Nga Niazi Jaho
Botuar në DITA
Pasi u njoha me vendimet e Gjykatës Kushtetuese (Nr. 2, datë 23.01.2023, dhe Nr. 55, datë 10.07.2024), ku bëhet fjalë për çështjen e deputetes Olta Xhaçka, mendova të prononcohem nëpërmjet këtij shkrimi në DITA. Meqë gjykata, në mbështetje të vendimeve të mësipërme, i është referuar sidomos vendimit të saj Nr. 7, datë 24.02.2016, m’u desh të njihesha edhe me këtë vendim.
Ndjej detyrimin ndaj lexuesit të thjeshtë që, qysh në fillim të informohet përse bëhet fjalë. Sipas Kushtetutës, deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri prej tyre. Nëse ka të dhëna, dokumente, fakte apo prova se ky apo ai deputet i mazhorancës apo i opozitës ka kryer një veprimtari të tillë, me mocion të Kryetarit të Kuvendit ose të një të dhjetës së anëtarëve të tij, Kuvendi vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese e cila konstaton papajtueshmërinë.
Në vitet 2022, 2023 dhe 2024, megjithëse grupi përkatës i deputetëve ka paraqitur në Kuvend mocionin se deputetja Olta Xhaçka ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën (është pretenduar se ajo ka përfituar pasuri shtetërore ose të pushtetit vendor, gjë që bie ndesh me ushtrimin e funksionit të saj si deputete), Kuvendi ka vendosur mosdërgimin e këtyre mocioneve në Gjykatën Kushtetuese e cila ka kompetencë të konstatojë papajtueshmërinë.
Gjykata, këtë qëndrim të Kuvendit, në vendimet e saj e ka vlerësuar si jo në pajtim me Kushtetutën dhe ka detyruar Kuvendin të shfuqizojë këto vendime dhe t’i dërgojë asaj mocionin e deputetëve. Këto vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Kuvendi dhe si pasojë çështja lidhur me deputeten Olta Xhaçka ka ngelur pa zgjidhje.
Qëndrimi i Gjykatës: Pikënisja (referimi) në Vendimin e saj nr. 7, datë 24.02.2016
Përse bëhet fjalë në këtë vendim? Një grup deputetësh, në shkurt të vitit 2015, kishin depozituar në Kuvend kërkesën për ndjekjen e procedurave parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe ndërprerjen e mandatit të deputetit K.K., me pretendimin se ky deputet, në kundërshtim me nenin 70, pika 3 të Kushtetutës kishte kryer veprimtari fitimprurëse.
Gjykata, pas shqyrtimit të çështjes dhe interpretimit të nenit 70, pika 4, të Kushtetutës vendosi që:
- Kur Kuvendi vihet në lëvizje me mocion të Kryetarit të Kuvendit ose të një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të nenit 70, pika 3, të Kushtetutës, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, dhe;
- Konstaton si të papajtueshëm me Kushtetutën të Vendimit të Kuvendit “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetues të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën të deputetit K.K.”
Paraqitja e mësipërme mendoj se e ndihmon lexuesin për të kuptuar se çështja e deputetit K.K., është e ngjashme me atë të deputetes Olta Xhaçka. Por, vetëm kjo nuk mjafton. Kjo është arsyeja që lexuesi duhet të informohet për arsyet përse gjykata, në Vendimin e vitit 2016, ka arritur në përfundimet e mësipërme.
Prandaj, e shikoj të nevojshme të përmend disa nga çështjet që mendoj se janë më kryesore. Nëse nuk do ta bëja këtë, njohuritë se si është proceduar për çështjen “Xhaçka” do të ishin relativisht të kufizuara dhe, ndoshta, pjesërisht edhe të paqarta. Cilat janë arsyet që, lidhur me çështjen K.K., gjykata ka arritur në konkluzionet e përmendura më lart?
- Gjykata i është referuar pikës 3, të nenit 70, të Kushtetutës ku thuhet: “Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor…”
- Gjykata ka vlerësuar se, në të tilla raste, Kuvendi nuk mund të vërë në diskutim mocionin e paraqitur dhe nuk mund t’ia nënshtrojë atë debatit parlamentar për vendimmarrjen e tij.
- Kuvendi nuk mund t’i hyjë themelit të çështjes, d.m.th., vlerësimit nëse veprimet e deputetit janë ose jo në pajtim me mandatin e tij sepse kjo do të ishte ndërhyrje në kompetencat e gjykatës.
