Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Njihej vetëm nga botanistët, vetëm qeni që e nuhat kushton 10 mijë euro”, Shqipëria i kthen sytë nga kultivimi i tartufit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Njihej vetëm nga botanistët, vetëm qeni që e nuhat kushton 10 mijë euro”, Shqipëria i kthen sytë nga kultivimi i tartufit
EkonomiKryesore

“Njihej vetëm nga botanistët, vetëm qeni që e nuhat kushton 10 mijë euro”, Shqipëria i kthen sytë nga kultivimi i tartufit

Published: August 29, 2022
Shpërndaje

Të dielën e kaluar, Rami Kebej dhe katër qentë e tij e kaluan ditën për gjueti në malin e Dajtit. Kebej është një lloj i veçantë gjuetari – ai gjurmon rrënjët e pemëve të larta në kërkim të zhardhokëve të tartufit, një kërpudhë e çmuar e kuzhinës elitare.

“Kërkoj tartufin nëpër Shqipëri që nga viti 2009. Kur arrin ta gjesh një produkt të tillë, mund ta shesësh me çmime mjaft të larta, në varësi të llojit”, tha Kebej për BIRN.

Tartufi është pjesa frutore e kërpudhave të llojit Tuber, i njohur veçanërisht në traditën e kuzhinës franceze dhe asaj italiane. Në Shqipëri, tartufi njohu përdorim të vonë, ndërsa vlera e tij në tregun e kuzhinës iu prezantua vendasve nga “gjuetarët” italianë.

- Publicitet -

Edhe Kebej i ka hedhur hapat e parë si kërkues në shoqërinë e një “tartufari” italian, me të cilin thotë se ka eksploruar pyjet e Ballkanit e deri në Poloni në vitet 2000. Kebej thotë se asokohe dinte shumë pak “për kërpudhën e çuditshme me vlera të mëdha ushqyese dhe financiare”.

Shqipëria ka aktualisht një numër të kufizuar kërkuesish të ligjshëm si dhe mungesë legjislacioni për mbrojtjen e tartufit dhe mjedisit përreth tij. E megjithatë, sipërmarrje të caktuara po testojnë kultivimin e tij.

“Deri në vitin 1990, tartufi në Shqipëri njihej vetëm nga botanistët, pasi vendi ynë nuk e kishte traditën e përdorimit të tij në kuzhinë,” i tha BIRN Sokol Prroja, profesionist i pyjeve dhe pronar i një biznesi të bimëve medicinale në Durrës.

Sipas tij, investimi për kërkimin individual të tartufit është i madh, pasi  vetëm një qen i trajnuar kushton nga 7-10 mijë euro.

Prroja tregon se tartufi gjendet më së shumti në pyjet ku kombinohet ahu me lisin apo arra me dushqet – tipike kjo për pyjet e Burrelit apo Labinot Malit në Librazhd. Ai tha gjithashtu se një grup i përbashkët studiuesish dhe biznesi po punon për  të analizuar strukturën e tokës, aty ku mund të krijohen zonat e para të kultivimit në Shqipëri.

“…po punojnë për krijimin e parcelave, ku me mbështetjen e kolegëve nga Italia të mundësojnë injektimin me spore për varietete të ndryshme të tartufit,” tha Prroja, duke shtuar se kjo do ndikonte në mbrojtjen e tokës dhe shtimin e fondit të pyjeve.

Rafaele Tonon, një mercolog dhe shef kuzhine nga Italia, që jeton e punon në Tiranë prej 30 vitesh i tha BIRN se tartufi po fitonte gjithnjë e më shumë popullaritet edhe në kuzhinë. Sipas tij,  mjeshtëria e gatimit lidhet edhe me përgatitjen e salcave të tartufit që mund të rezistojnë në frigorifer deri në 6 muaj.

“Shefat me kapelen e bardhë e quajnë tartufin “diamantin e kuzhinës”, tha Tonon.

Ai shtoi gjithashtu se falë interesit të klientelës, pjatat me përbërësit e tartufit po kthehen në atraksionin kryesor të restoranteve në kryeqytet.

Pavarësisht rritjes së popullaritetit në Tiranë, Kebej thotë se produktet e tartufit i shet kryesisht jashtë vendit, jo pa vështirësi.

“Megjithëse kam licensë për eksportin e tartufit, në doganën shqiptare na ndalojnë dhe na vonojnë, pasi nuk e njohin këtë produkt, ndërsa pala italiane për arsye se nuk jemi vend i Bashkimit Evropian,” tha ai.

Sezoni i “gjuetisë” për tartufin e bardhë fillon më 1 tetor, ndërsa tartufi bianchetto dhe tartufi i zi gjenden më së shumti mes muajve mars dhe maj.

“Tartufin duket ta mbledhësh kur ai është pjekur dhe kur krimbat mund ta shpërndajnë farën,” shton ai.

Kebej e përshkruan punën e tij si një proces vetmitar dhe ndonjëherë të rrezikshëm për shkak të gjarpërinjve dhe kafshëve në pyll.

“Në gjuetinë e tartufit shkohet vetëm i shoqëruar nga zagarët dhe përveç veshjes që të ruan nga nëpërkat, duhet të mbash me vete edhe setin farmaceutik për rreziqet që vijnë nga gjarpërinjtë helmues, e ndonjëherë edhe nga arinjtë,” përfundon Kebej.

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Arber says:
    August 29, 2022 at 4:16 am

    aahhh po tartufi nuk ku kultivoet…!!!!

    Reply
  • Titi says:
    August 29, 2022 at 6:38 am

    Ja se vijne ketu bejne eksperimente me kultivimin permes injektimiy te lendeve qe si le njeri ne shtetet e tyre.
    Po tu kultivonte tartufi di i kish rene vlera, ndaj shitet aq shtrenjte se eshte i rralle.

    Reply
  • alb.mec says:
    August 29, 2022 at 6:43 am

    kultivohet kultivohet, ne rajonin e umbrias ka plot ferma tartufi

    Reply
  • demo says:
    August 29, 2022 at 7:17 am

    Pleqte tane e njihnin qe ne kohe te Turqise,.E quanin Buke Derri,sepse ne pyjet me Lisa derrat e eger germonin me catallat kete lloj zhardhoku. Sot vejne e mesojne tek italjanet,,sepse kooperativistet e c`farrosen traditen shqiptare..Zene e na tregojne edhe karciofon,qe pleqte e quanin Angjinare dhe plakat e gatuanin si sallate me uthull dhe hudhra.
    Vetem vicat me hormone dhe pulat e kalbura te Brazilit ,nuk njihnin pleqte tane,,o ju hengert mortja o proletare,qe po cpikni rroten.

    Reply
  • LEON says:
    August 29, 2022 at 11:56 am

    U gjet zgjidhja.Shpetoi Ekonomia.
    Turizmi elitar,,Porte Jahtesh,Droge Farmacie,Hashash mjeksie, Tartufi cudiberes.
    Fshatare,katundare,qe keni mbetur pa emigruar,Mos mbillni grure,patate,shalqina Divjake!Tartufi eshte Mrekullia!

    Reply
  • Ekrem says:
    August 29, 2022 at 6:04 pm

    A ka tartuf ne Kosov a e din kush?

    Reply
  • Tan says:
    August 30, 2022 at 9:34 pm

    Të lumtë Demo se na e mërzitën jetën duke na mësuar si nxënet kosi dhe si bëhet seks…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish

Komentet e Fundit

  1. K R on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Right Side on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. Reshit Lala on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. Anonymous on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?