Nga Orgen Peci
E vërteta e përplasjes në Vlorë: Nuk ka gjobëvënie, Bedinaj qëlloi mbi Muçën. Prona është blerë dy herë prej Muçës, ndërsa qeveria përkeqësoi situatën duke dhënë leje ndërtimi. Biznesmeni i njohur aksidentohet pas përplasjes, dhëndri i tij, në gjendje të rëndë
Një përplasje e ashpër për një pronësi në bregdetin e Palasës ka degraduar ditën e sotme në një ngjarje të rëndë me armë zjarri në zonën e Radhimës në Vlorë.
Në qendër janë dy emra të njohur të biznesit: Luan Muça, i njohur gjerësisht si “Luani i Deltës” dhe Vasil Bedinaj, pronar i disa hoteleve në Vlorë, i përfolur më parë për incidente të dhunshme dhe ndërtime pa leje.
Raportimet e para mediatike ngritën pretendime se Luan Muça, i shoqëruar nga një grup prej 10 personash (shifër që më pas u raportua deri në 40 persona) të mbërritur me 8 automjete, ka zbarkuar rreth orës 12:30 në ambientet e hotel “Regina” në pronësi të Bedinajt.
Sipas këtyre pretendimeve, pas një verbalizmi të ashpër dhe kërcënimeve direkte, situata ka eskaluar deri në nxjerrjen e armëve. Më tej, vetë Bedinaj ka pretenduar se Muça i ka kërkuar një “gjobë prej 5 milionë eurosh” ose largimin e tij nga Shqipëria brenda 48 orëve.
Por ndryshe nga versioni i gjobëvënies, burimet e para hetimore sugjerojnë një tablo krejt tjetër lidhur me rrjedhën e ngjarjes. Sipas të dhënave të para, të shtënat me armë zjarri kanë ardhur nga brenda vetë ambienteve të hotelit nga grupi i Bedinajt. Dy nga plumbat e lëshuar prej tyre janë gjetur në trupin e makinës së Muçajt, i cili është larguar pas të shtënave, por makina është aksidentuar më pas.
Nga aksidenti Muça ka mbetur i plagosur. Po ashtu edhe dhëndri i tij, i cili raportohet se është në gjendje të rëndë.
Genesis e konfliktit: Prona e blerë tre herë në Palasë
Pas këtij incidenti që tronditi qytetin bregdetar nuk qëndron një gjobëvënie e zakonshme, por një përplasje e thellë interesash për një sipërfaqe toke në Palasë, e përcaktuar për ndërtimin e një resorti luksoz me vlerë qindra milionë euro.
Muça ka blerë fillimisht tokën në Vlorë përmes Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) dhe ka siguruar vërtetimin përkatës të pronësisë. Mirëpo, menjëherë pas përfundimit të procedurave, në skenë kanë dalë disa banorë të zonës si pretendentë të së njëjtës sipërfaqe, të pajisur gjithashtu me AMTP nga periudha e drejtimit të Jorgo Gorës. Për të shmangur ngërçin dhe për të vijuar me lejen e zhvillimit, Muça hyri në negociata me banorët dhe e bleu për herë të dytë të njëjtën pronë.
Por biznesmeni Vasil Bedinaj ka blerë më pas një sipërfaqe tjetër ngjitur me këtë pronë (me dyshime të forta se një nga parcelat mbivendoset brenda tokës së blerë tashmë dy herë nga Muça), duke siguruar gjithashtu një vërtetim pronësie.
Hijet e krimit të organizuar dhe manipulimi në Hipotekë
Burime konfidenciale bëjnë me dije se pas kësaj qëndrojnë dy figura të njohura të krimit të organizuar, të cilat aktualisht janë shpallur në kërkim nga SPAK për vepra të rënda penale.
Mësohet se procedurat e mbivendosjes janë lehtësuar me ndikimin e një zyrtari të lartë me pushtet në Kadastër/Hipotekë, i cili u arrestua vetëm pak ditë më parë nga struktura e posaçme SPAK.
Një burim pranë Hipotekës konfirmon se ekzistojnë dyshime të forta se koordinatat e pronës janë manipuluar me dashje, duke e zhvendosur sipërfaqen nga zona kodrinore drejtpërdrejt mbi tokën e blerë dy herë nga Luan Muça.
Pavarësisht mbivendosjes flagrante ku e njëjta tokë është blerë tre herë nga pronarë të ndryshëm, Vasil Bedinaj ka arritur të sigurojë leje zhvillimi nga qeveria për një “projekt hi-tech.dhe kompleks vilash” me vlerë të deklaruar mbi qindra milionë euro.
