Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një juri e madhe ngre sërish akuza penale për aktorin Alec Baldwin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Një juri e madhe ngre sërish akuza penale për aktorin Alec Baldwin
AktualitetKulture

Një juri e madhe ngre sërish akuza penale për aktorin Alec Baldwin

Published: January 20, 2024
Shpërndaje

SANTA FE, Nju Meksiko – Një juri e madhe ngriti akuza të premten ndaj aktorit Alec Baldwin për vrasje nga pakujdesia gjatë incidentit fatal të vitit 2021, gjatë provave të xhirimit për një film në Nju Meksiko, duke e rikthyer kështu çështjen ndaj aktorit të njohur.

Prokurorët e posaçëm paraqitën çështjen këtë javë përpara një jurie të madhe në Santa Fe, disa muaj pasi morën një analizë të re për armën që ishte përdorur. Ata nuk pranuan t’u përgjigjen pyetjeve pas gati një dite e gjysmë prezantimi të çështjes së tyre përpara jurisë së madhe.

Avokatët mbrojtës të zotit Baldwin sinjalizuan se do të luftojnë kundër këtyre akuzave. “Mezi presim ditën kur të jemi në gjykatë”, u shprehën nëpërmjet një mesazhi të postës elektronike avokatët Luke Nikas dhe Alex Spiro.

- Publicitet -

Megjithëse procedura gjyqësore është e mbrojtur nga ruajtja e sekretit, dy nga dëshmitarët që u panë në godinën e gjykatës janë anëtarë të ekipit të xhirimit – njëri që ishte i pranishëm kur ndodhi e shtëna fatale dhe tjetri që ishte larguar një ditë më parë për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Zoti Baldwin duke folur me hetuesit ditën e incidentit
Zoti Baldwin duke folur me hetuesit ditën e incidentit

Zoti Baldwin, aktori kryesor dhe bashkë-producent i filmit Western “Rust”, po i drejtonte armën kineastes Halyna Hutchins, gjatë provave për një film në të dalë të qytetit Santa Fe, në tetor 2021, kur arma u shkrep, duke vrarë kineasten dhe duke plagosur regjizorin Joel Souza. Zoti Baldwin ka thënë se nuk ka tërhequr këmbëzën e armës.

Akuza e re e vendos sërish zotin Baldwin në vështirësi ligjore dhe ngre sërish mundësinë e dërgimit në burg të një aktori të mirënjohur në televizion dhe filma për gati 40 vite.

Prokurorët e posaçëm patën tërhequr fillimisht një akuzë të ngjashme ndaj zotit Baldwin në muajin prill, duke thënë se ishin informuar se arma mund të ishte modifikuar përpara filmimeve dhe se mund të kishte keqfunksionuar. Më vonë ata ndryshuan qëndrim dhe filluan paraqitjen e akuzës së re ndaj tij, pasi morën përfundimet e analizave të reja për armën në fjalë.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. Detari on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. KTH S on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. Vl on 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?