- Gjykata ka arritur në përfundimin se, për çdo shkelje të pikës 3, të nenit 70, të Kushtetutës, Kuvendi ka të drejtë të verifikojë vetëm kriteret juridiko-formale siç janë numri i anëtarëve nënshkrues, ekzistenca e dokumentacionit dhe provave që mbështesin mocionin e paraqitur. Kuvendi verifikon nëse mocioni plotëson kushtet e parashikuara në pikën 3, të nenit 70, të Kushtetutës për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese si dhe kujdeset për respektimin e procedurës parlamentare për votimin e mocionit në seancë plenare.
Thelbin e arsyetimeve të mësipërme e gjejmë edhe në vendimet e gjykatës të viteve 2023 dhe 2024. Kur njihesh me vendimin e gjykatës të vitit 2016 tërheq vëmendjen mendimi i pakicës (ish-anëtarit të Gjykatës, z. Sokol Berberi) që, në 12 faqe, shpreh mendimet e tij dhe argumenton përse nuk pajtohet me qëndrimin e shumicës.
Z. Berberi, në mënyrë të qartë, ka zbërthyer termat e përdorura nga kushtetutëbërësi siç janë “vendos”, “mocion”, “konstaton”. Midis të tjerave ai shprehet: “Nëse nuk ka çështje të shtruara për votim është absurde të mendosh se duhet të ketë vendim”, dhe më poshtë: “Kushtetutëbërësi duke parashikuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të vendimit të Kuvendit që ka verifikuar shkeljen e pikës 3, të nenit 70, të Kushtetutës, ka përjashtuar rastin, sipas të cilit Kuvendi do të ishte i detyruar që t’ia dërgonte çështjen gjykatës edhe kur ai vendos mos-vërtetimin e shkeljes”.
Edhe pse kanë kaluar 8 vjet, njohja me mendimin e pakicës që përmenda më sipër ndihmon për të kuptuar më mirë qëndrimin e gabuar të Gjykatës Kushtetuese në vendimet e saj të vitit 2023 dhe, sidomos, të vitit 2024.
Vlerësim kritik për qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese
- Siç dihet, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim (Neni 132, i Kushtetutës). Gjykata Kushtetuese bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës (neni 124, i Kushtetutës). Meqë Kuvendi nuk i ka dërguar Gjykatës mocionin për të cilin folëm më lart dhe nuk ka shfuqizuar vendimet e marra lidhur me çështjen “Xhaçka”, sipas Gjykatës, ai ka vepruar në kundërshtim me nenet 132 dhe 124, të Kushtetutës.
Është e vërtetë se interpretimin përfundimtar të Kushtetutës e bën vetëm Gjykata Kushtetuese. Por, kjo nuk do të thotë se, Kuvendi nuk ka të drejtë të bëjë interpretime pa cënuar thelbin e dispozitës Kushtetuese ose interpretimin përfundimtar që bën gjykata dhe që kanë forcën e ligjit.
Por, mendoj se Kuvendi, në rastin e çështjes “Xhaçka”, nuk ka shkelur as nenin 124 dhe as nenin 132 të Kushtetutës. Ai ka zbatuar drejt nenin 70, pikat 3 dhe 4, të Kushtetutës: ka verifikuar faktet dhe të dhënat e paraqitura në mocion; ka thirrur mbledhjen plenare të Kuvendit dhe, në përfundim, është votuar. Shumica nuk ishte e bindur me përmbajtjen e mocionit, ka votuar kundër tij dhe, pikërisht për këtë, Kuvendi ka vendosur të mos ia dërgojë mocionin Gjykatës Kushtetuese.
- Interpretimi i Gjykatës se verifikimi i të dhënave apo fakteve që përmban mocioni është një procedurë formale dhe Kuvendi, në çdo rast duhet të vendosë dërgimin e mocionit Gjykatës është i gabuar. Ky interpretim është as më shumë dhe as më pak, krijimi i një norme të re që është atribut ekskluziv i legjislativit. Mund të thuhet se Gjykata Kushtetuese në interpretimet e saj, edhe pse nuk mbështetet në ndonjë dispozitë të sanksionuar në Kushtetutë, të vetmin “argument” për të ngarkuar me përgjegjësi Kuvendin në vendimet e saj i referohet në mënyrë të përsëritur neneve 124 dhe 132 të Kushtetutës. Në fakt, Kuvendi do të shkelte Kushtetutën nëse do të shfuqizonte vendimet e tij lidhur me këtë çështje dhe do i dërgonte mocionin gjykatës, sepse kështu do të miratonte (pa u miratuar nga vetë legjislativi) një dispozitë të re.
