitha është një lloj procesi. Pas Hysajt, kemi Balliun dhe është Hadroj. Në anën e djathtë jemi në rregull, ndërsa mungesat vijnë në të majtë, me Mitajn që nuk e kemi. Është Aliji i cili vjen me shumë eksperiencë, pasi ka bërë dy Europianë. Ndërsa për të djathtën është Hadroj.

Medon Berisha është një tjetër i ri që ka ardhur nga U-21. Vjen nga një dëmtim i gjatë dhe jam, i lumtur që është rikthyer te Lecce. Për ne është e njëjta gjë. Duhet të vlerësojmë lojtarët. Mund të shohim shumë video, shumë ndeshje, por në fund shihet se kush do të luajë dhe kush jo”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër? Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. Kokpalari 21 janarit on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  3. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. Anonymous on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?