Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OECD: Inteligjenca Artificiale nuk ka shkaktuar ende mbyllje masive vendesh pune
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > OECD: Inteligjenca Artificiale nuk ka shkaktuar ende mbyllje masive vendesh pune
AktualitetBoteEkonomi

OECD: Inteligjenca Artificiale nuk ka shkaktuar ende mbyllje masive vendesh pune

Published: July 16, 2023
Shpërndaje

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (IA) në botën e punës është i lidhur me pasiguri të mëdha dhe kërkon që politika të marrë masa, thuhet në raportin për perspektivat e punësimit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OBEZH), në anglisht OECD, me qendër në Paris.

Aktualisht përdorimi i IA-së është përhapur ende pak. Prandaj deri në këto momente nuk ka pasur humbje të mëdha të numrit të vendeve të punës. “Fuqia punonjëse e specializuar mirë është ndihmuar deri tani nga IA, dhe nuk është zëvendësuar prej saj,” thuhet në raport. Deri tani ka pasur pak dëshmi për rënien e kërkesave për punonjës për shkak të IA-së”.

Rreziku më i madh për punët e thjeshta

- Publicitet -

Inteligjenca Artificiale, ku bëjnë pjesë kryesisht sistemet digjitale që mësojnë vetë dhe që janë të lidhura në rrjet, shihet si teknologjia më e rëndësishme e shekullit të 21-të. Profesionet shumë të kualifikuara janë shumë të prekura nga përparimet që po bën IA, thotë OBEZH. “Megjithatë në këto segmente vazhdojnë të merren gjithnjë e më shumë veta në punë se sa në profesionet me nivel të ulët kualifikimi,” thotë studimi.

Më shumë ndikim në cilësinë se sa në sasinë e punës

Përdorimi i IA-së është ende pak i përhapur, por teknologjia është duke u zhvilluar me hapa gjigande. “Pra ndoshta për pak kohë mund të shfaqen efektet negative në fushën e punësimit,” thotë OBEZH.

Aktualisht IA ka ndikuar më shumë në cilësinë e punës se sa në sasinë e saj: “Sipas të dhënave të të punësuarve dhe punëdhënësve IA mund të reduktojë punët monotone dhe të rrezikshme,” shpjegojnë studiuesit. Megjithatë edhe këtu ekzistojnë rreziqe: Për shkak të automatizimit të detyrave të thjeshta mund të rritet intensiteti i punës dhe presioni për efektivitet.

Rreziqet e automatizimit janë në përgjithësi më të mëdha në punët që kërkojnë më pak kompetenca dhe kryhen kryesisht nga fuqia punëtore me moshë të re. Në Gjermani kjo pjesë punësh me rreziqe të mëdha automatizimi kap 28,7 përqind të të punësuarve. Mesatarja e OBEZH-it është më e ulët, 27 përqind.

OBEZH kërkon përmirësimin e ligjit të punës

Për shkak të këtyre rreziqeve dhe zhvillimit të madh kërkohet ndërhyrje e vendosur e politikës, sidomos sa i përket ligjit për punën. Debatet janë duke u zhvilluar për shembull për çështjen nëse rregullat ekzistuese për të drejtat e trajtimit të barabartë, mbrojtjes së të dhënave dhe të drejta të tjera të ngjashme duhen përshtatur për shkak të përdorimit të gjerë të IA.

“Pjesa më e madhe e vendeve të OBEZH-it kanë përgatitur strategji kombëtare për IA-në, të cilat shpesh vënë në përgjithësi theksin tek rëndësia e kompetencave, por jo gjithnjë propozojnë marrjen e masave konkrete për kualifikimin,” deklaron organizata.

Organizata mendon se bisedimet për vendosjen e tarifave dhe dialogu social janë të rëndësishme për të ndihmuar punonjësit dhe ndërmarrjet në kalimin tek IA. “Dëshmi të reja tregojnë se e marrja e mendimit të punonjësve ka ndikim positiv në kushtet e punës dhe efektivitetin e saj,” thuhet në argumentimin e bërë.

Sipas të dhënave, në Gjermani më shumë se gjysma e punëdhënësve, 57 përqind; që kanë futur në përdorim IA kanë thënë se kur kanë futur në përdorim teknologjitë e reja janë konsultuar me punonjësit ose përfaqësuesit e punëmarrësve. Kjo shifër është më e madhe se vlera mesatare e shtatë vendeve të tjera të OBEZH-it që kanë marrë pjesë në nxjerren e të dhënave, me 47 përqind. / DW

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit
  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?