Për analogji, mendoj se na kujtohet rasti që Kuvendi, me votat e jo më pak se dy të tretat e anëtarëve të tij, i dërgoi Gjykatës Kushtetuese vendimin për shkarkimin e ish-Presidentit Meta. Ç’kuptim do të kishte që t’i dërgohej Gjykatës edhe vendimi që nuk ishte miratuar nga dy të tretat e anëtarëve? Nëse kjo do të ndodhte, a mundet që Gjykata të vendoste mbi fajësinë ose jo të ish-Presidentit?!
Të “vendosësh” do të thotë të zbatosh një procedurë të caktuar parlamentare. Nuk mund të vendosësh pa shqyrtuar çështjen, pa proces votimi ku deputetët janë të lirë të shprehin vullnetin e tyre. Çfarë vendimi mund të merrej nëse shumica voton kundër mocionit? Edhe në këtë rast, mocioni duhet t’i dërgohej Gjykatës? Në rast se kushtetutëbërësi do ta konsideronte (ose do të kishte qëllim) që rolin e Kuvendit ta quante formal nuk do të kishte kuptim të përdorte termin “vendos” ose siç është shprehur ish-anëtari Sokol Berberi në mendimin e pakicës (në vitin 2016): “Nëse nuk ka çështje të shtruar për votim është absurde të mendosh se duhet të ketë vendim”.
- Siç dihet, Kuvendi është i detyruar që, në shqyrtimin e çështjes për papajtueshmërinë (pikat 3 dhe 4, të nenit 70, të Kushtetutës), të zbatojë parimin kushtetues të procesit të rregullt ligjor. Në dy vendimet e sipërpërmendura të Gjykatës për zbatimin e këtij parimi nuk thuhet gjë. Është e drejtë e deputetit ndaj të cilit është paraqitur mocioni të mbrohet të paraqesë fakte dhe prova në favorin e tij për të kundërshtuar të dhënat e paraqitura në mocion. Kuvendi është i detyruar që të verifikojë çështjen (papajtueshmërinë) në kompleksitetin e saj dhe me objektivitet si në rastin e deputetit të opozitës edhe në rastin kur ai është i mazhorancës.
Zbatimi i procesit të rregullt nuk është formalitet. Qoftë edhe vetëm cenimi apo mos vlerësimi i këtij parimi përbën shkak për prishjen e vendimit të Kuvendit edhe në rastet kur rezulton e provuar papajtueshmëria në kuptim të pikave 3 dhe 4, të nenit 70, të Kushtetutës.
- Në vendimin e saj të vitit 2024, gjykata ka bërë edhe interpretimin e pikës 1, të nenit 70, të Kushtetutës, ku thuhet se deputetët përfaqësojnë popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues. Ky parim, siç thuhet në vendimin e mësipërm, nënkupton se deputetit nuk i revokohet mandati nga zgjedhësit apo partia politike dhe për këtë, gjykata i referohet Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 845/2016 CDL-AD (2019) 015, datë 24.06.2019, par. 51. Mirëpo, ky referim përmban edhe frazën se: “Mandati i lirë nënkupton gjithashtu se deputeti ka hapësirë për të votuar kundër edhe pa kaluar në mënyrë përfundimtare në një forcë tjetër politike”. Ndërsa, gjykata në paragrafin 58 të vendimit vlerëson se: “Parimi kushtetues i mandatit të lirë të një deputeti nuk mund të kuptohet si liri absolute e tij që nuk kufizohet nga Kushtetuta dhe ligjet për të vepruar në mënyrë të atillë që Kuvendi të mos jetë në gjendje të zbatojë kërkesat që burojnë nga Kushtetuta dhe të miratojë vendime të papajtueshme me të” dhe më poshtë: “Gjykata çmon se parimi i mandatit të lirë (jo detyrues) edhe pse është i zbatueshëm në procedurat parlamentare kur deputetët thirren për votim, nuk nënkupton se liria në votim është absolute. Përkundrazi, kjo liri i nënshtrohet kufizimeve që rrjedhin nga parimet e supremacisë së Kushtetutës, të shtetit të së drejtës dhe të kushtetueshmërisë, element i së cilës është detyrueshmëria e zbatimit të vendimeve të Gjykatës”. Sipas gjykatës: “Në këtë kuptim, parimi i mandatit të lirë të deputetit nuk mund të shtrihet në çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e vendimeve të saj në rastet kur ajo ka përcaktuar për Kuvendin detyrime konkrete që nuk lënë hapësirë vlerësimi për mënyrën e zbatimit nga ana e tij”.
