Të martën, më 15 shtator, Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Vendimi u mor në dhomë këshillimi, ndërsa arsyetimi i plotë ligjor nuk është publikuar ende. Gjatë zhvillimit të procesit, jashtë ambienteve të gjykatës u mbajt një protestë me thirrje kundër tij.
Rishqyrtimi i çështjes pasoi një vendim të Gjykatës Kushtetuese të datës 25 maj, e cila urdhëroi kthimin e dosjes për vlerësimin e proporcionalitetit të masës së arrestit me burg në raport me statusin e funksionarit të zgjedhur, si dhe pretendimet për cenim të dinjitetit dhe prezumimit të pafajësisë.
Më parë, Veliaj kishte kërkuar shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të datave 9 dhe 12 shkurt 2025, vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 13 mars 2025, si dhe vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 8 korrik 2025. Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht pretendimet e tij lidhur me kriterin e proporcionalitetit dhe kushtet e qëndrimit gjatë seancave gjyqësore.
Në një tjetër proces, më 25 shtator të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur në favor të Veliajt lidhur me procedurën e shkarkimit të tij nga detyra.
Veliaj qëndron në paraburgim prej 10 shkurtit 2025, pas arrestimit me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Ai dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash në një vlerë të përcalculated nga SPAK prej rreth 1 milion eurosh.
Veliaj i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj prokurorit të çështjes.
Me anë të një postimi në Facebook, Ndreca e cilëson vendimin si një zhvillim shqetësues për shtetin e së drejtës dhe demokracinë.
Ai thotë se Gjykata e Lartë la në fuqi një vendimmarrje të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, që sipas tij praktikisht ka lënë pa efekt detyrues vendimin e autoritetit më të lartë kushtetues të vendit.
“Sigurisht, do ta analizojmë me përgjegjësi arsyetimin e plotë. Por rezultati i shpallur sot ngre një pyetje dramatike: çfarë vlere kanë garancitë kushtetuese nëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen efektivisht? Kur një përfundim i tillë nuk gjen shpjegim bindës në Kushtetutë dhe në ligj, atëherë shkaqet duhen kërkuar përtej argumenteve juridike dhe jashtë sallës së gjyqit”, shkruan Ndreca.
Sipas Ndrecës, pasojat e vendimit shkojnë përtej çështjes individuale të Veliajt, pasi prekin edhe ushtrimin e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
“Prej 19 muajsh, qytetarët e Tiranës janë privuar nga kryetari që kanë zgjedhur. Z. Erion Veliaj prezumohet i pafajshëm dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, ndonëse hetimi ka përfunduar prej një viti dhe çështja ndodhet në gjykim”, shkruan ai.
Ndreca paralajmëron se mbrojtja do të vijojë betejën ligjore, duke theksuar se do të përdorë “çdo mjet juridik që parashikon Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare”.
n.s. / dita

Në Shqipërinë e shkërdhatokracisë së ndyrë heronjtë futën në burg dhe kriminelit i ngrihet shtatore. Drejtësia shqiptare është e pavarur nga shqipëtarët, por është e varur nga krimi në bashkpunim me renegatët fqinjë.
Po cfare verdallisesh neper gjykata koti,qe nuk kane lidhje me ceshtjen?Perballu me prokurorine SPAK dhe Gjykaten ne shkalle te pare,qe te kane proceduar 13 akuza per vjedhje,korrupsion.Shko ne Strasburg,me tej ne Hage,se andej perfundon si Mlladici. Olsi Dado me Pellumbin do ta presin kostuminj.
Eshte gjeja me Absurde qe po ndodh ne Tirane: nje Politikan qe eshte ne biruce per korupsion dhe vjedhje te paster por qe pretendon akoma te ushtroj detyren e tij si Kryebashiak !!!
E vetmja pune e mire qe ka bere Rama ne keto 13 vjet ne pushtet eshte mbyllja ne burg e Lali Fikut ” qe ka mbjelle 1 milion peme neper Tirane ” !!
Turp shume turp si lihen ne paraburgim shume shume njerez edhe e ashtuquajtur diktature te linte 21 dite ne hetusi te nxirrte jashte ose te denonte
Gjykatat e sali kermes ,mire ja bejne rames .Kerkojne dhe ngritjen e rogave .Saliu zeni qe kane vrare njerez levizin me nga 4 bodyguard Veliaj pa akuze ne burg se kurvari ,vagabondi i rrugeve prokuror pa shkolle nuk i dha shtepi Kermat e pd olsi dado ,kulicaj ,gjin gjoni monstra e drejtesis shqiptare Mos u terhiq edi rama se do na vrasin maloket e saliut si ne 1997Boll qelben tiranen
Hajdut pa shkolle
Kur avokati mbrojtes perdor si argument juridik argumentin mjeran politik se “Kush do fshije Tiranen” kuptohet se kush eshte i menderosuri. Jepini nje fshese te fshije korridoret e burgut.
Ne nje shtet normal, nje Kryetar Bashkie jep doreheqjen menjehere sapo e burgosin per afera korruptive dhe ndjek rrugen ligjore si qwytetar i lire se nuk mund te rrije dot moralisht kacavarur pas atij posti.
Por meqe ky vend ne saje te Rames nuk eshte aspak normal e ai Veliaj nuk ka as nje fije dinjitet, vazhdon e rri ne qeli duke u masturbuar me ate shiritin e Kryebashkiakut ne qafe.