Përgatiti për DITA
Prof. Rami Memushaj
Më 19 tetor të këtij viti mbushen 83 vjet nga rënia në luftë me forca të milicisë fashiste në lagjen Topana të Vlorës e të rinjve Bajram Tusha, Hajredin Bylyshi, Hiqmet Buzi dhe Mumin Selami, të katër Heronj të Popullit.
Mumin Selami (1923–1942) ishte një i ri me prirje letrare, prej të cilit është ruajtur një ditar i mbajtur prej tij në Kallarat, në fshatin e vendlindjes, gjatë Luftës Italo-Greke, si dhe dy vjersha lirike të shkurtra.
Krijime të tjera të tij humbën për shkak të përndjekjes nga fashistët, që nisi me burgosjen në Tiranë, vijoi me burgosjen në Vlorë dhe me internimin në vendlindje.
Fletorja origjinale e ditarit nuk është ruajtur, por dikush nga të afërmit ka arritur ta daktilografojë në formë të një broshure me 25 faqe në formatin A5.
Ditari përfshin periudhën nga 16 marsi deri më 19 prill 1941, kur ushtria greke u tërhoq. Dita e fundit që mbyll ditarin, është 19 prilli 1941.
Ja ç’shkruan Mumini:
“E premte 19 prill 1941.
Sot ushtëria greke iku e gjithë. E liroi vendin e na u nismë për në shtëpira. Vajta në shtëpi. Shpëtuan prej gjyles ato të ndenjjes, vetëm një shtëpi tjetër më prishi.
Ushtria greke ka bërë dëme të mëdha. Greku është natyral barbar edhe shkatërrues e pothuajse gjithë ballkanasit kështu janë. Është popull serios (i pa punë) e tepër përtac. Kurdoherë duan që të rrinë mbi të tjerët. Të punojë populli i huaj e greku të rrijë në hie. Edhe për pabesi thonë se është i pa-besë, por unë nuk e kam provuar.
Nderi që është më kryesore e ne shqiptarëve nuk u cenua aspak. Dhe greku i ndershëm shum. Mundet që të kenë qenë betuar që të mos prekin në nder, nuk e dim, vetëm mund të themi që nuk qe ai greku i 14-ës, që bëri kaqë e kaqë barbarizma e të zeza. Populli grek e nderoi historin e tij, e është i lumtur edhe po të shuhet.”
Për Mumin Selamin me interes janë kujtimet e shkruara rreth 50 vjet më parë nga orientalisti dhe përkthyesi Vexhi Buharaja, shok shkolle i tij në Medresenë e Tiranës. Në këto kujtime, të pabotuara më parë, zbulohet personaliteti, interesat dhe prirjet letrare të Muminit.
Vexhi Buharaja për Heroin e Popullit Mumin Selami:






“Ishte andej nga mbarimi i tetorit të vitit 1936, kur një ditë, në të perënduar të diellit, përpara shkollës sonë qëndroi një karrocë.
Pamë të zbriste nga ajo një me një valixhe të vjetër prej dërrase e me një trastë me plaçka një djalosh, ose, më drejt, një fëmijë 12-13 vjeç me gjatësi shtati nën mesataren, i pakët nga trupi, me një xhaketë bojë hiri prej rrobe të hollë e shumë të lirë, që i mbulonte vetëm dy të tretat e kurrizit e që ishte arnuar në dy bërrylat, dhe me një palë pantallona të zbërdhuqura, që vinin shumë të ngushta nga fundi e që mbërtheheshin me pulla në dy faqet e jashtme të kërcinjve.
Të vinte çudi se si ai trup aq i imët mbante sipër një kokë të madhe, që ishte mu si “koka e Naim Frashërit”, siç do t’i thoshin më vonë shokët e tij, domosdo me kuptim të dyfishtë (edhe balli i tij i gjerë të kujtonte atë të Naim Frashërit)…
Dhe këtë kokë të madhe me një dalje të theksuar në të bulbit e hijeshonin si kurorë ca flokë të dendur, kaçurrela, ngjyrë gështenjë, që vende-vende merrte ca si ngjyrime të lehta bionde. Por gjëja më e bukur në tërë atë trup të vogël ishin sytë, që shprehnin zgjuarsi, guxim, vendosmëri, ndjenja gati për shpërthim dhe …mendim, aq sa mund të përdoret kjo fjalë për një fëmijë 12-13 vjeç.
I panjohuri i vogël, sapo zbriti nga karroca, mbasi na tregoi se kush ishte, pyeti pak si me drojtje në ndodhej aty i vëllai, Hasan Selami, që jepte me orë mësimin e gjuhës anglishte në klasën e parë dhe në të dytën.
