Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një memorial në nderim e kujtim të çdo patrioti mërgimtar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Një memorial në nderim e kujtim të çdo patrioti mërgimtar
Histori

Një memorial në nderim e kujtim të çdo patrioti mërgimtar

Published: November 11, 2022
Shpërndaje

Gjikë Kurtiqi

 

Fillimi i shekullit XX ka, pak a shumë, dukuri të ngjashme emigracioni me fillimin e shekullit XIX. Janë të shumtë shqiptarët që, për kushtet e vështira ekonomike, u larguan nga atdheu i tyre të punonin në vende të tjera. Në fillim të shekullit XIX ata emigruan kryesisht drejt Turqisë, Evropës, por dhe në Amerikë, Argjentinë, Egjipt e Australi. Kurse në fillimshekullin e XX emigruan më shumë në Greqi, Itali, Gjermani dhe Angli. Emigrantët e shekullit të kaluar, veç ndihmës ekonomike për familjet e tyre, u përfshinë në veprimtari atdhetare për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë, për mësimin e gjuhës shqipe të penguar nga administrata osmane dhe qarqet shovene greke. Një pjesë e mirë e tyre u ndanë nga jeta në kushte të vështira, jashtë atdheut dhe nuk u dihet as vendvarrimi.

- Publicitet -

Po sjell një varg shembujsh të tillë nga atdhetarë të shquar të vendlindjes sime, Vithkuqit. Dimë që pioneri i Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe autori i abetares së parë shqipe, Naum Bredhi Veqilharxhi, u helmua në Stamboll, por ende nuk e dimë ku është varri i tij. Po ashtu nuk dimë as varrin e atdhetarit të shquar Evstrat Vithkuqari (Jani Strati), një nga personalitetet më të njohura të kohës, që ka hartuar e botuar shumë vepra me rëndësi historike e gjuhësore. Nuk dimë, gjithashtu, varrin e Dhaskal Kostë Cepit, kronistit dhe autorit të disa materialeve didaktike, as të rilindasve Aleksandër Baltadori e Grigor Cilka, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit dhe në grupin që vendosi për alfabetin e gjuhës shqipe. Nuk dihen as varret e Dhimitër Konomit, Dhoskë Vithkuqarit, Vasil e Vangjel Rriskës, Koli e Thimi Thanas Priftit dhe të disa patriotëve të tjerë që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë e zonës, qarkut dhe të Shqipërisë.

Në këtë plejadë atdhetarësh të shquar bënte pjesë edhe gjyshi im nga nëna, Peti Rrapo. Ai lindi në Vithkuq, në vitin 1876. Ishte njëri nga tre djemtë e Dhimë Rrapos, me banim në lagjen Dukas të Vithkuqit, një familje me vlera të njohura patriotike, morale dhe humane. Veç Petit, Dhima kishte dhe dy djem të tjerë, Mihalin e Ndrion. I pajisur me traditat më të mira të familjes, Peti u angazhua që në moshë të re në veprimtari atdhetare, duke kundërshtuar idenë shovene të “Vorio Epirit” dhe përpjekjet e përbashkëta të adminstratës osmane e qarqeve shovene greke për pengimin e mësimit të gjuhës shqipe.

Pas martesës me Kloniqen, bijën at Kristo Dunit (Konomit), vështirësitë ekonomike e detyruan të emigronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1903.Ishte ndër të parët vithkuqarë që emigruan në Amerikë dhe një nga nismëtarët për krijimin e Shoqërisë ”Bashkimi i vëllazërisë vithkuqare” themeluar në Southbridge, Massachusetts, USA, më 1910. Më pas ai u lidh dhe me Shoqatën Patriotike “Vatra” të Fan Nolit dhe u bë një nga antarët aktivë të saj në përpjekjet për pavarësinë e atdheut. Në vitin 1912, Peti bashkë me dy shokë të idealit atdhetar, Koli Thanas e Tasi Kita, u dërguan në Vithkuq, si përfaqësues të “Vatrës” në mbështetje të lëvizjes së pavarësisë, ku edhe mjaft të rinj të tjerë vithkuqarë me ndjenja atdhetare, u bënë pjesë e kësaj lëvizjeje. Menjëherë pas Shpalljes së Pavarësië dhe ngritjes së flamurit në Vlorë, ata ngritën me ceremoni flamurin shqiptar në qendër të Vithkuqit. Ndërkohë kishin mbërritur nga SHBA në Vlorë edhe atdhetarët Thimi Thanas e Sotir Grabocka , si vullnetarë për të mbrojtur qeverinë e Ismail Qemalit.

