Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një virus i ngrirë për 48,500 vjet është ‘rikthyer në jetë’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Një virus i ngrirë për 48,500 vjet është ‘rikthyer në jetë’
Enciklopedi

Një virus i ngrirë për 48,500 vjet është ‘rikthyer në jetë’

Published: November 28, 2022
Shpërndaje

Shkencëtarët kanë zbuluar 7 lloje virusesh që ishin ngrirë dhe varrosur për mijëra vjet në permafrostin siberian dhe i rikthyen në jetë në laborator, ku edhe u shumëfishuan.

Edhe pse mund të duket shumë e rrezikshme, sipas ekipit të studiuesve, ky lloj hetimi është thelbësor në funksion të ndryshimeve klimatike, duke marrë parasysh se akulli po shkrihet gjithnjë e më shpejt dhe organizmat e ruajtur, ndoshta të evoluar në mikrosistemet tashmë të zhdukur, mund të sillen në mënyrë të paparashikueshme dhe përbëjnë një kërcënim për shëndetin publik  pasi ruajnë kapacitetin e tyre infektues.

Rritja e temperaturave në fakt mund të shkaktojë zgjimin e viruseve të lashta patogjene.

- Publicitet -
Virusi gati 50,000-vjeçar gjendet në fund të liqenit

Viruset “më të rinj” ishin ngrirë për 27,000 vjet, ndërsa “më i vjetri” për 48,500 vjet, duke e bërë atë virusin më të vjetër që është rikthyer ndonjëherë në jetë deri më tani. “48,500 vjet është një rekord botëror për një virus”, thotë Jean-Michel Claverie nga Universiteti i Aix-Marseille në Francë, i cili me ekipin e tij në të kaluarën kishte sjellë tashmë në jetë dy viruse të tjerë 30,000-vjeçarë nga mbetjet e mamuthëve të ngrira në permafrost.

Virusi 48,500-vjeçar e ka origjinën nga ngrica e përhershme 16 metra nën fundin e një liqeni në Yukechi Alas, Yakutia, Rusi. Është një lloj pandoravirusi – një virus gjigant që infekton organizmat njëqelizore të njohur si ameba, siç është testuar në laborator (por ky lloj virusi nuk mund të infektojë bimët apo kafshët).

“Nëse viruset e lashta gjigante mbeten infektive pasi janë ngrirë për kaq shumë kohë, ka të ngjarë që edhe llojet e tjera të viruseve të gjitarëve do të jenë infektive,” thotë Claverie.

Kontaminimet

Ndërsa 48,500 vjet mund të jenë një rekord për një virus, disa grupe shkencëtarësh thonë se kanë ringjallur bakteret e bllokuara në sedimente, akull ose kristale kripe që janë deri në 250 milionë vjet të vjetra. Megjithatë, është e paqartë nëse organizmat janë në të vërtetë kaq të vjetër ose nëse janë kontaminuar nga mostrat më të reja. 9 viruset e rikthyer në jetë nga ekipi i Claverie janë të dallueshëm nga ata të njohur tashmë.

Pse po studiohen këto virusë

“Siç është dokumentuar fatkeqësisht nga pandemitë e fundit, çdo virus i ri pothuajse gjithmonë kërkon një përgjigje të caktuar mjekësore, në formën e një vaksine antivirale. Prandaj është legjitime të reflektohet mbi rrezikun e grimcave të lashta virale që mbeten ende infektive dhe që mund të kthehen në qarkullim për shkak të shkrirjes së permafrostit,”- pretendon autori i studimit.

“Ndërsa kishte pak njerëz në Arktik që ishin të ekspozuar ndaj kërcënimeve të tilla të infeksionit, gjithnjë e më shumë njerëz po lëvizin në këto zona për të minuar burime si ari dhe diamante,” shton Claverie. Dhe hapi i parë në miniera është heqja e shtresave të sipërme të permafrostit.

Rreziku është real por është i pamundur të llogaritet.’ Eric Delwart i Universitetit të Kalifornisë, San Francisko beson se rreziku i një virusi të lashtë të ngrirë në permafrostit shkakton një pandemi është shumë më të ulët sesa me viruset që qarkullojnë midis kafshëve të egra dhe shtëpiake. Rebecca Katz nga Universiteti Georgetown në Uashington nuk është e të njëjtit mendim dhe beson se rreziku duhet marrë seriozisht./corriere.it

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?