Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga qentë, dronët dhe kamerat, deri te rritja e pagës së policëve, zbardhet marrëveshja 72.2 mln euroshe Britani-Francë për emigrantët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Nga qentë, dronët dhe kamerat, deri te rritja e pagës së policëve, zbardhet marrëveshja 72.2 mln euroshe Britani-Francë për emigrantët
BoteKryesore

Nga qentë, dronët dhe kamerat, deri te rritja e pagës së policëve, zbardhet marrëveshja 72.2 mln euroshe Britani-Francë për emigrantët

Published: November 14, 2022
Shpërndaje

Britania dhe Franca nënshkruan një marrëveshje me vlerë 72.2 milionë euro gjatë vitit të ardhshëm me qëllimin shtimin e përpjekjeve për të ndaluar emigrantët e paligjshëm që të bëjnë udhëtime të rrezikshme nëpër Kanalin Anglez.

“Është në interesin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj franceze që të punojnë së bashku për të zgjidhur këtë problem kompleks”, tha sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman në një deklaratë pas takimit me homologun e saj francez Gérald Darmanin në Paris.

Marrëveshja vjen pasi numri i emigrantëve që bëjnë kalimin e rrezikshëm me varka të improvizuara arriti një rekord të ri, më shumë se 40.000 kalime gjatë këtij viti.

- Publicitet -

Më shumë se gjysma e tyre raportohet se vijnë nga Shqipëria, Afganistani dhe Irani. Gjatë këtij viti 12.000 shqiptarë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe duke përdorur varka të vogla, krahasuar me vetëm 50 emigrantë në vitin 2020.

Sipas marrëveshjes, Mbretëria e Bashkuar do t’i paguajë Francës 72.2 milionë euro gjatë vitit 2022-2023.

Në këmbim, Franca angazhohet të rrisë me 40% numrin e oficerëve që patrullojnë plazhet franceze. 350 oficerë shtesë do të vendosen në muajt e ardhshëm. Qeveria britanike tha se oficerët e Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen në dhomat e kontrollit të udhëhequra nga Franca për të përmirësuar koordinimin dhe shkëmbimin e informacionit.

Marrëveshja synon të rrisë sigurinë në portet me më shumë teknologji vëzhgimi, drone, ekipe të qenve zbulues, kamera dhe helikopterë. Mbështetje është premtuar edhe për qendrat në Francë për emigrantët.

Të dyja vendet duan të përdorin inteligjencën, për të ndihmuar në çmontimin e rrjeteve të kontrabandës.

Marrëveshja e re parashikon krijimin e qendrave të reja të pritjes për emigrantët në jug të Francës për të penguar njerëzit që kalojnë Mesdheun të shkojnë në veri drejt Calais. Pritet që të ofrohen “alternativa të sigurta” për emigrantët.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Km says:
    November 14, 2022 at 5:15 pm

    Po nje marveshje me Italine nuk e beni dot? Ne Angli hyn nje gommone me 20 vete. Ne I tali nje anije me 200 vete njeheresh. Europa e bashkuar e Frances Mendon VETEM per bythen e saj. Anglia? Nuk do europiane, VETEM indiane.

    Reply
  • Andis says:
    November 14, 2022 at 10:23 pm

    Jo qen e mace te vendosni ne kufi ai kuksiani po a e pati bo ndermend me ik ne Angli nuk ka njeri qe e ndalon.

    Reply
  • Jon says:
    November 15, 2022 at 1:51 am

    Kush e di sa do shkoje cmimi i qenve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tronditet Shkodra: Mësuesit i hedhin tritol në banesë, çfarë dyshohet
  • Dita 105 e protestës në Tiranë tërheq vëmendjen edhe të medias amerikane
  • Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH-ja jonë e ushqimeve është ndër më të lartat në Europë
  • Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  • Një vatër e re konflikti

Komentet e Fundit

  1. K R on Nga përdhunimi i nënës, te vrasjet, trafiku i drogës dhe arratitë: Një nga historitë më komplekse të botës kriminale shqiptare
  2. Vlora 97 on Nga përdhunimi i nënës, te vrasjet, trafiku i drogës dhe arratitë: Një nga historitë më komplekse të botës kriminale shqiptare
  3. Dashi on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. demo on Gjendet zgjidhja në Kosovë? LVV ndryshon qëndrim: Do votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
  5. Valbona on Tragjedia e 11 Shtatorit 2001 në kujtimet e Skifter Këlliçit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?