Presidenti serb Aleksander Vuçiç tha sot se deklarata e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se “kufiri i Serbisë dhe Kosovës është bërë kufi i NATO-s dhe Rusisë” është një tjetër nga mesazhet e dëshpëruara politike me të cilat Kurti po përpiqet të paraqitet si viktimë.
Vuçiç tha se Serbia ka kufijtë e saj, të përcaktuara me të drejtën ndërkombëtare.
I pyetur se si e komenton deklaratën e Kurtit për të përditshmen vjeneze “Presse”, Vuçiç tha se nuk e dinte që Kosova është anëtarësuar në NATO.
“Serbia i ka kufijtë e saj, as kufijtë e Rusisë dhe as të NATO-s, por të sajin, të vendosur me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244. Pra – thuaj çfarë të duash dhe si të duash, përpiqu të na vendosësh diku që nuk jemi dhe vendose veten aty ku nuk je. Ne kemi vendin tonë, për të cilin jemi krenarë, Serbinë. Dhe, kufijtë nuk i përcaktoni ju, por e drejta publike ndërkombëtare”, tha Vuçiç.
Ai theksoi se ky është një tjetër nga mesazhet e dëshpëruara politike në të cilat Kurti përpiqet të paraqitet si viktimë, apo Zelenski i ri, dhe liderin serb si një Putin të vogël.
“Nuk jam i merakosur, kam gati një vit që dëgjoj budallallëqe sa të duash. Është detyra ime ta udhëheq Serbinë, si një vend i pavarur, sovran, i lirë dhe liridashës dhe jam krenar që po e bëjmë këtë”, tha Vuçiç.
o.j/dita

derri do plumbin
Vucic, pranon rolin dhe sipermarrjen heroike te Zelenskit.
Kufiri shqiptare eshte nga molle kuqe deri ne prevez. Kur je jabanxhi nuk gjen dot rehat me komshi.
Komentuesi “jemi 10milion”, kufiri eshte nga molla e kuqe deri ne preveze thua ti, por, mos ha kumbulla te tharta sepse; shumica e atij 10-milionshit, zemren e shpirtin, i ka ne turqi. Nese s’do t’ju kishte hedhur trute e gomarit Dovleti i dikurshem, kufirin tek thana ja kishim vene kujtdo, e sot, s’kishim perse te degjonim ‘kercenimet’ e ketij Vucos se Milloshit e as Albin skuthin qe per tu mbushur mendjen trushpelareve qe eshte trim(me bolet e NATO-s), eshte gati ta sakrifikoje gjithe Kosoven, ashtu sic beri me veriun e saj!
Skenderbeu, u krijoi mundesi Serbeve te mbijetojne sepse Vendikasit e panë krriçin arberor si rrezik më te madhë se Serbet, keshtu që komplotuan me Ottomanet për neutralizim te Skendos. Edhe Greket e zi te jugut te mesdheut perfituan nga ngrefja arberore para kohe ,zunë vend heshturazi duke u bere zot me ndihmen Angleze te tokave te perbashketa te Heleno-arberoreve te bardhe.