Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën për ish drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato, e akuzuar për veprën penale “Shkelje e barazisë në tendera”, si dhe për ish zyrtarët e tjerë, të cilët u morën të pandehur për tenderin në vlerë 19 milionë euro të tunelit të Skërficës, në rrugën Kardhiq-Delvinë.
Për Sonila Qaton dhe Elona Gogon, SPAK kërkoi 1 vit burg me dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojnë funksione publike. Ndërsa për Simon Prendin, organi i akuzës kërkoi 2 vite burg dhe që për 3 vite të mos ushtrojë funksione publike.
Për dy anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave Almir Hoxhaj dhe Arbër Troka u kërkua 2 vite burg me dënim plotësues, 3 vite heqje nga e drejta par të ushtruar funksione publike.
Prokurori Elvin Gokaj kërkoi dënimin e Ardit Salillarit me 9 muaj burg, për Admir Pahumin 1 vit burg dhe për Nikollaq Mihalin 8 muaj.
Organi i akzuës po ashtu i kërkoi togave të zeza që Arjana Hasani të dënohet me 2 vite burg, ndërsa Miranda Shkurti me 8 muaj.
Hetimet për Qaton dhe ish zyrtarët e tjerë përfunduan në muajin tetor të vitit 2022.
Kallëzimi penal u bë në strukturën e posaçme antikorrupsion në muajin shtator të vitit 2019 nga kompania “Gjoka Konstruksion”, e cila pretendoi se është përjashtuar në mënyrë të padrejtë dhe antiligjore nga prokurimi.
Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato dhe disa ish-vartës të saj akuzohen se favorizuan një shoqëri në tenderin 19 milionë euro të tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë në vitin 2019. Qato i mohon akuzat.
Në datë 5 shkurt ora 14.00 do të bëhet mbrojtja, ku më pas gjykata do shpallë vendimin mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.
j.l./ dita
Nuk do ishte mire te percaktonit demin ekonomik qe i ka shkaktuar buxhetit, dhe ti detyronit te paguani kokerr me kokerr. Duken si qesharake me keto denime qe katandisen dy a tre muaj ose del fare pa nje dite.
Nqse nepunesi nuk ka marre para, nuk i vertetohet, atehere duhet denuar per paaftesine ne pune.
Keta te PS po i denojne kot SPAK, nderkohe LSI e Likes ka bere namin, i shtoi edhe 45 Miljon Euro tynelit te Elbasanit.
Kur vjen puna per keta te opozites, nuk ja mban SPAKut, ndersa keta te PS po i denojne per 1 arke peshku dhe telefon celular.
Soniĺa Qato ne gjithe detyrat shteterore edhe para kesaj tek Rruget ka qene skandaloze,vec te tjerash ka qene edhe e varur nga alkoli.Shumicen e kohes pinte alkol dhe ishte jashte kontrollit te vetes.Ka bere shume deme .Denimin e meriton dhe duhet ta vuaje,vetem keshtu frenohet papergjegjshmeria ne detyra shteterore.