Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Organizata e trafikut të drogës e goditur dje nga SPAK shumë e veçantë për nga fuqia financiare dhe organizimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Organizata e trafikut të drogës e goditur dje nga SPAK shumë e veçantë për nga fuqia financiare dhe organizimi
KronikeLajmi i fundit

Organizata e trafikut të drogës e goditur dje nga SPAK shumë e veçantë për nga fuqia financiare dhe organizimi

Published: August 9, 2025
Shpërndaje
Resorti "Ajman Park" në Xhafzotaj të Shijakut, i cili u sekuestrua me vendim të Gjykatës së Posaçme

Prokuroria e Posaçme deklaroi të premten se ka goditur një nga organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, e cila i pastronte paratë e pista në biznesin e ndërtimit të resorteve dhe pasurive të patundshme në Shqipëri.

Akuza të reja janë ngritur edhe ndaj Franc Çopjes, alias Franc Gergely, aktualisht i arrestuar në Belgjikë për vepra penale të trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Hetimet u zhvilluan nga SPAK në bashkëpunim me Europol dhe autoritetet e Belgjikës, Francës, Holandës, Gjermanisë dhe Italisë, pasi u siguruan të dhëna dhe mesazhe përmes platformës SkY ECC.

- Publicitet -

Organizata e dyshuar kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe i investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.

Organizata akuzohet si përgjegjëse për trafikimin e ndarë në disa ngarkesa të 28 tonëve kokainë në vitin 2020 nga Paraguaj në drejtim të Anversës në Belgjikë dhe Hamburgut në Gjermani.

Nga këto sasi u sekuestruan 17 ton kokainë me një vlerë tregu të llogaritur deri në 3.5 miliardë euro.

Sipas SPAK, trafikimi i këtyre ngarkesave u organizua nga Elvis Çela dhe vëllai i tij, të cilët jetonin në atë kohë në Paraguaj.

Resorti “Ajman Park” në Xhafzotaj të Shijakut, i cili u sekuestrua me vendim të Gjykatës së Posaçme

Sipas prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Vladimir Mara, kjo organizatë mund të konsiderohet si një nga organizatat shqiptare më të fuqishme në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

“Ajo kishte kapacitetin për të ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregjet evropiane dhe për të menaxhuar sasi të mëdha të lëndës narkotike në periudha të shkurtra kohore,” citohen prokurorët në deklaratën për shtyp.

“Fuqia financiare e lartë e kësaj organizate, strukturimi dhe organizimi i një niveli shumë të lartë si dhe aftësia për të rikuperuar humbjet që vinin nga sekuestrimet e dallojnë atë nga grupet e tjera kriminale të hetuara nga SPAK,” shtuan ata.

Mes 16 masave të firmosura nga gjykata, SPAK deklaroi se janë ekzekutuar shtatë me arrest me burg dhe dy me detyrim për paraqitje para oficerit të Policisë Gjyqësore. Ndërkohë, njëri nga krerët e organizatës, Franc Çopja ndodhet aktualisht i arrestuar në Blegjikë.

Sipas hetimeve të SPAK, organizata kriminale i kryente operacionet e trafikimit të tonelatave me kokainë nga Paraguaj, ku qëndronin dy prej anëtarëve kryesorë, duke i mundësuar asaj që të kontrollonte në mënyrë të plotë të gjithë zinxhirin e trafikimit.

Lënda narkotike fshihej në ngarkesa të ligjshme me kuti sapuni, bombola boje apo kollose ndërtimi, të cilat transportoheshin nga Amerika e Jugut drejt porteve të mëdha europiane. Droga maskohej me marka tregtare si “Fox”, “Puma” apo “Sy me rrufe”.

Organizata përdorte gjithashtu mënyra të ndryshme për transferimin e parave – nga transporti fizik i parave cash nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë me shoferët e linjave ndërkombëtare deri te sistemi “Haëala” pa zhvendosje fizike të parave apo me kriptovaluta.

Prokuroria ka identifikuar 5 shoqëri tregtare në Durrës, Kavajë dhe Rrogozhinë të lidhura me organizatën e mësipërme, mes të cilave edhe kompaninë AMR shpk në pronësinë e Fadil Ballës.

Kompania zotëron kompleksin “Ajman Park Resort” në Xhafzotaj, i cili u sekuestrua nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK. Masa e sekuestros preventive u vendos gjithashtu ndaj një vile 2-katëshe në Dhëmi me vlerë 1 milion euro, pasuri dhe troje në Sharrë të Tiranës si dhe ndaj kompanive të biznesit.

Reporter / A.Bogdani

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Fjala says:
    August 9, 2025 at 9:03 am

    Lajme per sensasion! Po te ishte se “shteti ligjor” ne çdo cep te botes do te dont vertete te denonte trafikantet, nuk do shkarkohesh vaporra neper Europe me droge. Kjo eshte tallje me popujt per egzistence e demokracise dhe lirise. Liri kane vetem bosat e droges dhe qeverite qe zgjedh populli me vote !

    Reply
  • demo says:
    August 9, 2025 at 2:18 pm

    Te vafte mbare SPAK.Kemi besim tek SPAK.

    Reply
  • !!!! says:
    August 9, 2025 at 2:28 pm

    Këta Francët Elvisët Markët …po dalin shumë ma kriminelë se Hasanët Hysenët …

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës
  • “Lugëndryshkurit e familjes sonë…”, Spiropali ironizon Ramën: Algoritmet, konspiracionet haluçinante…
  • E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  • “U them fuck you”, Rama iu përgjigjet akuzave për korrupsion në Financial Times: Nuk jam unë “Kumbari”

Komentet e Fundit

  1. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  2. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Leksi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. ROTA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. Joni on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?