Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OKB dënon sulmin izraelit që vrau pesë gazetarë të Al Jazeera në Gaza: Shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > OKB dënon sulmin izraelit që vrau pesë gazetarë të Al Jazeera në Gaza: Shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar
BoteLajmi i fundit

OKB dënon sulmin izraelit që vrau pesë gazetarë të Al Jazeera në Gaza: Shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar

Published: August 12, 2025
Shpërndaje

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka dënuar sulmin izraelit që vrau gjashtë gazetarë në Gaza, duke e quajtur atë një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar. Pesë gazetarë të Al Jazeera-s, përfshirë korrespondentin Anas al-Sharif, u vranë në një sulm ajror izraelit të dielën. Gjithashtu dy të tjerë humbë jetën, përfshirë një gazetar të pavarur. Ushtria izraelite tha se e kishte vënë në shënjestër Sharifin, duke pretenduar se ai kishte shërbyer si kreu i një qelize terroriste në Hamas, diçka që Sharif e mohoi.

Ndërkohë edhe grupet e të drejtave të medias dhe vendet, përfshirë Katarin, e dënuan sulmin. Zëdhënësi i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ishte “thellësisht e shqetësuar” dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur.

Funeralet e Sharif, korrespondentit tjetër të Al Jazeera-s, Mohammed Qreiqeh, dhe kameramanëve Ibrahim Zaher, Mohammed Noufal dhe Moamen Aliwa u zhvilluan të hënën pas sulmit me raketa në tendën e tyre në qytetin e Gazës. Mohammad al-Khaldi u emërua nga mjekët në spitalin al-Shifa si gazetari i gjashtë i vrarë gjatë sulmit. Rrugët në Gaza ishin të mbushura me turma njerëzish të mbledhura për funeralet e gazetarëve. Anas al-Sharif ishte një emër i njohur që kishte miliona ndjekës në internet.

- Publicitet -

Reporterët pa Kufij, një grup për lirinë e medias, e dënoi gjithashtu me forcë sulmin që e quajti “vrasjen e Sharifit”. Shoqata e Shtypit të Huaj tha se ishte e indinjuar nga vrasja e synuar. Ajo tha se ushtria izraelite i kishte etiketuar vazhdimisht gazetarët palestinezë “si militantë, shpesh pa prova të verifikueshme”. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) tha po ashtu se ishte i tronditur nga sulmi dhe se Izraeli nuk kishte arritur të ofronte prova për të mbështetur akuzat e tij kundër Sharif.

Ushtria izraelite ka sugjeruar se ka dokumente të gjetura në Gaza që konfirmojnë se Sharif i përkiste Hamasit. Tha se këto përfshijnë “lista të personelit, lista të kurseve të trajnimit terrorist, drejtori telefonike dhe dokumente pagash”.

Deri më tani nuk është dhënë asnjë shpjegim nga Izraeli për vrasjen e të gjithë ekipit të lajmeve të Al Jazeera-s. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) thotë se të paktën 186 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës ushtarake të Izraelit në Gaza në tetor 2023 – periudha më vdekjeprurëse për gazetarët që kur filloi të regjistronte të dhëna të tilla në vitin 1992.

Qeveria izraelite nuk lejon organizatat ndërkombëtare të lajmeve, të hyjnë në Gaza të raportojnë lirisht, kështu që shumë media mbështeten te gazetarët me bazë në Gaza për mbulim. Ndërkohë, në Gaza, pesë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në 24 orët e fundit, përfshirë një fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga kequshqyerja në 222, përfshirë 101 fëmijë, tha ministria e shëndetësisë.

Agjencia humanitare e OKB-së tha të premten se sasia e ndihmës që hyn në Gaza vazhdon të jetë “shumë nën minimumin e kërkuar për të përmbushur nevojat e mëdha të njerëzve”. Muajin e kaluar, ekspertët globalë të sigurisë ushqimore të mbështetur nga OKB paralajmëruan se “skenari më i keq i urisë po zhvillohet aktualisht”.

Izraeli ka vazhduar të mohojë se në Gaza ka uri dhe ka akuzuar agjencitë e OKB-së se nuk marrin ndihma në kufij dhe nuk e shpërndajnë atë. Agjencia humanitare e OKB-së ka thënë se vazhdon të shohë pengesa dhe vonesa ndërsa përpiqet të mbledhë ndihma nga zonat kufitare të kontrolluara nga Izraeli. Izraeli nisi ofensivën e tij në përgjigje të sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng. Që atëherë, 61,430 njerëz janë vrarë në Gaza si pasojë e fushatës ushtarake të Izraelit, sipas ministrisë së shëndetësisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • iriqi says:
    August 12, 2025 at 10:48 am

    Ju kam thënë që Izraeli është 1 000 herë më terrorist se Hamasi.

    Reply
  • Tellalli says:
    August 12, 2025 at 1:29 pm

    Edhe po e ke thënë ti e ka thënë vetë Zoti .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?