Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: NJË LIBËR I RRALLË
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > NJË LIBËR I RRALLË
Kulture

NJË LIBËR I RRALLË

Published: April 7, 2023
Shpërndaje

 

Nga Agim Vinca

Për librin e Fatos Tarifës AFRIMI I MADH (Një memuar diplomatik), “Onufri”, Tiranë 2023.

- Publicitet -

 

Të nderuar miq dhe kolegë,

Kam nderin dhe kënaqësinë të jem sonte këtu, me Ju, në këtë ngjarje kulturore: në përurimin e librit me kujtime të mikut dhe kolegut tonë të çmuar, studiuesit dhe diplomatit Fatos Tarifa.

Kryetari i radhës i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, profesor Tarifa, njeri me energji të pashtershme krijuese, del para lexuesve me një libër të madh, kapital, librin AFRIMI I MADH (Një memuar diplomatik), me mbi një mijë faqe, në të cilin, si thotë vetë, ka punuar plot 17 vjet.

Unë nuk e kam lexuar librin e Fatosit, si shumica prej jush, besoj. (Nuk kam pasur si ta lexoj). Por kjo s’do të thotë se s’kam të drejtë të them dy fjalë për të. Nuk është e thënë të pihet e gjithë fuçia për të parë çfarë është vera. Ndonjëherë, mjaftojnë edhe dy-tri gllënjka.

Këto dy-tri gllënjka unë i shijova kohë më parë nga një fragment i botuar te “Dita”, të cilin e lexova me kënaqësi. Fjala është për fragmentin që flet për vizitën e autorit në ishullin Key  est në Florida, ku ka jetuar një kohë të gjatë shkrimtari i madh amerikan Ernest Heminguej. Si njeri i letrave, më intrigoi posaçërisht rrëfimi për Heminguejin dhe pasionin e tij për macet, por po aq edhe “ekspedita” e ambasadorit me miqtë e tij amerikanë në Atlantik, në peshkim, që ishte po ashtu një pasion i autorit të Plakut dhe detit.

Rastisi që ato ditë sapo e kisha përfunduar së lexuari romanin e shkrimtares amerikane Paula Mclain (Paula Meklen) LOVE AND RUIN (Dashuri dhe rrënoja). Ky libër i cilësuar si historia e vërtetë e gjeniut të letrave amerikane dhe gruas së tij të tretë, korrespondentes së luftës, Martha Gellhornit, është përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën shqipe (përkthyes Xhimi Lazri).

Dy vjet më parë, dy nga anëtarët themelues të Akademisë sonë, tandemi Tarifa-Krisafi, botuan librin e përbashkët Amerika dhe rendi i sotëm botëror (2021), në të cilin këta dy autorë, që të dy ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare, diskutuan rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botën e sotme. Me gjithë ndryshimet në nuanca, që të dy konfirmojnë pikëpamjen mbi rolin e veçantë, të pazëvendësueshëm, të imperiumit amerikan në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në botë.

Tek autorë si Tarifa takohen studiuesi, diplomati, intelektuali dhe qytetari. Te ky libër, ai kalon nga diskursi socio-politik në atë memuaristik, duke shpalosur në mënyrë të gjerë përvojën e tij diplomatike si ambasador shumëvjeçar i Shqipërisë në Hagë dhe në Uashington.

Ku qëndron rëndësia e këtij libri? Pa asnjë dyshim do të mund të thoshim se ajo është e shumëfishtë. Libri AFRIMI I MADH do t’u hyjë në punë në radhë të parë diplomatëve të rinj shqiptarë, përfaqësuesve diplomatikë të Shqipërisë dhe të Kosovës në Amerikë dhe kudo tjetër në botë. Nga ky libër ata mund të mësojnë artin e diplomacisë: të prezantimit dinjitoz e kompetent të vendit që përfaqësojnë. Ky libër ofron të dhëna dhe informacion për këdo që dëshiron të bëjë karrierë diplomatike, por përmbajtja e tij është shumë më e gjerë dhe përfshin aspekte të shumta të jetës me të gjitha ngjyrat e  saj.

Listës së pasur të veprave të tij, Fatos Tarifa ia shton edhe librin AFRIMI I MADH, të cilësuar nga vetë ai si “libër i jetës”, edhe pse autori është relativisht i ri, sado pikërisht në moshën kur rëndom shkruhen librat me kujtime. (Thuhet Gëtja i madh filloi t’i shkruante kujtimet e tij pikërisht në këtë moshë, në dekadën e shtatë të jetës).

Vetë titulli i librit, AFRIMI I MADH, sugjeron politikën e afrimit të Shqipërisë si shtet dhe të shqiptarëve si komb me shtetin më të fuqishëm në botë dhe aleatin tonë të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, afrim për të cilin autori i këtij libri ka dhënë kontributin e tij si diplomat dhe vazhdon ta japë edhe sot si studiues e intelektual. S’do mend se afrimi me Amerikën dhe Perëndimin në përgjithësi është orientim strategjik i shqiptarëve si komb në shekullin XXI.

Është e kuptueshme që në një libër si ky flitet për takimet me burra shteti, me presidentë, mbretër, kryeministra, sekretarë shtetesh dhe figura të tjera të rëndësishme politike, pra me ata që vendosin për fatet e popujve dhe të njerëzimit; është e kuptueshme gjithashtu që të evokohen takimet me personalitete të artit, shkencës dhe kulturës, me ata që përfaqësojnë “antenat e racës”, siç do të thoshte Susan Sontag, por në këtë libër, së paku nga ajo hurbë që kam shijuar unë, flitet edhe për njerëz të thjeshtë të periferisë, për ata që quhen “njerëz të vegjël”, pa të cilët, fundja, nuk ka kuptim as diplomacia e as politika.

Njeri me interesime të gjera, Fatos Tarifa nuk mbetet vetëm brenda caqeve të protokollit, por del edhe jashtë zyrave e salloneve. Dhe kjo është, pa dyshim, një vlerë e shtuar e këtij libri.

Krahas projekteve të mëdha si ky për të cilin e kemi fjalën dhe veprave të tjera nga fusha e sociologjisë dhe e shkencave politike, që është fushë e formimit të tij profesional, Fatos Tarifa është nga ata intelektualë që gjejnë kohë të merren edhe me problemet e ditës. Intervistat dhe shkrimet e tij të shpeshta në gazetën “Dita”, bashkëpunëtor i rregullt i së cilës është (njëherësh edhe anëtar kolegjiumi), tregojnë se ai nuk është indiferent ndaj sfidave me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare dhe se është i interesuar në mënyrë jetike të kontribuojë për të mirën publike.

Te Profesor Tarifa shkrihen rreptësia e studiuesit me ndjeshmërinë e qytetarit. Është pikërisht ky profil që i mungon shumë mjedisit intelektual shqiptar, si në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë, hapësirë që mbushet me të famshmet “debate televizive”, që lënë shumë për të dëshiruar.

Për të mos u zgjatur, edhe pse kam bërë rrugë të gjatë, më lejoni, të nderuar miq, ta përgëzoj autorin e librit AFRIMI I MADH, zotin Fatos Tarifa, për këtë punë të madhe e të çmueshme dhe t’i uroj shëndet e vepra të reja në të ardhmen.

Ju falemnderit!

 

*****

Fjalë e mbajtur në përurimin e librit AFRIMI I MADH (Një memuar diplomatik) të Fatos Tarifës, më 5 prill 2023 në Tiranë.    

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  • 11 qershor 2026
  • Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  2. RN'B, BN'B on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  3. demo on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. pensionisti on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  5. Kiri on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?