Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një informacion i deformuar në gazetën “Kushtrim Brezash”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Një informacion i deformuar në gazetën “Kushtrim Brezash”
Kronike

Një informacion i deformuar në gazetën “Kushtrim Brezash”

Published: March 25, 2025
Shpërndaje

Grup autorësh*

Gazeta “Kushtrim Brezash”, botim i Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”, ka publikuar një informacion të deformuar, bashkëngjitur si foto, i cili bën me baltë edhe gazetën  “Kushtrim Brezash”.

“Lajmi” përcillet me një lloj “triumfi” të “nënkryetarit” Idajet Beqiri, i cili përfaqësoi çështjen në gjyqin e datës 18.03.2025. Duket qartë që entuziazmi i “fitores” është personal. Në realitet, kërkesa jonë në Apel kishte për qëllim sigurimin e padisë për çështjen themelore dhe pezullimin nga funksionet drejtuese të z. Veli Myftari deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

- Publicitet -

Pra, ajo që u rrëzua ishte një kërkesë që synonte të ndalonte zhvillimin e konferencës së “organizuar” në kundërshtim me statutin – si nga pikëpamja ligjore e morale, ashtu edhe për shkak të shkeljes së afateve statutore për thirrjen e saj. Pranimi i kësaj kërkese do të lehtesonte punën për zgjidhjen e situatës së ndërlikuar që e kanë shkaktuar “drejtuesit” e paligjshëm. 

Gjithsesi, taktikat e përdorura dhe propaganda disinformuese i shërben mbajtjes peng të Organizatës nga persona të palegjitimuar. “E suksesshme” për z. Idajet ka qenë shtyrja e këtij gjyqi tri herë, dmth edhe dy muaj më shumë, me qellim që të ngushtohej afati kohor për mbledhjen e konferencës.

Sepse me këtë konferencë duan të “legjitimohen” uzurpatorët (jo vetëm kryetari dhe sekretari, por edhe strukturat “statutore” të deformuara e me “anëtarësi” të kooptuar).

Siç jeni në dijeni, e kemi bërë publike një deklaratë ku kemi shpjeguar pse kjo konferencë është e paligjshme dhe në shkelje të Statutit.  Gjithsesi le të ritheksojmë: 

Pse nxituan të thërresin mbledhjen e Konferencën e 13 Kombëtare 20 muaj para se të mbaronte mandati i Konferencës së 12? Sigurisht jo për forcimin e Organizatës, por për “shtrirjen” e rrenjëve të uzurpuesve në të gjithë territorin e jo vetëm në krye.

Me këtë “konferencë” duken qartë synimet e tyre ogurzeza: të zerojnë dy vendimet që ka marrë Gjykata e Shkallës së Parë, si atë me nr.1549/4 të datës 30.06.2023, që ata e humbën dhe e kanë apeluar ashtu edhe Vendimin me me nr. 1549/5, datë 10.10.2024, të cilin ata vetë e kanë apeluar.

Për të dy këto ankime, Apeli ende nuk ka caktuar data dhe, kuptohet, nuk janë shqyrtuar kërkesat. Dmth ende nuk ka vendime të formës së prerë.

Madje, siç jeni në dijeni, z. Veli Myftari është çrregjistruar nga regjistri i anëtarësisë dhe është përjashtuar si anëtar me vendimin e mbledhjes së datës 04.12.2024 të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve nr. 29/1  të Këshillit Zonal 5/1 Tiranë, vendim i cili është dorëzuar në administratën e Komitetit Kombëtar me nr. 236 protokolli. Duke mos qenë as anëtar ai nuk mund të jetë drejtues!

Edhe njëherë sqarojmë se në kërkesën për sigurim padije dhe pezullimin e Veli Myftarit nga detyra, nuk synonim të dublonim as vendimin e gjykatës e as vendimin e Organizatës. Përkundrazi. Z. Veli duhej të hiqej mënjanë dhe t’i hapte rrugën drejtësisë e të mos lodhte më shumë “avokatin” të gjente pretekste për zvarritje e pengmarrje të organizimit e funksionimit të kësaj vlere kombetare. 

Ashtu si percolli nje “lajm” te deformuar, gazeta “Kushtrim Brezash” do të duhej të kishte publikuar edhe vendimet gjyqësore të sipërcituara. Kjo gazetë si organ zedhenes i nje organizate kulturore historike atdhetare duhet te jete transparente, e detyruar për të informuar lexuesit e saj abonentë.

Po i ricitojmë:

1. Vendimin e datës 30.06.2023, i cili refuzoi kërkesën e përgatitur nga ekipi mbeshtetes përgjegjësive regjistrimin e z. Hulusi Hako si “kryetar”.

2. Vendimin e datës 10.10.2024, që pranoi padinë tonë në të gjitha pikat, duke rrëzuar vendimin e datës 02.02.2023— mbi bazën e dosjes se pergatitur nga “ekipi” qe kishte shkelje statutore, ligjore dhe procedurale, madje edhe me falsifikime e të pavërteta.

Gjithsesi sqarojmë se në seancën gjyqësore të datës 18.03.25 u rrëzua vetëm një kërkesë procedurale, por jo çështja gjyqësore në themel.

Të dyja këto vendime janë ende në fuqi, edhe pse janë apeluar nga z. Hulusi Hako dhe z. Veli Myftari me mbrojtjen e z. Idajet Beqiri. Ndërkohë, vendimi i fundit për rrëzimin e kërkesës sonë ende nuk është printuar me arsyetimin përkatës.

E vlerësojmë maksimalisht inkurajimin nga drejtues të bazës, komitete të veteranëve dhe anëtarë të organizatës në të gjithë vendin, të cilët ashtu si edhe ne, nuk mund të pranojnë padrejtësinë që po i bëhet Organizatës sonë. Me vendosmërinë, përkushtimin dhe korrektësinë tonë, nuk duam t’i zhgënjejmë. Përkundrazi, jemi të vendosur të ndjekim rrugën ligjore me besim në drejtësi!

Bashkërisht do të përdorim mundësitë që ofron ligji, statuti, si rrugë të drejta që dëshmojnë qytetari për të rikthyer në identitetin e saj Organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”. 

Përfaqësues me prokurë për ndjekjen e çështjes gjyqësore

           Elidiana Canaj,

           Manthos Dardaj, 

           Pelivan Hysi

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  • Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. tio on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. Redaksia on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  4. Pensionisti i Porcelanit on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Info plus on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?