Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një në shtatë shqiptarë i bëjnë, ja cilat janë punët më të përhapura në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Një në shtatë shqiptarë i bëjnë, ja cilat janë punët më të përhapura në Shqipëri
EkonomiLajmi i fundit

Një në shtatë shqiptarë i bëjnë, ja cilat janë punët më të përhapura në Shqipëri

Published: December 12, 2023
Shpërndaje

Një në shtatë shqiptarë që marrin rrogë mujore punojnë si shitës, kamerier, administrator ose punëtor krahu. Në total janë 102 mijë të punësuar në këto profesione e zanate. Lista kryesohet nga shitësit në dyqane, me mbi 39 mijë të tillë, ndjekur nga administratorët në sipërmarrje private me gati 22 400 të punësuar.

Kryesisht në biznesin më popullor në vend, atë të kafeneve, punojnë gati 14 mijë kamerierë, ndërsa numri i punëtorëve të krahut dhe atyre ndihmës përllogaritet në gati 27 mijë.

Shpëtim Agolli, ish-kryetar i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, shprehet për A2 CNN: “Në ekonomi, punësimi është tregues i strukturës së saj. Të gjithë e dimë që Shqipëria ka numrin më të lartë të bar-kafeve në rajon. Pas pandemisë, në vendet e tjera u ul numri i bar-kafeve, te ne u rrit”.

- Publicitet -

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë ndërkohë profesionet më pak të përhapura në vend, që janë artistët imitues, asistent shëndetësor i komunitetit, bakteriolog për produktet ushqimore, bashkues tubash dhe dirigjent për grupe vokali.

“Ka të bëjë me kërkesën dhe ofertën. Për aq kohë sa kujdesi social merr më pak vëmendje, rrjedhimisht do të ketë më pak të punësuar. E njëjta vlen edhe për profilet e tjera”, shtoi Agolli.

Këto profile profesionesh, tregues i një ekonomie të bazuar te bizneset e shërbimeve, për përfaqësues nga ky sektor lidhen me strukturën financiare të Shqipërisë: “Janë fryte të politikave të cilat nuk kanë mundur ta çojnë ekonominë në një nivel tjetër. Ndaj, sot kemi një ekonomi të prapambetur që nuk prodhon”.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se gati 87% e bizneseve në vend janë të përqendruara në tregti, shërbim ushqimor, akomodim, transport dhe komunikacion.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?