Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një front i bashkuar për të zbutur Trump-in
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Një front i bashkuar për të zbutur Trump-in
Kryesoreopinion

Një front i bashkuar për të zbutur Trump-in

Published: February 9, 2026
Shpërndaje

Nga Chris Patten

Politika e jashtme e presidentit amerikan Donald Trump mbështetet në përbuzjen ndaj aleatëve të hershëm dhe afatgjatë, si dhe në bindjen se në marrëdhëniet ndërkombëtare ka rëndësi vetëm forca. Rruga përpara, siç argumentoi kryeministri kanadez Mark Carney në Davos, qëndron në bashkimin e demokracive të mesme për të ruajtur atë që ka mbetur nga rendi i pasluftës.

Si gjithmonë, fjalimi i presidentit amerikan Donald Trump në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos muajin e kaluar ishte një përzierje trillimesh, fjalësh pa lidhje dhe gabimesh gjuhësore. Megjithatë, ai përmbante një lajm të mirë: pas javësh kërcënimesh për të marrë Groenlandën, me forcë nëse do të duhej, ai dukej se po tërhiqej.

- Publicitet -

Duke pranuar një “kornizë për një marrëveshje të ardhshme” që sipas tij do t’i jepte SHBA-së “akses total” në Groenlandë – gjë që ajo praktikisht e ka tashmë – Trump duket se, të paktën për një moment, pranoi parimin se një vend sovran nuk duhet ta pushtojë territorin e një vendi tjetër. Për dikë që njëherë e përshkroi pushtimin rus të Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin si “gjenial”, kjo sugjeron një farë evolucioni, megjithëse më shumë i nxitur nga vendosmëria e jashtëzakonshme e liderëve evropianë sesa nga vetë-reflektimi.

Megjithatë, ky pragmatizëm i ri nuk u përkthye në asnjë respekt për Danimarkën, e cila mban sovranitetin mbi Groenlandën. Pavarësisht se është një aleat i ngushtë i SHBA-së, Danimarka ka qenë prej kohësh objekt i talljes së Trump. Në Davos, ai pretendoi se SHBA-ja “nuk kishte marrë kurrë asgjë” nga Danimarka në këmbim të çlirimit të vendit nga pushtimi nazist në vitin 1945.

Versioni i historisë nga Trump fshin lehtë rolin jetik të luajtur nga vende dhe udhëheqës të tjerë, veçanërisht Winston Churchill dhe forcat e armatosura britanike. Sikur Trump të ishte aty në atë kohë, ai padyshim do të kishte ndjekur paraardhësin e tij të “Amerika e Para”, Charles Lindbergh, duke kundërshtuar hyrjen e Amerikës në Luftën e Dytë Botërore.

Sigurisht, shumë amerikanë vdiqën heroikisht gjatë asaj lufte dhe asgjë nuk mund t’u heqë meritat për guximin e tyre apo udhëheqjen strategjike të Komandantit Suprem Aleat Dwight D. Eisenhower. Por pretendimi i Trump se Danimarka nuk ka kontribuar asgjë në NATO është thjesht i pavërtetë, jo më pak sepse ky pretendim injoron sakrificat disproporcionale të trupave daneze në Afganistan pasi NATO-ja aktivizoi Nenin 5 pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Danimarka nuk ishte i vetmi objektiv i injorancës dhe gënjeshtrave të Trump në Davos. Ai gjithashtu pretendoi, gabimisht, se trupat britanike qëndruan “jashtë vijës së frontit” në Afganistan. Në realitet, 457 pjesëtarë të shërbimit britanik humbën jetën atje dhe qindra të tjerë pësuan lëndime serioze.

A do të kërkojë ndonjë zyrtar amerikan falje ndaj familjeve të të rënëve britanikë? Ambasada e SHBA-së në Londër nuk ka gjasë të pranojë letrat e ankesave e jo më të kërkojë ndjesë. Ka ikur koha kur në Londër shërbenin ambasadorë si Kingman Breëster dhe Raymond Seitz – të dy diplomatë të shkëlqyer me të cilët kam punuar ngushtë gjatë kohës sime si komisioner evropian për çështjet e jashtme. Edhe pse Departamenti Amerikan i Shtetit ka ende shumë diplomatë të aftë, ata shpesh nënvlerësohen dhe turpërohen nga veprimet e presidentit të tyre.

Përbuzja e Trump-it ndaj aleatëve të vjetër është përpjekur të justifikohet nga zëvendësshefi i tij i stafit, Stephen Miller, i cili beson se forca dhe fuqia ushtarake janë gjërat e vetme që kanë rëndësi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Miller duket se dëshiron një rikthim në ditët kur shtetet e fuqishme i bullizonin shtetet më të vogla, sipas logjikës së përshkruar famshëm nga Tukididi: “Të fortët bëjnë çfarë munden, ndërsa të dobëtit vuajnë atë që duhet.”

