Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk do ketë më “Ibra Kadabra”, më në fund edhe Zlatan i jep fund…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nuk do ketë më “Ibra Kadabra”, më në fund edhe Zlatan i jep fund…
AktualitetLifestyleSport

Nuk do ketë më “Ibra Kadabra”, më në fund edhe Zlatan i jep fund…

Published: June 5, 2023
Shpërndaje

Zlatan Ibrahimoviç i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollit. Sulmuesi 41-vjeçar, i cili luante me Milanin, i dha lamtumirën futbollit në ‘San Siro’ një ditë më parë, ku u përshëndet nga qindra tifozë. 988 ndeshje profesionale dhe 573 gola, bota e futbollit përshëndet suedezin mes duartrokitjeve, urimeve dhe lotëve.

‘Kapitulli i ri i jetës sime është gati të vijë! Kam shumë kujtime dhe emocione nga ky stadium. Herën e parë që erdha më dhatë lumturinë dhe herën e dytë më dhatë dashuri. Falenderoj familjen time për durimin e më pas edhe familjen e dytë, lojtarët, trajnerin dhe stafin. Dhe sërish drejtuesit për mundësinë që më dhanë. Kështu që nga zemra ju them faleminderit fansave. Më bëtë të ndihem si në shtëpinë time, do të jem një mbështetës i Milanit për gjithë jetën. Ka ardhur koha t’i them lamtumirë futbollit dhe jo juve. Shumë emocione! Nuk dua të vendos me nxitim, dua të marr kohën time përpara se të vendos se çfarë të bëj.’- tha Ibrahimoviç.

Tifozët kuqezi u përlotën! Ata shpalosën në stadium një koreografi ku shkruhej “Godbye”. Zlatan , njeriu që nuk dëshiron të ndalet kurrë, u përlot dhe përshëndet milanezët duke imituar një zemër me dy duar. Të gjithë bashkëlojtarët mbanin fanellën me numrin 11 dhe me drejtuesit e rreshtuar rreth tapetit të kuq, Paolo Maldini, Ricky Massara, Paolo Scaroni dhe Giorgio Furlani, përshëndetën kampionin e madh. Mes flamujve, emocioneve, ndezjeve të smartfonëve, 72,000 tifozë në San Siro panë një film me një kolazh golash dhe fraza ikonike.

Në mes të stadiumit në San Siro, Ibrahimoviç tha se nuk i kishte thënë askujt se do të tërhiqej.

“Ishte një ditë e veçantë , nuk i kisha thënë asgjë askujt për faktin se do të tërhiqesha. Tani jam njeri i lirë, kam pasur një karrierë të gjatë. Është dita ime e fundit si profesionist. Kur u zgjova, binte shi dhe mendova se edhe Zoti është i trishtuar. Unë dukesha si një zombie para se të vija në San Siro.

Nëse do ta kisha marrë këtë vendim tre muaj më parë, do të më kishte zënë paniku, por tani jam gati edhe pse i trishtuar. Mendova se po gjeja forcë tek të tjerët, por kudo që shikoja, të gjithë qanin. Unë jam supermen, por kam një zemër të madhe. Ne përsërisim të njëjtën gjë për shumë vite, paniku është kur zgjohesh dhe nuk di çfarë të bësh. Do të më mungojë dhoma e zhveshjes’, tha ai.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?