Kur i thamë se i vëllai nuk ndodhej në shkollë, shtangu në vend dhe u bë flakë i kuq në fytyrë. N. C. (alias N. E.), një shok yni më i madh nga ne, e kuptoi: djaloshi nuk kishte me se të paguante karrocierin. N. C. pagoi karrocierin dhe i priu djaloshit drejt korridorit të madh. Mumin Selami (sepse ai ishte) vinte në Tiranë nga një fshat i largët i Kurveleshit për t’u regjistruar, me një muaj e ca vonesë (sepse mezi i kishin dhënë një copë bursë), në klasën e parë të shkollës së mesme.
Siç na pat thënë vetë më vonë, e ëma, kur e kishte nisur për Tiranë, kishte hallosur aq lekë sa ai të priste biletën e udhëtimit. Tërë atë ditë Mumini nuk kishte futur gjë në gojë.
Një muaj mbasi Mumini ishte regjistruar në shkollë, shokët e tij thoshin për të se ishte një djalë i mirë, i sjellshëm, i dashur, i çiltër e i shkathët, mendjemprehtë dhe me plot veti të tjera pozitive. Mbas 2-3 vjetësh, edhe pse ende shumë i ri, ai kishte formuar plotësisht personalitetin e vet, të cilin, kur e pat dashur puna, e pat treguar me tërë fuqinë e tij.
Edhe pse kishte një nderim të veçantë për të vëllanë, nganjëherë vepronte ndryshe nga ç’i thoshte ai.
Më kujtohet “greva” e nxënësve të klasave të ulëta në shkurt të vitit 1937. Në këtë kohë mjaft nxënës të shkollës sonë, sidomos të klasave të ulëta, u sëmurën nga gripi. Shkolla po e zvarriste thirrjen e mjekut.
Edhe ushqimi që po u jepej të sëmurëve, ishte po ai i zakonshmi. Shokët e tyre që nuk kishin zënë ende shtratin, si shenjë proteste vendosën që të bojkotonin mësimin. Dhe me të vërtetë, të nesërmen shumica e tyre (ndër këta edhe Mumini, sado që i vëllai e kishte porositur të hynte në klasë) nuk u paraqitën në mësim.
Mumini, i cili qe cilësuar si një nga organizatorët e “grevës”, u thirr në drejtori dhe u qortua se kishte “dhunuar” rregulloren e shkollës dhe kishte vepruar (siç qe shprehur J. B.) “ala bolshevikçe” dhe u paralajmërua se në rast përsëritjeje, do të përjashtohej menjëherë nga shkolla.
Tërë ato ditë u mbajt në gojë klasa e parë, “që ia kishte bërë forra”. Nga lëndët mësimore Muminit i pëlqenin më shumë historia dhe letërsia. Studionte gjithfarë veprash të gjinive letrare. Naim Frashëri ishte poeti i zemrës i Muminit. Me fjalë të thjeshta të një njeriu që e ka mjaft shijen letrare, por që i mungon baza teorike e argumentimit (ngaqë nuk e njihte teorinë e letërsisë), ai më tha një ditë se përse i pëlqente aq shuma poezia e Naimit.
Unë arrita të kuptoja se Mumini e donte Naimin si poet, sepse e donte si patriot. Mjaft vargje nga “Bagëti e bujqësia” i dinte përmendsh. “Lulet e verës” nuk i ndante kurrë nga vetja. E pata parë të lexonte me pasion “Rubairat” e Omar Khajamit, në përkthimin me mjeshtëri të Nolit, madje më pas pat filluar t’i shijonte sadopak në përkthimin e famshëm anglisht të Fitzgeraldit.
Dashuri të madhe kishte sidomos për folklorin. Në bankën e tij, pranë teksteve mësimore, do t’i gjeje “Valët e detit” të Spiro Dines dhe një apo dy vëllime të “Visareve të kombit”.
Në një bllok të trashë shënonte gjithçka të bukur dhe interesante që ndeshte gjatë leximit të librave gjithfarësh: vargje, aforizma, fjalë të urta, sentenca morale. Megjithëse jo më i madh se 15 vjeç, kishte një rreth shumë të gjerë interesash kulturorë që nuk i kishin moshatarët e tij.
Leximi i veprave letrare dhe, domosdo, edhe talenti i tij i ndihmonin të shkruante hartime të bukura. Çfarëdo karakteri të kishte tema e hartimit që jepte profesori, Mumini e shtjellonte atë në mënyrë që të kishte mundësi të shfaqte ndjenjat e tij patriotike. Këtë e pat bërë sidomos pas pushtimit të vendit tonë nga Italia fashiste.
Prandaj edhe mësuesi i gjuhës dhe i letërsisë (këtë e pata dëgjuar nga goja e mësuesit) e pat këshilluar që të ishte “më i kujdesshëm e më i përmbajtur”.
Më kujtohet sikur të kishte ndodhur dje: ishte andej nga ora 8 e mbrëmjes së datës 3 prill 1939. Nxënësit e shkollës sonë, secili në klasën e vet, ishin duke përgatitur mësimet e ditës së nesërme.