Kjo frazë e gjatë, sa e përgjithshme aq edhe e paqartë, evazive dhe kontradiktore mendoj se shpreh pozicionin konceptual të Gjykatës Kushtetuese që kapërcen kufijtë e shqyrtimit të një çështjeje të veçantë, siç është ajo e deputetes Olta Xhaçka.
Do të mundohemi që, frazën e mësipërme ta zbërthejmë me qëllim që, deri në një farë mase të jetë e kuptueshme edhe për lexuesin e thjeshtë:
- Gjykata shprehet se mandati i lirë nuk mund të kuptohet si liri absolute. E rëndësishme është se gjykata pranon se element i rëndësishëm i pikës 1, të nenit 70, të Kushtetutës është e drejta e lirisë së votës. Është rasti t’i referohemi këtu nenit 38, të Kushtetutës së Republikës Federale të Gjermanisë ku thuhet se: “Deputetët e Bundestagut Gjerman janë përfaqësues të të gjithë popullit dhe nuk lidhen me mandate apo udhëzime detyruese dhe i nënshtrohen vetëm ndërgjegjes së tyre”.
- A mund të kufizohet liria e votimit kur Kushtetuta dhe ligjet e sanksionojnë këtë? Mendoj se jo. A është e lejueshme që deputetit t’i diktohet liria e votës? Mendoj se jo. A ka ndonjë nen të Kushtetutës që t’i diktojë deputetit mënyrën e votimit? Nuk ka. Cili nen i Kushtetutës detyron Kuvendin që edhe në rastet e votimit kundër mocionit t’ia dërgojë atë Gjykatës Kushtetuese? Nuk ka një nen të tillë. Nëse nuk ka një nen të tillë, ku bazohet interpretimi i gjykatës që shprehet se, Kuvendi në çdo rast, pavarësisht nga mënyra (rezultati) i votimit, duhet që mocionin t’ia dërgojë gjykatës?
- Gjykata është shprehur se mandati i lirë i nënshtrohet kufizimeve që rrjedhin nga parimi i supremacisë së Kushtetutës. Shprehja e mësipërme është sa e paqartë aq edhe kontradiktore. I papranueshëm është gjithashtu edhe vlerësimi tjetër se, liria e votës i “nënshtrohet kufizimeve që kushtëzohen nga zbatimi i detyrueshëm i vendimeve të gjykatës!”.
Rasti i çështjes “Xhaçka” ka krijuar një ngërç që mund të reflektohet si pengesë edhe në të ardhmen. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të pajtohej për të ndryshuar praktikën (precedentin e saj), megjithëse zgjidhja u takon kryesisht institucioneve përkatëse (Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese), mendoj se një variant i pranueshëm mund të ishte amendimi i pikës 4, të nenit 70, të Kushtetutës, në formulimin e mëposhtëm: “Për çdo shkelje të paragrafit 3, të nenit 70, të Kushtetutës, kur mocioni i Kryetarit të Kuvendit ose të një të dhjetës së anëtarëve të tij vlerësohet i bazuar, Kuvendi vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese e cila konstaton papajtueshmërinë”.
Do të sugjeroja, gjithashtu, që për këtë mund të ndihmonte edhe organizimi i ndonjë debati të mirëfilltë juridiko-kushtetues, konstruktiv dhe i paanshëm që do të respektonte mendimin ndryshe. Objekt i rëndësishëm i këtij debati, sigurisht, që do të duhej të ishte opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me këtë çështje. Deklaratat kush “fitoi” dhe kush “humbi” nuk i shërbejnë askujt. Publikut jo dhe jo.
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Intelektuale qe keni mbaruar Kristalin: Shani Ramen por nje lutem nje gje mos mbroni Saliun!
Kush ka mbaru Kristalin o gomar
Niaziu?
Per ti kthyer nje pergjigje arsyetimit te z/ Niazi Jaho.