Ndërsa Trump e përjashtoi veprimin ushtarak kundër Groenlandës (dhe Islandës), “korniza e marrëveshjes” që ai shpalli në Davos – që supozohet se synonte forcimin e mbrojtjes së Groenlandës kundër agresionit të mundshëm rus ose kinez – ngre një pyetje të qartë. Duke qenë se Trump priret të bëjë çfarëdo që dëshiron Putin, veçanërisht kur bëhet fjalë për Ukrainën, pse është ai papritmas kaq i shqetësuar për synimet e Rusisë ndaj Groenlandës? E kaluara e tij ofron pak arsye për t’i marrë garancitë e tij si të mirëqena.

Ky skepticizëm u artikulua më qartë nga kryeministri kanadez Mark Carney. Në një fjalim historik në Davos, ai e hodhi poshtë me vendosmëri qasjen e Trump-it se “forca bën ligjin” dhe turpëroi liderët që kanë zgjedhur pajtimin në vend të parimeve të tyre. Duke e pranuar se asnjë sasi nënshtrimi dhe respekti nuk mund ta kënaqë nevojën e pangopur të Trump-it për lajka, Carney bëri thirrje që demokracitë e mesme si Kanadaja, Australia, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar të punojnë së bashku për të ruajtur atë që ka mbetur nga rendi ndërkombëtar i pasluftës dhe institucionet që e mbështesin atë.

Duke vepruar kështu, Carney ofroi një model për t’u ndjekur nga të tjerët: përballjen me destruktivitetin e Trump-it jo përmes pajtimit, por duke thelluar bashkëpunimin në tregti, diplomaci, mbrojtje dhe politikë ekonomike. Inkurajues është fakti se vende si Franca, Gjermania dhe Australia duken të gatshme të ecin në këtë drejtim. Mbretëria e Bashkuar duhet të ndjekë të njëjtën rrugë duke rindërtuar lidhjet e saj tregtare, ekonomike dhe të sigurisë me BE-në.

Kryeministri britanik Keir Starmer duhet gjithashtu të përqendrohet në dy prioritete kyçe të politikës së jashtme. Së pari, aleatët e Ukrainës duhet t’i sigurojnë asaj burimet që i nevojiten për të mposhtur Rusinë. Së dyti, Britania dhe partnerët e saj duhet të ripërkushtohen ndaj zgjidhjes me dy shtete, e cila mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes afatgjatë mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe drejt stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Kjo agjendë duhet të gëzojë mbështetjen e elementeve më të përgjegjshme të Partisë Konservatore. Alternativa përballë kësaj është të lejohet që partia e ekstremit të djathtë Reform UK e Nigel Farage dhe partia e ekstremit të majtë Your Party e Jeremy Corbyn të dominojnë debatin publik me propozime ekonomike të pamatura dhe politika të jashtme pro-ruse. Mbretëria e Bashkuar – dhe Evropa – nuk mund ta përballojnë asnjërën prej tyre.

Project Syndicate / BIRN

Presidenti amerikan Donald Trump kapur prej dore me nje pinguin. Foto ilustruese: Shtëpia e Bardhë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • intelektuali says:
    February 6, 2026 at 5:26 pm

    O lordi FAMOZ anglez Christopher Francis Patten:

    PO TY TE KANE DALE NE LISTEN E ISHULLIT TE PEDOFILEVE PRINCA DHE PRICESHA TE MBRETERISE ANGLEZE DHE DANEZE, PIKERISHT SE PRESIDENTI TRUMP DEKRETOI LIGJIN PER HAPEJEN E DOSJES FAMEKEQE, PO PSE ME BYTHQIRA DHE PEDOFILE DO TE MBROSH GROENLANDEN TI O LORDI ANGLEZ BUDALLA?

    Shko dhe qaji palestinezet e Hamasit sic i vajtove do kohe me pare, kur komandoje ndihmat amerikane per Gazen dhe te zbuan me hu ne dore nga korrupsioni, se Groenlanda nuk i do danezet, por perkundrazi i quan si uzurpatore.

    Reply
  • Ela says:
    February 6, 2026 at 8:33 pm

    Groenlandia nuk i do danezet por nuk sheh dot me sy amerikanet

    Reply
  • Nik says:
    February 6, 2026 at 8:55 pm

    Kënaqu u “intelekthaleja” se lordi anglez Christopher Francis Patten mezi ka pritur “reagimin shqip” të një miu nga vrima e një bodrumi në Amerikë!!!!