Papritmas, dëgjojmë një si stuhi duke ardhur nga rruga e spitalit drejt shkollës sonë. Ishin nxënësit e shkollës teknike, të cilët, duke rendur me vrull fare pranë shkollës sonë (disa hynë edhe brenda në shkollë) na bënë thirrje që të bashkoheshim me ta dhe të derdheshim drejt qendrës së qytetit për të protestuar edhe kundër fashizmit që po përgatitej të sulmonte vendin tonë, edhe kundër klasës sunduese të vendit, që “na kishte shitur te Italia”.
Disa nga shokët tanë ngurruan në fillim, sepse largimi nga internati natën pa lejen e drejtorisë për të demonstruar nëpër rrugët e qytetit ishte një shkelje e rregullores së shkollës dhe, veç kësaj, mund të merrej, siç tha kujdestari i turnit të natës, “si një rebelim kundër qeverisë”, gjë që mund të sillte mbylljen e shkollës.
Por ata më guximtarët kapërcyen pragun e derës dhe u bashkuan me shokët e tyre të shkollës teknike. Një nga ata qe dhe Mumin Selami…
Megjithëse kanë kaluar 38 e kusur vjet që nga ajo natë, më duket sikur e shoh Muminin duke çarë përpara e duke bërtitur me grushtin lart: “Poshtë Italia fashiste!”, “Poshtë Duçja”, “Poshtë të shiturit!”, “Rroftë Shqipëria!”. Tërë atë ditë vazhduan demonstratat. Populli dhe nxënësit e shkollave kërkonin armë për t’u nisur në front.
Nja një muaj pasi vendi ynë ishte pushtuar nga Italia fashiste, agjentë fashistë, sigurisht për qëllime të caktuara, përhapën në shkollën tonë lajmin se studentët shqiptarë që vazhdonin studimet e larta në Kajro të Egjiptit (gjithsej 10-12 veta), kishin shkuar në ambasadën italiane dhe i kishin shprehur kësaj gëzimin për pushtimin e vendit tona nga Italia dhe e kishin siguruar atë për besnikëri ndaj Duçes, Muminit sikur t’i kishte prerë dikush kokën, aq shumë u trondit.
A thua ta kishte bërë këtë tradhti të përzier me palaçollëk edhe i vëllai, Hasani, i cili nga vjeshta e vitit 1937 ndodhej në Kajro për studime? Sa u çel e sa u gëzua Mumini kur, pas një muaji, S. B., që kthehej në atdhe mbasi kishte mbaruar studimet, dhe studentët A. A. dhe J. H., që erdhën për të kaluar pushimet e verës në atdhe, na siguruan me betim se asnjë student shqiptar nuk kishte shkelur në ambasadë dhe se, ashtu si mbarë populli shqiptar, dhe studentët tanë në Kajro e kishin pritur me hidhërimin më të madh pushtimin e vendit nga fashistët italianë.
Për të kuptuar edhe më mirë qëndrimin e studentëve shqiptarë në Kajro, mjafton letra e Enver Hoxhës drejtuar mëmë Duzes, nënës së heroit Mumin Selami. Enveri, midis të tjerash shkruan:
“Djali juaj, Hasani, si gjithë studentët e tjerë shqiptarë në Kajro, u indinjua për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Ai, si përkthyes, së bashku me grupin e shqiptarëve ka protestuar para dyerve të ambasadave amerikane dhe angleze për këtë pushtim.”
Në tetor të vitit 1939, dmth. vetëm mbas 6 muaj të pushtimit të vendit, filloi në shkollën tonë, e veçanërisht në klasat e ulëta, një veprimtari e dukshme patriotike antifashiste, natyrisht në forma të thjeshta, që përcaktoheshin nga shkalla e rezistencës së popullit tonë në këtë fazë.
Në të gjitha klasat këndoheshin këngë patriotike (rekordin e mbante vjersha “Moj Shqipni, e mjera Shqipni” e Vaso Pashës), e cila këndohej me aq zjarr nëpër klasa, nëpër korridore, nëpër salla, recitoheshin vjersha me përmbajtje patriotike, mbaheshin fjalime të shkurtra, në të cilat dënohej agresioni fashist kudër vendit tonë; u shtuan kontaktet me nxënësit e shkollave të tjera.
Në këtë kohë dëgjuam të flitej për një të ri të quajtur Laze Hito, i cili nëpërmjet Mumin Selamit, kishte shfaqur dëshirën të njihej me shokët e shkollës sonë për të koordinuar veprimtarinë propagandistike e politike kundër pushtuesit fashist.
