Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga projektet me Tiranën e deri te ushtria, Kurti prezanton programin dhe sulmon Kushtetuesen: Po funksionon si hije e opozitës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Nga projektet me Tiranën e deri te ushtria, Kurti prezanton programin dhe sulmon Kushtetuesen: Po funksionon si hije e opozitës
KosovëLajmi i fundit

Nga projektet me Tiranën e deri te ushtria, Kurti prezanton programin dhe sulmon Kushtetuesen: Po funksionon si hije e opozitës

Published: September 7, 2025
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pasi mori me votë unanime nga këshilli kombëtar i Vetëvendosjes mandatin për krijimin e qeverisë “Kurti 3” prezantoi edhe programin katërvjeçar.

Kurti synon që të zhvillojë projekte të përbashkëta me kabinetin Rama 4 që nga hekurudha Durrës–Gjakovë, ushtria dhe tekstet e përbashkëta për diasporën.

“Së bashku me Shqipërinë do të sigurohemi që të mbahet mësimi i gjuhës shqipe në të gjitha shtetet ku ka komunitet më të madh shqiptar. Në mandatin e ri do të fillojmë me ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, që përmban segmentin Gjakovë-Shkodër. Fuqizimi i ushtrisë do të realizohet përmes blerjes së armatimeve, stërvitjes dhe edukimit brenda vendit në bashkëpunim me Shqipërinë dhe në bashkëpunim me akademitë më të zhvilluara ushtarake në vendet partnere. Do ta krijojmë njësinë ushtarake së bashku me Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, tha Albin Kurti.

- Publicitet -

Në shkurt, Albin Kurti fitoi zgjedhjet, por jo mandatet e domosdoshme për të formuar qeverinë. Për krizën disa mujore në Kosovë, kryeministri në detyrë akuzoi opozitën si shkaktare.

“E vetmja dilemë është nëse kjo masë 25-ditore është më shumë absurde apo më shumë e dëmshme. Por që është edhe absurde edhe e dëmshme, nuk kam dyshim. Kjo nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese vonon, zvarrit dhe qëllimisht dëmton procese të rëndësishme për qytetarët e Kosovës,” tha Kurti.

Kurti akuzoi Kushtetuesen se ka zvarritur për më shumë se katër muaj vendimmarrjen për konstituimin e Kuvendit duke funksionuar si hije politike e opozitës kundër Vetëvendosjes.

Sipas Kurtit pesë nga shtatë gjyqtarët kushtetues janë zgjedhur në vitin 2018, kur në pushtet ishte koalicioni i Hashim Thaçit me Isa Mustafën dhe Listën Serbe”

“Gjykata Kushtetuese ishte si një hije politike e opozitës ndaj VetëVendosjes. Gjykata mori masë të përkohshme sipas listës serbe, të paarsyeshëm. Dhe kërkoi që 120 deputetë të Republikës së Kosovës të vegjetojnë deri më 30 shtator, plot 25 ditë kot. Gati 3 muaj e gjysmë që prej mesit të prillit dhe deri tek zgjedhja e kryetarit dhe katër nënkryetarëve në fund të gushtit, 3 muaj janë vonesë e gjykatës Kushtetuese”, shtoi Kurti.

Një tjetër objektiv i Kurtit nëse arrin të rizgjidhet është përfundimi i negociatave me BE-në brenda vitit 2030.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Golemi Kavajes says:
    September 7, 2025 at 3:48 pm

    Z. Kurti, thekson bashkepunimin me qeverine Rama4…!
    Me gjithe respektin qe kam per figuren Tuaj, do u pyesja Ju dhe Z. Rama:
    Çfare kini bere per kaq kohesh ne fushen e integrimit shqiptaro- shqiptar?
    Keni bere vetem germen A te alfabetit, ABETAREN E PERBASHKET(!). Cfare po beni per njehsimin programeve te perbashketa per gjithe ciklin shkollor parauniversitar?

    Reply
  • Humoristi says:
    September 7, 2025 at 6:37 pm

    Pa cfare rrenacaku!?Ai hane kosovaret keto genjeshtra!?Ai nuk kominikon me kryeministrin shqiptare me 84 vota ne parlamen,se e ka agjentene zene!?

    Reply
  • Dashi says:
    September 7, 2025 at 8:59 pm

    Si nuk kanë bërë , o Golemi i Kavajës ? Po ja , lexo në rrjetet sociale me mijra komente koqevarësh kundër Shqipërisë, Skënderbeut , Nënë Terezës , Ramës , qeverisë shqiptare . Ja që kanë bërë goxha punë , pse pak të duket ty ?

    Reply
  • demo says:
    September 8, 2025 at 12:11 am

    Mungesen e bashkepunimit me Qeverrine e Kosoves,e kemi sqaruar me kohe.Edhe me keq se kaq,,Perpjekjet per te izoluar Kosoven me projektin Open Ballkan.Edhe me keq.Presioni i Qeverrise se Tiranes per te copetuar Kosoven me Associacione serbe.Me keq se kjo eshte sulmi me ushtri.por Qeverria Tiranes nuk ka ushtri.
    Shpresojme qe Qeverria Rama 4 te kete zene ment.Mos i perserise keto Faje te Renda kunder bashkatdhetareve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos
  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. capi on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  5. Durres Albania on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?