Kjo mbetet edhe pikëpyetja më e madhe e këtij skandali. Si është e mundur që organet shtetërore kanë dhënë leje ndërtimi për një projekt gjigant në një hapësirë ku pronësia është e zhytur në kaos juridik, mbivendosje koordinatash dhe dyshime për ndërhyrje të krimit të organizuar?
Hetimet e policisë dhe prokurorisë vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti të rëndë.
DITA

Shtet hajdut karagjoz
Si jepet leja e ndërtimit mbi tokën e blerë dy herë pa zgjidhur më parë pronësinë?
Shteti vetë i nxit këto përplasje duke nxjerrë letra e leje paralele
Turp turp turp
Kadastra është bër gropë e zezë ku ndryshohen koordinatat me një të rënë të lapsit. Duhet të përfundojë puna me armë që të lëvizë SPAK-u???
Me ça t meret Spaku m parë aty
Bordello masive me nje kryekurvë dy metra burrec në krye që bën blla blla në ekran nga e hëna në të dielë
Kryekurva i quan Normale keto. Ashtu sic quan Korrupsionin, dhembje te zhvillimit (te Shq.) Sipas tij & nderkombetareve qe ka mbas, shoqeria shq. eshte me Sociale sec duhet. Ndaj inkurajohet me cdo kusht cdo forme individualizmi, perfshire krimi i cdo lloj shkalle e forme.
Ja, kjo është Besa.
Jo, jo,kjo është Diella.
Jo mo jo, kjo është pasqyra…
Jo..jooo
Kjo ishte ee lojaaaa, o qorrat e Shqipërisë , por Ju da ta hani, se ndryshe ju solla në Pushtet përsëri Salinë.
Ke shume te drejte! Eshte degjeneruar Gjithshka! Shih se cfare shkruan Pamfleti sot per te mbrojtur nje funderine si Edit Xhajanka! qe duan ta largojne me te drejte nga universiteti: https://pamfleti.net/aktualitet/presion-dhe-hakmarrje-institucionale-ne-umt-riorganizohet-komisioni-a-i351054
Qe Pamfleti te tregoje integritet profesional duhet te heqe dore nga mbrojtja e nje figure te diskredituar si Exit Xhajanka ne UMT. Profesorja qe emdroi veteveten kur ishte dekane e FMD per tu bere profesore eshte me shume sesa nje qenie skandaloze ne boten akademike e njohur per bemat e saj te cilat duhen dite e nete per ti treguar. Truri i ligesive te saj eshte burri i saj Edmond Vercani, i thençin se ajo ka 7 dashnore, i cili i kreh bishtin dhe harton planet e poshtersive sepse eshte nje ish-sigurims qe per pak para e pushtet shet edhe nenen e vet.
Edit Xhajanka duhet debuar dhe zhveshur me ceremoni shembullore nje ore e me pare nga Universiteti i Mjekesise nga te gjitha gradat qe ka mare permes mashtrimeve, fallsifikimeve dhe vjedhjes!
Palasa e gjitha kështu është bërë, një pronë ia shesin 3 veta 4 blerësve të ndryshëm. Tani u përplasën peshqit e mëdhenj e doli në shesh, po me popullin e thjeshtë që i kanë marrë tokat me AMTP çfar bëhet
Ke shume te drejte profedore!
Ne UMT po qeshin me menyren vulgare qe po perdor Edit Xhajanka dhe bashkeshorti i saj Edmond Vercani per ta debuar nga strjkturat akademike.
Pordhi kali ne goje te mizes dhe nuk e pa njeri! Kjo eshte pergjigja qe do jepja per Edit Xhajanken, nje femer e peshtire. Nje profesioniste e dhjere. Rralle se mund te bashkohen kaq ligesi te mbrapeshta mund te gjesh tek nje njeri si tek prof. Eda Xhajanka.
Kjo monster duhet te qerrohet nje ore e me pare nga strukturat e univefsitetit sepse i ben pis ato. Edhe Sifilizi eshte prezent.
I uroj shërim të shpejtë Muçës dhe dhëndrit të tij. Por kjo ngjarje tregon se në bregdet nuk ka më ligj, por ka vendosur mali e kanuni i fortit. Kur qeveria jep leje resortesh mbi tokë me konflikt, i ka dhënë benzinë zjarrit
E vetmja media qe ka shkrujt t verteten. Dhendri esht keq shtyll kurrizore e thyer dhe ne koma. Baba i nje fmije te vogel
E vraft zoti ate mashtrusin e Radhimes dhe kryemashtrusin e Surelit qe jep leje ne tok te vjedhur.