Për shkak të arrestimit të Muminit, nuk arritëm të njiheshim me këtë shok. Në këtë kohë nxënësit e klasave të ulëta po përgatitnin shfaqjen e dramës “Besa” të Sami Frashërit. Po në këtë kohë mësuam se edhe Mumin Selami, që posa kishte filluar klasën e katërt, kishte shkruar një dramë me përmbajtje patriotike, e cila gjithashtu do të vihej në skenë.
Unë nuk e pata parë këtë shkrim të Muminit. Siç dëgjuam më vonë me rastin e arrestimit të Muminit, shokët e tij të klasës, që agjentët e SIM-it të mos hidhnin në dorë, në rast kontrolli, ndonjë material komprometues për Muminin, e kishin fshehur këtë dramë.
Kur u takova me Muminin për herë të parë pas daljes së tij nga burgu dhe e pyeta për fatin e kësaj drame të tij, ai më tha se ajo ishte zhdukur përgjithmonë. Nja dhjetë ditë para se të arrestohej, Mumini më pat dhënë nja 4-5 poezi të shkurtra të nënshkruara me pseudonimin “Agimi”, prapa të cilit, siç më tha Mumini, fshihej një nxënës i gjimnazit të Tiranës.
Në të vërtetë, siç na siguroi një shok klase i Muminit dhe siç u detyrua të pranonte pak si me turp edhe vetë Mumini, ato poezi i kishte shkruar vetë, po për modesti m’i kishte paraqitur si krijime të një shoku të tij. Këto poezi përshkoheshin nga dashuria e zjarrtë për atdhe dhe dëshmonin për talentin e padiskutueshëm të autorit, i cili herë hapur dhe herë në mënyrë alegorike shprehte urrejtjen për pushtuesit fashistë.
Më kujtohet mirë se në këto poezi, në përgjithësi, edhe pse në mënyrë të mjegulluar, spikaste shpresa, madje besimi në çlirimin e afërt të atdheut. Duhet shënuar se e gjitha kjo veprimtari patriotike që zhvillohej në shkollën tonë ishte spontane, e papërcaktuar dhe jo sipas një plani dhe programi të caktuar; nuk respektoheshin rregullat e konspiracionit.
Të gjitha këto sepse mungonte një qendër e vetme drejtuese.
Andej nga data 10 dhjetor 1939 Mumin Selami, aktiviteti antifashist brenda shkollës dhe jashtë saj i të cilit kishte rënë shumë në sy, u arrestua në rrugë. Qenë arrestuar edhe sa të rinj të tjerë, si Lame Hito e të tjerë.
Tri ditë pas arrestimit të Muminit erdhën në shkollën tonë në cilësinë e hetuesve dy agjentë të kuesturës fashiste, një më plak me trup të pakët dhe një më i ri, i shëndoshë, i cili na paskësh ditur mirë shqip.
Që të dy ishin veshur si civilë. Në kabinetin e drejtorit të shkollës dhe në prani të këtij e të nëndrejtorit (ky qe si përkthyes, se ne sapo e kishim filluar italishten dhe nuk mund të shpreheshim dot në këtë gjuhë) ata morën në pyetje nja 10-15 nxënës, si V. B., H. Sh., Z. H. (apo H. Z.?) etj. Herë nëpërmjet metodës së provokimit, herë me të mirë dhe herë nëpërmjet kërcënimit e shantazhit, ata kërkuan “që të deponohej e gjithë veprimtaria politike që Mumen (kështu e shqiptonin ata emri Mumin) Selami kishte zhvilluar në shkollë dhe mundësisht edhe atë që kishte kryer jashtë shkollës.
Ata donin të dinin se çfarë vjershash e skeçesh kishte shkruar Mumini dhe kush i kishte këto, çfarë fjalimesh kishte mbajtur ai, cilët ishin bashkëpunëtorët e tij në shkollë dhe jashtë kësaj. Ajo që na çuditi më shumë qe pyetja e tyre se cilët nga shokët e shkollës sonë kishin marrë pjesë bashkë me Mumin Selamin në mitingun që ishte mbajtur më 28 Nëntor 1939 në varrin e Naim Frashërit, ku paskëshin marrë pjesë 70-80 nxënës shkollash, ku ishin mbajtur fjalime dhe ku “Mumen Selami në mbarim të mitingut kishte nderuar me grusht”…
Ne që nuk dinim gjë për këtë miting, e muarëm pyetjen e tyre si një provokim dhe iu përgjigjëm në mënyrë të prerë agjentëve të kuesturës se asgjë nuk kishte ndodhur te varri i Naim Frashërit.
Por ata ngulnin këmbë në të tyren. Shkurt, agjentët e SIM-it nuk nxuarën asgjë nga shokët e shkollës sonë për ta përdorur si material kundër Mumin Selamit. Ata u larguan duke thënë se do të ktheheshin përsëri mbas dy ditësh, kohë e cila, sipas tyre, ishte mjaftueshme që ne të “mendoheshim”. Por ata nuk erdhën më në shkollën tonë.