    Reply
  • Pa censure says:
    February 6, 2026 at 10:21 pm

    Dhe Adolfi mendoi se do pushtonte Boten me Reich-un e Trete, por ne fund leshoi fenden e fundit te Bunkarti i Berlinit. Te shohin si do shkoje ky Trapi me Reich-un e katert.

    Reply
  • intelektuali says:
    February 6, 2026 at 10:45 pm

    Ela tyryfycka:

    Lexo historine e Erik Kokekuqit, themeluesit te Groenlandes nga Iceland, qe te mesosh se pasardhesit e tij sot i urrejne edhe danezet edhe norvegjezet e krishtere, si dy popuj uzurpatore qe i vrane dhe i masakruan groenlandasit e mocem, per t’i detyruar te braktisin fene pagane dhe te beheshin te krishtere, ne nje kohe qe SHBA nuk ishte zbuluar nga Kristofor Kolombi, prandaj Ela tyryfycka qe mallkon Trump, se te ka zbuar kushot parazite ne SHBA, te cilet grabisin taksat dhe tatimet qe ka paguar intelektuali per vite te tera, duke perfituar ndihme bujare sociale pa kontribuar asnje cent ne sistemin e siguracioneve ne SHBA, degjo intelektualin, nuk e di se ne cfare vend te Botes jeton, por duket ashiqare qe nuk e njeh aspak SHBA, mos e le veten te biesh ne nivelin e BAJGAVE te Enverit qe dine te bejne debat vetem me HALE dhe WC dhe nuk dine te shkruajne asnje argument llogjik thelbesor. SHBA ne Kohet Moderne pas L2B kane investuar @ miliarda dollare per bazen e tyre ne Thule dhe nuk ka gjasa qe keto investime t’ja lene disa danezeve qe nuk kane vite qe nuk investojne asgje ne kete ishull te ngrire, por ama dine te kercenojne SHBA se do t’ja falin Groenlanden kinezeve komuniste. Shiko se cfare beri Edi Rama me Bankers Petroleum qe te mos hedhesh llogje budalli ne kete forum te nerum te gazetes DITA.

    Reply
  • Ela says:
    February 7, 2026 at 5:39 am

    Z intelektual
    Shoh me vemendje qe je si Trump
    Racist
    Maskilist
    Agresiv
    Genjeshtar
    Te gjitha te mesuara nga avokati i mafias Coen
    3200 here permendet trump ne epstein files
    Tyryfycke thuaja Melanias
    Groenlandia nuk sheh dot me sy amerikanet
    Po i vjen fundi trumpit

    Reply
  • Ela says:
    February 7, 2026 at 5:43 am

    Citizenship: Greenlanders are Danish citizens and, consequently, citizens of the European Union
    Franca dhe Kanada hapen dje ambasadat ne groenlande
    I rruan bithen trump groenlandes
    Bashke me bifolkun vance

    Reply
  • Ela says:
    February 7, 2026 at 6:14 am

    Epstein: “Trump a bad person, no decent cells in his body”

    Reply
  • Ela says:
    February 7, 2026 at 6:14 am

    Trump Eshte aq hajvan saqe nuk di qe pinguina nuk ka ne groenlande

    Reply
  • God bless America says:
    February 7, 2026 at 7:52 am

    Ky Fronti bashkuar per te zbutur Trump eshte varianti shqip i – dora qe nuk kafshohet, puthet.
    Kryeministri kanadez leshon nje pordhe – bashkimin e demokracive te mesme (se c’fare jane ato “te mesme” kete zor se e shpjegon njeri) per te ruajtur ate qe ka mbetur nga rendi pasluftes. Kur ky kryeministri kanadez e shteti tij nuk kane aq bythe per aq pordhe te medha .
    Ketyre spurdhjakeve u ka mbetur ora te paslufta. Trump thjesht po i ben thirrje te zgjohen e te pranojne realitetin aktual se paslufta ka mbi 80 vite qe ka kaluar.

    Reply
  • Ela says:
    February 7, 2026 at 8:53 am

    Nuk e ke kuptuar fjalimin e kanadezit
    Degjohe prape
    Demokracite e mesme jane vendet si kanada france gjermani etj
    Dhe mesazhi Eshte;
    Bashkimi ben fuqine
    Superfuqive i kundwrshtohesh i bashkuar jo nje nga nje
    E pe rastin e Kines ?
    Ku jane dazi ?
    India?
    Ku jane dazi?

    Reply
  • Ela says:
    February 7, 2026 at 8:55 am

    Usa jane tiger prej letre
    Borxhin e usa e kane ne dore Kina etj
    Prandaj trump e di mire
    Bullizmi eshte per te denuar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?