Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis aplikimi për subvencionimin e pajisjeve efiçiente të ngrohjes për bizneset
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nis aplikimi për subvencionimin e pajisjeve efiçiente të ngrohjes për bizneset
AktualitetKosovë

Nis aplikimi për subvencionimin e pajisjeve efiçiente të ngrohjes për bizneset

Published: November 22, 2023
Shpërndaje

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar për nisjen e aplikimeve për subvencionim të pajisjeve efiçiente të ngrohjes për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Financimi i subvencionimit do të bëhet nga Bashkimi Evropian, ndërkaq bizneset do të mund të aplikojnë përmes platformës E-Kosova.

Pajisjet që do të subvencionohen janë: pompat termike, kondicionerët efiçientë, kaldajat me biomasë dhe stufat individuale me biomasë. Për secilën prej pajisjeve ka çmim dhe përqindje të posaçme. Ministria e Ekonomisë tha se për këtë proces vlen rregulli: Kush aplikon i pari, shërbehet i pari.

Ndërkaq, procesi i shqyrtimit të aplikimeve do të përmbyllet më 10 janar. Në shtator, skemë e ngjashme e subvencionimit u aplikua për pajisjet efiçiente të përdorura nga qytetarët. Qeveria e Kosovës ka thënë se me këtë synon uljen e konsumit të energjisë përmes rritjes së efiçiencës.

- Publicitet -

Subvencionimi për pajisje efiçiente për qytetarët dhe bizneset është aplikuar edhe vitin e kaluar. Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavat rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë.

Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”, që funksionojnë me thëngjill. Sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), vitin e kaluar Kosova ka importuar mbi 750 mijë megavat energji elektrike.

Nga Kompania kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike, KEDS, paralajmëruan se nevojat për import do të vazhdojnë edhe këtë dimër dhe se çmimet në bursat ndërkombëtare “do të jenë të paparashikueshme”. Vitin e kaluar, çmimi mestar i rrymës për kategorinë e konsumatorëve familjarë në Kosovë shkoi në 6.14 euro për kilovat nga 5.60 euro sa ishte në vitin 2021.

Ndërsa, për konsumatorët jofamiljarë, çmimi mesatar i rrymës në vitin 2021 ishte 8.39 euro, për të shkuar në 9.27 euro në vitin 2022. Në prill të këtij viti, çmimi u rrit sërish 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ku është ndjerë më shumë ndërprerja globale e Microsoft: Bankat bëjnë thirrje për kujdes, paralajmërojnë mashtrime
  • A po jetojmë mes 1984 të Orwell-it dhe Fahrenheit 451 të Bradbury-t?
  • Bie Microsoft, paralizë globale e teknologjisë në mbi 70 vende të botës, bllokohen institucione, aeroporte e spitale
  • Skandali i Nvidia, çfarë rrezikon Shqipëria nga kriza e gjigandit të inteligjencës artificiale?
  • Bisedimet Rusi – Ukrainë, Putin nuk heq dorë nga pretendimet territoriale

Komentet e Fundit

  1. K R on Shporta ushqimore në Tiranë, 46 përqind më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e Bashkimit Europian
  2. Vlora 97 on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. Mollosi on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. Phoenix on Prapa perdes së pushtetit
  5. prehistoriku on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?