Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Një përvojë pune që heshti nga reforma në ushtri
- Publicitet -
Botimi i Fjalorit të Enciklopedisë Ushtarake Shqiptare (FEUSH) është përpjekja e parë dhe e madhe tërësore e grumbullimit dhe sistemimit të njohurive në fushën ushtarake dhe e paraqitjes së tyre në një formë të përmbledhur. Kjo vepër është një botim informativ shkencor për problemet e historisë e të teorisë ushtarake, të teknikës e armatimit, të gjeografisë ushtarake dhe të jetëshkrimit të luftëtarëve të shquar të popullit shqiptar në fushën ushtarake e të luftërave të tij për liri, pavarësi e demokraci. Në fjalor përfshihen zëra për tematikën teoriko-ushtarake, për gjendjen e doktrinës dhe të shkencës ushtarake shqiptare, për probleme të ndërtimit dhe të organizimit të FA në etapa të ndryshme historike etj.
Fjalori nisi punë në vitin 1985 sipas një urdhri të Ministrit të Mbrojtjes dhe u punua deri në vitin 1992 me rreth 450 autorë e bashkautorë, ku funksionuan 17 redaksi të fushave me 3-6 anëtarë secila, redaksia operative me 20 anëtarë dhe redaksia e përgjithshme me 12 anëtarë. Drejtimi dhe trajtimi shkencor i punës së këtij grupi të madh autorësh e redaksish u krye nga Dega e Terminologjisë dhe Enciklopedisë Ushtarake (TEU) në Akademinë Ushtarake, e cila pas vitit 1992 për shkak të reformës ushtarake, dega e TEU-t u shkri pa u përfunduar fjalorin dhe, bashkë me të, heshtën të gjitha redaksitë e ngritura së toku me autorët e bashkautorët, të cilët u larguan dhe ju ndërprenë të gjitha marrëdhëniet zyrtare e financiare. Mbeti vetëm një punonjës shkencor për të kryer punën e sekretarit shkencor në Qendrën e Enciklopedisë Shqiptare në Akademinë e Shkencave për Fushën e Mbrojtjes, të Rendit dhe të Historisë Ushtarake të “Fjalorit Enciklopedik Shqiptar”. Në janar 2007 dhe ky punonjës shkencor u nxor në pension dhe funksioni organik i Degës së TEU-t u shkri përfundimisht. Nuk u muarr parasysh dhe vlerësimi që bëri Agjencia e Terminologjisë Ushtarake të NATO-s në vitin 2000, mbi përvojën e së cilës u krijuan qendrat e terminologjisë ushtarake në të gjitha shtetet partnere.
Pas 35 vite doli në dritë fjalori ushtarak
Fjalori në historiografinë e Ushtrisë Shqiptare është fryt i mendimit shkencor të një grupi të madh autorësh e bashkautorësh nga të gjitha fushat dhe specialitetet ushtarake. Kjo vepër me një vëllim rreth 5200 zëra enciklopedik, ndër të cilët mbi 1000 zëra jetëshkrimore, së bashku me 250 ilustrimet përkatëse, mbështetet në parime metodologjike shkencore. Për hartimin e zërave nga autorët dhe për diskutimin e materialeve në grupet e punës dhe në redaksitë e fushave, kuadrot e ngarkuar me këto detyra, para vitit 1992 shkëputeshin nga puna dy muaj në vit. Për pedagogët e Akademisë Ushtarake dhe të shkollave të tjera ushtarake kjo detyrë u llogaritej në ngarkesën e punës mësimore e shkencore. Në ndihmë të redaksive u caktuan kuadro aktivë e rezervistë dhe pensionistë të cilësuar, që u trajtuan financiarisht sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave. Zërat e hartuar nga autorët e bashkautorët u diskutuan në redaksitë e fushave dhe, pasi u shqyrtuan në redaksinë operative për saktësinë e të dhënave dhe nivelin cilësor, u rikthyen për plotësimet dhe përmirësimet e nevojshme.
