Nga Rezarta Reso
Botuar në DITA
Nuk kam qënë kurrë e interesuar të shoh ndonjë sezon Big Brother VIP apo jo VIP, as në Amerikë, ku jetoj, as në Shqipëri. Kam parë disa Reality Show të tjera, por pas një apo dy sezonesh më venitej interesi derisa hoqa dorë përfundimisht prej tyre.
Nuk e di se ç’ kureshtje m’u ngacmua për këtë sezon të BBV 3 të Shqipërisë. Fillova ashtu si kot me disa poste që shihja në Instagram dhe thashë të shoh një herë se ç’bëhet me këtë eksperiment social shqiptar.
Vajza, gra, njera më e bukur se tjetra, të veshura njera më xixëlluese se tjetra, të modifikuara me ndërhyrje kirurgjikale apo me fillersa nga të tëra, njera më shumë se tjetra. E pinë cigaren apo e ngrenë mjegullën a vapi-it njera më me elegance se tjetra. Kaq sa për dukjen ose “duklat” siç thonë gjirokastritët.
Pa nisin e diskutojnë….Për çfarë diskutojnë ama? Po vras mendjen, por vetëm këto diskutime më kujtohen:
Qelbësirë, kamjon eshtrash, shtrigë, monstër, shpifësirë, majdanoz, derr, daulle, gomaricë, copë sapuni, budalle, shpirt i zi, o Dubai, katrane, ty t’ka kërcy gjithë ruzulli, je nënë ti, mashtruese me lotë krokodili, kopjace e emisioneve të mia, gazetare e dështuar, majmune, fallco në shpirt, o dhëmbë fallco, provokuese e pështirë o fëlliqësirë, o gore, o gropë…..
Epo lojë është justifikohet nga drejtuesi, rëndësi ka që në realitet janë VIPA e njerëz të nderuar. “Ky nuk është emision edukativ, ky është një reality show, ku lojtarët luajne një “surviving game”.
Të drejtë ka! Ju prindër, sinqerisht, nëse, nuk e keni kuptuar ende, jeni përgjegjësit e vetëm në se lejoni që fëmija juaj të shohë një emision që ju mendoni se nuk është edukativ. Mos u ankoni kot nëpër komente se emisione të tilla po ju çorodisin fëmijët.
Të kthehemi përsëri te gocat e gratë. Të them të drejtën e vura veten shpesh në situatat e krijuara prej tyre. Si do të reagoja unë? Si do e mbroja veten time në se Egla do më mallkonte apo do të më shante me tërë arsenalin e tragjedive apo komedive që ka luajtur. Ka një memorie të admirueshme, ama! Por nuk pranon se bullizon…”nuk them fjalë të pista” thotë!!! Moj zonjë artiste, a e di se ç’do te thotë bullizëm? Po na lemerite moj e uruar! Apo ia vlen ta justifikosh se mbase do fitosh 100 mijë euroshin? Po çfarë imazhi lë pas vetes, a e mendon?
Si do ia ktheja manipulimeve të paturpshme të Ilnisës, e cila nuk njeh as cak e as profesionalizëm, si gazetare e nderuar, të vrasë psikologjikisht dhunshëm aty ku mendon se po vret më shumë. Pastaj “vuan” kur i kthehet mbrapsht e njejta monedhë “hakmarrjeje”. E na derdhi lot se e sheh vajza, e sheh familja se dikush si psh Erjola i bëri hallvë e i tha “për mua ke vdekur”. Po kur i hidhet mbi bark, po e zbus, Meritonit( ketej e tutje do e quaj Merilisi) e hargalisen siç me të drejtë bëjnë të dashuruarit e vërtetë, e ai i lidh duart me kaishin e pantallonave e të tjera pocaqira siç do i quante gjyshja ime. Po këto i sheh e bija?
Ilnisa nuk e di seç më përcjell një drithërimë frike kur e shoh si sillet, si flet, si merr në pyetje si një Kapo e kampeve të përqëndrimit të nazizmit që vetëm shkopi i gomës i mungon, se qenin ujk, Merilisin, e ka me vete sa herë që i duhet t’ua lëshojë vajzave.
Pa le të shoh të më sulet Sara, Miss/Avokate…m’u dridh telefoni në dorë, thashë se kërceu jashtë tij të më rrihte se thashë që Roza mund të ketë të drejtë kur i tha Bardhit “a ke testikuj …” që bazohet me të drejtë në teorinë shkak-pasojë që predikon vetë Sara. Bardhi u bë trim dhe i shkrehet Rozës se do ta shkatërrojë edhe pse kjo e fundit iu betua që ishte keqkuptuar dhe kërkoi njëzet e pesë herë falje publike. Por kur miku i tij Merilisi dhe Kapo Ilnisa e fyen Sarën përtej imagjinatës, Bardhi e zhyti kokën thellë në tasin e makaronave e nuk bëzajti derisa iu hakërrye Sara.
Po mirë, kjo Sara avokate a e di që po t’i afrohesh në atë distance një personi me të cilin po debaton egërsisht, siç ajo iu vërsul Françeskës në banjo, quhet dhunë psikologjike-fizike? Lexo pak, Sara, se avokatura dhe ligjet kanë më shumë elemente se shkak-pasoja. Apo shkak-pasojë vetëm kur ta ënda ty?