Nëse i vendosim në një peshore rastin e Koço Kokedhimes me rastin e Olta Gjaçkes kush peshon më shume ? A eshte e njejta gjë si precedente ? A duhet te kete shenje barazimi në keto dy kauzese apo njeri i njerkes e tjetri i nënes? Kot nuk thone se ligji eshte si llastiku e terheq si te doje me i forti sipas interesit. Ama ligji dhe Kushtetuta eshte krejt e qarte dhe paqartesite i kemi vetem ne.Shtrohet pyetja ,nëse kandidatet per deputet duan te fitojne pasuri e te ardhura atehere perse futen në politike(e nuk merren me biznes) kur e dine se nje gje e tille nuk lejohet me ligj? Apo mos valle duhet te behesh deputet qe te kesh privilegje dhe mundesi per shkak te pushtetit apo postit qe ti apo familjaret e tu te perfitojne te drejta, pasuri dhe miliarda?! Per tu kthyer në rastin konkret shtrohet pyetja: -A do te kishte mundesi Olta Xhaçka te perfitonte te drejten per tu konsideruar investitor strategjik bashkeshorti i saje dhe te perfitonte në menyre te paligjshme nje prone te paluajtshme në breg te detit në Himare-Sarande me dokumente te fallsifikuara sikurse doli nga çeshtja penale e SPAK, në ngarkim te krietarit te bashhkise Himare Jorgo Goro ??. Parimi “Tegjithe jane te barabarte para ligjit”, duhet te kuptohet Shqip, jo Turqisht, Greqisht apo Serbisht.
Një Niazi Jaho është dënuar nga konferenca e partisë e Tiranës në vitin 1956 , Ky të jetë vallë ai Niazi ?!
Sidoqoftë më shkaktoi dhimbje koke, nuk munda ta lexoj deri në fund . Një lumë fjalësh skolastike , që mund të ketë vlerë për studentët e juridikut , por jo për lexuesin e gazetes.
Më mori frymën , more , prit të mbarojë e s’ka !
Nuk jane shkrime per mendje te vogla keto
Nuk mbulohet dielli me shoshe.Rasti i Xhackes eshte nje skandal i mazhorances dhe atentat i hapur ndaj Kushtetutes. E si nuk u detyruaka deputeti se si te votoje!Po nese deputeti ka vjedhur, ka vrare, dhe deputetet qe bejne shumicen e mbrojne me voten e tyre, atehere a mund te justifikohet veprimi me “argumentin” se “vendosi shumica e deputeteve” , dhe “deputetit nuk mund t’i imponohet vota”!!! Ndaleni keta arsyetime qesharake, se ia nxorret bojen vetes o pseudomazhorance!
Akrobaci juridike e marifete iluzionistesh pa vlere kur thelbi juridik i problemit eshte i thjeshte dhe rasti eshte flagrant. Ligji thote qarte qe kategoria e zyrtareve te larte dhe familjaret e tyre, si deputete, ministra etj. nuk mund te perfitojne te mira materjale apo financiare, avantazhe apo statuse favorizuese nga ana e shtetit ne raport me pasurine publike pas jane ne konflikt interesi.
A ka qene ministre dhe deputete dhe vazhdon te jete z.Xhaçka ? A eshte z.Gaçi bashkeshort i z. Xhaçka ?
Megjithate ne planin formal eshte gjykata qe ben gjykimin e rastit dhe merr vendimin perkates.
Ne rastin e nje deputeti/e relatimi ne gjykate behet me aprovimin e kuvendit. Ne rast in ne fjale ne emer te sovranitetit te tij, kuvendi ( maxhoranca ) ka vendosur te mos e çoje rastin per gjykim apo interpretim. Dhe kjo per dy aresye te mundeshme per cilat kuvendi duhet te shprehet: Ose kuvendi gjykon qe nuk ka shkelje te ligjit, dhe ne kete rast ka marre kompetencat e gjykates pra te pushtetit juridik, ose e ka te qarte qe ka shkelje te ligjit por duke u fshehur “ne emer te sovranitetit” mbron padrejtesisht nje anetar te tij. Cdo interpretim tjeter eshte nje peshtjellim procedurash juridike te cilat me sa duket jane difektoze duke filluar nga Kushtetuta e deri Kodet e procedurave penale, civile etj. qe jo ne pak raste kundershtojne njera tjetren. Si ne kete rast ku Kuvendi mohon vetveten pasi ne emer te sovranitetit e shkel ate. Ne fund te fundit mosrespektimi i nje ligji apo anashkalimi i tij eshte mohim apo shkelje e sovranitetit pasi ligji eshte shprehje e sovranitetit te vendimaresve te legjislativit.
