Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga zogjtë te gabimi i pilotit, gjashtë pista hetimi që janë ngritur për rënien e avionit në Indi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Nga zogjtë te gabimi i pilotit, gjashtë pista hetimi që janë ngritur për rënien e avionit në Indi
BoteLajmi i fundit

Nga zogjtë te gabimi i pilotit, gjashtë pista hetimi që janë ngritur për rënien e avionit në Indi

Published: June 13, 2025
Shpërndaje

Ndërkohë që shkaku i saktë i aksidentit të rëndë ajror të një avioni të Air India nuk është ende i qartë, spekulimet dhe teoritë po vazhdojnë të qarkullojnë në internet dhe në media.

Avioni Boeing 787 Dreamliner, me 242 pasagjerë në bord – përfshirë 53 britanikë dhe 11 fëmijë – u përplas të enjten me një hostel për mjekë në pjesën perëndimore të Indisë, pak momente pas nisjes nga aeroporti i Ahmedabadit. Destinacioni i planifikuar ishte Londra.

Një nga dy “kutitë e zeza” të avionit është rikuperuar dhe pritet të ofrojë dëshmi të rëndësishme për minutat fatale nga momenti i nisjes deri në përplasje. Kutia e zezë jep të dhëna teknike si kohë, shpejtësi, lartësi dhe drejtim, ndërsa regjistruesi i zërit në kabinë mund të zbulojë bisedat e pilotëve, zhurmat e motorëve, sinjalet e paralajmërimit dhe tingujt e tjerë të pajisjeve.

- Publicitet -

“The Sun” rendit gjashtë pista kryesore që po hetohen si shkaktarë të mundshëm të aksidentit më të rëndë ajror në historinë e Indisë:

Përplasja me zogj – Një goditje nga zogjtë mund të ketë dëmtuar motorët gjigantë General Electric të avionit. Edhe pse duket e pazakontë që një zog të rrëzojë një avion kaq të madh, raste të ngjashme kanë ndodhur më parë.

Pozicioni i flapave të krahëve – Ekspertët sugjerojnë se flapët e krahëve mund të kenë qenë tërhequr ose në një pozicion minimal, duke dhënë shumë pak ngritje, veçanërisht gjatë nisjes dhe uljes ku këto pjesë janë të rëndësishme për stabilitetin. Gjithashtu, rrotat e uljes kanë mbetur hapur gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar rezistencë të madhe aerodinamike. Kjo mund të ketë kontribuar në humbjen e kontrollit të avionit.

Gabim i pilotit – Megjithëse Boeing 787 është një avion shumë i automatizuar dhe pilotët kryejnë kryesisht veprimet kyçe, nuk mund të përjashtohet një gabim njerëzor. Kapiteni i avionit ishte një pilot me përvojë të madhe, por mund të ketë ndodhur një gabim në kontrollin e avionit ose në vendosjen e flapave.

Temperatura e lartë – Në ditë me temperatura shumë të larta, si ajo e aksidentit (rreth 40°C) avioni ka nevojë për më shumë shpejtësi për të krijuar ngritje të mjaftueshme. Kjo mund ta ketë bërë më të vështirë ngritjen, veçanërisht me ngarkesë të plotë.

Defektet teknike – Nuk përjashtohet mundësia e një defekti teknik apo problemi inxhinierik. Boeing 787 ka një rekord të mirë sigurie, por në vitet e fundit janë raportuar disa probleme me motorët në avionët e ngjashëm.

Mbingarkesa – Edhe pse pesha e avionit kontrollohet me kujdes para nisjes, një mbingarkesë  moti mund të ketë ndikuar në aftësinë e tij për ngritje.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?