Prof. Hasan Çipuri me materialet e lëna në mes, së bashku me kolegun dr. shk. Kudret Mita, vijuan punën për rishikimin e ripunimin e zërave të planifikuar dhe për përfundimin e fjalorit. Me vetëdijen e plotë për vështirësitë e pareshtura me të cilat u ndeshën, punuan në rrugën e stërmundimshme të hartimin e fjalorit. Shtysën kryesore për të vijuar përgatitjen dhe botimin e fjalorit e kishin një detyrim moral ndaj grupit të madh të kolegëve dhe bashkëpunëtorëve, por dhe të përpjekjeve nismëtare për paraqitjen përgjithësuese të mendimit teoriko-ushtarak shqiptar. Përmbushja e këtij detyrimi parakuptonte një përkushtim ndaj punës disavjeçare për rishikimin, ripunimin, përditësimin, saktësimin, redaktimin dhe harmonizimin e pjesëve përbërëse të zërave në përshtatje me kërkesat thelbësore të paraqitjes enciklopedike.
Autorët prof. Hasan Çipuri (kolonel në pension) në vitin 2017 ndërron jetë dhe puna ngeli në dorën e vetme të dr. shk. Kudret Mita (kolonel në pension). Vepra për recezentë pati prof. Kostaq Karoli (gjeneralmajor në pension) dhe Xhemil Çelaj (kolonel në pension), i cili ndërroi jetë në vitin 2021. Libri u fut për shtyp në Prishtinë në vitin 2020 dhe doli nga shtypi në vitin 2022 të botuar nga Shtëpia Botuese “IËA BOGDANI”.
Tematika e fjalorit është historia ushtarake shqiptare
Në fjalor një vend të dukshëm zë tematika historiko-ushtarake, e cila trajton historinë e luftërave dhe të artit ushtarak shqiptar, të filluar nga lashtësia e deri në vitin 2010. Një rëndësi të veçantë ju është kushtuar luftimeve e kryengritjeve ilire kundër romakëve e maqedonasve, betejave historike të popullit shqiptar kundër Perandorisë Osmane nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, veprimtarisë ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe figurave kryesore historike, kryengritjeve të mëdha kundërosmane të viteve 1909-1912, ndërtimit të FA pas Shpalljes së Pavarësise, të Luftës së Vlorës të vitit 1920, të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe pas Luftës së Dytë Botërore etj. Ajo që e dallon FEUSH-i është se përshkohet nga karakteri kombëtar shqiptar me shtrirje në të gjitha trojet shqiptare në Kosovë, në Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut, në Greqi dhe në diasporë.
Trajtohet për herë të parë dhe gjerësisht tematika e gjeografisë ushtarake, vendet e dëgjuara në veprimet luftarake, për vendbanime të njohura të lidhura me ngjarje ushtarake të rëndësishme, për ndikimin e faktorëve gjeografike dhe të dukurive atmosferike në veprimet ushtarake etj. Në fjalor gjenden dhe të dhëna tekniko-shkencorë për sistemet e armatimit e të teknikës, të llojet të armëve, të modelet dhe të klasifikimet e tyre, përfshirë dhe modele të armëve të prodhuara në vendin tonë dhe të përdorura në luftërat e pandërprera për liri e pavarësi. Vend të veçantë zënë dhe zëra të fushës teknike, si aparate, aparatura, pajisje etj., duke dhënë një pamje të plotë të gjendjes së inventarit të teknikës që ka qenë në përdorim, por dhe çështje nga fusha e elektronikës dhe informatikës.
