Flet Vitore Ndoci, motra e Heroit të Popullit në 70 vjetorin e rënies së tij
Më kujtohet si sot, 70 vjet më parë ku Nika, si pionier i dalluar, i zgjedhur komandant i çetës së pionierëve të shkollës, që më vonë mori emrin e tij, në Vermosh, punonte natë e ditë së bashku me shokët e tij pionierë për ruajtjen e kufijve të shenjtë nga armiqtë jugosllavë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Ai bashkëpunonte me postën e kufirit dhe me komisarin e komandantin të cilët ishin drejtues të saj, që banonin afër nesh, në dy dhoma të tjera. Ata çdo ditë punonin me fëmijët që të ishin vigjilentë, për shkelësit e kufirit, duke njoftuar postën e kufirit, për çdo njeri të panjohur e shkelës të kufirit në territorin e fshatit, kjo detyrë ishte për çdo kufitar e banor të fshatit.
Por, për pionierët ishte e nevojshme sepse ata kullosnin bagëtitë në kullota larg fshatit. Ata ishin vigjilentë dhe bashkëpunëtorë me rojet kufitare dhe të postës kufitare të Vermoshit. Ata disa herë kishin ndihmuar në kapjen dhe përballjen me diversantët, së bashku me forcat e kufirit, që natë e ditë vigjilonin.
Nika ishte i vogël në moshë, por natyra e kishte burrëruar para kohe. Ai ishte rritur sa lisat, si e përshkruan rapsodi popullor Fran Kodra në këngën e tij, për mbrojtjen e Atdheut, si kufitar i vogël në moshë, por i madh në aktin heroik, që tregoi, duke luftuar me 4 burra në mes të pyllit me një fëmijë, të cilët donin ta merrnin, ta përgatisnin për agjenturën e tyre, por ai nuk u bind urdhrit të tyre dhe u përgjigj:
-Nuk i bindem urdhrit tuaj, jam shqiptar e s’jam i huaj, as me ditë se më therin me thika, as me ditë se më mbytin në ujë, nuk i bindem urdhrit tuaj.
Dhe kështu Nika shkoi tek posta e kufirit në Vermosh ku denoncoi për diversantët dhe për ato që i kishin thënë, se po lajmërove për ne në postë, se na ke takuar, do të gjej kjo. Nuk do të vrasim me pushkë, se pushka të merr shpejtë, por do të therim me thika, duke filluar nga poshtë tërë trupin, do të zhdukim ku nuk do të gjej kush as familja jote. Ky ishte dokumenti që la Nika në postën e kufirit në Vermosh i cili ka qenë i protokolluar në Muzeun Kombëtar të kohës bashkë me rrobat e lara me gjakun e tij dhe çantën e shkollës e dëftesën me nota të shkëlqyera deri sa erdhi demokracia në vitin 1990. Por më tej nuk di ku shkuan…
Por Nika nuk u tremb kurrë se rridhte nga gjaku i Norës së Kelmendit, nga çerdhja patriote dhe Nika dëgjonte që i vogël në odën e burrave për trimëritë e Skënderbeut, Ded Gjon Lulit, Bajram Currit e trima të tjerë që kanë rënë për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së vendit dhe ishte burrëruar para kohe. Ai ishte i përgatitur, mbaroi për 2 vjet shkollën fillore 4 klasë, 2 vjet për dimrin në Velipojë dhe 2 vjet për 3 muaj në Vermosh me rezultate të shkëlqyera.
Ishte këngëtar i rrallë popullor, i binte fyellit, çiftelisë dhe Lahutës së Malësisë, ishte i rrallë në moshën e tij. Me të krenoheshin shokët e shkollës ku kishte mësuar Nika se në Vermosh dhe në Velipojë, Mali-Kolaj dhe fshatrat e krahinat së tyre.
Edhe sot banorët e vjetër në Rrapsh të Hotit i thonë shkëmbi i Nikës. Kur ai hipte mbi shkëmb dhe këndonte këngët e trimave dhe i binte çiftelisë, kur ngjitesh në bjeshkë ose zbrisnin për në Velipojë në vjeshtë dhe gjithë karvanet me njerëz e me bagëti ndalonin hapin dhe dëgjonin këngët e Nikës. Pra ky ishte vëllai im Nika.
Mbasi diversantët e UDB Jugosllavi ishin vënë në vëzhgim për dështimet e tyre të bandës, ata u vunë në ndjekje për të asgjësuar Nikën, ose për ta vënë në shërbim të tyre. Por ai kurdoherë ishte vigjilent dhe shumë herë në takimet me ta u dridhte diversantëve dhe Nika u bë i rrezikshëm për ta, dhe një natë e zezë për Nikën dhe për ne, erdhi.