Turpi i mbuloft
Çuditen disa se si ka dhënë qeveria leje ndërtimi?! Po ja kështu jepen lejet, me hipoteka të ndryshuara e me mbështetjen e personazheve të krimit që janë në kërkim. Të gjithë e dinë se kush i lëviz fijet pas këtyre resorteve
Te lutem me dergo nr tl te Muces . Te lutem shume.
edhe po harroi zoti, mos te harroje i zoti i hallit
ky nuk është konflikt biznesi, por banditizëm i hapur. Policia duhet t zbardh me urgjencë se kush e tërhoqi këmbëzën i pari
Tur zverneci shehu bodigardi gites
Bravo qe e sqaroni ngjarjen! na çmendën mediat telvizive duke thënë ‘gjobëvënie 5 milionë euro’. Tabloja ësht qartë: luftë për tokën e bregdetit ku janë futur në lojë miliona euro dhe influenca politike
Jorgo Goro në burg, zyrtarët e Kadastrës në burg, personat e krimit në kërkim nga SPAK… dhe përsëri lejet e ndërtimit vazhdojnë të miratohen mbi këto letra të qelbura! Kush mba përgjegjësi për kët kaos mor zot?
Me ket situat do ta bej gjeniu i Shurrelit turizmin per bilionerat e tij??
në kulmin e sezonit n Radhim Pushuesit dëgjojn të shtëna me armë e shohin makina të aksidentuara nga plumbat sepse biznesmenët nuk ndajnë dot pazaret e pronave
Toka e blerë dy herë nga njëri, vjen tjetri e merr leje zhvillimi mbi të njëjtat koordinata??? Kjo nuk asht rrëmuj juridike, korrupsion i pastër nga lart deri posht
ZOTRI PEÇI:
-PRONAT JANË DHËNË DHE JEPEN ME VENDIME TË GJYKATAVE QË NGA 1992 NËN DREJTIMIN E QEVERISË GANGËSTERE(DASH)1992-2013 E NË VAZHDIM.
-BADËRDINË ME PRONAT E BËRI SALISËRBI BUSTUDIA 79,ME L.7501 NGA NË PËRDORIM TË PS NË PRONSI RË PD ME VITAT E VJEDHURA 1996 ME MBI 16.000 TË VRARË..
..KËTË E KA PRANUAR EDHE NON GRATA VETË(SI DHE TË FIRMAVE RENTIERE) MBI 4 MILD.$.!
– SHKATËRRIMI I MBI 1.200 ND/JEVE EKONOMIKE DHE LIGJI PRONAVE,DETURUAN MBI 2000.000 TË MIGROJNË NË DHE TË HUAJ.
● KA VETËM 1 ZGJIDHJE: ARRESTIMI I S.BERISHËS DHE GJYQSORIT QË KAN DHËNË VENDIME NË PALOSJE 2,3,4 VENDIME ME 1 PRONË.
● KRIJIMI GJSHK(Gjykatës Shqipëtare Kombëtare),duke shkrirë KLP,KLGJ(KOTI) DHE SEKUESTRO 500 MILD.$ PASURI E GRABITUR POPULLIT NGA 1992.
● ABROGIMI L.7501 DHE SHPËRDARJA E PRONËS PRONARVE TË LIGJSHËM.
● ABROGIMI LIGJIT TË PARASHKTIMIT QË FAL HAJDUTËT DHE VRASËSIT..
● REFETENDUM:PËR LIGJIN KAPITAL 50 VITE BURG PA TË DREJTË APELIMI I HAJDUTVE DHE VRASVE ME DASHJE DERI 10 VJET..
..PASI DEMOKRACIA LIBERALE NË KAPITALIZMË DËSHTOI..
● BOTA PO SHKON NË L4B NGA TRAMPI,PUTINI DHE 3 IDIOTËT BALLKANIK-S.BERISHA,A.KURTI,A.VUÇIÇ.!
ETJ..
EL NEWS ALBANIA .AL
FLM DITA
Dhe si gjithmone del budallai fshatit per ti vene pike muhabetit. Te gjithe kane faj vetem Rama jo. A thua se Rama ska qene kurre ne pushtet nga 98-ta deri me sot. Dhe meqe ra fjala o debil, ligji 7501 eshte i vitit 1991 kur Berisha ishte ne opozite por si komunist i devotshem dhe katunar pa toke sic je dhe ti edhe pse pati mundesi ne 92 nuk e abrogoi.