Nuk desha as une te prononcohesha per kete shkrim, por fakti qe vetw autori (i nderuar) me sjell, ate se Kushtetuta nuk e lejon deputetin te merret me biznes dhe veprimtari perfituese qw buron nga pasuria e shtetit, ky fakt me detyron ta pyes Niazi Jahon: pse e sterhollon kaq gjate dhe mw keq se keshillat e Komisionit tw Venecias, duke mos i vwnw kokw muhabetit?!? Olta Xhaxhka eshte vertet simpatike, mund te jetw edhe njeri i mire (nuk e njoh), por kwtu bwhet fjalw pwr perfitime tw deputetit (burrit te deputetes, pra familjes se saj) nga pasuria shtetwrore. Pse duhet sterholluar gjithe ky muhabet? Jorgo Goro duhet te pergjigjet para gjykates (besoj e meriton burgun), Olta Xhaxhka te jape dorheqjen dhe te bej vetdenoncim ne prokurori, dhe sistemi legjislativ i dhuruar nga “miqtw” tanw duhet apeluar dhe njw sistem juridik mw i thjeshtw e mw i qarte duhet bere!
Nuk Ka asnje shkeljet rastin i xhackes.Ndersa arsyetimi i autorir te shkrimit eshte shume i drejte dhe i argumentuara juridikisht.Ai tregon nivelin e ulet juridik te gjyqtareve te kushtetueses si dhe ne vecanti te kryetares se saj ,e cila u prezantuar shume keq Edhe me afatin ligjor te karrikes se saj .I shoqi i Xhacken nuk eshte i kategoeise ” investitor strattegjik”.Eshte nje shkalle me poshte.Nese dikush Ka abuzuar me pronesine e tokes ne vitin 1994,si ne rastin konkret,dhe e nxjerre ne shitje pas 30 vjetesh me dokumentat kadastrale ligjore,fajtor nuk eshte bleresi i pas 30 viteve,por ai qe e shtet,si dhe ai qe Ka fshehue aktin Jo ligjor per 30 vjet.Por gjithsesi,burri i Xhackes Ka aktivitet ligjor .Se gruaja eshte deputetet,apo Ministre,mos valle ai duhet te braktise punen? Do te kishte konflikt interessi,vetem Nese xhacka do te ishte Ministre turizmi apo e pushtetit vendor,qe do te ndikonte ne sigurimit e perfitimeve te te shoqit te saj .AQ me teper qe ajo,personalisht ,nuk Ka marre pjese ne vendim e marre nga qeveria ,apo Bashkia.Me qendrimi e saj,Gjukata kushtetuese Ka treguar nivel te ulet juridik.Se c’ duhet te bejne eshte puna e tyre,zgjedhja e tyre.
Askush s’ka të drejtën që me fuqin korruptive të pushteteve e aq më tepër një juris si Niazi-u të përdhos ligjin konflikt interesi, që shprehet e skalitet bukurmir në KUSHTETUT. Opozita shqiptare duhet unanimisht të kërkoj qeveri teknike, ndryshe jo shum larg do t’behet pjes me boten e krim-korrupsionit në bangën e DREJTËSIS. Kohës futbollit me qy porta brenda bandave korruptive t’politikës shqiptare i mbaroj vaji kandilit, duan apo s’duan ata. C’do vones e justifikim për t’mashtruar e shqyer prenë e rradhës s’ësht gjë tjetër vetëm se një grusht ndaj vetes, familjes dhe miqëve që ju rrethojn.
Autori argumenton se Kuvendi ka vepruar në përputhje me Kushtetutën duke verifikuar mocionin dhe duke e votuar atë, duke mos qenë i detyruar ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese nëse shumica parlamentare voton kundër. Gjykata Kushtetuese, sipas tij, ka tejkaluar kompetencat e saj duke kërkuar që Kuvendi, në çdo rast, të dërgojë mocionin për shqyrtim, edhe kur shumica nuk e mbështet.