Ishte në muzgun e mbrëmjes të ditës së premte të datës 20 qershor 1952, ai solli delet e dashin me këmborë afër shtëpisë. Në mbrëmje delet erdhën, por dashi jo. Ata u futën në Alishte të Vogël që nuk shifeshin nga shtëpia, në breg të lumit Jaçicë. Ku më vonë iu bë dhe gjëma, Nika më mori dhe mua të shkoja me të, por unë shkova deri tek Voda që vadiste tokën tonë në të përpjetë, por aty u rrëzova dhe u vrava, ai më mori më përqafoi dhe më solli deri në shtëpi tek molla që kishin në oborr dhe iku të kërkojë dashin me këmborë dhe nuk u kthye më. Atëherë po prisnin të vinte Nika, se delet e dashi me vonesë erdhi, por Nika jo. Banda e UDB Jugosllave Nikën e kishin çuar tek buronte lumi Joçicë dhe aty e kanë torturuar. Ai nuk tregoi sekretin e ushtrisë, të sigurimit dhe të qeverisë vendore dhe provuan ta merrnin me vete, nuk pranoi, e torturuan dhe i këputën flokët, prenë damarët tek këmbët me thikë, e mbas koke e kanë vrarë me qytë të pushkës mbrapa dhe e kanë hedhur nga shkëmbi në lumin e Jaçicës, për të mos e gjetur trupin e pa jetë të tij. Por thikën e kanë harruar tek vendi i ngjarjes, mbasi janë hutuar kur kanë parë nga larg duke ardhur drejt tyre ushtarët e kufirit me pishtarë drite dhe kanë ikur në drejtim të kufirit.
Thikën e kanë gjetur forcat e kufirit kur kanë parë gjakun e derdhur në vendngjarje. Për thikën, rrobat me gjak të Nikës i kanë dërguar në Muzeun Kombëtar për t’u ruajtur si relike së bashku me reliket e dëshmorët e heronjtë e tjerë të Atdheut…
Erdhi mbrëmja dhe Nika nuk u duk në shtëpi. Atëherë lajmëruam postën e kufirit për Nikën. Komisari dhe komandanti erdhën menjëherë sapo u lajmëruan dhe kur pyetën familjarët ku mund të shkojmë të kërkojmë për Nikën, kush ka qenë me të dhe kush e ka parë në fund nga ka shkuar ai. Dhe menjëherë më thirrën mua. Unë u tregova dhe ata mblodhën mjaftë kufitarë të fortë fizikisht, trima dhe me pishtar drite pishe në duar, ku ju printe komisari dhe komandanti u nisën përgjatë lumit të Jaçicës. Ecën gati afër ku rridhte lumi, papritur një kufitar nga Berati, tha që diçka duket këtu dhe dora e Nikës ishte ngjitur në shkëmbijtë në lumin Jaçica, siç e thotë shkrimtari Kol Ndreka në librin e tij.
Kufitari i Vermoshit që e mbajti mali për të mos e tretur lumi trupin e tij dhe për mos të humbur përfare. Trupin pa jetë e morën dhe e sollën në shtëpi natën vonë, në krah. Nëna ime Noce, nënë heroinë, e nënë heroi iu kërkoi leje ta shohë djalin 5 minuta, si ma ka bërë gjarpri, i pa damarët e prerë, që i rridhnin gjak, pa tek këmbët, po kështu e pa dhe mbas koke gropën që i kish rënë me qytën e pushkës. Para nënës i bënë ekspertizën djalit të saj. Ajo u shpreh si ma paskan copëtuar gjarpërinjtë e poshtër. Dhe ndonëse i vdekur atij i rridhte gjak nga dejet ende…
U vërtetua nga të gjitha dokumentet që u sollën për të, puna e përkushtuar e tij dhe e shokëve të tij pionier që kishte bërë për vite me radhë dhe u vlerësua akti i tij, si akt heroik dhe i vetmi na Ballkan në moshën e tij fëmijnore dhe të paparë deri më sot dhe me vlera të patjetërsueshme për vënien në themelet e kufitarit të gjakut të tij të pastër duke mbetur lapidar.
Për shembullin e lartë të tij, të treguar për trimërinë e pashembullt të tij, që vet njeri nga diversantët e kapur nga forcat e kufirit pohoi se Nika ishte trim me fletë, sepse unë kam kapur burra me mustaqe e janë dridhur para nesh në male, kurse ai nuk u përkul, por më ka qëlluar mua me shkopin e bariut në fytyrë dhe ja ku e kam shenjën, dhe pastaj tregoi si e kishin torturuar deri vonë dhe si e kanë hedhur nga shkëmbi në lumin e Jaçicës.
