Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga lavdia me Barçën, te heroi i Shqipërisë, media spanjolle artikull për Silvinjon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Nga lavdia me Barçën, te heroi i Shqipërisë, media spanjolle artikull për Silvinjon
Sport

Nga lavdia me Barçën, te heroi i Shqipërisë, media spanjolle artikull për Silvinjon

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Patjetër që kualifikimi në Europian dhe shortimi në një grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, ka tërhequr vëmendjen e spanjolles “El Mundo Deportivo”, e cila i ka kushtuar një artikull trajnerit Silvinjo, i cili ka udhëhequr kuqezinjtë drejt këtij suksesi.

Për ish-lojtarin e Barcelonës që ka fituar 8 trofe, shkruhet: “Tiranë , 12 tetor 2023. Mijëra tifozë shqiptarë festojnë në rrugë fitoren 3-0 të skuadrës së tyre ndaj Çekisë, e cila e çon Shqipërinë shumë pranë kampionatit të dytë europian në historinë e saj. Një 2-0 ndaj Bullgarisë, një 1-1 ndaj Moldavisë dhe 0-0 ndaj Ishujve Faroe, lejuan që ëndrra të plotësohej.

Një ish-lojtar i Barcelonës, Silvinjo, fitues i 8 titujve si lojtar i Barçës, përfshirë 2 tituj të ‘Champions League’, një nën drejtimin e Frenk Rajkardit dhe një tjetër nën drejtimin e Pep Guardiolës, është ‘arkitekti’ i kësaj skuadre shqiptare, të cilën e ka drejtuar në ‘Gjermani 2024’. Shorti i së shtunës së kaluar i bashkoi ata me askënd tjetër përveç Spanjës, Italisë dhe Kroacisë në fazën e grupeve.

- Publicitet -

Silvio Mendes Kampos Xhunior, shkurt Silvinjo ka lindur në vitin 1974 në Sao Paulo dhe luajti për Barcelonën nga viti 2004 deri në 2009. Mbrojtës i majtë, bëri kapërcimin në Europë te Arsenali në 1999 nga Korinthiansi, ku ishte më parë.

Në vitin 2001 ai u largua nga ‘Premier League’, për t’iu bashkuar futbollit spanjoll, te Selta, fanellën e së cilës e mbrojti deri në vitin 2004, kur nënshkroi për Barcelonën. Ai e përfundoi karrierën e tij si lojtar te Mançester Siti në vitin 2010. Në karrierën e tij me kombëtaren ai numëron 6 paraqitje për Brazilin, teksa si trajner i parë, e filloi te Lioni, për të vazhduar te Korinthiansi.

Nga janari 2023 është trajner i Shqipërisë, me shokun e tij te Siti, Pablo Zabaleta, lojtar i Argjentinës me 58 paraqitje, që tashmë luan rolin e asistentit. Silvinjo mori vendin e Edoardo Rejës, i cili u largua nga posti në nëntor 2022.

Ashtu si lojtarët e tij, Silvinjo tashmë është bërë një hero shqiptar. Madje, ai u dekorua me “Shqiponjën e Artë”, një nderim që ia dorëzoi kryeministri i vendit, Edi Rama. Nëse Xhani De Biazi ia doli ta çonte skuadrën në Europianin e parë, “Francë 2016”, ish-lojtari i Barcelonës e ka çuar në të dytin.

Më 24 qershor Shqipëria do të përballet në fazën e grupeve me Spanjën. Në rekordin e Silvinjos si lojtar në futbollin europian ka një ‘Community Shield’ të fituar me Arsenalin (1999) dhe 8 tituj me Barcelonën, 2 ‘Champions League’ (2005- 06 dhe 2008-09), 3 kampionate (2004-05, 2005-06, 2008-09), një Kupë (2008-09) dhe 2 Superkupa Spanjolle (2004-05 dhe 2008-09)”, shkruhej në artikullin e medias së njohur spanjolle “El Mundo Deportivo” për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës

Komentet e Fundit

  1. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  2. Partizani on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  3. Partizani on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. KTH S on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. Kiri on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?