Megjithatë, ky qëndrim nuk përputhet me interpretimin e Kushtetutës nga vetë rojtari i saj, Gjykata Kushtetuese. Në vendimet e saj të viteve 2016, 2023 dhe 2024, Gjykata ka vërejtur se neni 70, pika 4 e Kushtetutës e detyron Kuvendin që, kur një e dhjeta e deputetëve paraqet një mocion për papajtueshmërinë e një deputeti, ai duhet ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Roli i Kuvendit është vetëm verifikues, jo vlerësues mbi thelbin e çështjes. Kjo do të thotë se Kuvendi nuk mund të gjykojë nëse një deputet ka apo jo shkelje të Kushtetutës, pasi ky është një kompetencë e vetme dhe përfundimtare e Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë rast, Kuvendi nuk ka ndjekur kërkesat e Kushtetutës dhe ka penguar shqyrtimin e çështjes nga organi që ka autoritetin për të marrë vendimin final. Refuzimi për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese shkel parimin e mbizotërimit të Kushtetutës, të shtetit të së drejtës dhe të ndarjes së pushteteve.
Komisioni i Venecias, në opinionin e tij, e ka mbështetur këtë interpretim, duke theksuar se asnjë institucion nuk mund të shmangë detyrimin për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë Kuvendin. Prandaj, argumenti se mandati i lirë i deputetëve u lejon atyre të vendosin nëse një çështje do të dërgohet apo jo në Gjykatë nuk qëndron, pasi këtu nuk kemi të bëjmë me një çështje të thjeshtë votimi mbi politika apo ligje, por me një detyrim kushtetues.
Në përfundim, ky rast nuk është një çështje që kërkon ndryshim të Kushtetutës, siç sugjeron autori, por zbatim të saj. Problemi nuk qëndron tek formulimi i nenit 70, por tek mosrespektimi i tij nga Kuvendi. Nëse çdo institucion do të mund të zgjidhte cilat vendime të Gjykatës Kushtetuese do të zbatonte dhe cilat jo, atëherë mbizotërimi i Kushtetutës do të humbiste kuptimin e tij, duke rrezikuar parimin e shtetit të së drejtës.
@Km je me keq se Njaziu. Gaçi eshte investitor strategjik. Me tej or debil qe s’kupton nga ligjet mjafton qenia minister qofte edhe pa portofol qe familjaret te mos kene perfitime apo favorizime nga shteti. Sipas teje cdo i aferm i ministrit te brendeshem mund te marre tendera nga ministria e mbrojtjes dhe anasjelltas. Edhe truku i mungeses se z.Xhaçka ne mbledhjen respektive te qeverise ku u muarr vendimi ( pra paska nje mbledhje ku eshte marre vendimi ) nuk do te thote asgje pasi mjafton qenia nominale titullar i nje portofoli qeveritar apo funksioni tjeter qe te thote qe je ne konflikt interesi. Perndryshe qeveria mund te merrte vendime favorizuese per cdo anetar te qeverise dhe ne mbledhjen perkatese te mungonte i favorizuari dhe …hopaaaa i a hodhem konfliktit te interesit
O Njazi Jahooo!U dogje nga Qulli ne 1956 dhe po i fryn kosit ne 2025.Respekti per Trimerine ne Konferencen e Tiranes nuk me tronditet,sepse ne Ate beteje te hikte koka.Sot je 101 vjec,Qofsh me kembe e me duar!
Te kuptonte Kministri nga Ligjet nuk i kishte humbur gjithe gjyqet Dhe Arbitrazhet Nderkombetare 100%.Ka vajtur mullari Gjobave qe paguajne shqiptaret nja 2 miljarde Euro,sa c`eshte Buxheti Shtetit.Ketu fiton,se eshte MALIQ.I fut dhe nje perjashtim Kryetares Gjykates Kushtetuese.I pashkolle,I paditur eshte ky bir kurve kryeminister,por Shkollen e Shejtanit e di.
O karagjoooz,o Pallua me bojna,qe fluturon me pras ne bythee! Te kam thene per Ato Gjyqet dhe Arbitrazhet Nderkombetare,qe i ke Humbitur dhe vazhdon t`i Humbitesh,o humbamenoo!Me dergo haber mua,se te kam gjetur dy Avokate te Zote,sojllinj nga Dere me Oxhak dhe Experte te Drejtes Nderkombetare..Jo per ty o kalama Autik,por per kete Vend Fatkeq qe nuk ju ndane Idiotet e kapardisur.