Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Njohu pasaportat, por jo Kosovën! Prishtina mirënjohje pas vendimit të Spanjës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Njohu pasaportat, por jo Kosovën! Prishtina mirënjohje pas vendimit të Spanjës
AktualitetKosovë

Njohu pasaportat, por jo Kosovën! Prishtina mirënjohje pas vendimit të Spanjës

Published: January 8, 2024
Shpërndaje

Njohja e pasaportave të zakonshme të Kosovës nga Spanja nuk nënkupton njohje të pavarësisë së Kosovës, thonë zyrtarë spanjollë. Pesë shtete të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por njohin pasaportat e saj.

Në Prishtinë është mirëpritur vendimi i Spanjës që njohu pasaportat e Kosovës,ndonëse shteti i iberik është kategorikisht kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Nga 1 janari i këtij viti qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen, përfshirë edhe pesë shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Greqi, Rumani, Sllovaki, Qipro dhe Spanjë. Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme e Spanjës Elena Aljarilla, tha se “të gjitha shtetet e Shengenit që nuk e njohin Kosovën e kanë pranuar përdorimin e pasaportave të zakonshme kosovare. Por kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton njohje të Kosovës”.

Reagime pozitive pas vendimit të Spanjës

- Publicitet -

Për zyrtarë të qeverisë së Kosovës, njohja e pasaportave të zakonshme të Kosovës nga Spanja është një lajm tejet i mirë dhe vlerësohet lart. “Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”, shkroi zëvendsëkryeministri i qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, që jo rrallë ka qenë kritik ndaj qasjes së Spanjës në raport me realitetin e Kosovës. Kurse ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gervalla, shkroi në profilin e saj, se “po e mbyllim edhe një ditë me krenari dhe me një lajm të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj”.

“Spanja i shtohet listës së shteteve, në të cilat qytetarët tanë mund të udhëtojnë lirshëm, me pasaportën e Republikës së Kosovës dhe pa viza. Për këtë falënderoj nga zemra të gjithë ata që janë angazhuar për arritjen e këtij suksesi”, shkroi Gervalla, duke lavdëruar punën e qeverisë siҫ thotë “për të forcuar edhe më tej Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Pavarësisht se vendimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën hyri në fuqi zyrtarisht më 1 janar 2024, Kosova duhet të vazhdojë t’u përmbahet strikt rregullave të udhëtimit pa viza në zonën Shengen. Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se shtetet anëtare do të vëzhgojnë me kujdes se si po zbatohet ky proces. Komisioni Evropian do të raportojë për dinamikën e  zbatimit të liberalizimit të vizave dhe këtë e bën në kuadër të raporteve gjashtë mujore që bëhen nga “Mekanizmat e BE-së për suspendimin e liberalizimit të vizave”.

Sa i përket ҫështjes së azilkërkuesve të pabazuar, Kosova deri tani ka pasur një performancë shumë më të mirë sesa vendet e rajonit, të cilat prej dhjetë vitesh gëzojnë liberalizimin e vizave. Qeveria e Kosovës vazhdimisht shpreh gatishmëri për t’i pranuar personat që dëbohen nga shtetet e BE-së dhe t’u sigurojë atyre strehim dhe punë ashtu siҫ kërkohet me rregullat e BE-së për dëbimin dhe pranimin.

Rregullat që duhen respektuar

Liberalizimi i vizave dhe udhëtimi lirshëm në zonën Shengen, u mundëson qytetarëve të Kosovës, që të qëndrojnë deri në tre muaj, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen. Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore, apo aktivitete të ngjashme. Por liberalizimi i vizave nuk përfshin të drejtën për punë, apo për të kërkuar azil.

Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, abuzimet me lëvizjen e lirë, përveç gjobave financiare, do të rezultojnë edhe me dëbim apo ndalim të hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vjet. Republika e Kosovës, ishte vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, kishte konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por, ishin disa vende anëtare të BE-së që vazhdimisht shprehnin rezerva.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
  • Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump
  • 30 vjet i fshehur pas tri vrasjesh
  • Bunkerizim i gjykatës
  • Vendimi që mund të prekë vizat amerikane të emigrimit për shqiptarët

Komentet e Fundit

  1. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. realisti on Besa dhe Besueshmëria!
  4. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?