Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga pakti me Shqipërinë te lirimi i gjeneralit libian, Meloni në ‘luftë’ me drejtësinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Nga pakti me Shqipërinë te lirimi i gjeneralit libian, Meloni në ‘luftë’ me drejtësinë
BoteLajmi i fundit

Nga pakti me Shqipërinë te lirimi i gjeneralit libian, Meloni në ‘luftë’ me drejtësinë

Published: February 1, 2025
Shpërndaje

Për të tretën herë, përpjekja e Giorgia Melonit për të strehuar në Shqipëri emigrantët e paligjshëm në proces verifikimi të kërkesave për azil, u rrëzua dhe kryeministria italiane, duket vërtet e nxehur.

Pavarësisht kësaj megjithatë, Meloni nuk dëshiron që t`i japë opozitës kënaqësinë e mbylljes së qendrave në Shëngjin dhe Gjadër.

E bindur se qeveria që drejton është “në të drejtën e saj”, shefja e ekzekutivit italian duket e vendosur ta vazhdojë luftën, të cilën megjithatë nuk e ka vetëm me rivalët politikë.

- Publicitet -

Në fakt, shkopinjtë më të mëdha nën rrota, Melonit rezulton se po ia vendos gjyqësori.

Tentativa e fundit e saj për të frenuar emigracionin e paligjshëm drejt Italisë përmes marrëveshjes së arritur me qeverinë shqiptare, goditjen e fundit e mori mbrëmjen e së premtes pasi Gjykata e Apelit në Romë, kundërshtoi mbajtjen në kampin e Gjadrit, të grupit të tretë të migrantëve të dërguar në Shqipëri tre ditë më parë.

U vendos që brenda 24 orësh, ata të transferoheshin sërish në Itali. Ashtu si dhe në dy rastet e mëparshme, në tetor dhe nëntor, Gjykata ka ngritur pikëpyetje mbi përfshirjen e Bangladeshit dhe Egjiptit, në listën e “vendeve të sigurta”, duke kërkuar që të pritet interpretimi për çështjen, nga Gjykata europiane e Drejtësisë, e cila do të duhet të shprehet më 25 shkurt.

Ndërsa përballej me këtë bllokadë, Melonit iu desh t`i përgjigjej edhe prokurorëve që janë duke e hetuar për favorizim dhe shpërdorim detyre, lidhur me riatdhesimin e gjeneralit libian Osama Njeem Almasri, komandant i burgut Mitiga, i akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Për kryeministren italiane, njerëzit e ligjit që i janë hedhur kundër, nuk po përpiqen të bëjnë punën e tyre, por të drejtojnë vendin.

“Nëse duan të qeverisin, atëherë le të kandidojnë. Vetëm se ka një problem. Nëse bëj unë një gabim, italianët do të më dërgojnë në shtëpi. Nëse ata bëjnë një gabim, askush nuk mund të bëjë apo të thotë asgjë. Asnjë fuqi në botë, në një shtet demokratik, nuk funksionon kështu. Për këtë janë kundërpeshat. Kur një pushtet shtetëror mendon se mund të bëjë pa të tjerët, sistemi shembet”, u shpreh ajo, ndërsa përcolli me bindje mesazhin se populli italian e do atë dhe mënyrën e saj të qeverisjes, në të kundërt do ta rrezojnë qeverinë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbulimi shokues në Amerikë, raporti “Flas me AI” gati sa nuk shkaktoi luftën SHBA-Kinë
  • Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, Kurti: I përkasin “Grupit të Intelektualëve”
  • BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  • Veliaj propozon shpalljen ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin
  • “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi

Komentet e Fundit

  1. Kur PhD=plagjiaturë: Përgjegjësia? on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. nastradini on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  3. Gezimi on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  4. nastradini on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  5. Anonymous on Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?