Drejtoria e shkollës, për të qenë në rregull me qeverinë, po atë ditë i preu bursën Mumin Selamit, i cili, kur të dilte nga burgu, “nuk duhej të shkelte në territorin e shkollës”.
Muminin në fillim e patën mbyllur në një binsë të pallatit që ndodhet afër pishës në rrugën e Dibrës dhe pastaj e patën çuar, me sa di unë, në burgun e vjetër.
Nuk e mbaj mend nëse pat dalë në gjyq dhe nëse qe dënuar apo jo. Di vetëm që qëndroi në burg nja 4-5 muaj dhe mbas lirimit të tij nga burgu qe larguar nga Tirana, me sa duket, me urdhër të Ministrisë së Brendshme fashiste dhe pat shkuar në fshatin e vet, në Kallarat. Unë u takova me të (për të parën herë mbas daljes së tij nga burgu) në qershor të vitit 1941 në Tiranë, ku ai erdhi mbas mbarimit të Luftës Italo-greke.
Më tha se kishte mbetur shumë i kënaqur nga shokët e shkollës, të cilët nuk u kishin dhënë asgjë agjentëve të SIM-it kur ai qe arrestuar një vit e gjysmë më parë. Ai shtoi: “Sikur shokët të kishin treguar aktivitetin tim brenda shkollës dhe jashtë saj, unë mund të kisha shkuar në litar.”
Por edhe ai, me gjithë torturat çnjerëzore që i kishin bërë, nuk kishte nxjerrë asgjë për shokët e tij. Dhe kjo u kuptua gjersa asnjë nga shokët e tij nuk u arrestua. Harrova të shënoj se, kur u arrestua Mumini, qe dëgjuar të thuhej se ai kish qenë një “element turbullues, një komunist i rrezikshëm, një axhami mistrec, që për pak qe bërë shkaktar që të mbyllej shkolla etj,”
Vetëm duke filluar nga qershori i vitit 1941 unë e dëgjova Muminin që të fliste hapur për “komunizmin”, për “bashkimin Sovjetik”, për “padrejtësinë shoqërore”, për shfrytëzimin kapitalist”, për “organizimin e klasës punëtore” etj.
Vura re se ai tashti ishte pjekur mjaft politikisht, kishte zgjeruar horizontin e tij kulturore dhe kishte përvetësuar një varg konceptesh politike e filozofike. Ishte rritur shumë edhe niveli i tij i të shprehurit. Megjithëkëtë, në këtë kohë ai nuk ishte më shumë se 17 vjeç.
Një ditë në shtator të vitit 1941 i shkuam për vizitë S. B. në zyrën e tij. Ai ishte ca mendjemadh. E gjetëm të kapardisur në karrige, në njërën dorë mbante cigaren dhe në tjetrën filxhanin e kafesë, një llustraxhi leckaman po i llustroste këpucët.
Muminit nuk iu durua: “Hajde, hajde, sa mirë është kështu!”, i tha ai me një nënqeshje ironike. Duhet shënuar se Mumini e përdorte ngandonjëherë ironinë, por kjo ishte një ironi me kripë”, që nuk kalonte në banalitet dhe në fyerje të bashkëfolësit.
Shokëve të tij të shkollës, që e patën njohur nga afër Muminin, që patën njohur ëndrrat, ndjenjat, mendimet dhe idealet e jetës të Muminit, nuk iu duk aspak çudi kur ai zgjodhi më vonë rrugën e militantit komunist, rrugë të cilën ai e ndoqi me besnikëri gjer në vdekje dhe e cila e bëri atë të pavdekshëm.
Berat, më 23 korrik 1977
V. B.
(Vexhi Buharaja)

Te kishte shkruar hallet e veta.Ne 1977 pastronte berberhanet e Beratit.Ne 1946 e burgosen fatziun dijetar.Per here te pare e kam pare emrin e tij ne perkthimin e Saadiut, “Gjylistane dhe bostane,.Pastaj perkthimin e tre pllakave qe ndodheshin ne porten jugore te kalase se Elbasanit,botuar ne Revisten Studime Historike. Pastaj e permbysne perseri e derguan ne berberanet e Beratit. E ka pasur nje hall o Rami,qe ka shkruar kaq gjate per deshmorin Mumir askushi.