Peti Rrapo dhe shokët e tij vijuan veprimtarinë edhe pas ngritjes së flamurit, gjatë viteve të vështira të Luftës së Parë Botërore, veçanërisht në vitin 1913, kur në Vithkuq dhe në fshatrat përreth vërshuan bandat greke të andartëve. Patriotët arsimdashës vithkuqarë nuk i ndalën përpjekjet e tyre për shkollën dhe gjuhën shqipe. Kur ende në shkollat e kohës mësohej greqisht, në shtëpinë e Peti Rrapos, në Vithkuq, u hap më 1919 shkolla e parë legale shqipe, me mësues Gaqo Stratin.

Kushtet e vështira ekonomike e detyruan Petin, që në vitin 1924, të merrte përsëri rrugën për në Amerikë, ku deri në fund të jetës mbajti gjallë dashurinë për atdheun dhe përparimin e tij. I vetmuar dhe i zhuritur nga malli, ai nuk mundi t’i shihte më atdheun dhe familjen.U sëmur rëndë dhe u nda nga jeta në Albany, New York, në vitin 1959, në moshën 85 vjecare.

Porsa mbërrita në Amerikë, kërkova të sistemohesha me banim në Albany, New York, ku kish jetuar e punuar gjyshi im Peti Rrapo. I mbetem mirënjohës Amerikano-Shqiptarit, priftit dhe njeriut të mirë, mikut të familjes, Dionis Nagi, që na adresoi me dashamirësi në Varrezat e Graceland, Albany, në lëndinën e blertë ku prehej gjyshi ynë. Kontribuan nipër e mbesa për shpenzimet e një memoriali të denjë prej mermeri. Me shumë mirënjohje e dashuri kontributin më të madh e dhuruan dy sternipër të tij, djemtë e Alekos. Falë prezencës dhe përkushtimit të priftit Dionis Nagi, më 30 tetor 2022, u krye një ceremoni përshpirtjeje dhe një përurim familjar i memorialit. Nuk munguan edhe kujtimet e vyera për jetën dhe punën e gjyshit Peti në SHBA, qe miku i familjes Dionis Nagi i rifreskoi prej fëmijërisë së vet. Këshillat e prindërve, miqësia e ngrohtë familjare i kishin kultivuar birit Dionis dashuri e respekt për Petin, njeriun e urtë e punëtor. Edhe kur u nda nga jeta, më të afërtit njerëz për Petin, kishin qënë pikërisht ata, familja Nagi, që u kujdes edhe për varrimin.

Përfundimi i kësaj detyre familjare na dha ne, nipërve, mbesave dhe stërnipërve të Peti (Petro) Rrapos kënaqësi dhe emocion të veçantë. Vështirë të shprehet me fjalë se sa mirënjohje e mall provuam në ato çaste!..

Ja pra, kaq kërkohet të bëjnë familjarët, pse jo edhe administratat e njësive vendore ku kanë lindur veprimtarët atdhetarë, të cilëve u prehen eshtrat jashtë kufijve të atdheut dhe nuk kanë një gur mbi varrin e tyre.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Erdogan says:
    November 11, 2022 at 1:12 pm

    Per Ortho-Dhokset (Lavdi “e Drejte shqip”) e Vorio Epirit sot Arnautistane kush u Identifikua me pushtuesit Osmane ishin turq.
    Kjo nuk mund te mohoet nga bijte e Vezireve, Pashallareve, Bejlereve, Agallareve, Hoxhallareve, Muhipeve, Dervisheve etj.
    Kete e treguan edhe armiqte e Revolucionit Greke te Epiroteve Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet etj qe shkuan ne Stamboll kur Heronjte Greke Arvanitas dhe populli Greke kishin 5-6 Dekada qe luftonin per tu cliruar nga Perandoria gjakatare Osmane.
    Mashtrime nga “historiane” si Xhufi qe thote pa pike Turpi qe ISkander-beu (Lord Aleksander turqisht) u pagezua Katolike!
    Dhe kete Ai thote e beri “per aresye strategice”!
    E kuptoni you deri ku shkon Ignoranca (Agnos greq) dhe armiqesia e te vetequajtureve Skiptare kunder te Persekutuarve Kaurre te Derrit d.m.th Epiroteve apo Grekeve?
    Dhe kjo behet ne Emer te nje “Kombi” te dale nga konturet e dy Perandorive.
    Asaj Greke te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos me qender Kostantinopolis dhe 500 vjet Osmane.
    Si mund ta considerosh veten pasardhes te Epiroteve apo Ilyreve dhe te mos Reagosh (reaction angl) per Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D dhe te kthyer ne Xhami?
    Kaq poshte ja kini ulur Vlerat ketij populli te Lashte Greko-Ilyre you qe kini Ndergjegje Osmane?