1 vit me pare i njejti Grup, Delta group,me perfaqesues bisnesmenin Luan Muca ,pikerisht keta qe zbarkuan me nje flote 8 makina para parkimit te hotel Regina ne Orikum,ne pronesi te Vasil Bedinaj,,jane arrestuar 1 vit me pare me arme ne brez nga policia Elbasanit,pas njoftimit te personilit Lokalit ne Bradashesh,qe u kercenohej jeta.Prokurori Elbasanit vendosi gjendje Arresti,kurse avokati i bandes kercenoi Prokurorin ne sallen e gjyqit me jete ne emer te bandes.Prokurori dhe gjykata vendosen me njehere arrestimin e avokatit shahntazhues ne sallen e gjyqit.Kryetari i dhomes avokateve ,kryesekserei i krimit dhe korrupsionit,Max Haxhia mobilizuan kriminelet,Median,avokatet e korruptuar,Strukkturat e krimit ne PD,Sajmir Koresh sallatori Lushnjes,,Ylli Rakipi Bombes Lush Perpalit,av.Arben Llangozi,i denuar per vjedhje,per Mbrojtje te drejtave te avokatit kercenues dhe bandes Delta me arme ne brez.Madje Max Haxhia kercenoi se gjithe avokatet do hyjne ne greve,nuku do te paraqiten neper gjyqe,po nuk u lirua Avokati dhe Banda e armatosur Delta Grup.
Dhe keshtu u be.|Pistoletat e bandes te kapura gjate aksionit u zhduken nga proces verbali,,Avokati doli pas 8 ore arrest si heroi Qemal Stafa,Banda u lirua.Prokurori dhe Gjyqtarja u denuan mew verejtje te rende me shkrim,qe te mos guxojne te arrestojne Banda te privilegjuara me avokatet shantazhues.
POR QENI NUK RRI PA NGRENE MUT,O MAX HAXHIA!
Ja,ku i ke prape banden me 8 vetura si banda Al Capones perpara Hotel Regina ne Orikum te Vlores,,me arme ne brez,.Kane kercenuar brenda prones se tij,ne Interierin e Hotel Regina ne Orikum pronarin Vasil Bedini.
Me te drejte per kete ngjarje ka botuar nje Status gazetari njohur Blendi Fevziu me Titull; Shteti nuk egziston .
Cikago,,ere Cikago 1930.Al Capone,Castelmarese.
Heee ere Max Haxhia!Dili jalloanshahit grupit! Po te ishin denuar sa e meritonin 1 vit me pare nuk do ishin sot ne Orikum me pistoleta ne brez..Apo ishin loder?
ata robt qe dhe vjet jane arrestuar,jane kompania sigurie dhe me arme.Ajo eshte puna e tyre te mbrojne te tjeret,kush ka lek i ble!
Nuk ka asgje te botes tjeter ketu pervec se dy pronare njekohesisht.
Bedini puno per turo shehin jane kusherin. Bodigardi saliut i ka mare tokat.
Afishoje komentin.Afishooje edhe TE VERTETEN e komentuesit demo,qe ka 14 vjet qe poston komente ne kete gazete dhe nuk ju nka genjyer kurre.
Aty do ti leni kockat. 7501 ligji i moterqirave te kuq. O nga populli o nga zoti keni per ta gjet. Toka e tjetrit do ju haje, hajer me gjene e vjedhur nuk do keni. Qelbesira. Vlora e flamurit?! Jo, kjo eshte vlora e qelbesirave. Pushime te mbara , mos harroni te vishni antiplumbin!
Ju gënjeni Ata “motër qiratë e kuq” ligjin 7501 e sollën në kuvend, toka në përdorim ,por “Demokratët “n eofashistë si puna jote e ndruan ligjin 7501 tokën në pronësi Jemi akoma gjallë ai brezi dëshmitar .
Bravo kastriot
Kryt hangshin kriminelat gjoja biznesmena, kta kan vra e pre jan msu. Ashtu do përfundojnë.
Habitem si vete ky nga tirona me ble tok ne jug ne radhim te labet. Ok mer la ne sarand largo labeve se e shef si vete puna ta fusin tre her dhe te vrasin . Labit vetem labi jà fut
Po ça labi leshit
Aty esht lesh arapi nga Velipoja në Ksamil
Mashtrus esht ky Vasili
E njef gjith zona
Po ky Rama si u jep leje t dyve n tok ku perplasen??
PO ‘DJELLA’ E DELLIT TE SURRELIT C’FAR THOTE!?
Kryeministri supermen +speidermen edhe lejet e ndërtimit po u firmoskan nga ai
Dikur thonin se Palloshi merrte 20%
Tani e ka dyfishuar duke i dhene 2 personave te njejten cope dhe voila 40 %.
