Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis aplikimi për bursat, kategoritë e studentëve që përfitojnë tek Ekonomiku
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nis aplikimi për bursat, kategoritë e studentëve që përfitojnë tek Ekonomiku
AktualitetShoqëri

Nis aplikimi për bursat, kategoritë e studentëve që përfitojnë tek Ekonomiku

Published: November 2, 2022
Shpërndaje

Çelen procedurat për përfitimin e bursave nga studentët e strukturave publike të arsimit të lartë në vend. Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës, ka detajuar tashmë afatet dhe hapat që do të duhet të ndjekin studentët që plotësojnë kushtet për të qenë përfitues i bursës për vitin akademik 2022-2023, në të gjitha programet që janë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë.

Bursat për studentët e ciklit të parë të studimeve në strukturat publike ndahen në dy kategori: bursa që janë të destinuara për studentët e konsideruar si ekselentë, si dhe kategoria e dytë që janë bursat e dedikuara si mbështetje financiare për të gjithë  studentët që u përkasin disa kategorive sociale në nevojë. Për të dy llojet e bursave në total janë rreth 12 kategoritë e studentëve që do të mund të trajtohen me bursë nga shteti për ndjekjen e studimeve në këto programe.

Sipas autoriteteve të arsimit të lartë, studentët e konsideruar si ekselentë janë ata të cilët e kanë mesataren e vitit paraardhës 9-10. Pra nëse një student është në vit të dytë në “Bachelor” dhe ka mesataren e vitit të parë 9.5, atëherë ai përfiton bursë ekselence. Për vitin e tretë, si referencë për mesataren do të merret vetëm viti i dytë, ndërsa për studentët e vitit të parë përdoret mesatarja e gjimnazit (duke përfshirë këtu edhe provimet e Maturës Shtetërore). Niveli i bursës për këtë kategori është 10,000 lekë në muaj dhe ofrohet vetëm për muajt e vitit akademik, pra duke mos përfshirë muajt e pushimeve verore. Po sipas kushteve të përcaktuara për këtë kategori, bëhet e ditur se çdo student që ndjek ciklin e parë të studimeve, me mesatare 9-10 krahas përfitimit të bursës mujore do të ketë edhe një tjetër lehtësi financiare, që është përjashtimi nga detyrimi i shlyerjes së tarifës vjetore të studimeve.

- Publicitet -

Kategoria e dytë e bursave, përfshin studentët që i përkasin kategorive të ndryshme sociale, si: studentët, familja e të cilëve përfiton ndihmë ekonomike, studentët të cilët i kanë të dy prindërit pensionistë ose njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton, studentët që kanë përfituar statusin e jetimit deri në moshën 25 vjeç, bashkëshortët që kanë fëmijë dhe janë të dy studentë, përfitojnë secili bursë financiare, studentët në radhët e personave me aftësi të kufizuara, etj. Edhe për këto shtresa studentësh përfitimi i bursës do të jetë në të njëjtën masë, përkatësisht 10,000 lekë në muaj, e do të mund të përfitohet vetëm për muajt e përfshirë në vitin akademik

Studentët që i përkasin secilës prej kategorive të përmendura më lart duhet që të paraqiten pranë strukturave përgjegjëse të këtij Fakulteti për të dorëzuar dosjen e dokumentacionit përkatës, i cili do të verifikohet nga një komision ekspertësh. E nëse vlefshmëria e tyre do të jetë në rregull studenti do të klasifikohet si përfitues i bursës për këtë vit. “Dokumentacioni i aplikimit për bursë duhet që të dorëzohet pranë degës së shërbimeve të Fakultetit Ekonomik brenda datës 18 nëntor. Studentët mund të paraqiten çdo ditë ndërmjet orës 9:00-15:00 për të dorëzuar dokumentacionin e duhur. Kujdes, të gjithë studentët që aplikojnë për bursë duhet të kenë të përfshirë në dosjen e tyre edhe numrin e llogarisë bankare të lëshuar me dokument nga bankat e nivelit të dytë”, bëjnë me dije autoritetet e Fakultetit të Ekonomisë. Për secilën nga kategoritë përfituese, në vijim të shkrimit do të gjeni të plotë dosjen e dokumenteve që duhen për të përfituar bursën e studimit për këtë vit akademik, i cili ka nisur zyrtarisht prej dy javësh, por që nuk po zhvillohet për shkak të protestës së nisur nga trupa akademik për rishikimin e pagave.