    Reply
  • demo says:
    November 11, 2022 at 5:50 pm

    Epiri nuk ka pasur greke,,,Ne Epir banonin shqiptaret dhe nje pakice Vllahe ne Pind,Ne Epir,si te jugut,si te veriut historianet e lashtesise Helene,,Herodoti,Tuqiditi,Straboni,e cmojne te banuar nga Epirotet barbare,,jo helene qe flisnin gjuhe te ndryshme nga helenet.
    Greke nuk ka ne Atike,qe konsiderohet zemra e Greqise,.Athina dhe fshatrat rreth saj deri ne shek.XX,fliste shqip.(90% e Peloponezit banohej nga Arber(shqiptaret).Orthodokset shqiptare jane te krishtere te Perandorise Romake te Lindjes..Nuk ka egzistuar perandori greke,dhe as kishe greke.Kisha dhe krishti jane CIFUTE.Kur Perandori Ilir nga Nishi i Kosoves Dardane shpalli Edikttin e Milanos,per lejimin e Fese se krishtere ne Perandorine Romake,Iliret dhe Epirotet parardhes te shqiptareve u konvertuan ne krishterim.
    Se sa greke kanje qene shqiptaret ortodokse e tregojne keto vargje te mesuesit te krishtere Petro Nini Luarasi qe u vra nga shovinistet greke.
    Edhe Krishti,ne na thente,
    Une jam grek,eni pas meje!
    Do ti themi:-Pa mblidh mente,
    Se shqiptari s`vjen pas teje!

    Reply
  • Andis says:
    November 11, 2022 at 11:32 pm

    Me vjen shume mire ne keto shkrime pasqyrojne se dhe brezat e rinj atdhetare I japin nje respekt te rendesishem para ardhesve te tyre.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 12, 2022 at 9:48 am

    Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë popujt e tjerë të rajonit:

    grekët: 10 milionë
    (por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
    serbët: 5.9 milionë
    kroatët: 5 milionë
    sllovenët: 1.8 milionë
    boshnjakët: 2 milionë
    bullgarët: 7 milionë
    sllavo-maqedonasit: 0.85 milionë
    malazezët: 0.25 milionë

    Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët:

    hungarezët: 11 milionë
    suedezët: 8.5 milionë
    norvegjezët: 4.5 milionë
    finlandezët: 5 milionë
    danezët: 4.5 milionë
    islandezët: 0,3 milionë
    estonezët: 1 milion
    letonezët: 1.4 milionë
    lituanezët: 3 milionë
    bjellorusët: 8 milionë
    çekët: 10 milionë
    sllovakët: 5 milionë
    austriakët: 3.5 milionë
    zviceranët: 3 milionë
    hollandezët: 3.4 milionë
    belgët: 3.5 milionë
    luksemburgasit: 0.25 milionë
    irlandezët: 5 milionë
    skocezët në Britani: 7 milionë
    valisët në Britani (Wales): 3 milionë
    katalanët në Spanjë: 10 milionë
    galicët në Spanjë: 2.8 milionë
    baskët në Spanjë e Francë: 2.7 milionë
    portugezët: 10 milionë

    Këta janë 8 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë. Gjithsej në kontinentin europian janë 32 popuj që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët.

    Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë popujt e tjerë të rajonit:

    grekët: 10 milionë
    (por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
    serbët: 5.9 milionë
    kroatët: 5 milionë
    sllovenët: 1.8 milionë
    boshnjakët: 2 milionë
    bullgarët: 7 milionë
    sllavo-maqedonasit: 0.85 milionë
    malazezët: 0.25 milionë

    Reply
  • Mehmet Metaj says:
    November 13, 2022 at 1:23 pm

    Urime Gjik Kurtiqi.. një prurje interesaante.. dhe e shkruar në stilin Fanolist..!

    Reply
  • dalta says:
    November 14, 2022 at 11:12 am

    Artikull i i bukur.. Respekte! Por me cudit nje komentues me emer muti”erdogan” dhe ne koment ka cmendurine psikopatike te ‘agimit te arte’. Turq e grek jeni njelloj . Ne raport me shqiptaret ju sduhet te hani shume… , pavaresisht oreksit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?