Nxirr emrat e atyreb plagjateve qe shdrytezuan studimet dhe perkthinet e Vexhi Buharase per te fituar poste dhe grada shkencore.Jusuf Vrioni,Vexhi Bugaraja,Myqerem Janina,Xhaferr Belegu ishin qenie te paemer dhe muind ti shfrytezonte lirisht Proletkulti.Historiani Xhaferr Belegu,me Akademi Vjeneze,Autor i kryvepres Historike,Liga e Prizrenit dhe pasojat e saj,paisur me deokumenta dhe foto origjinale u vodh,u shfrytezua nga referuesit ne 100 vjetorin e Lidhjes,Ashtu si vepra tjeter ne Doreshkrim Ali pashe Tepelena, qe autori e dergoi per botim ne Institutin e Historise,jo vetem qe nuk u botua,por u perdor themelde nga Sabri Godo per romanin Ali pashe Tepelena.Sepse keta fatzij te shkences dhe kultures ishin te pagoje.Ashtu si kuajt arabe i lidhen ne qerret e komunales me gomaret te bartin llac e tulla.
E ke degjuar llafin popullor,,Nuk ja vlen penji gezofin,o Rami!?Keshtu jane keto rreshta te gjigandit te kultures shqiptare Vexhi Buharaja per Mumir askushin. Ashtu si nuk ja vlen qe ti goxha profesor te ulesh ne nje tavoline me dallkaukun e gjuhes Agron Dalipaj.
Kercen prifti nga belaja,I miri nga maskaraja.
Profesor Ramiu ! Respekt te jashtezakonshem per punen dhe vepren tuaj ne vazhdimesi, por do te jepja nje keshille te thjeshte: mos botoni neper gazeta shkrime te tilla qe prekin shpirtin dhe zemren e njerzeve sepse nuk mbrohen nga banalitetet. Gazeta duhet te kishte “çensure” per seriozitetin dhe rendesine e shkrimeve, ashtu si ka polic tek dera e nje institucioni apo ndertese qeveritare, apo roja i nje bisnesi. Një Hero si Mumin Selami që e la nenen te vetmuar duke derdhur gjakun ne Topana te Vlores bashke me shoket per lirine e Atdheut , te pergojohet nga njererz pa dinjitet, moral dhe shpirt njerezor, pavaresisht se dine te shkruajne shqip. Me sa duket shkrimet ne gazete jane ushqim per milingonat dhe gjarperinjte.
PËRGËZIME I NDERUAR PROFESOR RAMI MEMUSHAJ!
Ju keni sjellë me korrektesë shkencore një studim të mirëfilltë të gjigantit të Dijes, Profesor Vexhi Buharasë.
Ndiej keqardhje të thellë, që ndonjë individ i përçudnon mbiemrin Heroit të Popullit Mumin Selami, duke e mbiquajtur “askushi”.
Cilido qoftë ai (sepse fshihet pas një emri të rremë), ai është zotëria HIÇ!
Ne kemi rastin e Shaban Sefer Skëndomemaj nga Vranishti, Dëshmor i Atdheut, që la 7 libra të botuar me poezi dhe me prozë. Shabani, që nuk u shpall Hero i Popullit, se nuk pati njerëz në kupolën komuniste në fshat, e as në Vlorë…
Brezi i tyre, Muminit dhe Shabanit, ishin djem të shkolluar dhe dashnorë të Letërsisë.
Dhe ata, e kryen më së miri Detyrën ndaj Atdheut, se i shërbyen atij, me Pushkë dhe me Penë.
Të pavdekshëm Heronjtë, i pavdekshëm intelektuali i madh i këtij vendi, Profesor Vexhi Buharaja!
Edhe një herë, përgëzime i nderuar Profesor!
Sa vrer mban në shpirt ky, Demo demoni!
Po pse, o i vererosur, nuk të shkon pak mendja tek Heroi i Popullit, Mumin Selami, që dha jetën për liri, për ideal, për komb, për pavarësi, për popull dhe për Shqipëri, kur ishte një i vogël adoleshent dhe nëna e tij njëkohësisht e mjerë dhe e shkëlqyer, e ndritur për atë djalë, që ia rrëmbeu lufta kundër pushtave pushtues dhe ajo mbeti e vetme?! Je komplet toksik, i helmuar dmth. Edhe kur ta lësh këtë botë, helmi e vreri do të rrethojë nga të gjitha anët. Nuk të bën efekt asnjë këshillë. Kështu po e mbyll shënimin tim…
Ti je vet helmi, vet vreri,
Mirë, që s’të fshiu Enveri!
Pergjigje replikuesve.
Perse botohen 50 vjet pas shkrimit(jane shkruar ne 1979)?Keto flete me kujtime per nje Mumir kane qene ruajtur ne Dosjen e kolosit te kultures Vexhi Buharaja ne Degen e Brendshme per ta plasur ne burg per here te trete..Ndoshta ndoshta kur i ka paraqitur ne Komitetin e Veteraneve keto shkrime i kane thene:Rreaksionar i qelbur,ballist,fashist, kush te kerkoi ty te shkruash per heronjte dhe deshmoret e Luftes nac-Cli.Nuk te doli kerbaci i Fane Kapinoves ne birucat e Teqese?Ndoshta ndoshta ne Komitetin e Partise i kane thene:Ne kemi gazetaret tane me perberje te shkelqyer politike,,me prejardhje nga fshatarsia e varfer qe mbeshteti luften.Kemi gazetarin Yli Pollovina qe e ka babain komunist te 43,shoket Bashkim Koci,Dhimiter Shtembari,Kemi ketu edhe ish Sekretarin e Qarkorit te Beratit,qe merret me biografite e Deshmoreve dhe heronjve te Luftes nac-cl,shkrimtarin Luan Qafezezi. Leri ketu Ato shenime,se do ti shohin shoket!