Pashë një moment kur u lexua zarfi pas incidentit “shkak-pasojë” mes Sarës dhe Françeskës. Ajo ç’ka kërkohej nga banorët ishte: Dinjitet profesional, integritet, tolerancë, ndershëmri, edukatë qytetare, shpalosje e rrugëtimit të veprimtarive të tyre me të mirat e vuajtjet, uljet dhe ngritjet, e të tjera gjëra të bukura si këto. Përndryshe do të dënohen!!!
Më bënë veshët me siguri!
Po a duhej nxjerrë Merilisi për krahësh jashtë kur i hoqi rripin e pantallonave femrave? Ai veprim ishte : dhunë, seksizëm, harbutëri, injorancë, bullizëm, rrugaçëri gangosh! A nuk duhej nxjerrë Ilnisa pas fyerjeve që u ka bërë që në fillim vajzave dhe që për mendimin tim arriti kulmin me Sara K, kur e thërriste “O Dubai”. Sa e neveritshme u bë kur tha idiotizmin tjetër, “Pse u fye ajo, unë e thashë sepse vajza ime e pëlqen shumë Dubain?” Hopa, si e përdorim vajzën kur duam, edhe me gënjeshtra të pështira. Po ai muhabeti i videos që pamë kur ajo vetë tregon që ka dalë nga ndërtesa natën dhe është kthyer nga dera e rrëfimit? Pse heshtje, pse u hoq?
C’bëri produksioni bashkë me opinionistët? E torrën, e rrotulluan, e kamufluan, e minimizuan deri në pështirosje, me në krye përsëri avokate Sarën, se “djalin na e ngacmuan keq vajzat dhe ai shpërtheu se është shqiptar dhe jo danez”!!! Ama e garantoj që Bardhin e ka më shumë danez se shqiptar e ta mbajë mirë se janë të rrallë si ai. U morën dhe kryqëzuan hallvën e Erjolës!! Na fyu traditat! Kjo të hap barkun, Ori opinioniste, jo fjalët Fatjonit.
Na e nxorri menjëherë publiku jashtë Erjolën!
Edhe këtë votimin e mbyllur siklet më vete e kam! Nuk vë dorën në zjarr se manipulohet çdo votë. Por dyshime të mëdha kam.
E pa imagjinueshme, e trishtueshme, e frikshme!
Fatjoni, u ngrit dhe iku! Doli nga loja! Do të më pëlqente ta theksonte që po dilte ne shenjë proteste për manipulimet që bëhen hapur dhe sheshit. Duhej të ishin ngritur dhe të dilnin të gjitha vajzat e ofenduara dhe të poshtëruara nga sjellja e pafytyrë e Merilisit. Le të mbeste vetëm Egla, Merilisi dhe Ilnisa, por do ishin vërtet vajza e gra me një integritet dhe dinjitet që thonë se e kanë.
Përse lejoni t’ju degradojnë djemtë e vajzat bulliste! Përse Heidi bëhet pre e kontrollit të Romeos? Burra pa asnjë forcë debati, pa asnjë koherencë mendimesh, pa rrespekt e pa logjikë që e mbyllin çdo debat me :beeeeee, baaaa, rrushi, miki mouse, mbretëreshë e errësirës, m’i pesho pak, vajzë e zezë, vajzë e keqe, dy dele treqind pare….
Për t’u qarë mee vajtojca!
Por s’mund të ndodhë ndryshe. Kjo dritare pasqyron atë çfarë përjeton përditë Shqipëria jonë copë-copë.. Këta janë VIP-at? Këta shesin moral, këta bëjnë art, këta bëjnë dhe politikë!
Jo nuk mund të jesh një shtazë në lojë dhe një njeri i nderuar, human dhe qytetar në jetën përtej xhamave të Big Brother-it.
Nuk dua ta shoh më! Nuk e di se çdo ndodhë sonte, e martë, 5 Mars, që po shkruaj këtë vajtim, dhe nuk do dua ta di. Për mua është një parodi e kurdisur, një tallje me publikun një fiasko e formateve të shteteve të tjera, që edhe atje nuk mbahet si programi më madhështor siç i serviret shqiptarëve.
Si përfundim, mos humbni kohë para ekranit. Kështu si ka nisur, ja u garantoj që fituesja është Ilnisa. Do marrë 100 mijë eurot dhe do shkojë me pushime në Dubai. Nuk garantoj që Merilisi do shijojë ndonjë kopeçkë, siç thonë korçarët.
*****
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Mashallah se qenke zbukuruar! Mos na e hap kete dere haleje,se vjen grafma. Shejtani po fle,ti vete e zgjon.
Aaaaman se gazeta nerume Dita,e ka mbyllur me mur ate hale big brother,as shohim,as dijme gje cfare behet aty.
E bukur mbyllja: “…edhe Merilisi do shijojë ndonjë kopiçkë, siç thonë korçarët.”
Mos shih Big Byther e kaq.