Në ligjin e arsimit të lartë përcaktohet se programet e ciklit të parë të studimit organizohen me jo më pak se 180 kredite europiane dhe kohëzgjatja normale e tyre është tri vite akademike. Studentët në programet e ciklit të parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në rregulloren e tyre pragun e notës mesatare, që i jep të drejtë studentit të ciklit të parë të diplomohet, duke përgatitur dhe mbrojtur një punim diplome. Në përfundim të programeve të ciklit të parë lëshohet diploma “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

Pranimi në programet e studimit të ciklit të parë është i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm dhe që plotëson kriterin e notës mesatare të përcaktuar çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave. Nga ana tjetër vetë institucionet e arsimit të lartë vendosin edhe kritere shtesë pranimi për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilat shpallen nga institucioni i arsimit të lartë dhe vihen në dispozicion të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe ministrisë përgjegjëse për arsimin. Në fillim të vitit akademik, institucionet e arsimit të lartë dërgojnë në Qendrën e Shërbimeve Arsimore listën e studentëve të regjistruar.

 

DOKUMENTACIONI QË DUHET PËR TË PËRFITUAR BURSË PËR VITIN AKADEMIK 2022-2023

Studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike

  • Certifikatë familjare dhe kopje të Kartës së Identitetit.
  • Vërtetim nga njësia administrative vendore që familja e studentit trajtohet me ndihmë ekonomike.
  • Numrin e llogarisë nga bankat e nivelit të dytë.

 

Bashkëshortët që kanë fëmijë dhe janë të dy studentë, përfitojnë secili bursë financiare

  • Certifikatë familjare dhe kopje të Kartës së Identitetit.
  • Vërtetim studenti nga institucionet publike të arsimit të lartë.
  • Numrin e llogarisë nga bankat e nivelit të dytë.

 

Studentët me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga KMCAP që janë përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar”

  • Kopje të Kartës së Identitetit
  • Vërtetim i pagesës nga DRSSH.
  • Noterizim i vendimit të KMCAP.
  • Numrin e llogarisë nga bankat e nivelit të dytë.

 

Studentët të cilët kanë të dy prindërit me aftësi të kufizuara, me vendim të KMCAP, përfitues të kësaj pagese

  • Certifikatë familjare dhe kopje të Kartës së Identitetit.
  • Vërtetimi pagesës nga DRSSH (për të dy prindërit).
  • Noterizim i vendimit të KMCAP për prindin me aftësi të kufizuar (për të dy prindërit).
  • Numri i llogarisë nga bankat e nivelit të dytë.

 

Studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë ose njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton

  • Certifikatë familjare.
  • Kopje të Kartës së Identitetit.
  • Vërtetimi pagesës së pensionit nga DRSSH.
  • Numri i llogarisë nga bankat e nivelit të dytë.

 

Studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë:

  • Certifikatë familjare dhe kopje të Kartës së Identitetit.
  • Vërtetimi që të dy fëmijët e parë janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë.
  • Numri i llogarisë nga bankat e nivelit të dytë.

 

Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit deri në moshën 25 vjeç:

  • Kopje të Kartës së Identitetit.
  • Vërtetim të statusit të jetimit.
  • Numri i llogarisë nga bankat e nivelit të dytë.

 

Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë deri në moshën 25 vjeç:

 

  • Certifikate familjare dhe Kopje të Kartës së Identitetit.
  • Vendim gjykate të formës së prerë.
  • Numrin e llogarisë nga bankat e nivelit të dytë.

 

Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror deri në moshën 25 vjeç:

 

  • Kopje të Kartës së Identitetit.
  • Vërtetim nga Ministria e Brendshme.
  • Numrin e llogarisë nga bankat e nivelit të dytë.

 

Studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.

  • Kopje të Kartës së Identitetit.
  • Shkresa nga Ministria përkatëse
  • Numri i llogarisë nga bankat e nivelit të dytë

 

Studentët që fillojnë vitin e parë të ciklit të dytë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë dhe që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë me

notën mesatare vjetore 9 deri në 10:

  • Kopje të Kartës së Identitetit.
  • Numrin e llogarisë nga bankat e nivelit të dytë.
  • Lista emërore e studentëve vjen nga QSHA.

 

Studentët që rezultojnë me notën mesatare vjetore 9 deri në 10  të regjistruar në vitin e parë pas të parit dhe që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitin akademik paraardhës.

 

  • Kopje të Kartës së Identitetit.
  • Numrin e llogarisë nga bankat e nivelit të dytë.
  • Lista emërore e studentëve vjen nga sekretaria mësimore.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 3, 2022 at 2:50 am

    Vetem me mik dhe po pagove do kapesh ndonje burse.Nuk e them une po studentet vete qe kane aplikuar me pare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. demo on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. demo on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  3. demo on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  4. Mamija on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  5. nje Avni (Rustem) per Esat (Ramen) on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?