Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Operacioni i SPAK, Braho jep detaje: 15 masa, janë sekuestruar rreth 1 milion euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Operacioni i SPAK, Braho jep detaje: 15 masa, janë sekuestruar rreth 1 milion euro
AktualitetKronike

Operacioni i SPAK, Braho jep detaje: 15 masa, janë sekuestruar rreth 1 milion euro

Published: May 26, 2026
Shpërndaje

Kreu i SPAK, Klodian Braho në konferencën e përbashkët për shtyp me Antimafian Italiane ka zbuluar detaje lidhur me operacionet e zhvilluara në Shqipëri dhe Itali  kundër një grupi kriminal. Mes të arrestuarve është edhe Ergys Kastrati i cili u kap në një vilë në një zonë rezidenciale gjatë ndërhyrjes së forcave speciale.

Po ashtu, autoritetet italiane kanë arrestuar edhe Igli Kamberin, i cili konsiderohet si drejtuesi i dyshuar i grupit kriminal.

Braho theksoi se janë lëshuar 15 masa sigurie ndër të cilat 10 u lëshuan nga GJKKO. Ai shton se në fokus të operacionit ishte goditja e produkteve dhe pasurive që kanë rrjedhur nga trafikimi i drogës. Nga ky operacion janë sekuestruar rreth 1 milion euro.

- Publicitet -

“15 masa, 10 nga GJKKO në Tiranë. Element i rëndësishëm edhe goditja e produkteve dhe pasurive që kanë rrjedhur nga trafikimi i drogës. Gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 1 milion euro dhe nga GJKKO janë sekuestruar edhe pasuri të tjera të rrjedhura nga aktivitete kriminale.

Ajo që dua të theksoj është se kjo skuadër nuk vjen si pasojë e një terreni bosh, por vazhdimësi e disa skuadrave të mëparshme. Përmend operacionet “Shpirti”, “Kulmi”, “Ura” ku janë dënuar 170 persona, 145 prej të cilëve me dënime të rënda mbi 12 vjet.

Bashkëpunimi i sotëm është më i miri që ne në Shqipëri kemi pasur. Skuadrat e përbashkëta mund të funksionojnë. Kur ekziston vullneti dhe angazhimi, rezultatet hetimore janë të arritshme. Në emër të SPAK shpreh vlerësim për autoritetet gjyqësore italiane, në veçanti Prokuroria e Barit, Antimafian, Eurojust dhe hetuesit që kanë kontribuuar. Vlerësoj Policinë e Shtetit në Shqipëri që ka ekzekutuar urdhtat e arrestit. SPAK mbetet i gatshëm për bashkëpunim edhe në procedime të tjera”, tha ai.

Sipas hetimeve, aktiviteti i grupit dyshohet se lidhet me pastrim parash me burim trafikun e drogës, me lëvizje të parave nga Italia drejt Shqipërisë.

Pasuritë e sekuestruara

Në total, autoritetet kanë sekuestruar:

  1. 8 automjete
  2. 10 llogari bankare
  3. 4 shoqëri tregtare
  4. 680.595 euro cash, të kapura në Muriqan në vitin 2024, gjatë tentativës për futje në Shqipëri nga Mali i Zi me automjet të drejtuar nga Lefter Nelaj

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar edhe pasuri të lidhura me familjarë të të dyshuarve.

Në pronësi të Igli Kamberi figuron subjekti “Igli Kamberi”, me aktivitet në fushën e menzave, kateringut dhe shërbimeve ushqimore, me seli në Kashar.

Ndërkohë, në emër të bashkëshortes së tij Nevila Kamberi dhe nënës së saj Dituri Buzi janë sekuestruar dy llogari bankare. Po ashtu, ndaj babait të saj, Fatoz Buzi, është bllokuar aktiviteti i biznesit bujqësor “Fermer Fatos Buzi”.

Në kuadër të operacionit është arrestuar edhe Ergys Kastrati, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij Desmira Cecos janë sekuestruar dy llogari bankare.

Pasuri të shumta i janë sekuestruar edhe Bardhok Gjergji, për të cilin autoritetet po verifikojnë lidhjet me grupin kriminal. Atij i është bllokuar aktiviteti i kompanisë “AUTO REND & SELL-ALBANIA sh.p.k.”, që operon në dhënien me qira të automjeteve, import-eksport dhe shit-blerje, si dhe 5 automjete luksoze dhe 1 llogari bankare.

Në sekuestro janë vendosur gjithashtu pasuri të tjera, përfshirë llogari bankare dhe automjete, që u përkasin Saimir Pirra, Sokol Fusha dhe Edi Brahaj, të cilët dyshohet se kanë përfituar nga aktiviteti kriminal i grupit.

Hetimet vijojnë, ndërsa SPAK dhe autoritetet italiane po analizojnë gjurmët financiare dhe rrjetin e dyshuar të pastrimit të parave mes dy vendeve.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • ..... says:
    May 26, 2026 at 12:59 pm

    na mbyten injorantet e skraparit dhe tropojes, te mençurit nuk ndihen .

    Reply
  • Tallje publiku says:
    May 26, 2026 at 1:42 pm

    Pasuritë e drogës këtu janë dhjetëra miliarda euro e këta tallen me miletin se paskan sekuestruar vlerën e një dyqani në Tiranë apo te 5 garsonierave te Vlora Marina aty ku ishte Porti shekullor
    Menduam çoç do ishte ky….

    Reply
  • capi says:
    May 26, 2026 at 3:34 pm

    Qenke keputur ne byth, as rrogat tuaja nuk keni nxjerr. Nga i keni gjetur keta te lodhur.
    Jo te sekuestroni, por te konfiskoni 90% e pasurive te vena pas 90-es. Pak po ti gervishni do te shikoni qe jane bere me pare te pista. Me dhembet e qumshtit qe keni ju, nuk besoj se kafshoni me shume.

    Reply
  • Xha Braho says:
    May 27, 2026 at 5:14 am

    Namin paskan bere me shume ka kushtuar operacioni Bolla e zeze sesa sekuestrimi, keta tanet qime bythe il kane keto qe paskan kapur.Dhe nje diçka tjeter,perse jepni emer dhe mbiemer te personave qe dyshohen qe kane kryer vepra penale, deri ne diten e gjykimit ata jane akoma te pafajshem.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?