Vend të rëndësishëm zënë dhe personalitetet ushtarake shqiptare
Fjalori përmban mbi 1000 zërat jetëshkrimorë të personalitete ushtarake, si mbretër e princër të trevave iliro-shqiptare me veprimtari të theksuar në fushën ushtarake, prijës e udhëheqës të njohur popullorë, komandantë të çetave atdhetare e luftëtarë të shquar në lëvizjet, kryengritjet dhe luftërat e popullit tonë për çlirim e bashkim kombëtar gjatë gjithë historisë. Është mbajtur parasysh që të përfshihen në radhë të parë oficerë madhorë të ushtrisë shqiptare ose me prejardhje shqiptare brenda ose jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë, të cilët janë vlerësuar për ndihmesat ushtarake ku kanë shërbyer, si dhe pjesëmarrës të dalluar në luftërat për liri të popujve të tjerë. Në vëmendje kanë qenë dhe drejtues të shquar të lidhjeve, besëlidhjeve, kuvendeve, shoqërive politike e shoqërore, veprimtarë të dalluar të lëvizjes kombëtare e demokratike, atdhetarë të paepur për mbrojtjen e çështjes kombëtare, dëshmorë dhe heronj të popullit. Në fjalor pasqyrohen dhe figura që krijuan e udhëhoqën formacionet ushtarake në LANÇ, anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, drejtues të njësive partizane në shkallë brigade e lart, anëtarë të shtabeve të Ballit Kombëtar, të Legalitetit dhe komandantë të forcave ushtarake nacionaliste.
Në fjalor përfshihet periudha e Luftës së Ftohtë me shefat e zëvendësshefa të Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë, komandant të llojeve të forcave, të korpuseve e divizioneve, drejtorë të Drejtorisë Operative dhe të Zbulimit të MM, komandantë të shkollave të larta ushtarake, shefa të katedrave mësimore e të degëve shkencore në Akademinë e Mbrojtjes dhe në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, etj. Vend përfaqësimi kanë dhe nismëtarë e krijimit dhe drejtuesve kohëgjatë të llojeve të armëve e shërbimeve, të njësive dhe institucioneve mësimore. Vend zënë dhe kuadro ushtarake të nivelit nënkolonel e lart me grada e tituj shkencorë, që me punimet e tyre kanë dhënë ndihmesë të shënuar në sferën e veprimtarisë kërkimore-shkencore e të hulumtimit të mendimit ushtarak shqiptar.
Në fjalor kanë gjetur pasqyrim dhe ushtarakë me vlera të spikatura në sferën e veprimtarisë krijuese letrare, si dhe të vlerësuar me tituj nderi në fushën e arteve dhe të sporteve. Për kuadrot me kohë shërbimi në FA gjatë periudhës së heqjes së gradave në vitet 1966-1991 nuk janë pasqyruar gradat ushtarake, në ushtrimin e detyrave si oficerë madhorë në funksionet e larta ushtarake. Gjenden në fjalor dhe personalitete ushtarake e civile të huaja që me veprimtarinë e tyre kanë ndikuar në dobi apo në dëm të çështjes shqiptare, si dhe veprimtarë ushtarakë shqiptare që kanë punuar kundër interesave kombëtare. Në fjalor nuk janë përfshirë figura politike të qeverisë shqiptare, që nuk ka lënë gjurmë në fushën ushtarake. Për hartimin e të gjtihë zërave është bërë konsultimi dhe me “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” të viteve 1985 dhe 2008, si dhe të “Fjalorit Biografik Ushtarak” vitit 2006 me autor Kujtim Halili.
Vlerat shkencore të fjalorit
Fjalori ka një stil të veçantë në dhënien e informacionit të përpiktë dhe të kuptueshëm. Aty gjenden përcaktime dhe vlerësime përgjithësuese, ilustrime të zgjedhura kryesisht për armët. Ky fjalor pasqyron përgjithësisht mendimin teoriko-ushtarak dhe FA të Shqipërisë deri në vitin 2010. Shumë zëra, si emërtime organizatash e institucionesh, dukuri të koncepteve e të doktrinës ushtarake, veçori të armëve, të pajisjeve, të prodhimit të tyre, struktura e komandimit, etj., janë në përshtatje me këndvështrimin e periudhës kohore përkatëse.
Në fjalor janë përfshirë zëra për zhvillimet në ushtri të pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, mendimi teorik ushtarak bashkëkohor, zhvillimi i mendimit e aftësive ushtarake, çështje të sigurisë ndërkombëtare, rajonale e kombëtare, probleme ushtarake të ligjeve dhe të konventave ndërkombëtare, të operacioneve paqeruajtëse etj. Vend të veçantë kanë zërat nga fusha e doktrinës dhe terminologjisë së NATO-s.
