Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një 17-vjeçar me “Range” i mori jetën, Kreshnik Tomai është babai i vogëlushes virale në TikTok
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Një 17-vjeçar me “Range” i mori jetën, Kreshnik Tomai është babai i vogëlushes virale në TikTok
AktualitetKronike

Një 17-vjeçar me “Range” i mori jetën, Kreshnik Tomai është babai i vogëlushes virale në TikTok

Published: September 5, 2025
Shpërndaje

Një lajm i rëndë erdhi një ditë më parë nga Spitali i Traumës ku Kreshnik Tomai, babai i tre fëmijëve, prej 10 ditësh po luftonte për jetën në sallën e kujdesit intensiv.

35-vjeçari nuk mundi që të fitonte betejën me vdekjen.

Ai ndërroi jetë pas 10 ditësh në koma, pasi më 24 gusht u përplas nga një 17-vjeçar me “Range Rover” në qytetin e Fierit.

- Publicitet -

Por, për publikun Kreshniku nuk ishte një emër i panjohur. Në media dhe rrjetet sociale të gjithë e njohin si babain që do të bënte të pamundurën për ëndrrën e vajzës së tij që të bëhej këngëtare.

Ai është babai i Nikitës, vogëlushes 10 vjeçare e cila ka fituar zemrat e publikut me zërin e saj të ëmbël dhe dëshirën e madhe për t’u bërë këngëtare.

Me dhjetëra herë, babë e bijë, kanë qenë të ftuar në studio televizive, aty ku dhe Kreshniku ka pohuar para kamerave se deri në fund të jetës së tij do të jetë mbështetja më e madhe e vogëlushes së tij.

“Fëmijën e parë e kam dashur vajzë dhe emrin ja kam vënë vetë. Nuk i imponoj, të zgjedhin çfarë të duan. Është ëndrra e saj dhe unë do përpiqem t’ia plotësoj,” ka thënë asokohe Kreshniku.

Mjaft aktivë në “TikTok”, Kreshniku dhe Nikita publikonin për ndjekësit video së bashku si dhe fragmente ku e vogla shihej duke kënduar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua më 24 gusht pranë Shkollës së Muzikës në Fier. Tomani, teksa po kalonte rrugën u përplas me automjet nga një 17-vjeçar.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fierit, por për shkak të gjendjes së rënduar u nis drejt Tiranës ku dhe qëndroi në koma për 10 ditë.

Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv, plagët e marra në aksident kanë rezultuar fatale për të riun duke ndërruar jetë kështu ditën e sotme, 3 shtator.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar 17-vjeçarin i cili akuzohet për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa ishte në timon pa patentë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë është “vetoja presidenciale”: Kërdia e mesmandatit e dobëson Trump-in, por ai vazhdon të ketë pushtet për dy vitet e ardhshme
  • ​Fundi i një monopoli 31-vjeçar: Fitorja e bujshme që rrëzoi një nga bastionet më të forta politike në Shtetet e Bashkuara
  • 05 nëntor 2026
  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026 i Komisionit Europian kritikon Shqipërinë
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Humbje e rëndë e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?