Megjithese shkollen e ka nga I ati po keto llaj aritmetike e di mire u ka mesuar dhe te gjithe ministrave qe luajne rolin Man kukaleshave
Si thoshte lideri i Vlorës i her e i kohë!!kokën e tyre hëngshin!
Mbasi e bëri lëmsh gjithë vendin Njeriu i Zi Sali Ramë Sheqere Berisha, vet ligësia kuvendon sepse grabiti gjithçka për familjen e tij por siguroi dhe bandën që i shkon pas këto 36vite.
Si mendoni ju se për tokat nga veriu në jug nuk janë bërë përplasje, krime me
vrasje që nuk dihen, ligji 7501 për këtë qëllim u bë, forcim ekonomik të Njeriut të Zi dhe bandës së tij sot ky Djall dhe sa të jetë gjallë e vite e dekada më tej do të ketë gjakderdhje për pronën, Berishë lumturohen, krimi fiton,bishat e egërsirat u bënë pronarë, pronarët e vërtetë ose i çuan në emigrim fëmijët e tyre ose heshtën.
Sot miljarderi “republikan” Fatmir Mediu(ligësi dhe pjellë e ligësisë) ligjëron dhe bilbilos në mediat shqiptare se i ka ardhur dita.
Sali Berisha dhe Fatmir Mediu më pas dhe idoti legjendar Ilir Meta janë e Keqja dhe vet djalli që katandisen këtë vend në rrugë pa kthim drejt humnerës
dhe sot punon të manipulojë protestën, përçan idealistët e saj, ujk që kërkon mjegull dhe thur plane lavdiplotë për bandën e tij.
Nuk po komentoj këto 12 vite sepse tashmë e dimë situatën mjerane që e çojë vendin. (përkrahu llumin, shkeli vlerat)
Situata e vështirë si në ’97,njërëz bashkohuni për të mbrojtur të drejtën tuaj në asnjë mënyrë manipulim, respektoni të mënçurit njerëzorë dhe i dëgjoni duke i vënë në krye.
Faleminderit Dita!
Ju lutem postoni komentin tim!
Pra i trimeruari Bedinaj qe paska arritur te siguroje lejen nga qeveria per kompleks vilash me vl;ere te deklaruar qindra miliona Euro, eshte tipi i “Investitorit strategjik”, kjo specie e pjelle nga Rilindja e Rames per te privatizuar krejt pasurite natyrore te vendit e qe natyrisht trimerohet nga ky suport aq sa zbraz dhe armet, natyrisht se ka ate status e ate favor qeveritar ne xhep.
Nuk kuptoj nje gje.AMTP eshte Akti marrjes Tokes ne Perdorim dhe leshohej nga Komisioni i ndarjes tokes te ish NB-ve e Kooperativave bujqesore, sipas ligjit 7501.Me vone me ndryshime ligjore te qeverise Berisha,keto toka te marra ne perdorim i sanksionuan duke i kthyer ne pronesi.Ne artikull thuhet se keta persona ne konflikt i kane siguruar pronat me AMTP.Nuk eshte hiç e vertete.Artikullshkruesi ja fut kot sipas interesit.Toka edhe sot shitet e blihet mbi bazen e Aktit te pronesise te marre ne kadaster,ku i bashkengjitet edhe harta perkatese e gjithe zones.Nuk dua te zgjatem por shkrime te tilla vetem acarojne njerezit. Nuk blihet toka 2 apo 3 here sipas qefit,Shkruani sakt
Rrofsh
Kush tha sipas qefit,
Me “Kadaster” i kane te gjithe 😀
Edi Rama ose epika e Arturo Ui ne Shqiperi !
Gazeta paska info me te gjere dhe vete SPAk..
Prona me mbivendosje ka pa numër në Shqipëri dhe këto ngjarje do të vazhdojnë sepse dhe unë që po shkruaj
komshiu më ka marrë gjysmën e oborrit të shtëpisë duke fallsifikuar në hipotekë dhe unë vetëm armën nuk kam përdorur, por tani po hesht sepse unë aty kam hyrjen e vjetër dhe i kam thënë si është blerë kjo shtëpi pa hyrje nga gjyshi im.
Këtë bëri gjurulldia e pronave
Sheri i radhës falë faktit që shqiptarët nuk janë të aftë të bëjnë një shtet të së drejtës. Ndoshta ka ardhur koha për të kërkuar ndihmë ndërkombëtare që Shqipërinë ta kthejmë në protektorat.