Botimi i fjalorit enciklopedik ushtarak është një arritje e madhe për dukuritë dhe çështjet kryesore në fushën ushtarake. Fjalori nuk është shterues, ai çdo ditë duhet të pasurohet me gjetje të reja që në botimin e ardhshëm të jetë më i plotë. Falënderime për të gjithë kontribuuesit, për autorët dhe për recezentët. Le të dalë dikush dhe të bëjë më të mirën…
Nashi bejm zifik ushtarake…7-8 milion Serb kushedi sa divizione ushtarake kishin,raketa,katjushka,radar,helikopter ,antitanke,tanke ,artilieri…Greku po prapa kraheve…Flotanijet Amerikane dhe nendetset nga mesdheu…Kujdes me llapicat…jo zborista ,llapist kaluar llapistash…pa nevojen e dyluftimit me arm zjarri …flet vet 45 monizmi dhe demokracia nga 90 ne 99…si nuk doli asnje zborist vullnetar…Shqiptari(Zbore) vs Serbi(Zbythje)…
Urime dhe pergezime autoreve dhe kontribuesve per punen e madhe qe kane bere per te nxerre ne drite kete veper monumentale te fushes ushtarake. Respekti dhe vleresimi kryesor shkon per profesorin ikone te fushes se gjuhesise ushtarake, te ndjerin utorët prof. Hasan Çipuri (kolonel në pension) në vitin 2017 ndërron jetë dhe puna ngeli në dorën e vetme të dr. shk. Kudret Mita (kolonel në pension). V, jo vetem per punen kolosale per te pergatitur fjalorin, por edhe sakrificat fizike e shpirterore per te mbrojtur kete veper madhore nga grabitqarret e brendshem e te jashtem qe nga 1990 dhe vecanerisht ne 1997, kur e mbrojti fizikisht bashke me te birin dhe i fshehu shume kuti te arkivimit te skedave ne studion e tij ne familje. Ai nderroi jete me merakun e madh per ta pare kete botim ne drite.
Respekt te madh dhe vleresime pa fund meriton dr. shk. Kudret Mita (kolonel në pension), per punen e jashtezakonshme, sprofesionale dhe finalizuese per ta nxjerre kete veper. Respekti i shkon atij edhe per qendrimin besnik ndaj autoreve dhe bashkepunetoreve te zerave, per te cilen i eshte dashur padyshim edhe sakrifica shpirterore, duke mos iu shitur askujt qe ka dashur te pervetesoje punen e te tjereve.
Vete kam pasur nderin te punoje me autoret dhe te jap nje kontribut modest per fjalorin.
Per kete pune profesionale, shkencore, fisnike dhe patriotike propozoj qe Shoqata e Historianeve Ushtarake Shqiptare, ne bashkepunim me Ministrine e Mbrojtjes duhet t´i propozojne Presidentit te Republikes per ti derkoruar autorët prof. Hasan Çipuri (pas vdekjes) dhe dr. shk. Kudret Mita (kolonel në pension) me dekoraten me te larte: “Nderi i Kombit”.
Ne fjalor nuk pasqyrohet puna e palodhur e nenkolonel Jorgji Opari si komandant I njesiteve guerile Per Korces dhe Per clirimin e Korces me 24 tetor te 1944 ne bashke punon me brigades e 24 S mme komandant Irakli Bozdon. Ne arkivin e shtetit egziston nje foto e festimit te28 Nentorit 1944 ne hyrje ebashkise te asaj kohe ku ne tribune ne reshtin e pare jane Irakli Bozdo Gjergj Kokoshi minister I arsimin, Vangjelo Sotiriadhi e deleguar e KQte Partise , Janar Karapataqi I deleguar I Frontit dhe Jorgji Opari krytar I Dempit dhe njesiteve guerile ne Korce nese nuk e gjeni nadergoni adresen dhe mund tu dergojme nje fotokopje bashke me nje rubrike Clirimi I Korces Me planin e veprimit me 24 Tetor 1944