Nika rron në zemrat tona, në zemrat e popullit shqiptar se nderohet për veprën e lartë të tij heroike, ndërsa ka marrë dekoratën më të lartë Hero i Popullit, edhe pse ishte vetëm 13 vjeç kur dha jetën.
Lavdi heronjve të Shqipërisë
Miti i pionjerit spiun.
A ka egzistuar,apo nuk ka egzistuar hafija i sigurimit Nik Pjeter Ndreka,apo eshte sajese propagandistike e kalemxhijve te PPSH dhe Sigurimit.
Kjo histori eshte kurdisur fillimisht nga spiuni sigurimit Pjeter Ndreka,,i paburre,matrapaz,qe sajoi gjithe kete histori.
I biri tij Nika,ka rene aksidentalisht nga shkembi duke ruajtur bagetine dhe aty rrotull kane qene edhe 20 barinj te fshatit qe e kane pare.Pjeter Ndreka vjen pas 7 ditesh nga Velipoja ku banonte dhe e gjen te birin te varrosur. Aty sajon historine me diversante,,sikur ja kane vrare djalin Pjeter Gjeka dhe Marka Gjeka,qe ishin arratisur nga Vermoshi ne 1948.Mori ne qafe dhjetra familje ne Vermosh qe i internuan ne Tepelene,.
Shume foshnja me nenat e tyre nuk u kthyen me gjalle.
Ne vend qe te kerkoje falje,familjeve te pafajshme,qe u vrane dhe internuan per shkak te genjeshtave te felliqura te babait te kesaj,,Vitore Ndoci i fryn prape urave te mashtrimit.
Ja pafsh hajrin moj Vitore.
Nuk u rri llapa pa ngrënë m#t UDB-shëve të Saliut.
Lavdi kujtimit te njerezve atdhedashes dhe poshte kriminelet e dikurshem ( si ata qe vrane nje femije ) dhe kriminelet e sotem si si ky ” demo “, te cilet per interesat e veta jane te gatshem te shesin vendin, nenat dhe motrat e tyre.
More Po kush eshte ky demo demoni qe ne Cdo artikull sidomos te luftes NC ben komente, mos je zagar i I kryqezuar si puna e peles me kalin, pyet njehere teteme nga ka kullotur.
Lavdi deshmoreve qe kane dhene jeten per Atdheun. Poshte zagaret qe lehin gam gam e mu…… ta hane.
Shqiperia ka nevoje me shume se kurre per te rinj qe ta duan dhe te punojne per Kombin shqiptar.Fatkeqsisht agjenturat e huaja ne bashkepunim me shtetin antishqiptar i kane te gjitha mjetet per te shtypur cdo perpjekje te te rinjve shqiptare per te mbrojtur interesat mbarekombetare.Mjafton te shohesh sidomod ne jug ku po demtohen dhe shkaterrohen monumnetet e kujteses se rezistences dhe sakrifices se shume heronjve dhe viktimave te pafajshme te luftes per liri,dhe kjo qellimisht nga qarqe antishqiptare qe kane zaptuar te gjitha pushtetet ne Shqiperi.Te rinjte duhet te mendojne me shume per vendin e tyre qe i ka lare me gjakun e bijve me te mire perpjekjen per ti mbijetuar gjenocidisteve qe na rrethojne kudo.LAVDI HERONJVE TE KOMBIT dhe ne djall antishqiptaret ,vegla te JANULLES dhe UDB-se.
Kur kesaj Vitores ju aksidentua nje vella tjeter ne Burrel(aksident automobilistik),populli i Malsise u clirua,sepse ndodhi ne Burrel ne sy te njeresve,,Malesoret thonin ne ate kohe:Shyqyr zotit,ndodhi ne Burrel,,Se Pjeter Ndreka nuk do ja ngarkoje gjakun e tij diversanteve dhe armiqve te klases.
Ne relacionin qe i dergon Enver Hoxhes,kryetari i deges brendshme Shkoder,Rexhep Kolli per arratisjet ne kufi,,NUK E PERMEND FARE VRASJEN E NIKES NGA DIVERSANTI GJEKE HYSAJ SI PRETENDONTE PJETER NDREKA,,Sigurimi e dinte sajesen,,,Shokun Enver nuk guxonin ta genjenin.
Cdokushe qe komenton per ket ngjarje, dhe nuk eshte nga Kelmendi, dhe nuk e din historin, mos te ofendohet dhe mos te ofendojne. Venje pak trunin ne pun kure lexoni shkrimet dhe Lavdin e atjje femije fatkeq qe ju shkurtua jeta aksidentalisht, moshen, menyren sesi e trajtojne ngjarjen, vermoshsit e din historin shum mire se cka ka ndolle, nese ka noj Patriot Komunist e kriminel ksajte, le te dalin ne Vermosh e te dvesin sesi eshte e verteta