Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Njihni Kosovën”, Rama tregon tërbimin e Vuçiç për deklaratën në Beograd: Donin të më dëbonin…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Njihni Kosovën”, Rama tregon tërbimin e Vuçiç për deklaratën në Beograd: Donin të më dëbonin…
Kosovë

“Njihni Kosovën”, Rama tregon tërbimin e Vuçiç për deklaratën në Beograd: Donin të më dëbonin…

Published: September 3, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka treguar një bisedë të tijën me presidentin serb Aleksandër Vuçiç pas deklaratës së bërë prej tij në vitin 2014 në Beograd, ku tha se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për “Euronews Serbia”, Rama u shpreh se Vuçiç mbeti i dëshpëruar dhe u inatos nga deklarata e tij.

Rama tha se pas konferencës, Vuçiç ishte me ekipin e tij, të cilët i kërkuan që ta dëbonin nga Serbia.

- Publicitet -

“Në 2014-n ne rrezikuam të shkëputeshim sërish për 68 vite të tjera, pasi Aleksandar mbeti i dëshpëruar nga deklarata ime në konferencën për shtyp në Pallatin e Serbisë, që Serbia duhet të njohë Kosovën. Ai u inatos dhe e mbaj mend mirë që kur mbaruam konferencën patëm një bisedë të vogël përpara drekës. Ai ishte aty me ekipin e tij, të gjithë e kishin rrethuar, ishte si një kullë e rrethuar nga muret. Unë iu afrova dhe më tha: a e di se çfarë po më thonë? Jo, i thashë. Përse nuk të kam dëbuar ende nga Serbia. I thashë, nuk habitem, për këtë ti je presidenti dhe ata këshilltarët e tu”, theksoi kreu i qeverisë shqiptarë.

Ndër të tjera, Rama nënvizoi se Vuçiç i kishte thënë sesi do të reagonte nëse do thoshte në Tiranë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

“Më pas u takuam sërish këtu në mbrëmje, bëmë një shëtitje, ai vazhdonte të ishte i tensionuar, por e kuptuam se nëse vazhdojmë kështu, duke i mbyllur gojën njëri-tjetrit për këtë çështje, nuk do të jetë e mundur të ndërtojmë një marrëdhënie. Ai më tha, po sikur të vij unë në Shqipëri dhe të them se nuk e njohim Kosovën? Unë i thashë, ti mund të vish dhe të thuash ç’të duash dhe unë nuk do të sillem kurrë siç u solle ti këtu. Por kjo nuk është arsye për të mos vazhduar dialogun. Dhe unë mendoj se ka më shumë kapacitete për t’u mirëkuptuar. Ndërtimi i kapaciteteve për t’u mirëkuptuar është njësoj si të ndërtosh paqen”, përfundoi Rama.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • demo says:
    September 3, 2022 at 7:05 am

    Po po Ka bere shume buje ne ate kohe.Ka qene akt heroik.
    Pi nje cike nga ajo vera serbe,se nuk e ke qukur fare.I zoti shtepise u rrumbullos tape nga deshperimi.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 3, 2022 at 7:47 am

    Frikacaku TRIMIN e urren,kur nuk e mposht dot me argumente dhe i tregon tytën e kobure duke e cilësuar ARMIK si Saliu,Ramën.
    -Këtë episod e kemi parë në TV kur A.Vuçiç i tërbuarë doli përpara E.Ramës nga salla.
    -Edi Rama është treguar Burr Shteti dhe TRIM në dy raste:
    1 Në Beograd kur i kërkoi A.Vuçiç të njohi Kosovën si Shtet të pavarur dhe..
    2.Në Kremlin kur i tha LAVROVIT:Ju jeni për luftë dhe keni ngelur në kohën e STALINIT 1953(Vdekja e tij).
    -Për 2 këto evenimente të E.Ramës duhet të jet krenar Shqipëria dhe Kosova..që nuk dëgjon E.Ramën por S.Berishën dhe I.Metën dy personat fatkeqsi Kombëtare.