Kujt i shkonte mendja ne ate kohe,qe llumi proletariatit,partizanet e Serbise,veteranet e krimeve kunder Kosoves dhe Malsise do perfundonin me llumin e Memories Kombetare,Veteranet Kriminele sot kujtohen si bashibozuket e Haxhi Qomilit.Deshmoret dhe herojte komuniste qe u vrane per Serbine ju ka humbur emri.
Atentatoret terroriste te Vlores Rrahman Parllaku,Liri Gega,Mihal Prifti,Mustafaraj,Hito Cako,Seit Idrizi,Elham Doci,Mico Emini.qe vrane ne prita e pusi ajken e rinise vlonjate, Dif dragoin kombetarist te Familjes kombetare Sharra,Hazis Sharra,prapa kraheve si minj vrimash,do kujtohen.E lane te kalonte Difin nacionalit dhe i zbrazen 10 karikatore pas kraheve..Dif drakoi me 10 plumba ne trup i ndoqi ne Muradie dhe i plagosi 2 Atentatore.Se murtaja minjve komuniste beri gjemen.Vrane ne prita e pusi ajken e Rinise Vlonjate.Anastas Lulon,Pali Teroven e ceten plake te Vlores.Deri ne Paris e ndoqen Sadik Premten,Tre atentate i organizuan,.Sot jane pishman pse s`e vrane.
Merrni cfare keni lapidare,heronj e deshmore komuniste qe u vrane per Serbine e Cernagoren e mos na cani trapin me deshmoret e herojte tuaj,se nuk jane te Kombit shqiptar.Dergojini ne Shumadi, ne Kragujevac,ne Cetinje, Se per ata u vrane.
Sot qe kolosi kultures kombetare Vexhi Buharaja u qerua nga balta juaj dhe ndrit si Diell doni ti ngjitni Mumin askushin.
Doni ta beni si Belul gjeraqina.Po jo bre mbeturina te luftes nacional clirimtare dhe Luftes se klasave!Boll duroi ne gjallje Vexhi Buharaja!
Demo renegati , demo antishqiptari , demo gënjeshtari , demo faqeziu .
E vlonjat!Do rregullonte biografine me Muminin Vexhi Buharaja,por nuk ja kalon dot ujin nen rrogoz Partise.
Sokrat, po demo bejlerbeu, ashtu
eshte gatuar, me pune vullnetare. Prodhim
turcelliu nga topet e sulltaneve. Vrer do
nxjerre s’e me vrer eshte i mbushur. Cifliqet
e ofiqet qe i la babe Dovleti, s’i ka me. Asnje
rrenje ulliri te vare veten nuk i lane. Nga
bejler, u be brekdhjer. Si thonte ai Tomorr
Aliallahu, nip i pashallareve; ” do u hame te
gjalle”, po cdo hane keta, pervec k…..
qe kane ngrene vazhdimisht, s’kane me gje
tjeter ne menu! Edhe Salehu,
nje me te lig nga veten si demon, nuk e
donte, prandaj, i futi shkelmin. Na flet dhe
per kulture, “fisnikeria turkoshake”, shiko
sa vrer ka sot ki pasardhes bejleresh, e
imagjino c’kane qene te paret e ketire, qe
me shpaten e turkut, kane vazhduar
traditen e kronikave te Tursun beut. Mburret
shpirtziu qe ka manipuluar ata mjeranet
analfabete te Shqiperise se mesme, e flet per haxhiqamile.Si ato kurvat e “ndershme”, po keta, me taborret e haxhiqomileve, pervetsonin e
shkretonin. Flet me percmim per katunare,
morracake, leckaxhinj…..i pa nivel, e na
ngre ne qiell seren e tij te Sharrajve te Vlores,
po ata anadollake nga Kavaja ishin, me
pushtuesin turk u majmen, e me ate nazist
vazhduan te benin te njejtat
poshtersi. Si hakmarrje per Azizin tuaj,
nasakruan doktorin e shquar Himariot,
Kostandin Kacelano, e na flet per krime
demoni. Po ata bejleret kriminele si Vizhdan
Rislia, ke per te thene gje, o Qebap turku?
