Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngjarja që tronditi botën, 26 vjet nga masakra e Reçakut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Ngjarja që tronditi botën, 26 vjet nga masakra e Reçakut
KosovëLajmi i fundit

Ngjarja që tronditi botën, 26 vjet nga masakra e Reçakut

Published: January 15, 2025
Shpërndaje

Janë bërë 26 vjet nga kur një nga masakrat më të rënda në Kosovë, ajo e njohur si Masakra e Reçakut, e cila ndodhi më 15 janar 1999, tronditën ndërgjegjen e botës dhe nxitën reagimin ndërkombëtar.

Masakra që ndodhi në Reçak të Komunës së Shtimës, në qendër të Kosovës, la 45 banorë të fshatit të vrarë dhe masakruar, megjithatë, ende vetëm një person mbetet i shpallur fajtor për pjesëmarrje në këtë masakër, nga gjykatësit e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK.

Fillimisht, mëngjesin e ftohtë të 15 janarit 1999 rreth orës 6:45 minuta banorët e këtij fshati u zgjuan nga zhurma e artilerisë së rëndë serbe e cila filloi të sulmojë fshatin nga pozicione të ndryshme, ndërsa pas serisë së granatimeve, trupat serbe fillojnë bastisjet nëpër shtëpi, ku banorët tentuan të ikin, por ata tashmë ishin rrethuar.

- Publicitet -

Më vonë, 24 burra të renditur në rresht derisa po ecnin bashkërisht nën përcjelljen e trupave serbe, të nxjerrë nga njëra prej shtëpive të fshatit ku po fshiheshin, ekzekutohen me automatikë nga afër dhe masakrohen tek lokacioni i njohur si “Gropa e Bebushit”.

Gjithsej 45 civilë shqiptarë u vranë dhe masakruan të njëjtën ditë, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, gra dhe të moshuar, nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në lokacione të ndryshme përreth fshatit.

– “Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”

Të nesërmen, më 16 janar, Reçakun e vizitoi shefi i atëhershëm i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadori William Wallker, për të parë nga afër se çfarë kishte ndodhur.

Pasi vizitoi fshatin dhe u ngjit lartë te vendi i quajtur “Gropa e Bebushit”, aty ku sot gjendet Kompleksi Memorial i Reçakut, ambasadori Walker u tmerrua nga pamjet e kufomave dhe pa hezituar në ato momente deklaroi: “Nga ajo që pashë, ishte evidente se kemi të bëjmë me masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”.

Kjo, u bë një nga momentet më me peshë që ndryshoi përfundimisht rrjedhën historike të Kosovës, sepse bota demokratike, pas përpjekjeve të dështuara diplomatike për një marrëveshje me Serbinë, me 24 mars 1999 filloi fushatën 78 ditëshe të bombardimeve të NATO-s.

Për Masakrën e Reçakut, ish-ambasadori OSBE-së në Kosovë, William Walker, pritet ta publikojë këtë përvjetor edhe librin e tij të sponsorizuar nga Qeveria e Kosovës me titull “Reçaku”. Walker e shkroi këtë libër mbi përvojën e tij personale si dëshmitar i kësaj masakre, siç është shprehur ai, “para se të shkoj në botën tjetër”.

– Çështja e Masakrës së Reçakut u riaktualizua në dhjetor të vitit 2019

Çështja e Masakrës së Reçakut u riaktualizua si çështje diskutimi në dhjetor të vitit 2019, kur gjykata kosovare dënoi ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal nga radhët e komunitetit serb, Ivan Teodosijeviq, me dy vjet burgim, pasi u shpall fajtor për shkak se e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut.

Pas këtij vendimi edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e quajti masakrën e Reçakut një krim të fabrikuar dhe akuzoi ish-shefin e misionit të OSBE-së, Walker, për falsifikim të saj.

Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, pas deklarimit të Vuçiq, kishte thënë se Serbia po vazhdon përpjekjet për të mohuar rolin e saj në këtë masakër.

“Kur e vërteta është kaq e fuqishme si ajo e masakrës së Reçakut, shfaqen edhe narrativat mohuese ndaj saj, sikur që ka bërë Serbia që nga dita e masakrës së Reçakut e deri sot, duke u munduar ta turbullojë dhe falsifikojë rolin e drejtpërdrejtë planifikues dhe ekzekutues të shtetit serb në realizimin e masakrës së Reçakut“, ka thënë Kurti.

Masakrën ndaj shqiptarëve të Kosovës në Reçak e kishte dënuar Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Menjëherë pas luftës, në vitin 2001, gjykatësit e UNMIK-ut, Misionit të OKB-së në Kosovë, dënuan oficerin e policisë Zoran Stojanoviq me minimum 15 vjet burg për pjesëmarrje në vrasjen e 45 personave në fshatin Reçak. Stojanoviq ende mbetet i dënuari i vetëm për këtë masakër.

Në luftën e fundit 1998-99 në Kosovë llogaritet të jenë vrarë mbi 10 mijë njerëz, disa qindra mijëra të dëbuar nga vendi, dëme të mëdha materiale nga lufta, ndërsa ende nuk dihet fati i rreth 1.600 të zhdukurve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • mali says:
    January 15, 2025 at 7:00 pm

    Edi Rama po e shohim te gjunjezuar tek Meloni dhe asnje fjale per kete masaker te serbeve.
    Ka shqiperia shqiptare ?

    Reply
  • chp says:
    January 16, 2025 at 3:43 am

    zoti “mali” nuk eshte ndonje e keqe e madhe se Rama gjunjezohet para Melonit….fundja civilizim eshte….Problemi kryesor eshte qe ai eshte gjunjezuar pra Serberishes qe kreu masakren e 21 janarit 2011 dhe u quajt BURRE SHTETI NGA AMBASADORI ANTIAMERIKAN HALEKSANDER ARVIZIU…falenderim per Ameriken e Klintonit qe cliroi Kosoven nga Serbi….por ky clirim nuk ka shume vlere kur Shqiperia eshte pushtuar 30 vjet nga Serberisha dhe Amerika zyrtare tallet me Non Grata Sallata marmalata..

    Reply
  • demo says:
    January 16, 2025 at 11:01 am

    Ah na t`zest si kemi psuu
    Na ka msy bisha terbu
    Nuk na len as me vajtu
    Ata shpirtna te coptu

    Bisha serbe i ka shitu
    Me rafale masakru.
    Ca zagare ka grumbullu
    Hajgare me i shnderru.

    Ca zagare gjakndyte,
    Shqipfoles dhe Magjupe,
    Terxhymene edhe kopuke
    serbomane dhe Arnaute.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?