Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: “Do punësohen 5-7 mijë persona; interes nga kompani izraelite dhe evropiane”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: “Do punësohen 5-7 mijë persona; interes nga kompani izraelite dhe evropiane”
Komunitet

Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: “Do punësohen 5-7 mijë persona; interes nga kompani izraelite dhe evropiane”

Published: January 23, 2025
Shpërndaje

Zona e parë e Lirë Ekonomike në Shqipëri (TEDA Tirana), po merr formën e saj përfundimtare. Tashmë, ka nisur puna për ndërtimin e objekteve të shërbimit, ku do të gjenerohen 5-7 mijë vende pune të mirëpaguara. Në inspektimin e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri të ditur se kompanitë që do zhvendosen në këtë zonë do të kenë të gjitha shërbimet e nevojshme.

“Në këtë fazë do të ndërtojmë të gjitha ndërtesat e administratës, si dogana, tatimet, sigurisht edhe për Bashkinë e Tiranës, e cila administron për herë të parë si ent lokal një zonë të lirë ekonomike. Jemi mësuar se këto gjëra i bën privati, por është hera e parë që këtë punë e bën një ent publik. Ajo që shikoni është një hapësirë disa hektarëshe, e cila do të parcelizohet, duke u ndarë në seksione dhe rrugica më të vogla, ku secila prej kompanive do të marrë hapësirën e saj për të zhvilluar aktivitetin ekonomik. Pra, një one-stop-shop, afër Bashkisë së Tiranës, doganave, tatimeve, duke u siguruar që çdo gjë ndodh brenda këtij kantieri”, tha ai.

Veliaj shtoi se TEDA Tirana është e dedikuar kryesisht për punët e së ardhmes, kryesisht për ‘data center’. Kreu i Bashkisë nënvizoi se Tirana i ka të gjitha mundësitë për të qenë e para në Ballkan, duke shërbyer si një nyje për qendrat e të dhënave të të gjithë rajonit.

- Publicitet -

“Zona e lirë ekonomike TEDA është kryesisht për punët e së ardhmes, kryesisht për “data center”, pra për qendra të mëdha të të dhënave, për teknologjinë e informacionit, për inteligjencën artificiale dhe të gjitha punët që lidhen me sektorin e IT. Ftesa për të rinjtë është fokusohuni te punët digjitale. Mund të jemi të parët në Ballkan, që shërbejmë si një nyje për qendrat e të dhënave të të gjithë Ballkanit, e më pas kthehet në një frymëzim edhe për të tjerët, për ta ndjekur këtë hap. Ne jemi pionerët e parë në këtë eksperiment. Kemi disa kompani të para nga Izraeli dhe nga vende të tjera të BE, të cilat duan të instalohen këtu”, u shpreh ai.

Veliaj ftoi të rinjtë të ndjekin shkencat kompjuterike, ndërsa i siguroi se mbështetja me bursa nga ana e Bashkisë së Tiranës nuk do të ndalet. “Kam një ftesë për të gjithë gjimnazistët: Kurset te Qendra Tumo paguhen 100% me bursa nga Bashkia e Tiranës. Do të thotë se janë pa asnjë shpenzim, në zemër të qytetit, në ndërtesën më të bukur të qytetit, pra falas për të bërë gati një brez të ri për punët e së ardhmes. Bashkia e Tiranës fillon nga subvencionimi me bursa të plota, për të gjithë çunat e gocat që mësojnë shkencat kompjuterike, deri te punët që paguhen shumë më mirë se disa vende dhe punë të tjera. Të jetosh në Shqipëri, me ato rroga të mira, vërtet ia vlen”, deklaroi Veliaj.

Zona e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik (TEDA) përbën një potencial të madh për zhvillimin e mëtejshëm dhe tërheqjen e investitorëve të huaj. Përmes TEDA Tirana, Bashkia e Tiranës synon të thithë investime të huaja direkte, duke zgjeruar gamën e industrive operuese në tregun shqiptar, me fokus tek industritë prodhuese, si sektori automotiv, teknologjia e informacionit, elektronikë, bioteknologji, tech-logistics etj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dhurata e pazakontë e samit-pritësit Erdogan për liderët e NATO-s
  • 09 korrik 2026
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  • Sfida e unitetit të NATO-s
  • Një “quiz” për qytetarin shqiptar

Komentet e Fundit

  1. K R on Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  2. Anonymous on Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  3. demo on INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  4. ¿? on Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  5. NGA KOMUNIZMI TE MAFIJA on Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?