    Reply
  • LEON says:
    September 3, 2022 at 7:50 am

    Ishin dy kunata moj zonje
    Shkojshin porsi motra.
    Plaste syu keq.Placin ata qe na kane inat!

    Reply
  • Sokol says:
    September 3, 2022 at 7:59 am

    Sa mire do ishte ,serbet e kosoves do ti bin sot për të hyrë ne sërbi nga ballkani i hapur ,nga maqedonia ose shqipëria, do ta rrespektonin më shumë kosovën

    Reply
  • intelektuali says:
    September 3, 2022 at 8:21 am

    Edi Rama:

    Jo vetem qe je genjeshtar makiavelist dhe cinik enverist, por je edhe i pabese ne te gjitha deklaratat e tua antishyptare,

    sepse:

    “ME NJE NJERI QE VJEN DHE KERKON TE TE VRASE NUK MUND TE ULESH DHE TE BESH MAREVESHJE PER PAQE.”

    Victor Hugo

    Besoj se e njeh kete shkrimtar me fame boterore qe ka treguar te verteten shume shekuj me pare.

    Reply
  • ?./+ says:
    September 3, 2022 at 9:16 am

    Nuk e di pse është botuar ky shkrim sot te “Dita”. Pêr një ngjarje që ka ndodhur 8 vjet më parë. Ndêrkohë që Euronews u “çmend” dje dhe sot duke transmetuar dhe ritransmetuar deklaratën që Rama i dha shërbimit “Euronews Serbia” ku ai pohon se nuk është dakort me Albin Kurtin ndaj politikës së tij kundrejt Serbisë! Një thikë pas kurrizit. Europianët si Borrell me shokë, por edhe amerikani Grenell, me siguri janë bërê me fletê nga ky qëndrim i kryeministrit shqiptar. I cili, duhet theksuar, ka marrëdhënie shumë mê të mira me Vuçiçin, se me Kurtin!

    Reply
  • Gaqi says:
    September 3, 2022 at 11:19 am

    O Shoku Kapter Ethem Lalaj, i spiun u shokeve, o njeri i keq, te vetmen sjellje te “mire” qe ke eshte se je rritur e je kujdesur per femijet e gruas. Po si nuk ke turp qe del e komentin si dikur ne organizaten e rinise dhe ate te partise kur luftoje shfaqet e huaja tek shoket?

    Reply
  • Open Ballkan ose New Yugoslavia says:
    September 3, 2022 at 11:48 am

    Edi Rama kurre asnjehere publikisht nuk i eshte drejtuar Vucicit – Njihni pavaresine e Kosoves! (Vec ne e ka bere nga poshte tavolines se Open Ballkan)

    Reply
  • mali says:
    September 3, 2022 at 1:16 pm

    jemi 3 shtator.Jemi duke pritur gjemen e Ilirit dhe te Saliut ndaj Rames sepse me komentet tona ,ne mender kemi ngrene mut kunder diktatorit Rama.

    Reply
  • llapi says:
    September 3, 2022 at 7:23 pm

    Ky tregim i ngjan atij te Baton Stanishiqit kur Kadei Veseli u hodh nga helikopteri per te arrit me shpejt ne front te luftes ( ne hotelin Rogner te Tiranes )

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rrahje me shkop në tubim, protestuesi përfundon në Komisariat, dhunoi ashpër familjaren e tij
  • SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, vendimi hap rrugën për investime
  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 31 vatra, 3 janë ende aktive
  • Konfirmohet rasti i parë me ethet e Nilit në Shqipëri, pacienti diagnostikohet në Korçë
  • Aksident me vdekje në Golem, humbin jetën dy persona pas përplasjes së motorit

Komentet e Fundit

  1. mero on Rama: Shtrembërimi i hundës time nuk ka lidhje me përdorimin e kokainës
  2. Detari on Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari
  3. Ethem Lalaj on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  4. Jam on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Artan on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?