Ata qe derguan bashke me Xhaferr Deven
tend disa dhjetra Vlonjate drejte kampeve
te vdekjes. Kush e mohon qe Enveri nuk beri
krime dhe qe, ajo lufte qe nisi brenda
franksioneve te Vlores, vazhdoi edhe me
vone ne mbare vendin, dhe qe nuk ngeli me kembe nga ata Idealiste qe donin nje shqiperi
te lire e jo nje Burg te Laver psikopatit?;
Ti kerme dhe te tjere si ti, qe hidhni balte
mbi te paret tane, e beni se humbet privilegjet
, kurverine qe kishit bere me cdo pushtues,
shkaktare edhe te regjimit qe erdhi me vone
pikerisht s’e askush nuk e donte me epoken
tuaj mesjetare te feudalizmit prandaj
masivisht, u hodh ne krahun tjeter, e c’ndodhi
me vone, ndodhi se ate
kulture kishit kultivuar pikerisht JU.
Remo grekomani!Une jam gatuar si fisnik shqiptar,por ti Remo si kurvat grekomane te Himares i sherbeni sllaveve dhe grekeve si t`ju vije per mbare.Here ne emer te orthodhoksise,here ne emer te komunizmit.Ju jeni vrromat e kesaj toke,me keq se hajdutet e Progonatit qe u bene atentatore ne Vlore.Familja SHARRA eshte bashi i Vlores Tradites Shqiptare,Ka mot e jete qindra vjetqytetare te Vlores.I ka dhene shtetit shqiptar deshmorin Ceno Sharra ne lufte me bashibozuket e Haxhi Qomilit,
martyrin Abdyl Sharra inxhinjerin gjenial qe thau keneten e Maliqit dhe e pushkatoi murtaja kuqe .Dif Dragoin e Rinise se Ballit Hazis Sharren,qe e vrane prapa shpine atentatoret e vrimave.Doktor Kacalinon tend e vrane se refuzoi te mjekoje Hazis Sharren nga frika partizaneve,,por shkoi te mjekoje nje bedel kosovar,nje Jonuz Peja,qe qelloi pas shpine Hazis Sharren.
Me pabesi sllavokomuniste vrane vellane e Fatos Arapit dhe antikomunistin Qazim bej Risiline,edhe fshataret e Topalltise qe benin pazar ne Vlore,.Sheqerexhiu i Lumes Rrahman Parllaku, hajduti Progonatit Hito Cako, bushtra Gjirokastres Liri Gega,krimineli Corrushit Mehmet Shehu,stanari Terbacit Hisni Kapo,paguan me kaull,se ja mori shpirtin Lubia Gjirokasrres.
Ketij dallkaukut Rrahman Parllaku i shkruante fashisti qe u be komunist,Shefqet Peci:-Shoku Krajli! Ne Buzemadhe te kam vrare babane,vellezerit dhe kushurinjte.Pershendetje revolucionare!
Kam një pyetje për studiuesin.
Përmendet në shkrimin tuaj edhe emri i vllaut të heroit Mumin Selami, Hasani që kishte shkuar për studime në Kajro.
Dikush shkruan se heroi la nënën të vetme.
A dihet gjë për fatin e zotni Hasanit?
Demo helmi, demo vreri,
Sa mire, qe s’të fshiu Enveri!
Linde dhe do shkosh i tillë,
Nuk pranon asnje këshillë…
Të shikosh, ti nuk ke sy,
Mendjen ta ka fshirë era,
Unë s’merrem më me ty!
O plehu permbi plehëra…
I lumtë studiuesit të nderuar prof.Rami Memushaj për stydimin përkujtimor e historik pë figurën e Heroit të Popullit Mumin Selami. Vëllai i madh i Muminit,Hasani vdiq në Kajro në 1943 kur sapo kishte mbaruar studimet në Universitetin Amerikan të Kajro dhe studimet për teologji.Ai vdiq mbasi i organizuan darkën e laureimit të studimeve(thuhet se nga epidemia e kolerës, dhe trupin e tij dhe të kolegëve e dogjën me gjithë godinën e konvitit ku banonin si masë preventive/karantinë për të mos u përhapur kolera).
Keqardhje për gjallesën “demo”që zbraz llumin e marrëzive kundër këtij shkrimi të ndritur.”
Demo”:Kur s’ke fjalë për të nderuar këtë “Hero të Popullit”,hesht e mbyll kamaren e qelbur!.
Demo,
Të njoh personalisht. Paguhesh për komente? Turp. Kush mbeti pa fyer prej teje. Ke zënë një shteg dhe hedh baltë mbi kalimtarët. Po Vexhi Buharaja ç’faj ka se ka shkruar këto kujtime? Ku t’a dinte adresën tënde, që të merrte leje? Atë vit ishe në komunalen e Vlorës apo në Lepenicë? Heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste i quan agjentë të Serbit? Po cilët janë heronj sipas teje? Ata që u lidhën pas qerres së fashizmit dhe të nazizmit? Po të kishin fituar këta të tutë, ti do të shkruaje greqisht sot.