Big Brother eshte nje format kriminal qe sherben per te degjeneruar femijet,te rinjte dhe te gjithe shqiptaret!
E ndjekin shqiptaret-thone,por a mund te thote dot ndonje qeveritar se cfare mund te bejne tjeter shqiptaret kur u ka mbetur vetem kafeneja dhe Big Brother,ashtu sic merren me celularet femijte qe shohin vidio me dhune dhe porno?
Në mbydhje te ketij shkrimi duhet te shkruaje disa rrjeshta per opionisten deputete,,se kjo deputete me duket se e kalon gjithe kohen e javes duke studiuar veprimet e pseudovipave te “big B” qe te jete e pergatitur se cfare te thote në ato 6 oret e Primerit , ne vend qe si deputete qe eshte ta kaloje kohen me pune prane elektoriatit te saj , por ri e numeron Breckat e “Bib By..”
ESHTE FYTYRE E SHTETIT VETE
BIG BROTHER O BIR
MILETI I NGORDHUR
VETE BEN SEHIR
Ajo Ilnisa duket si ato grate kapo te kampeve te perqendrimit Aushvic me nje sjellje te neveritshme ndaj S’meritonit, kurse gabelja Rikja ngjan me nje aliene nga shpirti, e akullt, me sy te shpifur si krokodil qe ben sikur merr pjese ne debat por flet mrroklla, se cfare vipi eshte Rikja e di vetem TCh por vlerat e saj jane zero nga cdo ane. Sara beri mire qe doli se na lodhi me ato shalet e shtrembeta zbuluar deri tek breket dhe nuk i pushonte goja gjithe diten duke mjaullitur. Hajdi vipa hajde. Kurse Egla duhet te nxirret urgjentisht se fyen rende gruan shqiptare. Niveli intelektual zero, zero. Erjola eshte ne delir nga shalet e gjata dhe i duket vetja mis Xhirafa se taman si Xhirafe i ka shalet. me nje fjale ky nuk eshte bigu i vipave por i rripave si ai i S’meritonit.
Një nga arsyet kryesore për fenomenet negative në Shqipëri është media perverse, ku kryesorët janë Top Channel dhe Klan. Libra nuk lexohen, në shkollat mësohen gjëra kryesore, mbetet media që « pompon » çdo ditë familjet me programet gjoja « moderne » që kanë një efekt negativ në edukimin e brezit të ri. Shoqëria progresiste duhet të reagojë dhe nëpërmjet AMA-s duhet të vejë rregull, sepse është ndërhyrje flagrante në ambjentet familjare.
Ne fakt komentuesit kane te drejte te shajne “big brother “.
Edhe une jam dakort me ata sepse keta brother me futen ne sher me plaken.
I thashe plakes:hajde te bejme si keta(big brother).
-Do te qerohesh? ,me tha.Mua me dhembin gjithe kockat.Ne ke qejf shko futu ne ate apartament.Qyl e ke te ngrena, te pira dhe te qi….at.Mbase do fati dhe fiton te behemi milionere.
Me pyeti :ne se hyn atje,sa do te rish atje qe edhe une te jem rehat ?Ishalla te mbajne nja 5 vjet.
Ma mblodhi.
Një fjalë e urtë popullore thotë:koha është flori. Nuk e kuptoj se çfarë është koha për këto njërëz, që rrinë dhe shikojnë fyerje, përçmim dhe grindje që njërëzit bëjnë midis tyre. Sa poshtë kemi rënë!
Big Brothet ēshtë eksperiment social dhe si i tillë edhe lojê psikologjike.Nuk është i detyrueshëm pêr ty parê. Po sinqerisht nuk bie dakort me analizên e zonjës së shkrimit. Aty luhet pêr 100 mijë euro, të cilat ne nê Shqipëri vështirë se i shohim e i kemi pêr gjithë jetën tonë, dhe lojtari më i mirē fiton.Mē i miri është ai që do publiku.Pse qenka kaq e nevojshme të etiketosh gratê e kêtij edicioni dhe me emra konkret.Kjo mē bën tē dyshoj se shkrimi është në mbështetje të lojtari të caktuar.Ato kanë lojën e tyre me të mirat dhe të këqiat, në momente dobësie të gjithë e teprojnē prej izolimit.Në fund të garës bëhet bilanci.Duhet ta kishit kursyer gjithê këtë shkrim që nuk bêri gjë tjetêr veçse më shtoi stresin!
l
Po Irma, ke te drejte. Kjo qe ka bere shkrimin thote se nuk shikon Big Brother po fuket qe nuk ka lene sekonde pa pare. Dhe e dyta , duket sikur eshte paguar te flase ku der Ilnises dhe Meritonit. Haha , shkrim fansash.
SE DINIM CFARE QE
BIG BROTHERI ME PARE
TANI HARDALLOSUR
PAS TIJ CA TE MARRE
KA AROME EUROPE
THONE TEVEQELAT
TEKSA NDERZEHEN ACIK
MUSHKAT EDHE PELAT
E PASTAJ NGRENE ZERIN
NA U PRISH RINIA
TEKSA KURVERINE
STREHOJNE NEPER SHTEPIA