Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është urgjente
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është urgjente
AktualitetBote

Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është urgjente

Published: September 26, 2023
Shpërndaje

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha para Parlamentit të shtetit të tij të hënën se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është “urgjente”, duke e akuzuar shtetin nordik se ka sfiduar “natyrën demokratike” të shtetit.

Hungaria ende nuk ka votuar për pranimin e Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), duke iu bashkuar Turqisë, e cila për një kohë të gjatë kishte bllokuar anëtarësimin e Suedisë në aleancë, para se të hiqte veton në muajin korrik.

Në të kaluarën, Orban vazhdimisht ka deklaruar se Hungaria mbështet Suedinë në aspiratën e saj që t’i bashkohet NATO-s.

- Publicitet -

“Pyes veten nëse ka diçka urgjente që na detyron ne të ratifikojmë anëtarësimin e Suedisë në NATO. Nuk shoh asnjë rrethanë të tillë”, u tha Orban ligjvënësve më 25 shtator.

Zbërthimi i marrëveshjes Turqi-Suedi për NATO-n

Orban i mbështeti deklaratat e tij duke thënë se “nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e Suedisë” dhe asnjë marrëdhënie ushtarake me Suedinë nuk rrezikohet.

Budapesti shpesh dënon atë që e cilëson “sjellje armiqësore” të Stokholmit, duke i akuzuar përfaqësuesit suedezë se “vazhdimisht e sulmojnë Hungarinë” për çështjet që lidhen me sundimin e ligjit.

Në javët e fundit, ka qarkulluar një video e vitit 2019, ku shfaqen kritika lidhur me rënien e demokracisë në Hungari.

“Akuzat e rënda dhe informacionet e rreme po përhapen në shkollat e Suedisë”, tha kryediplomati hungarez, Peter Szijjarto, në letrën që i dërgoi më herët gjatë shtatorit homologut të tij suedez.

Videoja që është rishfaqur për Hungarinë që shfaqet në shkolla “përkeqëson problemin…. në nivelin e politikës ndërkombëtare dhe ne nuk do ta pranojmë këtë”, tha Orban të hënën.

Helsinki dhe Stokholmi – që për vite të tëra kishin politikë të mosangazhimit ushtarake – pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës shkurtin e kaluar, shprehën dëshirën e tyre që t’i bashkohen NATO-s.

Në prill, Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s. / REL

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së sotme
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)
  • VIDEO: Pamje të rënda, momenti kur vajza rrëzohet në tokë nga uji me presion, plagoset në kokë
  • Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas

Komentet e Fundit

  1. Roza on Një prej tyre…
  2. Vlora 97 on Një prej tyre…
  3. Shurrel thonjpapreri on Një prej tyre…
  4. Vali on Një prej tyre…
  5. Gani USA on Një prej tyre…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?